Në ditën e djeshme Egnatia ka mësuar rivalin për turin e parë të Champions League. Ekipi i Superiores do të përballet me Brediablik, ndërsa sot ka mësuar rivalin e dytë, të turit të dytë nëse kalon islandezët.
Egnatia do të përballet me Lech Poznan, kampion?t e Polonisë, që janë dukshëm favorit në letër. Por duke parë kundërshtarët e mundshëm, të gjithë rivalët e tjerë kishin të njëjtin koeficent vështirësie. Nëse do të kalonte edhe Lech Poznan, Egnatia do t? siguronte turin e tretë të Champions League, Play Off e Europa League dhe njëkohësisht grupet e Conference League. /Sport Ekspres/
Tag: polonisë
-

Egnatia mëson pengesën e fundit për grupet e Europës, e rrezikojnë kampionët e Polonisë
-

Pas përplasjeve me Lewandowskin, dorëhiqet trajneri i Polonisë
Përplasja në distancë me kapitenin, Robert Lewandowski, i ka kushtuar pozicionin Michal Probierz. Trajneri ka dhënë dorëheqjen nga posti i kombëtares së Polonisë.
Veprim që vjen disa ditë pasi sulmuesi Lewandowski tha se nuk do të luajë më për ekipin kombëtar nën drejtimin e tij.
Sulmuesi 36-vjeçar i Barcelonës tha se besimi i tij ishte tradhtuar dhe se ishte shumë i lënduar nga mënyra se si Probierz ia komunikoi heqjen e shiritit të kapitenit.Probierz vendosi ta zëvendësojë Lewandowskin si kapiten me mesfushorin Piotr Zielinski. 52-vjeçari u bë i pari trajner që hapi luftë me sulmuesin, ende një nga më të mirët në botë.
As rezultatet nuk ishin në krah të tij, pasi dështoi të merrte maksimumin në Ligën e Kombeve, ndërsa nuk kaloi grupin në Europianin e vitit të shkuar duke fituar vetëm një pikë. -

Jo vetëm trajneri, zbulohet rebelimi i lojtarëve të Polonisë kundër Lewandowskit
Robert Lewandowski ka njoftuar se nuk do të luajë më me Poloninë derisa trajneri Michal Probierz të largohet nga detyra. Marrëdhënia mes të dyve është krejtësisht e prishur pas vendimit të teknikut për t’i hequr atij shiritin e kapitenit, gjithçka tregon se pajtimi është i pamundur.
Media të ndryshme polake raportojnë për një rebelim të vërtetë kundër sulmuesit të Barcelonës, me detajin tronditës: lojtarët kanë duartrokitur në këmbë kur Probierz u tha se i kishte hequr shiritin Lewandowskit. Divorci mes yllit të Barcelonës dhe një pjese të rëndësishme të shokëve të skuadrës duket total.
Ka shumë versione mbi atë që ka ndodhur, por sipas mediumit “Meczyki”, gjithçka nisi në grumbullimin e marsit, kur Lewandowski vendosi ta kursente veten në ndeshjen ndaj Maltës për të ruajtur gjendjen fizike dhe të ishte në formë për Barcelonën, e cila kishte një ndeshje tri ditë më vonë.
Kjo vendimmarrje u prit keq, por akoma më keq u prit qëndrimi i tij: Lewandowski hyri në fund të ndeshjes dhe më pas kritikoi ashpër në dhomat e zhveshjes lojtarët dhe trajnerin për lojën e dobët të skuadrës. Nga aty nisën tensionet, pasi disa lojtarë e konsideruan sjelljen e tij arrogante ndaj grupit.
Situata u përkeqësua në grumbullimin e fundit, kur Lewandowski vendosi të mungonte në ndeshjet e kësaj jave, disa prej tyre të rëndësishme për të ardhmen e Polonisë. Vendimi i tij u prit keq si nga shokët e skuadrës, ashtu edhe publikisht, ndaj trajneri mori masa. Ai ia hoqi shiritin e kapitenit për t’ia dhënë Zielinskit.
Këtë vendim e komunikoi në një takim me skuadrën në hotelin “Crowne Plaza”, përpara ndeshjes së parë të kësaj “dritareje” kualifikuese ndërkombëtare. Reagimi i lojtarëve ishte unanim: duartrokitje për vendimin e Probierz, që tashmë mund të sjellë largimin përfundimtar të lojtarit më të rëndësishëm të historisë së fundit të Polonisë.
Çështja “Leëandoëski” ka hapur një debat kombëtar në Poloni dhe gjithçka tregon se federata pritet ta mbështesë trajnerin në këtë konflikt, pasi përndryshe do të rrezikonin të humbnin shumicën e lojtarëve të grupit.
Ka mendime të ndryshme në vend, por ish-futbollisti Tomasz Hajto ishte i prerë: “Asnjë lojtar nuk është mbi kombëtaren, edhe Ronaldo apo Messi. E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Lewandowski do të kishte shkuar në këtë grumbullim, edhe sikur të mos luante, për të pushuar. Janë marrë vendime shumë të këqija”. -

