Tag: populli

  • ‘Harta e masakrës elektorale 2025’,Rama vijon me videot ironizuese për kundërshtarët

    ‘Harta e masakrës elektorale 2025’,Rama vijon me videot ironizuese për kundërshtarët

    Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm ka vijuar me videot ironizuese dhe të animuara për kundërshtarët e tij politikë.
    Në serialin e të dielës, të quajtur “Teatri i Kukullave”, personazhet kryesore edhe këtë episodë janë Sali Berisha, Lulizm Basha dhe Adriatik Lapaj.
    Në dialogun satirik, Berisha parashikon një masakër elektorale më 12 maj, ndërkohë që Lapaj përpiqet herë pas here t’i kujtojë se zgjedhjet po zhvillohen edhe me lista të hapura dhe vota e popullit ka shumë rëndësi.
    Pjesë nga dialogu:
    Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.
    Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën…
    Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë. Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj!
    Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty…7×7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta?
    Berisha: Non gratën ma vure ti.
    Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli?
    Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë!
    Lapaj: Po populli?
    Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen….Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..
    Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!
    Berisha: He he he he…Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën!

  • ‘Kafshët nuk e votojnë të padobishmin’/ Dërvishi: Ujqit nuk lejojnë kurrë që t’u prijë një idiot

    ‘Kafshët nuk e votojnë të padobishmin’/ Dërvishi: Ujqit nuk lejojnë kurrë që t’u prijë një idiot

    Nga Lutfi Dërvishi

    Ujku nuk voton

    Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që t’u prijë një idiot. Në çdo tufë, në çdo mal, në çdo stinë, ujku është ujk: i egër, i mençur, i lirë. Nëse lideri s’vlen, nuk ka nevojë për protesta, as për peticione. Ai e di vetë kur duhet të tërhiqet dhe nëse nuk e bën, e bëjnë ata që e kanë ndjekur.

    Por me njerëzit është ndryshe. Me popullin është krejt ndryshe… Kjo krijesë mistike duron gjithçka: dimrin, verën, premtimet, zhgënjimet, dhe më së shumti… idiotët.

    Nuk ka rëndësi a është bariu me diplomë, a ka qumësht në bidon, a di të numërojë delet që ka, a po i shtohen apo pakësohen delet – mjafton të ketë shkopin në dorë dhe… populli ecën.

    Mjafton që bariu tund shkopin dhe populli marshon. Nën diell, nën shi, me çizme, pa çizme, gjithmonë përpara… drejt humnerës, por me stil.

    Ujqit, po e nuhatën që lideri i tyre s’di ku e ka bishtin, nuk i ndjekin më. E hanë të gjallë.
    Populli është ndryshe. Populli voton, duartroket, e ngre në qiell, i bën like, i jep mandate pas mandatesh.

    Ndërrojmë liderin?
    Jo, më mirë të ndërrojmë kontinentin ku jetojmë!
    Kërkojmë llogari?
    Më mirë të kërkojmë azil.
    Të ngremë zërin?
    Jo, zëri na duhet për të brohoritur në mitingje.

    Ujku s’ka nevojë për zgjedhje. Ai ose udhëheq mirë, ose s’udhëheq fare.
    Është populli ai që ka privilegjin e madh të zgjedhjes… dhe zgjedh të nënshtrohet!

    Dhe ja ku jemi: një tufë që nuk kërkon më ujkun që i prin, por bariun që e tall shumë.

    Ndaj, herën tjetër kur të përdorësh fjalën “kafshë” për të ofenduar dikë… kujdes: nuk e ofendon, por e komplimenton.
    Kafshët nuk e votojnë të padobishmin.
    Ai është privilegj vetëm i yni.

  • Rama: 71 mandate i kemi të garantuara

    Rama: 71 mandate i kemi të garantuara

    Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se në zgjidhjet e 11 majit, populli socialist i ka garantuar PS-së 71 mandate, por ata synojnë më shumë.
    “Sot BE, është gati për ne. Duhet të bëjmë negociatat, nuk duhet të ndalojmë një ditë, o të ndalojmë me muaj të tërë, duhet të vazhdojmë punën me negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptarët do na e jap më 11 maj.
    Jo aritmetika, jo 71 mandate, se 71 mandate as nuk diskutohet që në të gjitha rastet populli socialist i ka garantuar për ne, por na duhet një fuqi më e madhe. Sepse negociata zhvillohen ne Bruksel, vendimet merren ne Tiranë.
    Në Bruksel bien dakort që do bëjmë këto norma, do kalojmë këto masa, do marrim këto ligje, këdo vendime. Duhet të vijmë në Tiranë dhe ti bëjmë pa humbur kohë, pa mbetur në dorën e askujt, por duke pasur fuqinë që t’i bëjmë.” – u shpreh Rama në Elbasan.

  • Rama: Zgjedhja më 11 maj është mes interesit të një populli të tërë apo hallit të një njeriu të vetëm

    Rama: Zgjedhja më 11 maj është mes interesit të një populli të tërë apo hallit të një njeriu të vetëm

    Kryetari i PS-së, Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e qarkut Korçë. Sipas Ramës, më 11 maj zgjedhja është mes interesit të një populli dhe kombi të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm.
    ”Është mes të mirës së përbashkët të një populli të tërë dhe interesit të një familjeje të vetme, midis Shqipërisë me BE-në në Evropë apo me kënetën dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Se kjo ka ndodhur për hir të së vërtetës”. Nga ana tjetër, Raama shtoi se kjo zgjedhje është shumë e qartë se sot për herë të parë qysh nga rënia e komunizmit.

    ”Asnjë vend që ka dalë nga komunizmi nuk ka mbaruar negociatat me shpejtësinë që kemi ne shansin t’i mbarojmë vetëm 3 vjet dhe ky shans, ky fat na ka ardhur ne sepse BE-ja do të zgjerohet dhe ata që ka më afër pragut të derës janë Shqipëria me Malin e Zi.
     Zoti i shqiptarëve ka dashur që në këtë moment kur ne jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur të bashkojë fatin evropian të shqiptarëve me fatin e Evropës në një. Detyra që duhet të bëjnë shqiptarët është që t’i japin një shtysë shumë të fortë negociatave, sepse të mbarosh ato negociata në 3 vjet është një ҫmenduri, duhet punuar ҫdo ditë, ҫdo ditë”,-tha Rama.

  • “Ku i gjeti këneta lekët për Latifin?”/ Rama ironizon LaCivita: Edhe ai voton numrin pesë, e patë si e bëri…

    “Ku i gjeti këneta lekët për Latifin?”/ Rama ironizon LaCivita: Edhe ai voton numrin pesë, e patë si e bëri…

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ku shprehet se edhe ky i fundit do të votojë numrin pesë të PS.

