Tag: polonia

  • ‘Tension’ në Europë/ Polonia ngre avionët luftarakë ndërsa Rusia nis sulm masiv me raketa e dronë ndaj Ukrainës

    ‘Tension’ në Europë/ Polonia ngre avionët luftarakë ndërsa Rusia nis sulm masiv me raketa e dronë ndaj Ukrainës

    Polonia ka dërguar avionë luftarakë në hapësirën e saj ajrore dhe ka mbyllur përkohësisht dy aeroporte të enjten, pasi Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë në pjesë të shumta të Ukrainës.

    Sulmi rus ishte i përqendruar kryesisht në pjesët perëndimore të Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, ndërsa dhjetëra persona u plagosën në qytetin lindor të Kharkivit, ku dronët shkatërruan ndërtesa banimi dhe shkaktuan zjarr në disa makina. Shumë rajone të Ukrainës mbetën pa energji elektrike për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
    Për shkak të kërcënimit në perëndim të vendit, Polonia dërgoi avionë luftarakë dhe aeroplanë paralajmërimi për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.
    “Çifte avionësh luftarakë të reagimit të shpejtë dhe një aeroplan paralajmërues janë ngritur në fluturim,” tha Komanda operacionale polake, duke shtuar se sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët janë në gjendje të gatishmërisë më të lartë. Aeroportet Rzeszow dhe Lublin u mbyllën përkohësisht për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, por më pas u hapën sërish.
    Ky sulm ndodhi pak orë pas mbërritjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi, ku ai u takua me homologun Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar rifillimin e bisedimeve për paqen dhe shkëmbimin e ushtarëve të marrë peng. Rusia nuk është pjesë e këtyre bisedimeve, ndërsa Turqia ka luajtur rol ndërmjetësues.
    Aleatët e NATO-s kanë intensifikuar fluturimet e avionëve luftarakë muajt e fundit për të ndaluar sulmet ruse apo armët që kanë kaluar kufijtë e tyre. Polonia ka qëndruar veçanërisht vigjilente për shkak të luftës ruse në Ukrainë. Në shtator, avionët polakë shkatërruan disa dronë rusë që kishin depërtuar në hapësirën ajrore të vendit, në një incident që NATO e quajti “shumë të rrezikshëm.” Ky ishte hera e parë që NATO-ja qëlloi ndaj objektivave gjatë luftës në Ukrainë.

    Top Channel

  • Polonia në fazë para-lufte, gjenerali polak: Rusia po intensifikon operacionet sabotuese dhe sulmet kibernetike

    Polonia në fazë para-lufte, gjenerali polak: Rusia po intensifikon operacionet sabotuese dhe sulmet kibernetike

    Polonia është në gatishmëri të lartë pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerali Wisław Kukula, tha se Rusia “ka filluar përgatitjet për luftë” dhe se vendi i tij “ka hyrë në një fazë para-lufte”.

    Në të njëjtën kohë, Varshava po denoncon sabotimin dhe sulmet kibernetike me origjinë ruse, ndërsa Kryeministri Donald Tusk njoftoi se shpërthimi i fundit në një linjë hekurudhore pranë Varshavës ishte një akt i pashembullt sabotimi.
    Gjenerali Kukulka, duke folur më 17 nëntor në radion publike të Polonisë Polskie Radio, theksoi se “Rusia tashmë ka filluar periudhën e përgatitjes për luftë” dhe se po “krijon një mjedis të favorshëm për agresion të mundshëm në tokën polake”. Siç tha ai, “kushdo që ka përjetuar luftë e di se ajo që po përjetojmë tani nuk është luftë, por një situatë para luftës – një formë lufte hibride”.
    Komentet e gjeneralit polak erdhën disa orë para se Kryeministri Donald Tusk të zbulonte se një pjesë e linjës hekurudhore midis Varshavës dhe Lublinit ishte hedhur në erë “në një akt sabotimi të paprovokuar”. Vija është një korridor thelbësor për ndihmën perëndimore për Ukrainën, dhe Tusk e quajti sulmin një “përpjekje të rrezikshme për destabilizim”.
    Edhe pse Polonia nuk i ka emëruar zyrtarisht autorët, zyrtarët qeveritarë kanë shprehur shqetësim për numrin në rritje të incidenteve të sabotimit dhe spiunazhit që i atribuohen shërbimeve të inteligjencës ruse ose bjelloruse.
    Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha tha se shpërthimi “mund të jetë një tjetër sulm hibrid rus, i projektuar për të testuar reagimet e NATO-s dhe aleatëve të saj”.
    Gjenerali Kukulka theksoi gjithashtu se “ne po jetojmë në një periudhë të vazhdueshme para luftës, edhe Lufta e Ftohtë ishte një periudhë e tillë”. Ai shpjegoi se sfida është “të menaxhohet siç duhet kjo fazë përmes një politike efektive të parandalimit, bazuar si në aftësitë tona mbrojtëse ashtu edhe në qëndrimin e qytetarëve”.
    Varshava tashmë ka rritur masat e saj mbrojtëse. Në shtator, forcat polake dhe aleate rrëzuan dronë rusë brenda hapësirës ajrore polake – i pari që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Incidenti shkaktoi diskutime të gjera brenda NATO-s rreth mundësisë së rrëzimit të avionëve rusë që shkelin hapësirën ajrore aleate në të ardhmen.
    Në të njëjtën kohë, shërbimi i inteligjencës gjermane (BND) paralajmëroi më 13 tetor se Rusia “është gati të testojë kufijtë e Evropës” dhe se Moska “mund të përshkallëzojë situatën në çdo kohë” përmes sulmeve me dronë ose avionëve luftarakë. Këto vlerësime plotësojnë deklaratat e Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, se vera e kaluar “mund të ketë qenë vera e fundit paqësore për Evropën” dhe se një konflikt i mundshëm NATO-Rusi “nuk mund të përjashtohet para vitit 2029”.
    Moska u përgjigj duke i përshkruar deklaratat si “retorikë agresive” dhe duke pretenduar se “nuk ka dyshim se kush po vepron si agresor”. Megjithatë, për Varshavën, ngjarjet e ditëve të fundit konfirmojnë se Polonia është në qendër të një forme të re lufte, ku kërcënimi ushtarak kombinohet me sabotim, sulme kibernetike dhe propagandë.
    “Gjithçka varet nga qëndrimi ynë”, përfundoi Koukoula. “Nëse arrijmë ta pengojmë armikun, do ta shmangim luftën, nëse jo, do ta inkurajojmë atë të sulmojë”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Polonia rihap dy pika kufitare me Bjellorusinë

