Tag: populli

  • “Populli i pandaluar” i shkrimtarit Agim Vinca do të përurohet në Strugë 

    “Populli i pandaluar” i shkrimtarit Agim Vinca do të përurohet në Strugë 

    Shkrimtari i njohur Agim Vinca do të përurojë librin e tij “Populli i pandaluar” në Strugë, përurim që do të mbahet më 26 korrik, në ora 19:00 në mjediset e Hotelit Drin, përkatësisht në sallën nr.1. 

    Rreth librit, botuesi Emin Aazemi ka vlerësuar se libri “Populli i pandalur” i prof. Agim Vincës është shumë më tepër se një koleksion shkrimesh polemike. “Ai është një dokument i ndërgjegjes së gjallë kombëtare, një akt proteste ndaj dhunës politike, kulturore dhe shpirtërore që shqiptarët përjetuan në hapësirën e ish-Jugosllavisë gjatë dekadës së fundit të shekullit XX”, thuhet mes tjerash, i cili për ribotimin e këtij libri pas 33 vjetësh e cilëson si  një veprim jo të zakonshëm editorial. 

    “Përkundrazi, është një mundësi rifreskimi i kujtesës kolektive, një rikujtim i nevojës për të mos harruar se rrugëtimi i shqiptarëve drejt barazisë, lirisë dhe dinjitetit nuk ka qenë asnjëherë i lehtë. Ky libër paraqet kredon e një artikulimi qytetar e patriotik për të kuptuar jo vetëm të kaluarën, por edhe për të reflektuar mbi sfidat e tashme dhe të ardhshme”, ka shkruar Azemi. Ndërkohë, përuruimi i këtij libri në Strugë vlerësohet të jetë një monument i ndërgjegjes intelektuale dhe njerëzore./ KultPlus.com 

  • Azem Shkreli: Për kulturën e një populli, koha më e ligë është koha e mediokërve…

    Azem Shkreli: Për kulturën e një populli, koha më e ligë është koha e mediokërve…

    Një ndër shkrimtarët më përfaqësues të letërsisë shqipe, pa dyshim është Azem Shkrelí.

    Ai shquhet për stilin e tij të veçantë të shkrimit, që la shenja të pashlyeshme në historinë e letërsisë sonë.

    Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare. Ai e konsolidoi emrin e tij nga njëra vepër poetike në tjetrën.Cilësohet si poet i mendimit, fanatik i latimit të vargut, i muzikalitetit tekstor, i ironisë së kthyer shpesh në sarkazmë.Shkreli brenda poezive por edhe shkrimeve eseistike ka edhe fraza që përdoren tashmë si thënie proverbiale.

    ObserverKult ua sjell disa prej tyre:

    “Për kulturën e një populli, e jo vetëm për kulturën, koha më e ligë është koha e mediokërve.”

    “Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë.”

    “N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, jo në sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.”

    “Liria thinjët bukur, nuk plaket!”

    “Ruaju, moj se vashat më të bukura i vret bukuria e vet!”.

    Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe.

    Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

    Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997).

    Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

    Azem Shkreli vdiq në pranverën e vitit 1997.

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    ME NJË PLAGË NË SYRIN E DJATHTË, HISTORIA E PORTRETIT TË VETËM ORIGJINAL TË SKËNDERBEUT (FOTO)

  • Rama nuk është çmendur, Populli po…

    Rama nuk është çmendur, Populli po…

    Nga Basir Çollaku

    -Sekuestro një shishe qumësht apo gjalp fshati, të punës me dorë, por mos dëno ministra e zyrtarë që vodhën dhjetëra milionë euro ndihmë nga BE për fshatin, fermerë, bujq e blegtorë

    – Prish tenda pa leje por mos prek pallatin pa leje ku është vënë tenda, sepse aty ka marrë hisen ai ajo ata dhe ato

    -Buçasin reklamat për turizëm elitar po nuk mungojnë pamjet me kallash e hanxharë

    -Brohoret se po hap kapitujt me BE për anëtarësim dhe ofron burg për 2 minuta parkim

    -Kanos çdo pikë pa faturë të qumështit të lopës por rrudh gjuhën për  tonelatat e drogës

