Adriatik BALLA
Turqia për herë të dytë do të luajë në gjysmëfinale të Eurobasket. Për herë të parë arriti në këtë fazë në vitin 2001, kur e fitoi medaljen e argjendtë. Me 23 vjet e 36 ditë, Alperen Shengun është bërë lojtari më i ri që ka realizoi “triple-double” në histori të Kampionatit Evropian të basketbollit. Në çerekfinalen ndaj Polonisë, të martën, ylli i basketbollit turk, Shengun, e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. Këto janë dy gjërat kryesore momentalisht te përfaqësuesja e Turqisë.
Ka plot gjëra të tjera të rëndësishme që japin shpresë te Turqia se mund ta fitojnë Eurobasketin. Për shembull, realizimi i 11 prej 26 tentimeve për tri pikë në një ndeshje eliminuese. Po ashtu Turqia për herë të parë i kishte shtatë lojtarë që realizuan pikë dyshifrore. Statistikat tregojnë që lojtarët e Turqisë kanë shënuar 90 apo më shumë pikë në pesë ndeshje këtë verë.
Në dhjetë Evropianët e kaluar këtë Turqia e ka arritur po ashtu pesë herë. Tjetër e dhënë e rëndësishme është që Turqia është përfaqësuesja më e mirë e Eurobasketit sa u takon pasimeve. Në tri ndeshje në Letoni, lojtarët e Turqisë i kanë bërë 25 apo më shumë asistime. Këtë nuk e kanë arritur në 13 paraqitjet e kaluara në Eurobasket. Gjitha këto kanë rritur besimin te Turqia. “Mund të shkojmë deri në fund”, tha Kenan Sipahi për FIBA, pasi Turqia arriti në gjysmëfinale. Sipahi është i lindur në Prishtinë dhe është njëri prej lojtarëve startues të Turqisë. Erxhan Osmani është tjetër lojtar shumë i rëndësishëm i Turqisë.
Në çerekfinale, Turqia fitoi 91:77 ndaj Polonisë. “Po ndihemi shumë mirë. Po luajmë basketboll të shkëlqyer. Të gjithë ishim të mrekullueshëm ndaj Polonisë. Të gjithë kontribuuam”, ka thënë Cedi Osman. Ka pyetje nëse kjo është përbërja më e mirë e Turqisë ndonjëherë. Ka mendime se gjenerata e vitit 2001 është më e mira në histori. “Isha katërvjeçar atëherë. Kjo është arsyeja pse nuk më kujtohet vërtet. Por isha krenar për atë ekip. Për 12 gjigantët”, thotë Furkan Korkmaz.
Ai vlerëson se është koha që gjenerata aktuale të fitojë medaljen e dytë të Turqisë në Eurobasket. “Ne e quanim këtë gjeneratë të artë, duke thënë ‘po vjen, po vjen, kemi kohë’. Por tani është koha jonë. Me çdo dalje në fushë po e tregojmë këtë. Nuk po i fitojmë vetëm ndeshjet, por po e shijojmë edhe mënyrën se si luajmë basketboll”, ka arsyetuar optimizmin e tij Furkan. Turqia ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme në Eurobasket. Në gjysmëfinale, Turqia luan ndaj Greqisë, të premten.
Tag: polonisë
-

Basketbolli turk rikthehet në elitën e Eurobasket, të premten në gjysmëfinale me Greqinë
-

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas shkeljes së hapësirën ajrore të Polonisë nga dronët rusë duke shprehur mbështetje të plotë për këtë vend aleat, ndërsa dënoi veprimet e Rusisë.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaroi:
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve.” -

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë reagimin e tij të parë, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.
Sipas mediave të huaja, në llogarinë e tij në Truth Social, Trump ka ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me Rusinë që ka kryer këtë akt.
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, ka shkruar Trump në rrjetin social.
Kuptimi i komentit të presidentit amerikan është i paqartë, megjithëse ai mund të zgjedhë të japë më shumë hollësi më vonë sot.
Kujtojmë se më herët për këtë çështje reagoi edhe ambasadori i Uashingtonit në NATO, i cili tha se vendi do të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
Këto komente do të vinin si lehtësim për shtetet anëtare të NATO-s në Evropë, pas vërejtjeve të përsëritura të Trump që hedhin dyshime mbi angazhimin e tij ndaj aleancës. -

Presidenti Begaj: Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia
Presidenti Bajram Begaj dënon veprimet e Rusisë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë. Begaj shpreh mbështetje të plotë për Poloninë, teksa theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë.
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve”, theksoi Begaj.Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk informoi sot se një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan gjatë natës mbi hapësirën ajrore të Polonisë. Mbrëmjen e djeshme, autoritetet polake mbyllën përkohësisht aeroportin ”Chopin” të Varshavës dhe vunë mbrojtjen ajrore të vendit në gatishmëri të lartë pas raportimeve për dronë rusë që hynë vazhdimisht në hapësirën ajrore polake gjatë një vale sulmesh ajrore gjatë natës kundër Ukrainës.
-

