Tag: populli

  • “Pushteti buron nga populli”, dorëzohet kryeministri pas protestave në Bullgari, njofton dorëheqjen e qeverisë

    “Pushteti buron nga populli”, dorëzohet kryeministri pas protestave në Bullgari, njofton dorëheqjen e qeverisë

    Kryeministri i Bullgarisë, Rozen Zheliazkov, njoftoi sot dorëheqjen e qeverisë së tij pas javësh protestash në gjithë vendin kundër politikave ekonomike dhe akuzave të qytetarëve për dështim të kabinetit.
    Njoftimi erdhi vetëm pak minuta para se Parlamenti të votonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
    “Koalicioni ynë u mblodh, diskutuam sfidat dhe vendimet që duhet të marrim me përgjegjësi,” tha Zheliazkov.

    “Dëshira jonë është të jemi në nivelin që pret shoqëria. Pushteti buron nga populli.”
    Protestat, të cilat u intensifikuan të mërkurën në mbrëmje në Sofje dhe dhjetëra qytete të tjera, pasqyrojnë pakënaqësinë e publikut ndaj korrupsionit të thellë dhe paaftësisë së qeverive të njëpasnjëshme për ta luftuar atë.
    Javën e kaluar, qeveria u tërhoq nga projektbuxheti 2026, i pari i hartuari në euro, pas reagimeve të ashpra ndaj planeve për rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe taksave mbi dividentët.
    Megjithë tërheqjen e buxhetit, protestat vazhduan në një vend që ka zhvilluar shtatë zgjedhje kombëtare në katër vitet e fundit, duke reflektuar përçarje të thella politike dhe sociale.
    Presidenti Rumen Radev, i cili më herët i kërkoi qeverisë të jepte dorëheqjen, i bëri thirrje ligjvënësve të “dëgjojnë zërin e shesheve”.
    Ai pritet të nisë konsultimet me partitë parlamentare për formimin e një kabineti të ri. Nëse negociatat dështojnë, Presidenti do të emërojë një qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

  • Lubonja: Populli duhet të ishte te Kryeministria, janë vjedhur 50 milionë euro vetëm në një tender

    Lubonja: Populli duhet të ishte te Kryeministria, janë vjedhur 50 milionë euro vetëm në një tender

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • ‘Në Bullgari u ngrit në këmbë i gjithë populli’, Paloka: Shqiptarët duhet të reagojnë vetë, jo të presin nga Berisha

    ‘Në Bullgari u ngrit në këmbë i gjithë populli’, Paloka: Shqiptarët duhet të reagojnë vetë, jo të presin nga Berisha

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kritikuar mungesën e reagimit qytetar ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Ai solli si shembull protestat në Bullgari, ku sipas tij populli u ngrit në këmbë për çështjen e taksave.
    “Shohim çfarë ndodh në Bullgari, kudo… edhe në vende si Bangladeshi ku demokracinë nuk e kanë as si term në shkolla. Në Bullgari, për taksat, u ngrit në këmbë i gjithë populli,” tha Paloka.
    Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin thirrjen e Sali Berishës për të protestuar: “Nuk duhet t’i thërrasë më Berisha shqiptarët, ata duhet të thërrasin Berishën.”
    Sipas tij, opozita është thuajse e çaktivizuar dhe parlamenti “nuk ekziston më”, ndërsa qytetarët reagojnë vetëm “kur të vijë ekskavatori t’u shembë shtëpinë”. Paloka shtoi se interesimi i njerëzve është shumë më i madh sesa pjesëmarrja në protesta: “Sikur vetëm ata që më kanë shkruar në Facebook të dilnin, do të ishim 10 herë më shumë në protestë.”

  • 7 kandidatë për Avokat Populli në garë, Komisioni i Ligjeve vendos të martën kush kalon për votim

    7 kandidatë për Avokat Populli në garë, Komisioni i Ligjeve vendos të martën kush kalon për votim

    Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë të martën firmat e 7 kandidatëve për Avokat Populli dhe do të marrë një vendim se kush e si do të kalojë për votim në seancën e së enjtes.
    “Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ora:11:00 “Shqyrtimi i plotësimit të kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit”, thuhet në njoftim.

