Tag: polonia

  • “Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci

    “Siguria e shqiptarëve nënkupton sigurinë e turistëve polakë”/ Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak: BE është garanci

    Kryetar i Grupit Poloni-Shqipëri në parlamentin polak, Bartosh Romoviç, foli nga Pogradeci rreth sigurisë së turistëve në vend.

    Ai tha se një vend i sigurt për shqiptarët, është një vend i sigurt për turistët polakë, që në vend janë në një numër të konsiderueshëm.
    “Siç e dimë mirë Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të BE-së. Jame duke u diskutuar fazat e mëtejshme të negociatave. Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre që kanë përshkruar të njëjtën rrugë më përpara. Mos të harrojmë se nga turistët që vizitojnë Shqipërinë një grup shumë i madh përbëhet nga polakët dhe statistikat tregojnë se grupi vijon gjithmonë duke u rritur. Prandaj mendoj që aq më tepër janë të vlefshme bisedat dypalëshe shqiptaro- polake sepse siguria e shqiptarëve dhe siguria e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë.
    Mendoj që një BE e fortë është një garanci për sigurinë në botë. Polonia me popullsinë e saj prej 38 milion banorësh është prej elementëve të rëndësishëm të këtij organizmi politik. Atje ku është perspektiva që BE- ja të zgjerohet atje Polonia duhet të jetë e pranishme. Mendoj që vetë shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilat janë ato pritshmëri që duhet të përmbushin në mënyrë që të afrohen me qytetarët e BE-së. Kurse ne nga ana jonë mund t’ju ofrojmë pra dijet tona si mund ta bëni këtë gjë.
    Unë mund t’ju them diçka nga pikëvështrimi im pasi unë jam banor i një vendi që ndodhet 7 km larg kufirit me Ukrainën. Përpara se te bëhesha deputet i Parlamentit të Polonisë për 7 vite kam shërbyer si Kryetar Bashkie i një prej qytezave të vogla por që gjendet në kufirin polako- ukrainas. Dua të shpreh këtu pikëpamjet e të gjithë polakeve pavarësisht se ku banojnë dhe cilat janë bindjet e tyre politike. Ne e themi hapur , ishte Rusia ajo që e sulmoi Ukrainën. Polonia e thotë hapur një gjë të tillë që prej fillimit të konfliktit dhe përpiqet ti ofrojë Ukrainës mbështetjen dhe ndihmën e vetë brenda mundësive. Nuk duhet te bëjmë lëshime lidhur me faktin qe këtij konflikti i duhet dhënë fund, por ti jepet fund pa e dëmtuar popullatën ukrainase . Aq më pak duhet të tregojmë që kemi një qëndrim që priret kah lëshimi, sepse lëshimet që ne bëjmë sot janë nxitje për diktatorët e sotëm por edhe të nesërm. Mendoj që mbështetja ndaj Ukrainës është e nevojshme dhe jo vetëm mbështetja që jep Polonia apo BE-ja dhe SHBA por mbështetja e gjithë botës. Mendoj që kjo është në interesin e të gjithëve përfshirë edhe shtetin shqiptar”, tha Bartosh Romoviç.

    Top Channel

  • Bartosh Romoviç: Rëndësia e bashkëpunimit polako-shqiptar dhe perspektiva europiane e Shqipërisë

    Bartosh Romoviç: Rëndësia e bashkëpunimit polako-shqiptar dhe perspektiva europiane e Shqipërisë

    Kryetar i Grupit Poloni–Shqipëri në Parlamentin Polak, Bartosh Romoviç thekson mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin europian të Shqipërisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, nga siguria tek zhvillimi ekonomik.

    Ai nënvizon përvojën e Polonisë në procesin e integrimit europian dhe gatishmërinë për ta ndarë këtë përvojë me Shqipërinë, ndërsa thekson rolin e rëndësishëm që luan Polonia brenda BE-së.

    Në deklaratë Romoviç trajton edhe çështjet e sigurisë në rajon, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Polonisë për Ukrainën dhe rëndësinë e unitetit ndërkombëtar për t’i bërë ballë agresionit rus.

    Pjesë nga deklarata

    ” Siç e dimë mirë Shqipëria është në rrugën drejt integrimit të BE-së. Jame duke u diskutuar fazat e mëtejshme të negociatave.

    Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhe të ndjekë Shqiperia, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre  që kanë pershkruar të njëjtën rrugë më përpara.

    Mos të harrojmë se nga turistët që vizitojnë Shqipërinë një grup shumë i madh përbëhet nga polakët dhe statsitikat tregojnë se grupi vijon gjithmonë duke u rritur. Prandaj mendoj që aq më tepër janë të vlefshme bisedat dypalëshe  shqiptaro- polake sepse siguria e shqiçtarëve dhe sigura e Shqipërisë nënkupton edhe sigurinë e turistëve polakë që vizirojnë Shqipërinë. 