    Teksa iu përgjigj një komentuesi në rubrikën ‘Sy m’sy’ për shit-blerjen e votave, Rama tha se ‘këneta ka para, e keni parë sa e ka paguar Latifin”.
    “Jo, vëlla nuk  kemi lekë për vota, s’e kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ata që jepnin lekë nga këto paratë e kënetës, se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar Latifin dhe ku i gjejnë xhanëm? Ku i gjejnë,  e keni parë Latifin? Kështu që kam parë që ka dalë këneta me para se kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka ku ishte, a ku di unë që jepte para për votën. Askush mos ta bëjë këtë gabim se është krim që ndëshkohet rëndë dhe nuk ia vlen fare, hiç”-tha Rama ndër të tjera.
    Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama: 
    Përsëri me ju pas një dite dje në Bruksel dhe Luksemburg.
    Në Bruksel për takimin me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin kemi ndërtuar një marrëdhënie të jashtëzakonshme edhe si rezultat i faktit që Antonio është shumë i interesuar dhe shumë i vëmendshëm, lidhur me Ballkanin Perëndimor, po edhe për faktin që në cilësinë e  kryeministrit të Portugalisë e ka vizituar Shqipërinë, si i pari kryeministër portugez në Shqipëri dhe është larguar me mbresa të jashtëzakonshme nga Shqipëria.
    Patëm një bisedë shumë të gjere, lidhur me procesin e negociatave të Shqipërisë që është një ecuri e përshëndetur nga të gjithë, absolutisht nga të gjithë pa asnjë përjashtim dhe për faktin që kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave në 2027-ën përkon absolutisht me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve, në kuptim më të mirë të fjalës. Ylli i fatit europian të Shqipërisë dhe yjet e Be-së.
    BE-ja sot është më e interesuar se asnjëherë për zgjerimin dhe shikon të Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë, një aktor të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave në Ballkanin Perëndimor. Pra, së bashku me Malin e Zi, një anëtar i ri potencial i Bashkimit Europian.
    Është patjetër gjeopolitika që dikton këtë përshpejtim, por nga ana tjetër ka një gjë që të gjithë  duhet ta dinë dhe kush thotë të kundërtën ose nuk ka idenë fare si funksionon BE-ja, ose pastaj ose bën sikur, që pavarësisht gjeopolitikës, pavarësisht nevojës që ka BE-ja sot për të zgjeruar radhët e veta, për arsye gjeopoltike, patjetër, BE-ja nuk të fal absolutisht asgjë, në asnjë rrethanë, për asnjë arsye.
    BE-ja mund të jetë e padrejtë kur ti mund ta meritosh, të hedhësh hapin tjetër dhe për arsye të dinamikave të brendshme thotë jo, këtë mund ta bëjë, na e ka bërë ne. Por BE-ja kurrë nuk është në situatën e një bamirësi, sepse me të drejtë kërkon që kë afron ta ketë si veten, me standardet e veta dhe nuk ka asgjë më të padiskutueshme, lidhur me gjithë procesin e shtetbërjes në Shqipëri, se sa rezultatet e monitorimit të vazhdueshëm të BE-së, të tëra të tjerat janë broçkulla, janë dokrra hini kur thoshte Gjergj Fishta, janë muhabete pazarit, pazarit otoman të politikës shqiptare, sepse po të ishin sado pak afër të vërtetës, sado pak afër të vërtetës, gjithë ato broçkulla, gjithë ato dokrra, gjithë ai llum që hidhet çdo natë në pjatat e shqiptarëve që vazhdojnë, kanë durimin të hapin kanalet e informimit televiziv vendas nuk do kishim shans ne të merrnim 2027-ën si datë, si afat për mbylljen e negociatave.
    Por e kundërta është e vërtetë, e kundërta është e vërtetë dhe të kundërtën thonë. Të gjitha rezultatet e vëzhgimeve të vazhdueshme që BE-ja e dinin se sa njerëz janë angazhuar në Bruksel për procesin e hulumtimit të situatës tërësore të organizmit shtetëror të Shqipërisë, 1 mijë vetë, 1 mijë vetë nga të gjitha departamentet, për të gjitha fushat, 1 mijë vetë, një popull i tërë simetrik me gjithë atë popull që kemi angazhuar ne këtej në administratë për të bërë negociatat dhe tani 1 mijë vetë që merren me të gjitha detajet që qëmtojnë çdo gjë, si mund të gabojnë edhe të jenë të pagabueshëm? Ca kua kua kua, që i ka për natë nëpër ato sallonet e berberhanëve televizive, ku rruajnë e qethin, kë t’u dalin përpara, nuk mundet, është e pamundur.
    Jemi absolutisht, absolutisht në rrugën e duhur, absolutisht në rrugën e duhur. Kemi patjetër plot gjëra për të bërë akoma dhe për këtë arsye po punojmë intensivisht, të meta plotë sa të duash, por jo ato të meta që na i këndon këneta e kua-kua-kua.
    Dhe më pas jemi spostuar nga Brukseli në Luksemburg, ku zhvillohej dita e Bashkimit Europian, sepse sipas traktatit janë tre herë në vit që Bashkimi Europian spostohet në Luksemburg për aktivitetin e vet dhe ku kemi çelur një tjetër grup kapitujsh. Një tjetër grup kapitujsh, që siç e dëgjuat dhe siç ua thanë dhe dhe ua rrokanisën kokën në kuadrin e bombardimit me gënjeshtrat e tyre nuk do të hapej më. Sepse ishte mbyllur dera për Shqipërinë, sepse mua s’më kishin dhënë as darkë, mua s’më kishin dhënë as darkë, se isha sjellë keq, edhe sepse po prisnin tani bufin e kënetës, o Zot, o Zot, ç’bëhet kështu! Po prisnim bufin e kënetës, të gjithë bashkë me qirje Dulen. Se shkoi bufi me qirje Dulen në Parlamentin Europian që ua hapi derën qirje Beleri, edhe u përmbys bota, të tërë u ngritën në këmbë. O Perëndi!
    -“Jemi mësuar me propagandat tuaja, mos rrej popullin, se nuk ha bar.”
    Kryeministri Edi Rama: O xhavit, po për çfarë propagandash e ke fjalën, se duhet të më thuash për çfarë, për cilën pjesë, për cilën pjesë ti mendon se populli po rrehet nga unë. Se që populli nuk ha bar, për këtë, janë absolutisht 100% dakord dhe për këtë arsye, populli përsëri, do ta tregojë ty dhe të gjithëve atyre që mendojnë si ti, që jeni pakicë, pakicë. Ti bashkë me disa që kua-kua-kuonin në ato berberhanet e natës televizive, të cilët habiten, pataksën, cc’meriten, llahtariset, edhe fillojnë dhe thonë, ç’është ky popull? Kur shikojnë që asnjë sondazh, as edhe një sondazh në asnjë ekran, në asnjë ekran.
    Nuk e nxjerr dot kënetën, jo përpara se kjo s’bë vaki, po as aq afër nesh
    Sa të mund të flitet për ndonjë rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit. Ka ikur historia e kënetës, ka marrë fund, është e mbyllur, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë i besojnë kënetës, e atyre që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare, e q si përfundim më shumë nxori Big Brother kandidatë në listën e primareve se ç’nxorrën primaret. E kuptoni ju tani? Më shumë erdhën nga Big Brother se nga primaret për të përfaqësuar kënetën, bufin kështu që më vjen keq, Xhavit, më vjen shumë keq, por ato sondazhet thonë të vërtetën, pikërisht se populli nuk ha bar, pikërisht se uji i pijshëm nuk është problem si në Sahara, në Shqipëri; pikërisht se në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale uji i pijshëm 24 orë. Janë 11 zona të tjera në kantier, ka edhe 5 më pas t’u hapur kantieret dhe mbyllet ky kapitull, pikërisht për këto, sepse është ajo pjesë e popullit pra, që e ka ujin aty, a e kupton? Pikërisht se janë bërë 217 mijë legalizime nuk i ha dot njeri vetëm ia thoni njëri-tjetrit, Xhavit. Ti, Latifi edhe ca të tjerë ia thoni njëri-tjetrit që s’janë bërë legalizime, s’ka drita, s’ka ujë, o Zot. Që vijnë nga epoka kur hapej gjenerator Tirana se të tjerët s’bëheshin fjalë, Shkodra, Vlora, Gjirokastra ishin puse kur binte nata.
    -S’na the ç’do i thuash popullit amerikan dhe Donald Trump kur të vish në USA. Se ç’ka ca që kanë filluar të besojnë që ju s’e kaloni dot oqeanin dhe 7×7=313’’- Antonio Ponde.
    Kryeministri Edi Rama: Antonio Ponde, ça emri paske zgjedhur. Dëgjo, Antonio se ke dhe emrin e presidentit të Këshillit Evropian. Dje në Luksemburg u çel një tjetër grup-kapitujsh dhe Shqipëria në 6 muaj ka hapur 3 grup-kapituj, ka dhe 3 të tjerë për të hapur dhe kalendarin për BE e ka 3 vjet. Nëse gjithë kjo bëhet realitet me ndihmën tuaj dhe tënden, Antonio megjithëse unë besoj se ti s’je regjistruar fare për të marrë pjesë në zgjedhje, fatkeqësisht, në këtë mënyrë si flet, nëse edhe me ndihëm tënde, ne nuk humbasim asnjë minutë, brenda 2027 ne mbyllim negociatat. Bëhemi pastaj vendi që ka kryer negociatat më të shpejta në historinë e integrimeve, përjashto Finlandën.