  • “Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë, populli në Mirditë”/ Qytetari-Berishës: A e di deputeti pse këtu janë mbyllur shkollat?

    “Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë, populli në Mirditë”/ Qytetari-Berishës: A e di deputeti pse këtu janë mbyllur shkollat?

    Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, një nga qytetarët e pranishëm në mbledhjen me strukturat e PD në Mirditë, i ka kërkuar kreut të PD, që të reformojë Partinë Demokratike në thelb pasi përfaqësuesit e kësaj zone, nuk i njohin problemet e Mirditës. 
    “Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë. 
    Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën”, tha qytetari i moshuar. 
    Më tej ai tha se deputetët e kësaj zone nuk takohen me elektoratin demokrat, por kujtohen vetëm në zgjedhje. 
     

  • PS nuk firmos ende për Avokat Populli, i beson Lefterie Leshit ‘kontrollin e Shërbimit Civil’

    PS nuk firmos ende për Avokat Populli, i beson Lefterie Leshit ‘kontrollin e Shërbimit Civil’

    PS ende nuk ka firmosur asnjë kandidat për avokat populli. Porosia e Ramës ka qenë se do të pritet deri në datën 2, që është afati i fundit, për të parë cilët kandidatë ka mbështetur me firma opozita dhe në atë moment do të vendoset.  PD ka firmosur për disa emra, ndërsa Endri Shabani tha se:

  • “Plani i paqes na merr territore”, Zelensky: Mund të humbasim dinjitetin ose SHBA

    “Plani i paqes na merr territore”, Zelensky: Mund të humbasim dinjitetin ose SHBA

    Ukraina ndodhet në momentin më të vështirë në histori. Këto fjalë trishtuese vijnë nga Volodymyr Zelenskyy i cili para mediave ka deklaruar se mbi Ukrainën po tentohet të merret territori dhe t’i jepet armikut.
    Me një pamje të zymtë, Zelensky paralajmëron popullin ukrainas se mbi ta do të shfaqet nje presion shumë i madh për të cilën theksoi ai duhet të përgatitemi.
    “Tani është një nga momentet më të vështira në historinë tonë. Presioni mbi Ukrainën është një nga më të vështirat. Ukraina mund ta gjejë veten përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë. Ose humbjen e dinjitetit, ose rrezikun e humbjes së një partneri kyç. Ose 28 pikat e vështira, ose një dimër jashtëzakonisht i vështirë – më i vështiri – dhe rreziqe të mëtejshme. Interesi kombëtar i Ukrainës duhet të merret në konsideratë. Ne nuk po bëjmë deklarata të zhurmshme, do të punojmë me qetësi me Amerikën dhe të gjithë partnerët. Do të ketë një kërkim konstruktiv për zgjidhje me partnerin tonë kryesor. Do të paraqes argumente, do të bind dhe do të ofroj alternativa, por definitivisht nuk do t’i japim armikut një arsye për të thënë se Ukraina nuk dëshiron paqe, se është ajo që po e prish procesin dhe se Ukraina nuk është gati për diplomaci.
    Por si Evropa ashtu edhe e gjithë bota duhet ta kuptojnë një të vërtetë tjetër – se ukrainasit janë para së gjithash njerëz, dhe ne kemi mbajtur një nga ushtritë më të mëdha në botë për gati katër vjet të një pushtimi në shkallë të plotë, dhe ne mbajmë një vijë fronti prej disa mijëra kilometrash, dhe populli ynë përjeton bombardime, sulme me raketa, sulme balistike dhe bombardime vetëvrasëse çdo natë, populli ynë humbet dikë të afërt çdo ditë, dhe populli ynë me të vërtetë dëshiron që lufta të mbarojë. Ne, sigurisht, jemi bërë prej çeliku. Por çdo metal, madje edhe më i forti, mund të mos i rezistojë.”
    “Java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, plot ngjarje. Ju jeni një popull i rritur, inteligjent dhe i vetëdijshëm, që e keni vërtetuar këtë më shumë se një herë. Dhe që e kuptoni se në këtë kohë do të ketë shumë presion – politik, informativ, presione të ndryshme. Për të na dobësuar. Për të na përçarë. Armiku është zgjuar dhe do të bëjë gjithçka për të na penguar të kemi sukses”, tha Zelensky.