    Polonia rihap dy pika kufitare me Bjellorusinë

    Polonia rihapi këtë të hënë dy pika kufitare me Bjellorusinë, të cilat ishin të mbyllura për disa vite për shkak të fluksit të konsiderueshëm të emigrantëve dhe tensioneve me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Moskës.

    “Dy pika janë rihapur”, tha zëdhënësi i policisë kufitare Andriy Yuzviak.

    Sipas qeverisë, rihapja e kalimeve u bë e mundur falë faktit se kufijtë lindorë të Polonisë dhe Bashkimit Evropian tani janë më të sigurt.

    Polonia ka ndërtuar një gardh metalik përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, të cilën Varshava e akuzon për orkestrimin e fluksit të emigrantëve me Moskën, në një përpjekje për të destabilizuar Poloninë dhe BE-në Varshava gjithashtu dërgoi njësi ushtarake në vendngjarje.

    Shoferët e kamionëve tani mund të kalojnë kufirin polako-bjellorus nga tre pika, Kuznica Bialostocka dhe Bobrovniki, si dhe Terespol, i cili ishte mbyllur përkohësisht nga Polonia pas stërvitjeve ushtarake ruso-bjelloruse të organizuara pranë territorit të saj në shtator.

  • Frikë nga sulmet ruse, Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

    Frikë nga sulmet ruse, Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

    Foto ilustruese

    POLONI- Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit: Polonia po i fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe stërvitje ushtarake vullnetare. Programi “Në Gatishmëri” përfshin nga trajnime se si të mbijetosh deri te mbrojtja nga sulmet kibernetike. Vetëm këtë vit pritet të trajnohen 20,000 vetë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Varshavë. Deri në vitin 2026 ky numër pritet të arrijë në 400,000.
    Ky është programi më i madh stërvitor ushtarak në historinë e Polonisë. Arsyeja është qëndrimi i Rusisë, të cilën Polonia e sheh gjithnjë e më shumë si kërcënim.
    Faza pilot e projektit fillon më 22 nëntor, tha Ministri i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz në Varshavë. “Po jetojmë në kohët më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vendin fqinjë, në Ukrainë, po zhvillohet luftë, ka akte sabotimi në Detin Baltik dhe beteja në hapësirën kibernetike”, tha Kosiniak-Kamysz. Këto janë edhe arsyet pse po zhvillohet ky program.
    Rezervim përmes aplikacionit
    Programi u drejtohet “të gjithë qytetarëve polakë që dëshirojnë të marrin pjesë”: fëmijë, punëtorë, pensionistë – me fjalë të tjera, civilë polakë të pothuajse të gjitha grupmoshave. Vullnetarët do të trajnohen si individualisht ashtu edhe në grupe.
    Programi përbëhet nga katër module: njohuri bazë për temën e sigurisë, aftësitë për të mbijetuar, ndihma e parë dhe siguria kibernetike. Sesionet e trajnimit zhvillohen gjatë fundjavave, dhe secili modul zakonisht zgjat një ditë.
    Ministria e Digjitalizimit njoftoi se qytetarët e interesuar mund të regjistrohen përmes aplikacionit të administratës shtetërore “mObywatel”.
    E kërcënuar nga Rusia 
    Gjatë prezantimit të programit “Në Gatishmëri” zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezaryk Tomczyk, bëri të qartë se qëllimi i tij është “të forcojë aftësitë mbrojtëse kombëtare dhe rezistencën shoqërore” për shkak të luftës në Ukrainë, e cila po vazhdon prej më shumë se tre vjet e gjysmë.
    Sipas sqarimeve të tij kurset dhe stërvitjet në kuadër të programit “Në gatishmëri” nuk janë të barabarta me shërbimin në ushtri; në fund t tyre nuk bëhet betim apo regjistrim në listën e rezervistëve./DW