    Finlanda ka pasur vetëm negociata më të shpejta dhe natyrisht, kjo nuk është se ne jemi më të zotë e më tw shpejtë sesa vendet që kanë hyrë në BE, por sepse na ndihmon edhe fati që na ka ardhur në dorë, e kupton? Na ka ardhur fati në dorë ne shqiptarëve, jo mua, jo PS, shqiptarëve të gjithë bashkë. Na ka ardhur fati në dorë. Kemi bërë dhe ne, PS dhe unë bashkë me gjithë të tjerët në PS betejën tonë për ta sjelle rrotën e historisë këtu, por ama fati na ka ardhur tani në derë dhe në dorë kështu që s’duhet ta lëshojmë, kështu qe lëri këto se oqeanin .. mos ma qaj hallin ti, se unë oqeanin e kaloj sa herë të dua, edhe për t’u takuar me ata qe janë atje në anën e shtetit amerikan; edhe për të shkuar e për të parë ndeshje basketbolli, për të dyja e kaloj oqeanin pa asnjë problem pa asnjë merak. Ok. Pyet të tjerët.
    -Se më thanë që dhe Latifi kishte thënë për “Non gratën”, nuk e di, nuk e di ça të të them, a do hiqet, a s’do  hiqet.
    Kryeministri Edi Rama: unë personalisht “Non gratën’’ e kam konsideruar gjithmonë një turp të madh  kombëtar për gjithë Shqipërinë dhe për mua, sikur të mos kishte ndodhur, do kishte qenë 100 herë më mirë, për mua, për të gjithë bashkë, po kjo historia që do hiqej në janar, e do hiqej në shkurt e do hiqej në mars, e do hiqet në prill, ta shohim. Ta shohim, mos më qanin hallin mua, i dashur, mos më qani hallin mua.
    -Pse merresh me bufa dhe me 7×7  po nuk merresh me hallet e popullit? Shiko hallet e popullit se kanë me ta marrë dheun nën këmbë e ti s’do e kuptosh fare? Budallai budallla të bën, zgjohu sa nuk është vonë.
    Kryeministri Edi Rama: Tani, Adnan, unë zgjohem para teje dhe fle pas teje, se kështu ma do detyra, e para; kështu që.. e dyta, unë pikërisht se merrem me hallet e popullit, kam marrë dhe mbështetjen e popullit në mënyrë të vazhdueshme dhe populli e di këtë. Dhe jemi në një fazë kur duhet të marrim një vendim të gjithë së bashku sepse sa pa filluar kjo fazë e fundit, nuk jam marrë as me bufin e as me kënetë, as me askënd. As i kam përmendur fare, as kanë qenë fare në agjendën time, fare, hiç, hiç. Po do merrem një çikë me ta unë tani se kemi zgjedhjet, apo jo, si thua ti?  E para e punës, e dyta e për 7×7 ti e ke fjalën për Lulin apo jo? Dhe me Lulin do merremi, se Lulin e kam zemër, e di dhe këtë ti, po? Ndërsa përsa i përket pastaj ‘’zgjohu sa nuk është vonë’’…
    ‘’Si nuk t’u mbyll goja, more llapaqen’’-thotë njëri që e quan veten udhëtim turistik.
    E, mor miku im, ça të të them? Ça të të them? Gojën unë e kam për punë, për këtë punë, e kupton ,se nuk jam zgjedhur që të punoj me kazmë, jam zgjedhur pikërisht qe të udhëheq, që të dëgjoj, që të analizoj, që të studioj, që të mendoj, që të debatoj dhe patjetër që të informoj, të komunikoj, të sqaroj, të përpiqem të kuptoj dhe të më kuptojnë, kuptove,o udhëtim turistik? Për ku sot?
    -S’kemi pse shqetësohemi për ‘”Gjesti – Joz’” kur shikon se me çfarë merret i pari i vendit – thotë Evrin Preza
    Kryeministri Edi Rama: Po me çfarë merret i pari i vendit, o Ervin? I pari vendit merret me ty për shembull. Çfarë do kërkoje ti përveçse që të merret me ty,  të respektonte, të të dëgjonte edhe kur ti flet mbrapsht, të të mirëkuptonte dhe nuk e di për çfarë merrem unë dhe që të duket se i pari vendit se nuk mund të merret, por nuk ma ha mendja se unë merrem me ndonjë gjë që nuk i takon të merret i pari i vendit.
    -Do më jepni ndonjë lek për votën?
    Kryeministri Edi Rama: Jo, vëlla nuk  kemi lekë për vota, s’e kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ata që jepnin lekë nga këto paratë e kënetës, se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar Latifin dhe ku i gjejnë xhanëm? Ku i gjejnë,  e keni parë Latifin? Kështu që kam parë që ka dalë këneta me para se kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka ku ishte, a ku di unë që jepte para për votën. Askush mos ta bëjë këtë gabim se është krim që ndëshkohet rëndë dhe nuk ia vlen fare, hiç.
    -E bëre stadiumin në Korçë..
     Kryeministri Edi Rama: Stadiumi në Korçë ka mbaruar dhe projekti i detajuar, se duan kohë punët. Ka mbaruar  dhe projekti i fituar pasi doli fituesi i konkursit edhe ka kaluar tek Agjencia Shqiptare e Investimeve,(AIC) dhe në dijeninë time janë hapur garat ose do hapen garat për
    Dhe në dijeni time janë hapur garat ose do hapen garat për partnerin.
    “Në fushë mund të jesh 5 por në fletën e votimit ke përballë numrin 1 dhe ai nuk luan për barazim”. Po po tani, portieri për barazim luan se 1 është numri i portierit ti Domeniko. Portieri për barazim luan se portieri nuk luan për fitore se portieri nuk bën gola thjesht rri aty për të mso ngrënë gola kurse ky portieri këtë radhë do hajë aq shumë gola o miku im sa do rrijë duke nxjerrë topin nga rrjeta nja 1 javë rresht dhe do vërë kujën “Ma çanë rrjetën”.
    “Ti e Latifat ksi herë skeni pshtim. Shijojeni dhe qet mujse ecët kismet për shpi. Çdogja e tepërt bahet e damshme”. Po more Jeton rri pa merak se këtë punë fatmirësisht nuk e kemi në dorë as unë e as ti, këtë punë e ka në dorë populli shqiptar.
    “Turp populli që i beson këtij të sëmuri”, mua domethënë, Andon Ferti. T’i thuash turp popullit është kurajo e madhe në fakt se vetëm popullit nuk i thuhet turp.
    “Ha ha ha bravo dele. Ju bëri me lënë Shqipërinë e shkoni prapë mbrapa”, Kristian Marku.
    Kjo është propagandë sepse  boll fakti që në mënyrën më të pacipë bufi, Latifi dhe gjithë të tjerët I thonë pa pikë turpi njerëzve “Ikën 1 milionë shqiptarë” ndërkohë që nga CENSUSI I bërë, nga numërimi shtëpi më shtëpi, janë 2.4 milionë sot aktualisht që janë këtu, nëse kanë ikur 1 milionë, nja 1,2 në mos gabohem kishin ikur deri në kohën kur ne kemi marrë detyrën, I bie që ne jemi shumë më tepër saç jemi, I bie të jemi 4,6 milionë, gjë që nuk jemi kështu që bëjini mirë llogaritë. E dyta, kanë ikur shqiptarët, patjetër, por në asnjë mënyrë nuk kanë ikur më shumë seç kanë ikur historikisht dhe gradualisht vit pas viti, që të jemi shumë të qartë bashkë. E treta, nuk jetojmë më në bunkerin e Enver Hoxhës, jemi të lirë të ikim e të vijmë kështu që shqiptarët kanë filluar të kthehen, jo aq sa ikin por kanë filluar të kthehen më shumë seç ktheheshin përpara dhe do kthehen gjithmonë e më shumë kur të keni mundësi këtu që të kenë të njëjtat standarde dhe të njëjtat paga si një mesatare po themi, se nuk po diskutojmë këtu Gjermaninë e Francën që kanë pagat më të larta në Europë por kanë dhe taksat më të larta më Europë mesa di unë ose Danimarkën por po diskutojmë nivelin e vendeve si Greqia, si Kroacia që jemi duke ju afruar dhe duke i arritur hap pas hapi. Gjërat duan kohën e tyre, nuk bëhen me magji se po të bëheshin me magji do të kishte dalë ndonjë magjistar e do e kishte bërë diku tjetër ose po të ishte se është faji jonë ky proces atëherë vendet e tjera do ta kishin pasur ndryshe, por të gjithë e kanë pasur njësoj këtë histori.
    “Nuk ka barazi nëse ju nuk dilni të shikoni në terren se si jeton shumica e shqiptarëve”.
    Leonora, mund të them se për shkak të detyrës unë e kam parë dhe e shoh terrenin shqiptar më shumë se të gjithë kryeministrat e Shqipërisë të marrë së bashku që nga 1912. Ky është fakt, nuk është opinion, në kilometra, kështu që mos ki asnjë pikë dyshimi për këtë.
    “Boll e lutët një Europë që nuk di as se ku është vetë dhe e tepruar me premtime që nuk i realizoni”.