“Shqipëria dënon shkeljen”/ Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, Begaj: Mbetemi të përkushtuar
Presidenti Bajram Begaj ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Përmes rrjeteve sociale, Begaj thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët.
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe përgëzojmë reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët”,– shkruan Begaj.
Dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës që lamë pas. Kryeministri Donald Tusk njoftoi në parlamentin e vendit se kanë qenë të paktën 19 të tillë që kanë hyrë në Poloni nga Bjellorusia. Ai saktëson se janë rrëzuar 4 prej tyre dhe se nuk ka patur të lënduar. -

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të përkushtuar ndaj unitetit të NATO-s
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi pas shkeljes së hapësirën ajrore të Polonisë nga dronët rusë duke shprehur mbështetje të plotë për këtë vend aleat, ndërsa dënoi veprimet e Rusisë.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaroi:
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve.”
-

“Dënojmë shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia”, Begaj shpreh solidaritetin: Në koordinim me NATO-n
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga forcat ruse, duke dënuar veprimin dhe shprehur mbështetje të plotë për vendin aleat.
Në një postim në rrjetet sociale ai thekson se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj ndaj unitetit të Aleancës së NATO-s dhe garantimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë vendet anëtare.
Ky reagim vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, pas zhvillimeve të fundit ushtarake pranë kufirit lindor të Aleancës.
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia.
Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe mirëpresim reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe ndaj sigurimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë Aleatëve“, shprehet Begaj.Albania condemns the violation of Poland’s airspace by Russia.
We express our full solidarity with Poland and welcome its response, in coordination with @NATO, to prevent further escalation.
Albania remains committed to the unity of the Alliance and to ensuring the collective…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 10, 2025Top Channel
-

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, reagon Trump: Ja ku jemi
Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 18:11
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas lajmit se dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë. Sipas mediave të huaja, në llogarinë e tij në Truth Social, Trump ka ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me Rusinë që ka kryer këtë akt. ”Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi”, ka shkruar Trump në rrjetin social. -

“Përshkallëzim i rrezikshëm”/Do t’i përgjigjet ndërhyrjes së NATO-s, Gjermania paralajmëron Rusinë
Gjermania mbështet vendimin e Polonisë për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s pas ndërhyrjes me dronë të Rusisë gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, Ministri i Mbrojtjes i Berlinit, Boris Pistorius, i tha Dhomës së Ulët të Bundestagut se dronët që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë ishin qartësisht të armatosur.
Sistemet gjermane Patriot u përfshinë në reagim, duke përdorur radarët e tyre për të zbuluar dronët rusë, por nuk qëlluan asnjë raketë.
Ministri i Jashtëm i vendit tha gjithashtu se Rusia nuk ishte gati për diplomaci, kështu që do të merrte “një përgjigje të fortë”.
Në një konferencë për shtyp me homologun e tij holandez, Johann Wadephul tha:
“Rusia ka pranuar në mënyrë të pamatur një përshkallëzim të rrezikshëm.
Fatkeqësisht, është e qartë se edhe pas tre vitesh, Moska ende nuk është e përgatitur të negociojë seriozisht për paqen.
Përkundrazi, Kremlini dëshiron ta nënshtrojë Ukrainën me forcë. Ne duhet dhe do t’i përgjigjemi kësaj me një përgjigje të qartë”.
-

Dronët rusë, Tirana zyrtare krah Polonisë: Solidarizohemi me aleatin tonë
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shprehur solidaritetin me Poloninë pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të saj.
Në një reagim në rrjetet sociale, MEPJ shpreh shqetësimin me aleatin e NATO-s dhe thekson se përshkallëzimet e tilla kërcënojnë sigurinë europiane.
“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë gjatë sulmit të madh të natës së kaluar ndaj Ukrainës. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Poloni dhe me NATO-n. Këto përshkallëzime të rrezikshme kërcënojnë sigurinë evropiane dhe nuk do të pengojnë unitetin tonë”, deklaroi MEFA.
Kujtojmë se gjatë natës 19 dronë rusë fluturuan në qiejt e Polonisë duke shkelur hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s.
Sistemi anti-ajror polak dhe ai i NATO-s u aktivizuan menjëherë. Polonia mobilizoi avionët F-15, të cilëve u erdhën në ndihmë edhe gjuajtësit holandezë F-35, për t’i rrëzuar.