  • Polonia do të stërvisë ushtarakisht rreth 400.000 persona  në vitin 2026

    Polonia do të stërvisë ushtarakisht rreth 400.000 persona në vitin 2026

    Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për t’i stërvitur rreth 400.000 njerëz në vitin 2026, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes.
    E nxitur prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Polonia tani shpenzon për mbrojtjen më shumë nga prodhimi i brendshëm bruto (PBB) se çdo anëtar tjetër i NATO-s.
    Ajo tani ka ushtrinë e tretë më të madhe në aleancë, me një personel prej 216,000 vetash, dhe synon ta rrisë edhe më shumë ushtrinë në dekadën e ardhshme.

    Programi “Në Gatishmëri” do të jetë vullnetar dhe i hapur për të gjithë qytetarët, nga nxënësit e shkollave, tek të rriturit e punësuar, kompanitë dhe të moshuarit.
    Ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, e ka cilësuar këtë program si “stërvitja më e madhe mbrojtëse në historinë polake”.
    Programi do të ofrojë kurs bazik për sigurinë, stërvitje për mbijetesë, udhëzime mjekësore dhe mësime për higjienën kibernetike.
    “Vetëm në nëntor dhe dhjetor (…) ne do të trajnojmë rreth 20.000 njerëz në trajnim individual, por numri i përgjithshëm…, për të gjitha format e trajnimit, është rreth 100.000 njerëz”, tha në një konferencë zëvendësministri i mbrojtjes, Cezary Tomczyk.
    Ministria synon t’i stërvitë vitin e ardhshëm afërsisht 400.000 njerëz “individualisht, në grupe, si pjesë e programit ‘Edukimi me Ushtrinë’, në trajnimin e rezervës dhe në shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe vullnetar”, shtoi Tomczyk.
    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, Wieslaw Kukula, tha se programi ka dy synime kryesore; të forcojë qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve, dhe të rrisë disponueshmërinë, gatishmërinë dhe kapacitetin e rezervave.
    Programi u bë i ditur për herë të parë nga kryeministri Donald Tusk në mars për të “ndërtuar një ushtri rezervistësh” mes shqetësimeve të shtuara të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

  • Polonia do të stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz në vitin 2026

    Polonia do të stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz në vitin 2026

    Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për t’i stërvitur rreth 400.000 njerëz në vitin 2026, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes.
    E nxitur prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Polonia tani shpenzon për mbrojtjen më shumë nga prodhimi i brendshëm bruto (PBB) se çdo anëtar tjetër i NATO-s.
    Ajo tani ka ushtrinë e tretë më të madhe në aleancë, me një personel prej 216,000 vetash, dhe synon ta rrisë edhe më shumë ushtrinë në dekadën e ardhshme.

    Programi “Në Gatishmëri” do të jetë vullnetar dhe i hapur për të gjithë qytetarët, nga nxënësit e shkollave, tek të rriturit e punësuar, kompanitë dhe të moshuarit.
    Ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, e ka cilësuar këtë program si “stërvitja më e madhe mbrojtëse në historinë polake”.
    Programi do të ofrojë kurs bazik për sigurinë, stërvitje për mbijetesë, udhëzime mjekësore dhe mësime për higjienën kibernetike.
    “Vetëm në nëntor dhe dhjetor (…) ne do të trajnojmë rreth 20.000 njerëz në trajnim individual, por numri i përgjithshëm…, për të gjitha format e trajnimit, është rreth 100.000 njerëz”, tha në një konferencë zëvendësministri i mbrojtjes, Cezary Tomczyk.
    Ministria synon t’i stërvitë vitin e ardhshëm afërsisht 400.000 njerëz “individualisht, në grupe, si pjesë e programit ‘Edukimi me Ushtrinë’, në trajnimin e rezervës dhe në shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe vullnetar”, shtoi Tomczyk.
    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, Wieslaw Kukula, tha se programi ka dy synime kryesore; të forcojë qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve, dhe të rrisë disponueshmërinë, gatishmërinë dhe kapacitetin e rezervave.
    Programi u bë i ditur për herë të parë nga kryeministri Donald Tusk në mars për të “ndërtuar një ushtri rezervistësh” mes shqetësimeve të shtuara të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia./rel