    E para nuk besoj që e kemi tepruar me asnjë premtim se nuk është se kemi bërë shumë premtime. Ne kemi ndarë dhe ndajmë me njerëzit qysh prej edhe fushatës së kaluar për hir të vërtetës objektivat e programit tonë qeverisës dhe besoj që i jemi përgjigjur objektivave dhe i përgjigjemi objektivave, shpesh në kohë, ndonjëherë me vonesë, sipas rasteve dhe sipas rrethanave që krijohen se nuk janë të gjitha në dorën por që çdo gjë që kemi thënë e kemi bërë, po e bëjmë dhe do e bëjmë kjo as nuk diskutohet, hiç fare ndërsa për sa i përket “Boll e lutët një Europë që nuk di as se ku është vetë” kjo është pastaj një shprehje kafeneje sepse nuk kemi ne asnjë rrugë tjetër, nuk kemi asnjë destinacion tjetër, nuk kemi asnjë shpëtim tjetër nga historia jonë përveç BE-së, Bashkimit Europian dhe kjo nuk është çështje lutjeje, kjo është çështje këmbënguljeje.
    “Për cilën BE flet o zoti kryeministër? Unë kam komshiun, zotin Tomorr, që ndërton pa leje duke më cënuar rëndë pronën time, institucionet e juaj nuk bëjnë asgjë”.
    Drejtohu menjëherë tek platforma e Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.al dhe përcille rastin tënd.
     “Uji 24 orë premtim i harruar, komplet dështim”.
    Thua ti, ndërkohë që unë them diçka tjetër që e thotë dhe realiteti. 45 zona urbane dhe 98 rurale me 24 orë ujë nga 4 zona urbane vetëm, asnjë rurale kur ne morëm detyrën, ok? 11 të tjera janë në kantier, edhe 5 më pas duhen se 16 zona kanë mbetur pa investuar dhe mbyllet programi. Kuptove?
    “Si nuk të vjen zor 2 metra burrë rri tërë ditën jo bufi e jo Luli? Nuk ta ka fajin as bufi e as Luli që e ke gjysmën e qeverisë në burg, por kërkoji llogari vetes”.
    Alban, e para punës njëherë unë nuk rri tërë ditën se po të shikosh dhe postimet këtu e arrin kollaj konkluzionin që unë në fakt tërë ditën merrem me shumëçka tjetër, por ama nëse ty të bën përshtypje dhe prekesh që në ato pak minuta që merrem me bufin dhe me Lulin tërhiqet vëmendja dhe, nuk e di çfarë ideje të krijohet ty, atëherë më vjen shumë keq, e para. E dyta, kjo e gjysmës së qeverisë në burg është shumë qesharake. Unë nuk kam, faktikisht, në burg asnjë anëtar të qeverisë prej shumë e shumë kohe dhe në fakt po të shikosh, të gjithë ata që janë marrë nën hetim apo janë çuar përpara gjykimit nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë kur kanë ndodhur, kanë qenë shumë përpara. Unë kam 12 vjet këtu por në ndërkohë ajo që nuk duhet të harrosh as ti e askush tjetër është që nëse juve flisni, ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetarë bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik por edhe për ish-presidentë e ish-kryeministra që janë ana tjetër e medaljes, kjo nuk është një ditë që erdhi nga qielli, që të jemi shumë të qartë Alban, kjo është një ditë që e solli Partia Socialiste e Shqipërisë me mua në krye.Kjo ditë është shprehja e vullnetit tonë absolut për të sjellë në Shqipëri atë që shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë: barazinë para ligjit. Asnjëherë nuk ka pasur Shqipëria dhe shqip[tari barazi para ligjit, kurrë. Nga 1912 deri para pak vitesh nuk është bërë përpjekje që barazia para ligjit të kalojë në nivelin që të gjithë ta dinë se nuk ka rendësi si quhesh, nuk ka rënësi nëse mbiemri yt është i njohur apo i panjohur, nuk ka rëndësi nëse je i pasur ose i varfër, nuk ka rëndësi nëse ke pushtet ose s’ke, nëse të vjen dhe të troket tek dera drejtësia ti je i barabartë me të tjerët. Kur ka ndodhur kjo më përpara?
    Ka ndodhur në kohën e bufit kur vriteshin njerëz nga dritaret e kësaj zyre këtu poshtë dhe kur prokurorja tentonte të thërriste për të marrë në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej nga kjo godinë si lavire bulevardi dhe kur forcërisht pengohej prokuroria që të merrte njeri në pyetje. Se kjo që po them nuk është një realitet jo i para 1000 viteve por përpara një dekade dhe kush i ka bërë këto ynere sot po ju thotë hajde ta bëjmë Shqipërinë madhështore
    Po ky Luli i 7×7-ës ku ishte ky? Këtu poshtë, ma këndonte këtu poshtë, himnin çdo ditë mbyllur në çadër se nuk donte te votonte vettingun dhe reformën në drejtësi. E pra sot flasin këta dhe sot tregojnë me gisht, numërojnë njerëzit që thirren nga drejtësia dhe kujtojnë se më impresionojnë mua dhe kujtojnë se tororisin shumicën e shqiptarëve që është shumë e qartë që nuk do kishte këtu të tilla gjëra nëse nuk do isha unë këtu në këtë zyrë dhe PS në qeveri, kurrë.
    Altin Dumani është një burrë i zoti. Është një burrë i ndershëm me integritet prej shumë vitesh në sistem. E kishte dëgjuar ti ndonjëherë Altin Dumanin që ekziston a s’ekziston? Aty ishte Altin Dumani prokuror. Kishte thirrur ndonjëherë Altin Dumani ndonjë njeri me pushtet dhe t’i thoshte hajde këtu? Kishe parë ti ndonjëherë që njerëzit me pushtet të shkonin të parakalonin para prokurorisë me të gjitha kamerat aty si në festivalin e Kanës që është histori më vete kjo por po flasim njëherë për këtë. I kishe parë gjithë këto gjëra ti? Po nga erdhi ky Altin Dumani, nga hëna erdhi? Jo, një prokuror këtu në Tiranë me vite e vite të tëra por nuk kishte shpatën. Se shpata ishte këtu, tek kjo zyra këtu. Shpata ishte si pajisje këtu në zyrë që ia përcillnin njeri pas tjetrit të gjithë nga qeveria e parë, tek e dyta tek e treta pastaj tek mbreti, pastaj tek diktatori, pastaj tek presidenti, bufi domethënë kur ishte president që mori futi në burg kundërshtarin e tij politik, kryetarin e PS përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që e kishte këtu. Dhe ky burri që po flet ti tani, që e shikon në ekran, atë shpatën ia mori ia dorëzoi drejtësisë. Altin Dumanit me kompani se Altin Dumani është sot drejtuesi por ishte dikush tjetër, po e sjell si shembull meqë është drejtuesi i SPAK e meqë nuk i kanë lënë rob shtëpie e nuk i kanë lënë gjë pa i thënë për turpin  e tyre dhe që ka gjithë solidaritetin tonë dhe flet ti bashkë me Lulin se bufi thotë diçka tjetër do ta shkrijë SPAK në 12 maj. Në fakt në 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës për atë që do ndodhi kur të fillojë të hapen kutitë e të dali Noc Rokun aty për bufin dhe kua-kua-të po kjo është temë tjetër.
    Kështu që llogarinë vetes kërkoja ti që shkruan të tilla broçkulla se unë skam çfarë llogarie ti jap vetes në këtë drejtim. Unë jam shumë krenar për reformën ne drejtësi. Unë jam shumë krenar për ato që kemi bërë sepse ne kemi bërë histori e këtë, nuk e ka bërë dikush tjetër përpara që të dorëzojë shpatën e ndëshkimit nga kjo zyrë nga pushteti ekzekutiv tek një drejtësi e pavarur prej pushtetit ekzekutiv. Kjo është rruga për t’iu dhënë fëmijëve tanë një vend me barazi para ligjit, një vend ku drejtësia të bëjë punën e vet, qeveria të bëjë punën e vet, të gjithë të bëjnë punën e tyre. Kuptove? Jo s’kuptove, s’ka problem.
    “12 vjet”, thotë Blero Allaraj, 12 vjet ke, është budallallëk të japësh votën ty. Votën e ke nga administrata, e ke bërë administratën 210 mijë njerëz”, kjo është tamam 7×7, 42, “nga paniku i humbjes”, thotë Blero për mua. “E pe Vlorën mbrëmë? Shumë më shumë do jemi. 11 maj votojmë ne numri 6”. Kush është numri 6, se di kush është numri 6 fare.
    “Ne në Kosovë i kemi ndërruar mbi 5 kryeministra në këto 12 vitet e fundit ndërsa ju jeni bërë shtet diktatorial me dekada të tëra vetëm një kryeministër”.
    Nuk është me dekada, një dekadë është 10 vjet e para, e dyta e punës të duket diktaturë Gjermania ty për shembull? Për kuriozitet! Gjermania ka pasur dy kancelar me 4 mandate. Me një që hyri në mes me dy mandate. Holanda diktaturë të duket ty, që kryeministrin e vet e kishte 4 mandate, sot është sekretar i NATO-s?
    Po këto vendet lartë të Europës veriore, Suedia, Finlanda diktatura të duken ty? Suedia nuk e di sesa vjet ka qëndruar e njëjta parti në pushtet. Diktatura të duken ty?
    Zgjedh populli i dashur Bardhyl, zgjedh populli. Kjo është e gjitha, të tjerat janë dokrra hini thoshte At Gjergj Fishta.
    Që nga 2013 deri tani në 2025 ke thënë do fusim Shqipërinë në Europë. Çdo vit gënjeshtër, harroje Shqipërinë në Europë deri në 2035”.
