Tag: populizmin

  • Lamtumirë Fatos Nano! Mban fjalën bashkëshortja, Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, shmangte populizmin dhe banalitetin

    Lamtumirë Fatos Nano! Mban fjalën bashkëshortja, Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, shmangte populizmin dhe banalitetin

    Xhoana Nano

    TIRANË- Gjatë ceremonisë mortore për Fatos Nanon, Xhoana Nano mbajti një fjalim emocionues, ku përshkroi jetën dhe virtytet e bashkëshortit të saj. Xhoana e përshkroi ish-kryeministrin si një njeri të jashtëzakonshëm, të sinqertë dhe me zemër të madhe, që besonte në vlerat evropiane, shmangte populizmin dhe banalitetin, nuk bënte gjëra përgjysmë dhe i dhuronte dashuri, miqësi dhe mirëkuptim pa kufij për të gjithë.
    “Të dashur miq e dashamirës, I nderuar zoti kryeministër, kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbasjhkëta. Është një nga ato ditë që sdo doja ta kaloja. E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.
    Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk jan. e ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që I njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen. Sepse Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte.”- shprehet Xhoana.

    /ZËRI