    -Prish bujtina në Malësi, ndërtuar me lek kurbeti por jo hotele ndërtuar me korrupsion shteti

    -Krekoset si integrues me shallvare e atlete në Bruksel e Strasburg, por gjysmën e qeverisë e ka në burg

    Kujtohet se është bërë Lanë, e gjitha Tirona dhe kafen te Stadiumi ta sjellë me kovë fadroma

    -E telefosi komisioneren Kos e na bëri trutë dhallë se integrimi në derë na paska ardhë

    -Kastraveca miell e kunguj ia sjell Vuçiçi dhe hardallos bukën e miletit një zog kërriçi

    -I përulet si zullap Melonit e Macronit pastaj i hakërrehet enverisht tufës së rigonit

    -Çon fadroma për të shembur karrike në trotuare por kap frenat për ato me shumëkate

    Shërben Sazanin për Trump e Soros ç’të dojë dhe mbush vendin me “shqiptarë me bojë”

    -Mediet kafshojnë në qeveri levrekun, pastaj lakuriq me fjalë e mbushin dyfekun.

    -Turret me ushtri tatimore kundër majdanozit preshit e qepës por s’ka bythë të prekë kullat e Ndranghetës

    -Kur zbret nga Surreli çon ferman Ulësisë, të bëjë synet dynjanë e drejtësisë

    -Ekonomia fluturon në kurriz të prasit se licencat u dhanë hektarëve të hashashit

    Votat i kërdis me horra e kusarë dhe mjalton shkresat me eunukë ndërkombëtarë

    -Bën hatanë fshatarit për kilen e gjizës e pasdite u fal sheikëve 830 hektarët e Kaninës

    Shqipërinë e Fishtës, Konicës, Nënë Terezës, Skënderbeut, e bej Ismailit, e ktheu në kuvendin e Zeqine Zeqirit..

    -Mburret pas 12 vitesh se po liron hapësira publike  dhe ka kthyer gjithë vendin në kuplara publike. Rama me gjithë këtë batërdi kudo dëshmon se nuk është çmendur. Populli po. Ka rrjedhur. Se nëse jo do e kishte degdisur me kohë, aty ku shkojnë ata,  të letuarit.

  • “Nga populli më pro-amerikan në botë”: Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    “Nga populli më pro-amerikan në botë”: Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Facebook ku ka shkruar: “Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Osmani ka ndarë një video nga pjesëmarrja e saj në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, të organizuar nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.“Në këtë ditë të pavarësisë së SHBA-së ne nuk festojmë vetëm historinë e juaj, por nderojmë edhe se si ka formësuar tonën”, ka thënë ndër të tjera Osmani gjatë fjalimit të saj.Ajo ka theksuar se populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap.“Para 26 vjetëve, udhëheqja juaj na ndihmoi që të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, e çdo vit më tej. Përmes ndërtimit të paqes, ndërtimit të institucioneve dhe zhvillimet ekonomike dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë. Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së”, ka thënë Osmani.Data 4 korrik shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

  • “Kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore”/ Pas armëpushimit, reagojnë muxhahedinët e Manzës: Le të jetë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojë Khamenein

    “Kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore”/ Pas armëpushimit, reagojnë muxhahedinët e Manzës: Le të jetë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojë Khamenein

    Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, ka reaguar pas vendosjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit.

    Në një deklaratë të lëshuar nga Kampi Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, ku strehohen anëtarët e organizatës MEK, muxhahedinët e popullit iranian, thuhet se “populli i Iranit kërkon liri dhe fitore në betejën e fatit kundër fashizmit fetar”.
    “Propozimi për një armëpushim dhe përfundimin e luftës është një hap përpara për opsionin e tretë: as luftë, as pajtim. Le të jenë vetë populli i Iranit, në betejën e fatit, që të rrëzojnë Khamenein dhe diktaturën e velajat-e fakihut.
    Populli i Iranit, në luftën e tij gjatë një shekull, me kosto të mëdha dhe të përgjakshme, ka refuzuar vazhdimisht diktaturat e Shahut dhe Sheikut përmes kryengritjeve të njëpasnjëshme.
    Unë përsëris se ne kërkojmë një republikë demokratike, jo-bërthamore, me ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore dhe gjithashtu autonomi për kombësitë e Iranit. Kjo do të sjellë paqe, demokraci, të drejta njerëzore, stabilitet, rindërtim, miqësi, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe botë”, shkruan Maryam Rajavi.