    Jo, mund ta harrosh ti, unë se harroj asnjë ditë. Unë nuk kam thënë që nga 2013 do fusim Shqipërinë në Europë, kam thënë që nga 2005 kur jam bërë kryetar i PS dhe meqë ti më kujton 2013 po të them që në 2013 kur unë mora detyrën dhe kam thënë do fus Shqipërinë në Europë është e vërtetë kjo, Mali i Zi i kishte hapur negociatat që në 2012, nuk është sot në Europë akoma.
    Në 2013 Shqipëria ishte një prezencë e përçmuar në tryezat e Europës kur i binte rasti ndonjëherë të ulej me shumë të tjerë. Kur i binte rasti ndonjëherë të jemi të qartë! Dhe nuk ishte as kandidat, statusin e kandidatit se kishte. E di ti kur e ka marrë statusin kandidat Maqedonia për të hyrë në Europë? Në 2005. Po Serbia e di kur e ka marrë dritën jeshile për të hapur negociatat? Në 2014. Ne i kemi hapur negociatat vetëm vjet se na penguan për arsye që i kam shpjeguar 1000 herë. Ja ku jemi sot, jemi me fjalët e tyre jo të miat front-runners, para roja e rajonit dhe kjo nuk është se kam gënjyer unë, unë kam thënë vetëm të vërteten, do fusim Shqipërinë në Europë, me sezbwn.
    “Tani mendojnë të gjithë që diçka nuk shkon me ty, nuk e dimë çfarë do të thotë kjo që po përpiqesh të bësh regjisor, që kështu kur të kesh humb të kesh shpresë për vend pune, se zgjidhje për këtë popull as nuk jep as nuk që ke për të dhënë”
    A e ka fjalën për Teatrin e Kukullave. Po si ka mundësi mor burrë i dheut. Teatri i Kukullave 1 minutë e gjys çdo të dielë. Bufi 20 sekonda çdo ditë se duhet, sot kam një të bukur shumë, shumë të bukur për bufin sot. Luli 2 minuta, një ditë po, 3 ditë jo, e këtu iu rri mendja, ëëë si kam mundësi. Ndërkohë të gjitha të tjerat, projektet, punët, planet, kantieret, ecurirat në procesin e negociatave, jo, jo, jo.
    “A ti ke ik për ….., pse për këto ka nevojë populli? Populli ka nevojë për drita, ujë ilaçe që mungojnë në spitale.”
    Po ku i ke parë ti këto ilaçet që mungojnë në spitale për shembull Alkond. Se o ka ilaçe në spitale, jo sot. Po prej nuk di sa vitesh, unë nuk di ç’të them më, është e pabesueshme kjo histori. Ka pasur një mungesë diku për diçka, sigurisht që ka pasur. Po ku i ke këto drita ti që mungojnë, i mungojnë popullit dita, ku janë këto drita që i mungojnë popullit, nuk e di domethënë,
    “Futi një tallava”.
    Tallavasë i merrni të keqen ti dhe këneta, si fillim, e para. E dyta e punës çfarë quani ju tallava. Këngët më të bukura popullore quani tallava ju, modernët, iu marsha të keqen, sa modern që jeni. O sa modern që jeni, “do vdes, do vdes” për modernitetin tuaj. Vazhdoni quani tallava, vazhdoni quajeni, popullit ti vijë turp vazhdoni trajtoni si dele këtë popull, vazhdoni bëni, si ata që dalin netëve te ato berberhanët “rru e qeth” të televizioneve që merren me popullin, se ky popull s’kupton, se popullin tash po e shifni në 11 maj, juve se sa kupton.
    “O sulltani ynë i përndritur, o dritë e syve tanë, o shpirt, fol, fol zemër, na e thuaj lajmin bombë, se kur është lënë vizita juaj për në USA, apo keni lënë për pas zgjedhjeve? Për inat të bufit dhe bufëve kudo që ndodhen.”
    Po ç’a domethënë kjo tani apo? Çfarë problemi ke ti? Çfarë halli ke ti? Vizita për në USA, kur të më ftojë USA në rast se bëhet fjalë për të vizituar USA-n. për të takuar presidentin apo të tjerët. Kur të më ftojë USA, do bëhet vizita në USA, nuk jam duke u shqetësuar s’është asnjë urgjencë, asnjë problem, asnjë hall në këtë punë. Ti ku e ke hallin? Pse që nga një lajm bombë, një vizitë në USA për shembull? Për çfarë arsye? Ça janë këto bomba? Nuk e morët vesh akoma si funksionon kjo botë dhe si funksionojnë shtetet.
    Edhe nuk e keni kuptuar akoma ti, Samir Perihana, që je një vend mjaftueshmërisht i vogël për të kujdesur për veten dhe për të bërë sa më shumë miq, për të bërë sa më shumë punë, për të pasur sa më shumë rrugë të hapura, po në asnjë mënyrë s’duhet të mendojmë për veten si kërthiza e botës. Lajmi bombë se kur del vizita juaj në USA.
    -“Po ik ma, o Edi Rama, se është super e tepruar të kërkosh mandatin e katërt. Ti si shumë po tallesh me drrbrrshtpd-ja se nuk ia them as emrin unë këtij që të jemi të qartë, po për bufin e ka fjalën. Ama, kjo forcë politike sa ishte në pushtet dhe integroi Shqipërinë në procese për BE shumë më shumë se ju”.  
    Eh, mor Arben,
    Ti me sa kuptoj unë sinqerisht, janë budallenj votuesit që ju japin ju personalisht dhe PS-së mandatet.
    Ja shikon prapë te votuesit budallenj, është populli budalla. Popullit shqiptar, cilido që i thotë të tilla fjalë, i merr vetëm të keqen, që të jemi shumë të qartë bashkë.
    “Edvin i ke orët e numëruara, nuk i ha, mor njeri mashtrimet i provuam të gjitha, timoner tepsinë, ku i ke shokët apo ti i pastër? Ti je koka e llumit”, Xhoni Malaj.
    S’ke provuar asgjë akoma, Xhoni. Do provosh Shqipërinë në bëhen 2030. Këtë gjë do ta bëjmë patjetër edhe për ty, Xhoni, edhe për ty.
    “Ne i kemi neveri të rrjetet sociale”.
    Po pse ore, po pse unë nuk i kuptoj ca, disa nuk i kuptoj vërtetë. Po pse futesh këtu? Pse futesh dhe e ke shumë kollaj, bëj skip, bëj skip, bëj bllok edhe qetësohu. Ç’është kjo histori? Sikur jua sjell unë me zor sinjalin në telefon. Eh, Zot! Mos u fut këtu dhe je rregull, ca problemi ke, pse shqetësohesh
    “Ti, o qelbësirë demokrat, Fier voto, voto 1. Ti, o qelbësirë”. Edhe Latifi, voton 5. Latifi vetë, vetë shoku Latif, e pe si bëri 5, tha, , five.
    “ Ti o qelbësirë në anë të patronazhistëve të tu, po tmerron të punësuarit në shtet, ti nuk rri dot pa vjedhur”.
    E në fakt, ti je demokrat nga Fieri. Po, ndërkohë, ai, ajo paljeçata që i thonë italianët që iu shfaq shqiptarëve diku, për gjoja një autobus për njëzet shtetit që vinin nga Fieri etj etj. Ishte një manipulim e tëra dhe i është përcjellë prokurorisë mos gabohen. Ishin aktor ata që do shkoj në prokurori tani, sepse luajti një teatër për llogaritë e atyre që u dhanë lekët, që të bëjnë propagandën e kënetës, e kuptove?
    “Nuk do t’i arrish, se nuk ke më as Kimeten e sorrës, as kokashtën Vllautin. Bëhu gati me skuadrën tënde të luash basketboll te 313”.
    Oh, oh, oh, Demokrati i Fierit. Mirë, mirë, kur ndërsa ti vëllai im demokrat i Fierit, bashkë me të tjerët që vazhdoni dhe shkoni mbrapa bufit të kënetës, bëhuni gati të numëroni pak votat, ti numëroni mirë, një nga një me terezi.
    “Gara është për të mbajtur pushtetin më shumë se Fidel Kastro”, thotë Liliana e Vogli.
    Vendet demokratike e mbajnë pushtetin deri në 8 vjet, dy mandate. Gjermania, për shembull, është vend diktatorial. Në Gjermani ka qenë dy herë Fidel Kastro, një herë me maskën e Helmut Kolit, 4 mandata, dhe një herë me parukën e Angela Merkel-it katër mandate. Hollanda është vend diktatorial. 4 mandate burri huaj, edhe sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Suedia është vend diktatorial, nuk di sa mandate ka mbajtur e njëjta parti në Suedi.
    “Shiko të zhdukeni nga pushteti i Shqipërisë komplet ju që keni nga 30 vjet në politikë dhe hapuni rrugën të rinjve”. Cilët të rinj, për shembull?
    “Se vetëm me ndryshim totale bëhet Shqipëria. Nuk  është, por është në lëvizje. Shqipëria  ..por është lëvizja për fëmijët e  të gjithë shqiptarëve. Lëreni egoizmin pas krahëve në jeni njeri më i dituri se ju, ju kupton”.
    Nuk e di, është pak si e ngatërruar kjo shqipja jote, i dashur Luli. Luli quhet ky. Por kjo është çështje e thjeshtë, populli zgjedh. Ok? Populli zgjedh. Shumë faleminderit të gjithëve.
    Shiko, shiko, qenka interesante kjo.
    “A nuk të duket pak si tallje t’i tregosh arrat babait në Milano, me pasaportën e BE kur ata kanë 10 vjet që kanë marrë pasaportën”?
    Jo, mor xhan jo, nuk kanë marrë. Ka një pjesë që kanë  marrë pasaportë evropiane, por ka një pjesë shumë të madhe që nuk kanë marrë pasaportë. Megjithatë le të lëmë ata të vendosin si të duan. Do ta shikojmë në 11 maj se ç’do thonë dhe ata.  Ju falënderoj shumë të gjithë dhe ju uroj një ditë sa më të mbarë”.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Lapaj në Korçë: Ne zgjodhëm të përballemi, të nisë transformimi i Republikës