  • Si i rriti tarifat e taksive Belinda Balluku nga 1100 lekë në 1400 lekë

    Si i rriti tarifat e taksive Belinda Balluku nga 1100 lekë në 1400 lekë

    Prof.dr. Xhevdet Zekaj
    Pak ditë më parë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku doli para publikut me një qetësi të admirueshme, me bindjen e habitshme se qytetarët do ta besojnë gjithsesi.
    “Nuk ka asnjë rritje të çmimeve për makinat elektrike. Asnjë taksë e re, asnjë kosto shtesë”, – tha ajo. Këto janë deklarimet e saj të qeta, të sigurta, të gdhendura si premtime që duhet t’i besosh pa i vënë në dyshim.
    Por realiteti shqiptar, ai që matet me kilometra, jo me konferenca shtypi, “skanon” çdo fjalë. Rruga Tiranë–Rinas u rrit nga 1100 lekë në 1500 lekë. Një rritje 40%, e bërë natën, pa ligj, pa sistem të ri taksimi, pa parqe elektrike, pa filluar ende reforma e shumëtrumbetuar për makinat elektrike.
    Pra, qeveritarët premtojnë se “nuk do ketë rritje”, por në fakt rritja vjen para premtimit. Po makinat elektrike? Zv.kryeministrja thotë: “Energjia elektrike nuk rritet, taksat nuk rriten. Makinat elektrike nuk do preken fare nga taksimi i ri”.
    Por ja paradoksi shqiptar: Çmimet e shërbimeve që përdorin mjete elektrike rriten para se të hyjnë në fuqi ligjet, që gjoja i favorizojnë ato.
    A është logjike kjo? Jo.
    A është e qëllimshme? Shumë e mundshme.
    A është abuzim?
    Pak më shumë se kaq, është taktika e vjetër në një treg të lënë në dorë të vetes.
    Pse rriten çmimet para taksimit elektrik?
    Sepse nuk ka kontroll shtetëror.
    Sepse nuk ekziston monitorim real i shërbimeve.
    Sepse secili i shton çmimet si t’i dojë qejfi, duke ditur se askush nuk i prek.
    Sepse qeveria është më e zënë duke folur për makinat elektrike sesa për xhepat e qytetarëve.
    Qytetarët pyesin me të drejtë: Si do rimbursohen pensionistët nga këto rritje çmimesh? Përgjigjja është një heshtje më e shtrenjtë se vetë çmimi i taksisë.
    Tregu rrit çmimet. Qeveria rrit premtimet.
    Populli paguan. Kjo është filozofia e re e qeverisjes:
    Premtojmë ulje, ndodh rritje çmimi;
    Premtojmë stabilitet, ndodh kaos;
    Premtojmë transparencë, ndodh mjegull.
    Dhe në fund, gjithçka maskohet me dy fjali standarde: “Po e rishikojmë, po e analizojmë”.
    Ndërsa shqiptarët e shikojnë dhe e analizojnë vetë faturën që rritet. Populli i dorëzuar është spektator i vetes së tij. Këtu vijon tragjikomedia, qytetarët heshtin. Jo nga mosdija, por nga lodhja. Jo nga mungesa e interesit, por nga dorëzim i gjatë.
    Populli shqiptar është bërë spektator i vetes së tij: paguan, duron, hesht. Institucioni që duhet ta mbrojë konsumatorin janë kthyer në fasada burokratike.
    Opozita është e zënë me pazaret e veta, lejet e ndërtimit, tenderat dhe marrëveshjet e fshehta me qeverinë.
    Askush nuk pyet për rritjen e çmimeve, askush nuk proteston, askush nuk kontrollon.
    Sali Berishoviçi dhe pjesa tjetër e opozitës nuk shohin qytetarët që vuajnë, ata shohin vetëm pazaret që ua sigurojnë mbijetesën politike. Ndërkohë, populli dorëzohet, hesht dhe duket sikur ka hequr dorë nga vetja.
    Por, Balluku thotë:
    “Makinat elektrike nuk preken”. Realiteti thotë: “Fatura jote u rrit”. Premtimet bien nga lart, por çmimet bien mbi kokën e qytetarit. Energjia elektrike qenka e lirë, por shërbimi që e përdor ka fluturuar në qiell.
    Qeveria flet për reformë, qytetari paguan reformën.
    Në Shqipërinë e sotme, filozofia e pushtetit është e thjeshtë: Thuaj çfarë të duash, bëj çfarë më intereson, paguan populli. Dhe populli dorëzohet, sepse e di se protestat e tij nuk arrijnë askund. Hesht, paguan dhe shikon fjalët e ëmbla të politikanëve të rrjedhin si ujë…, ndërsa realiteti i hidhur rritet çdo ditë mbi xhepat e tij.
     