    Top Channel

  • Situata ‘e zjarrtë’ në Lindjen e Mesme/ Teologu shqiptarë në Iran: Populli kërkon hakmarrje! Iranianët po festojnë

    Situata ‘e zjarrtë’ në Lindjen e Mesme/ Teologu shqiptarë në Iran: Populli kërkon hakmarrje! Iranianët po festojnë

    Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë ‘të zjarrta’ me sulme mes Iranit dhe Izraelit. Së fundmi, Irani sulmoi bazat amerikane në Katar, si një përgjigje ndaj SHBA dhe jo një front i ri ‘lufte’ me Katarin.
    Hoxhë Eni Kokamani, drejtpërdrejtë nga Irani tha se pak minuta më parë kishte një festë në një prej shesheve të Teheranit për sulmin që u krye ndaj bazës amerikane. Kokamani tha më tej se populli iranian kërkon hakmarrje ndaj kujtdo që ndërhyn në vendin e tyre.
    “Për tre ditë për arsye sigurie interneti u bllokua. Qytetarët tani mund të shohin çdo gjë, në çdo vend të botës, por ka disa aplikacione të censuruar.
    Për shkak të sanksioneve, ekonomia sidomos vitet e fundit ka rënë pak. Para 10 viteve kur kam ardhur unë, kam marrë vesh që një roje merrte 6000 dollarë rrogë, ndërsa gazetarë dhe punonjës të tjerë me siguri më shumë. Vitet e fundit kemi një inflacion, kanë rënë pagat dhe ka përfunduar në 300 dollarë.
    Para disa minutash kishte një festë në një prej shesheve të Teheranit për sulmin që u krye ndaj bazës. Populli iranian kërkon hakmarrje për ndërhyrjet e vendeve të tjera në vendin e tyre, sepse janë patriotë. Sot sulmi i fundit u bë pranë kullës Pilat në qendër të Teheranit.dëgjohen zhurmat dhe shpërthimet.”

  • Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Merrni masa urgjente, dëboni pjesëtarët e MEK! Populli shqiptar është në rrezik…

    Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Merrni masa urgjente, dëboni pjesëtarët e MEK! Populli shqiptar është në rrezik…

    Grupi iranian i hakerëve “Homeland Justice” është rikthyer në qendër të vëmendjes me kërcënime të reja ndaj Shqipërisë. Për të dytën ditë radhazi, grupi ka publikuar mesazhe në rrjetin social Telegram, duke akuzuar organizatën e muxhahedinëve iranianë (MEK) për përfshirje në veprimtari spiunazhi në bashkëpunim me Izraelin.

    Sipas pretendimeve të hakerëve, MEK ka ndihmuar shtetin izraelit me informacione sensitive që lidhen me programin bërthamor të Iranit. Ata deklarojnë se vetëm një ditë përpara sulmeve izraelite ndaj objektivave bërthamore në Iran, faqet e lidhura me MEK kanë publikuar deklarata që implikojnë bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës.

    Në mesazhin e publikuar, “Homeland Justice” paralajmëron se populli shqiptar është “në rrezik serioz” për shkak të pranisë së kësaj organizate në vendin tonë. Grupi i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa urgjente dhe të dëbojnë menjëherë pjesëtarët e MEK.

    “Populli i pafajshëm i Shqipërisë është në rrezik serioz. A do të kenë politikanët shqiptarë një arsye bindëse për të justifikuar praninë e këtij rreziku të madh për popullin dhe brezat e ardhshëm?”, thuhet në deklaratë.

    Ata e mbyllin mesazhin me tone alarmante: “Pse duhet të pranojmë spiunë dhe terroristë që nuk kanë sjellë gjë tjetër veçse fatkeqësi dhe mjerim? Dëboni këta terroristë para se të jetë shumë vonë. Koha është jashtëzakonisht e kufizuar, vlerësoni minutat dhe sekondat!”