    Zgjedhjet e 11 majit/ Lapaj në Korçë: Ne zgjodhëm të përballemi, të nisë transformimi i Republikës

    Adriatik Lapaj, drejtuesi i Nismës Shqipëria Bëhet, nga Korça ka theksuar angazhimin e tij për një transformim të thellë të Shqipërisë gjatë një takimi në Korçë.
    Ai ka shpjeguar se kjo nuk është një betejë për karrierë personale, por një përpjekje për të përballuar sfidat dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Shqipërie demokratike. Lapaj kërkoi miratimin e ligjit për referendume dhe depolitizimin e administratës publike, duke e konsideruar si një domosdoshmëri për të siguruar që populli të ketë fjalën e fundit.
    Ai gjithashtu bëri thirrje për rritjen e buxhetit për arsimin në 7% të PBB-së, si një masë për të përmirësuar sistemin arsimor në vend.
    Adriatik Lapaj: Të nisë transformimi i Republikës. Kjo nuk është betejë për karrierë, ne nuk zgjodhëm të lëpihemi për të ecur përpara. Ne zgjodhëm të përballemi. Atdheu ka nevojë dhe duhet ta bëjmë Shqipërinë demokratike. Ne e çuam përpara votën e diasporës. Na duhet ligji për referendumet, që populli të thotë fjalën e fundit. Duhet të depolitizojmë administratën publike. Del njëri e thotë bufi e se çfarë lidhje ka me hallet e njerëzve, Zoti i faltë. Programi i këtyre është bufi, miu, macja, timoni, qukapiku, por nuk thonë asgjë për hallet e njerëzve. Ne do ta çojmë burxhetin për arsimin në 7 përqind të PPB-së. Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit. Do ketë after school. Populli duhet të qëndrojë këtu, ne duam të ndërtojmë një popull të pasur. Nuk do taksohet askush se bën 2-3 punë. Taksa do jetë fikse 10 përqind, që qytetarët mos detyrohen të mos deklarojnë pagën reale.