Levandovski tërhiqet nga Polonia, ish-lojtarët dhe mediat ‘shpërthejnë’: E ka çliruar ekipin
Robert Levandovski ka surprizuar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga përfaqësuesja e Polonisë, në shenjë proteste ndaj trajnerit Mihal Probierz. Por, në vend që kjo të shkaktonte dëshpërim, në kampin polak duket se është krijuar një atmosferë lehtësimi.
Mediat polake raportojnë se futbollistët janë çliruar pas largimit të Levandovskit, duke e cilësuar atë si një lojtar që kërkonte vazhdimisht vëmendjen dhe rolin e protagonistit, shpeshherë edhe në kurriz të shokëve të skuadrës. Mësohet se marrëdhëniet e tij me trajnerin dhe grupin ishin përkeqësuar, veçanërisht pasi ky i fundit vendosi që shiritin e kapitenit ta mbante Piotr Zielinski.
Edhe ish-lojtarët e njohur të Polonisë nuk kanë kursyer kritikat. Vojçeç Kovalczik, me 39 ndeshje me kombëtaren, u shpreh: “U soll si një idiot. Pak a shumë si disa njerëz që kur dolën rezultatet e zgjedhjeve thoshin ‘po largohem nga këtu, nuk jetohet më’.“
Grzegorz Lato, legjenda e Polonisë dhe golashënuesi më i mirë i Botërorit 1974, tha: “Nuk mund ta imagjinoj një lojtar që zgjedh trajnerin dhe e kërcënon se nuk do të luajë për sa kohë ai është në detyrë. E konsideroj të papranueshme. Mendoja se dikush po tallej në internet.” -

“Të thellojmë marrëdhëniet mes…”/ Presidenti Begaj shpreh mesazh urimi për fitoren e Presidentit të ri të Polonisë
Përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki.
Postimi i plotë në X:
Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së. -

Bajram Begaj uron Presidentin e ri të Polonisë: Vlerësojmë miqësinë mes dy shteteve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.
Postimi i Presidentit Begaj:Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.
-

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel
Eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, i cili kandidon për president të Polonisë në zgjedhjet e ardhshme, iu hoq imuniteti parlamentar.
Gjatë një vizite në një institucion shtetëror në Katoëice të Polonisë, Braun vuri re flamurin e Bashkimit Evropian pranë flamurit polak në korridor. Ai iu afrua flamurit, e hoqi dhe pastaj e hodhi në mënyrë demonstrative në dysheme.
“Emblema të tilla nuk i nënshtrohen asnjë mbrojtjeje ligjore në territorin e Republikës së Polonisë. Kjo është Polonia, jo Brukseli”, tha Brauni.
Pastaj, për ta përfunduar këtë vepër, ai e spërkati flamurin me benzinë dhe i vuri flakën në oborrin e institucionit. -

“Këtu është Poloni, jo Bruksel”/ Eurodeputeti polak Grzegorz Braun djeg flamurin e Bashkimit Evropian (Video)
Eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, i cili kandidon për president të Polonisë në zgjedhjet e ardhshme, iu hoq imuniteti parlamentar.
Gjatë një vizite në një institucion shtetëror në Katoëice të Polonisë, Braun vuri re flamurin e Bashkimit Evropian pranë flamurit polak në korridor. Ai iu afrua flamurit, e hoqi dhe pastaj e hodhi në mënyrë demonstrative në dysheme.
“Emblema të tilla nuk i nënshtrohen asnjë mbrojtjeje ligjore në territorin e Republikës së Polonisë. Kjo është Polonia, jo Brukseli”, tha Brauni.
Pastaj, për ta përfunduar këtë vepër, ai e spërkati flamurin me benzinë dhe i vuri flakën në oborrin e institucionit. -

Çelja e grupkapitullit të dytë për Shqipërinë, ministri i Jashtëm i Polonisë: Jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë!
Mbrëmjen e sotme është mbajtur konferenca e përbashkët për shtyp në Luksemburg mes ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, komisioneres për Zgjerim, Marta Kos dhe kryeministrit Edi Rama.Në fjalën e tij, Sikorski u shpreh se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë ishte e suksesshme.
Ai tha se u hap kapitulli i dytë i negociatave që ka të bëjë me tregun e përbashkët.Pjesë nga fjala e ministrit polak:
“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në fillim 2025 prita komisioneren Kos në Varshave. Zgjerimi i BE ishte në thelb të bisedimeve tona.
Pas një konferencë shumë të suksesshme ndërqeveritarë me Shqipërinë gjatë së cilës grup kapitulli i dytë i negociatave kushtuar tregut të përbashkët u çel.
Kapitujt që hapëm sot janë jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë në tregun e brendshëm të BE. Reformat e nevojshme do të rrisin mundësi tregtare dhe do ta bëjnë Shqipërinë më tërheqëse për investimet tuaja.
BE është e ardhme e mirë, e sigurt dhe e begatë, qysh që kur ne e kemi përjetuar në Poloni në 2004 dhe ata që janë larguar nga BE janë penduar.
Shpresoj që muajt e ardhshëm të kemi mundësi të zhvillojmë konferenca të tjera ndërqeveritare”. -

Konferenca në Luksenburg, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë: Tashmë u çel grupkapitulli i dytë për Shqipërinë, përgëzime për rrugëtimin drejt BE
Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të hënë mbrëma në konferencën e përbashkët për shtyp me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.
Radosłaë Sikorski tha çelja e grupkapitulli i dytë është tepër e rëndësishme dhe tashmë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE.
“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri dhe në 2025 prita Kos në Varshavë. Zgjerimi i BE ishte në fokus të diskutimeve tona. Grup-kapitujt e dytë u çelën sot, u përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjen dhe rrugëtimin e qartë drejt BE. Shumica e popullit shqiptar mbështet rrugën në të cilën jeni dhe kjo është shtysë pozitive për ne për të përshpejtuar negociata”, tha ai.Top Channel