  • Polonia shtyn rihapjen e kufijve me Bjellorusinë në solidaritet me Lituaninë

    Polonia shtyn rihapjen e kufijve me Bjellorusinë në solidaritet me Lituaninë

    Varshava tha të enjten se nuk do të rihapë më shumë kalime kufitare me aleatin e ngushtë rus, Bjellorusinë, deri të paktën në mesin e nëntorit, në një veprim që synon të tregojë solidaritet me anëtaren tjetër të NATO-s, Lituaninë, mes shqetësimeve të shtuara për sigurinë.
    Polonia e mbylli kufirin e saj me Bjellorusinë gjashtë javë më parë për shkak të asaj që Varshava i quajti ushtrime ushtarake “shumë agresive” të udhëhequra nga Rusia në territorin bjellorus, disa ditë pasi 21 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake.
    Lituania mbylli kufirin e saj tokësor me Bjellorusinë këtë javë në përgjigje të ndërprerjeve të hapësirës ajrore nga kontrabanda e “balonave” dhe tha të mërkurën se ato do të mbeten të mbyllura deri në fund të nëntorit.

    Polonia që atëherë ka rihapur një kalim kufitar rrugor me Bjellorusinë për makina dhe autobusë, dhe një për kamionë mallrash, dhe kryeministri Donald Tusk tha këtë javë se Varshava do të ishte gati të rihapte dy kalime të tjera kufitare në nëntor.
    Ai nuk caktoi një datë dhe, pas bisedimeve me Tuskun të mërkurën, kryeministrja lituaneze Inga Ruginiene tha se Polonia kishte rënë dakord të shtynte rihapjen e këtyre kalimeve kufitare.
    “Biseda (me Tuskun) ishte shumë gjithëpërfshirëse dhe e detajuar. Dhe vendosëm që kryeministri polak do të shtyjë hapjen e kufirit (me Bjellorusinë)”, ka thënë Ruginiene në një konferencë për shtyp të enjten.
    “Kjo do të thotë që po koordinojmë veprimet tona. Dhe për momentin, kufijtë do të mbyllen si në Poloni ashtu edhe në Lituani”, shtoi Ruginiene.
     

  • Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

    Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

    Polonia nuk e përjashton mundësinë e një urdhër-arresti për Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një fluturimi të mundshëm mbi vend, në rrugën e tij drejt Hungarisë, ku ai është planifikuar të udhëtojë për një samit të ri me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski e deklaroi këtë në një intervistë me Polskie Radio 24.
    “Nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do të lëshojë një urdhër-arresti me qëllim dorëzimin e të dyshuarit në Gjykatën e Hagës”, vazhdoi ai. Varshava, bëri të qartë ai, “nuk e përjashton një arrestim” dhe mund ta detyrojë aeroplanin të ulet pas urdhër-arresti të lëshuar nga ICTY.
    “Unë besoj se pala ruse është në dijeni të kësaj, dhe për këtë arsye, nëse ky takim më në fund zhvillohet, shpresojmë që aeroplani të ndjekë një itinerar tjetër”, tha Sikorski, duke iu referuar një itinerari që duhet të shmangë fluturimin mbi Ukrainë me çdo kusht, por që do të duhet të kalojë hapësirën ajrore të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian.
    Sikjorski diskutoi mundësinë e fluturimit mbi Turqinë, Malin e Zi dhe Serbinë dhe shprehu kritika të përtërira ndaj Hungarisë:
    “Fakti që një vend i BE-së do të ftonte presidentin rus nuk është vetëm një katastrofë, por gjithashtu tregon pozicionin e vendit jo si pjesë e Perëndimit, por si një pikë e mesme midis Perëndimit dhe Rusisë”, u ankua ai.

  • VIDEO/ Danimarka mund Greqinë në kualifikueset e botërorit, fitojnë Kroacia e Polonia

    VIDEO/ Danimarka mund Greqinë në kualifikueset e botërorit, fitojnë Kroacia e Polonia

    Këtë të dielë u luajtën sfidat e radhës në kualifikueset e botërorit. Danimarka ia doli të triumfojë 3-1 ndaj Greqisë, në takimin e vlefshëm për grupin C.
    Ky sukses bën që danezët të jenë në vendin e parë me 10 pikë, po aq sa edhe Skocia e vendit të dytë.

    Në grupin L, asnjë problem për Kroacinë, me këta të fundit që mundën pastër 3-0 Gjibraltarin. Në grupin G, Polonia fiton 0-2 ndaj Lituanisë. Në grupin H, Austria bie 1-0 në Rumani.
    © BalkanWeb