    Këto kërcënime vijnë në një moment tensioni të lartë mes Iranit dhe Izraelit, duke rritur shqetësimet për implikime të mundshme në sigurinë kibernetike dhe politike të Shqipërisë.

  • “Gjallë është ky?”, Rama i përgjigjet komentuesit: Po Luli gjallë është? Ironizon Berishën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur, populli më kupton mirë

    “Gjallë është ky?”, Rama i përgjigjet komentuesit: Po Luli gjallë është? Ironizon Berishën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur, populli më kupton mirë

    Kryeministri Rama, pas u rikthye me rubrikën “Sy m’sy” një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku mori mandatin e katërt.

    Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të adresuara në rrjetet sociale nga ndjekësit. Nuk munguan as përgjigjet me humor.
    Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky?”, Rama tha: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”

    Një koment e kishte edhe për opozitën dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.
    Edi Rama: Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh. Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull./vizionplus.tv 

  • “Populli më kupton më mirë se ç’pretendoja”/ Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur

    “Populli më kupton më mirë se ç’pretendoja”/ Rama ironizon opozitën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur

    Kryeministri Edi Rama vijoi sot me rubrikën “Sy më sy” teksa iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale. Rama foli për herë të parë në këtë rubrikë me komentuesit, pas zgjedhjeve të 11 majit ku mori mandatin e katërt.
    Kryeministri nuk la pa ironizuar opozitën dhe Berishën, duke thënë komentuesve shikoni në ç’derexhe janë katandisur pasi sipas tij marrin lehtë popullin. Rama thotë se populli atij i dha besimin për mandatin e katërt.
    Rama: Është arsyeja më bindëse dhe më kuptimplotë e krenarisë që populli shqiptar me kupton më mirë dhe më shumë se ç’mund të pretendoja. Duke më dhënë një mijë e një arsye ti qëndroj besnik edhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi falë besimit dhe pushtetit që buron nga ky popull që u a kam thënë atyre që e marrin lehtë dhe miqve në rrjete sociale, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës. Ju mund të ndiqni të tjerët gjatë këtyre ditëve se në ç’derexheje janë katandisur për të kuptuar se ç’ndodh kur e merr lehtë këtë popull.

  • “Tubimet do të shtrihen edhe në qytete të tjera”/ ‘Paralajmëron’ analistja: Populli i pakënaqur nga qeverisja e Vuçiç

    “Tubimet do të shtrihen edhe në qytete të tjera”/ ‘Paralajmëron’ analistja: Populli i pakënaqur nga qeverisja e Vuçiç

    E ftuar në një intervistë televizive analistja Ardita Behluili, tha se populli është i pakënaqur nga qeverisja e presidentit Aleksandër Vuçiç. Në 30 qytete të Serbisë, studentë e qytetarë zhvilluan një ditë më parë protesta, duke kërkuar nga autoritetet shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    Më tej anailstja thekson se nëpërmjet këtyre protestave ata kërkojnë kthimin e pluralizmit politik dhe rikthimin e funksionalizimit të institucioneve në vend.
    “Protestat e studentëve e kanë përfshirë 30 qytete në Serbi, si një dëshmi e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Vuçiç. Kërkesa e tyre kryesore është për zgjedhje të parakoshme. Protestuesit po denoncojnë jo vetëm manipulimin e zgjedhjeve të fundit, por kërkojnë edhe një reflektim mbi instituiconet për presionin që u bëhet mediave në Serbi dhe centralizimin e pushtetit”, tha Ardita Behluli.
    “Këto protesta vijnë në një moment të ndjeshëm jo vetëm për Serbinë por edhe të gjithë rajonin. Nëse nuk plotësohen kërkesat e studentëve dhe nuk kemi një ujdi për zgjedhjet mund të kemi edhe një ngërç poltik. Deri më tani nuk kemi ende një reagim nga Vuiçiç, megjithëse ai e ka thënë më parë se është gati të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Nëse do të kemi një presion ndërkombëtar Vuçiç do të shkojë patjetër drejt zgjedhjeve të parakoshme. Serbia është në një krizë të brendshme dhe nuk dihet se si do të jetë fati i saj”, shtoi Behluli.