  • Disfata e kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: U pa që populli e braktisi Ramën

    Disfata e kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: U pa që populli e braktisi Ramën

    Partia Socialiste fitoi në të pesta bashkitë më pak se një javë më parë, ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

    Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i falënderoi të gjithë kandidtatët e pavarur që garuan në këto zgjedhje dhe u shpreh se numri i vogël i pjesëmarrjeve tregoi që populli ka braktisur Edi Ramën.
    “Në vlerësimin tim, nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje. Edhe njëherë i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Por çfarë faktoi kjo? Se në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën.
    Së dyti, populli e braktisi Edi Ramën. Një braktisje ekzemplare dhe kjo tregon se, ne si opozitë duhet të kapitalizojmë zemërimin dhe revoltën që ekziston në zemrat e shqiptarëve dhe ta kthejmë në një energji të fuqishme të përmbysjes së këtij regjimi të paligjshëm në Shqipëri”, shpreh Berisha.

    Top Channel

  • “Populli ynë është vrarë nga Berisha”, Çupi shpërthen: As ushtria, as drejtësia s’i mposhtën vrasësit e 21 janarit

    “Populli ynë është vrarë nga Berisha”, Çupi shpërthen: As ushtria, as drejtësia s’i mposhtën vrasësit e 21 janarit

    Pas mbledhje së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri i vendit Edi Rama ishte i ftuar në një emision televiziv ku komentoi zhvillimet politike dhe të drejtësisë në vendin tonë.
    Analisti politik Frrok Çupi tha se kryeministri Rama mori kritika për mbështetjen që i dha Veliajt, dhe se vendimi i Kushtetueses ishte me efekt zero, pasi kryebashkiaku nuk mund ta ushtrojë detyrën nga qelia.
    Çupi e komentoi 21 janarin si një kapitull të dhunës shtetërore dhe se populli ynë është vrarë nga udhëheqja e Sali Berishës.
    “Kryeministri ka të drejtë të padiskutueshme sepse krimi qe shumë i madh. Nuk ja doli as gjykata speciale, as ushtria, as populli shqiptar që të mposhtnin vrasësit e 21 janarit. Njerëzit kanë shpresë me ndëshkimin e tyre, jo vetëm familjarët e tyre.
    Në Shqipëri është ngjarje kulmore, mos të harrojmë Gërdecin. Jemi një popull I vogël që na ka vrarë një qeveri e udhëhequr nga Sali Berisha.
    Vetë Rama si kryeministër ka bërë maksimumin për ta mbështetur Veliajn sapo është arrestuar, ka bërë atë gjë që do bënte çdo kryeministër. Një kryeministër që e ka besuar funksionin kaq të lartë të kryetarit të bashkisë. sot e kësaj dite, Rama po I thotë drejtësisë zbatoni një prej kërkesave të drejtësisë që i pandehuri të ushtrojë detyrën në gjendje të lirë.
    Manastirliu do të jetë kandidatja, pasi Veliaj në 2027 dhe nëse nuk do të ndodhte asgjë nuk do të konkuronte. Kushtetuesja do të krijojë mundësi që Veliaj të vijë urgjentisht të ushtrojë detyrën e vet deri në pikën që drejtësia të jap vendimin.
    Kushtetuesja vendimin e saj e kishte me efekt zero, nuk solli asgjë sepse Veliajn e la në burg, kandidatët i la përsëri kandidat.