  • “Çdo populli ka një profet, Shqipëria ka Skënderbeun”/ Kryeministri Rama: Fati ynë i madh e deshi që…

    “Çdo populli ka një profet, Shqipëria ka Skënderbeun”/ Kryeministri Rama: Fati ynë i madh e deshi që…

    Në fjalimin e Kryeministrit Rama, ai sjell hapjen e kësaj fushate ndyryshe.
    “Është krejt ndryshe nag të gjitha herët e tjera mbledhja jonë në këtë shesh ku qëndron dëshmitar, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë. Nëse është e vërtetë sic e pohon edhe vetë Kurani se zoti i ka dhuruar cdo populli një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Me qindra dhe mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfen hijen e gjatë të qenies tonë shqiptare nga njëri cep i vendit në tjetrin. tokën e zhuritur nga gjaku, lotët dhe djerren e shqiptarëve në shekujt e shumë të ekzistencës së tyre, rrëfejnë një copë martire të trupit të Europës, dëshmitare kombesh të padëgjuara. 1
    00 vjet më parë një udhëtar europian shkruante se ndonëse pak orë lundrimi e ndajnë Italinë nga Shqipëria, do kishte vënë bast se ky vend nuk ishte Europë por Azi. Të thoshe që Shqipëria ndodhej në Azi, çdo profesor do të vinte zero në gjeografi, por sensi i real do të kishte vënë notën 10. Koha e deshi që në këtë shesh të Skënderbeut, xhevahir i kryeqytetit europian, ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim me Azinë. Për ne sot këtu, përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialit nis e përpjeta e fundit të Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën”, tha Rama.

  • ‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’- Numër i madh i qytetarëve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

    ‘‘Jemi populli më i varfër në Evropë’’- Numër i madh i qytetarëve në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

    Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është duke u zhvilluar para objektit të Qeverisë, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar.
    Një nga organizatorët e protestës, ka thënë se qytetarët e Kosovës se meritojnë që të paguajnë asnjë cent më shumë.
    ‘‘Qytetarët të cilët janë mbledhur sot po tregojnë që kur është në pyetje interesi kolektiv, ne dimë të bëhemi bashkë dhe dimë ta ngrisimin zërin për të mirën e përbashkët. Kërkesa e grupit ka qenë prej fillimit shumë e qartë, dhe kësaj kërkese ju kanë bashku qytetarët e kësaj republike.
    Sepse asnjë cent më shumë nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës që të paguajnë taksa tjera, përveç shtrenjtimit të rrymës, ne jemi deshmitarë që tashmë është lajmëruar edhe një valë e re e rritjes së çmimeve të produkteve dhe produkteve të shërbimit, andaj në periudhën në të cilën ne po jetojmë, duke pasur parasysh që jemi populli më i varfër në Evropë nuk e meriton që t’i vështirësohet edhe më tepër jeta’’, ka thënë ai.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • ‘Sistemi elektoral, më i keqi në histori’, Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve

    ‘Sistemi elektoral, më i keqi në histori’, Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve

    Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër sistemin elektoral të zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë si më të padrejtin në tre dekada demokraci në Shqipëri. Sipas tij, ky sistem favorizon partitë e mëdha dhe penalizon forcat e reja politike, duke krijuar një parlament të “emëruar” më shumë sesa të zgjedhur nga populli.
    Në një intervistë televizive, Spahiu theksoi se, pavarësisht vështirësive, zgjedhjet janë një mundësi historike për partitë e reja për të sfiduar “xhaketat e vjetra” të politikës shqiptare. Një faktor kyç në këtë garë është Prokuroria Speciale, e cila ka hetuar dhe akuzuar mbi 1 mijë ish-zyrtarë dhe zyrtarë në detyrë, përfshirë ish-presidentë, ministra dhe deputetë.
    “Shqiptarët po përballen me një realitet të ri. Për herë të parë, kanë parë drejtësinë të veprojë kundër politikanëve të lartë. Partitë e reja politike nuk kanë pasur kurrë një mundësi më të mirë për të konkurruar,” tha Spahiu.
    Ai vuri theksin edhe te roli i diasporës dhe rrjeteve sociale, si mjete për të thyer dominimin e forcave të mëdha politike. “Çerekmilioni shqiptarë jashtë vendit mund të përkthehen në 25 mandate parlamentare, nëse do të kishin të drejtën dhe mundësinë reale për të votuar,” argumentoi ai.
    Nga ana tjetër, Spahiu kritikoi fort sistemin e listave të mbyllura, ku 70% e kandidatëve caktohen nga partitë, duke kufizuar fuqinë e votës popullore. “Për herë të parë, Parlamenti do të jetë i emëruar, jo i zgjedhur. Ky është një devijim i rëndë i demokracisë dhe një pengesë e madhe për partitë e reja,” u shpreh ai.
    Sipas Spahiut, ky model zgjedhor është projektuar për të mbajtur në pushtet partitë e mëdha dhe për të diktuar vullnetin e elektoratit. “Nëse sistemi i drejtësisë do të kishte vepruar me vendosmëri, partitë që kanë kapur politikën sot nuk do të ishin më në garë,” përfundoi juristi.
    “Risitë e reja janë partitë e reja politika. Unë që kam përjetuar Dhjetorin 90 ndjej atmosferën edhe pse në rrethana e premisa të reja. Me parti të reja politike, situatës, jo për shkak të krizës ekonomike, por për faktorë të tjerë, ku kryesori është Prokuroria Speciale. Shqiptarët pas tre dekadash u përballën me realitet të ri, ku mbi 1 mijë zyrtarë janë nën akuzë, nën hetim, ku përfshihen ish-presidentë, ministra, zv/kryeministra, deputetë. Shqiptarët panë në atë që ishte përtej mediave se si po dalin xhaketat e vjetra të politikës. Partitë e reja nuk gjejnë mundësi më të mirë se kjo, për më tepër duke përfshirë edhe Diasporën, çerekmilioni shqiptarë që janë jashtë influencës politike, ndikimit të votës, që duke e përkthyer në mandate nëse do votonin të gjithë, do prodhoheshin 25 deputetë. Janë të shpërndara në fakt dhe nuk përkthehen automatikisht. Jo vetëm diaspora, por edhe rrjetet sociale, ku të vegjlit janë bllokuar nga mediat, por kanë rrjetet sociale për të bërë fushatën e tyre.
    Kanë një disavantazh të madh zgjedhjet e vitit 2025 në 11 maj. Për herë të parë shqiptarët votojnë me sistemin më të keq e negativ. Në tre dekada nuk ka pasur sistem më negativ, pavarësisht fshehtësisë së votës. 70% e listës së mbyllur dhe 30% e hapur bën që populli të mos ketë mundësinë të zgjedhë, devijon votën, populli nuk përfaqësohet. Do kemi Parlament të emëruar, nuk është vota e popullit. Ky është disavantazhi më i madh që do penalizojë edhe partitë e reja. Sepse nëse sistemi i drejtësisë do të vepronte do i kishte hequr këto parti të mëdha që kanë kapur këtë sistem. Populli do të votojë i diktuar në këto zgjedhje, ndaj janë edhe më negativet”, shprehet juristi.