    Mendoj që një BE e fortë është një garanci pëe sigurinë në botë. Polonia me popullsinë e saj prej 38 milion banorësh është prej elementëve të rëndësishëm të këtij organizmi politik.

    Atje ku është preapektiva që BE- ja të zgjerohet atje Polonia duhet të jetë e pranishme. Mendoj që vetë shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se cilat janë ato pritshmëri që duhet të përmbushin në menyrë që të afrohen me qytetarët e BE-së. Kurse ne nga ana jonë mund t’ju ofrojmë pra dijet tona si mund ta bëni këtë gjë.

    Unë mund t’ju them diçka nga pikëvështrimi im pasi unë jam banor i një vendi që ndodhet 7 km larg kufirit me Ukrainën. Përpara se te bëhesha deputet i Parlamentit të Polonisë për 7 vite kam shërbyer si Kryetar Bashkie i një prej qytezave të vogla por që gjendet në kufirin polako- ukrainas.

    Dua të aëshpreh ketu pikpamjet e të gjithë polakeve pavarsisht se ku banojnë dhe cilat janë bindejet e tyre politike . Ne e themi hapur , ishte Rusia ajo që e sulmoi Ukrainën. Polonia e thotë hapur një gjë të tillë që prej fillimit të konfliktit dhe përpiqet ti ofrojë Ukrainës mbështetjen dhe ndihmën e vetë brenda mundësive. Nuk duhet te bëjmë lëshime  lidhur me faktin qe këtij komflikti i duhet dhënë fund, por ti jepet fund pa e dëmtuar popullaten ukrainase .

    Aq më pak duhet të tregojme që kemi një qëndrim që priret kah lëshimi, sepse lëshimet që ne bëjmë sot janë nxitje për diktatorët e sotëm por edje të nesërm. Mendoj që mbështetja ndaj Ukrainës është e nevojshme dhe jo vetëm mbeshtetja që jep Polonia apo BE-ja dhe SHBA por mbështetja e gjithë botës. Mendoj që kjo është në interesin e të gjithëve  përfshirë edhe shtetin shqiptar.”

  • Polonia synon të këmbejë avionët sovjetikë me dronët ukrainas

    Polonia synon të këmbejë avionët sovjetikë me dronët ukrainas

    Polonia planifikon t’ia japë pjesën e mbetur të aeroplanëve luftarakë MiG-29, të epokës sovjetike, Ukrainës në këmbim të teknologjisë për dronët, tha Ministria e Mbrojtjes më 10 dhjetor.
    Polonia ka zëvendësuar aeroplanët e saj të vjetër sovjetikë me avionë F-16 të prodhimit amerikan dhe FA-50, të prodhimit të Koresë së Jugut, dhe pret dorëzimin e 32 aeroplanëve F-35 që ka porositur në SHBA.
    “MiG-ët po arrijnë fundin e shërbimit të tyre, që do të thotë se do të tërhiqen nga ushtria polake dhe ne po diskutojmë për transferimin e tyre në palën ukrainase”, tha ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, për radion publike polake, Trojka.

    Sipas Kosiniak-Kamysz, ky këmbim mund të përfshijë po ashtu “transferimin e teknologjive, për shembull në fushën e dronëve dhe raketave nga Ukraina në Poloni”.
    Polonia, e cila i ka dhënë shumë nga avionët e saj MiG-29 Ukrainës pasi Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj, ende ka edhe 14 avionë të tillë, sipas raporteve mediale.
    “Bisedimet po vazhdojnë, dhe jemi të vendosur t’i finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Kosiniak-Kamysz.
    Ai shtoi se Polonia po përfiton tashmë nga ekspertiza ukrainase në trajnimin ushtarak për dronë.
    “Ukrainasit janë më të mirët sa i përket dronëve në mesin e të gjitha vendeve me të cilat kemi marrëdhënie të mira”.
    Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është ndër mbështetëset më të fuqishme të Ukrainës, duke shërbyer si qendër për dërgesat ushtarake dhe humanitare drejt Kievit.

  • Shorti i Botërorit? Çutra: Mendjen te Polonia në Play Off, ky është rivali i Shqipërisë

    Shorti i Botërorit? Çutra: Mendjen te Polonia në Play Off, ky është rivali i Shqipërisë

    Në Washington u hodh shorti i Botërorit, teksa në rast kualifikimi, Shqipëria do jetë në grup me ekipe si Holanda, Japonia dhe Tunizia.
    Për gazetarin Igli Çutra, kuqezinjtë duhet të mendojnë vetëm për fazën Play Off, ku fillimisht gjejmë Poloninë e më pas fituesin e Ukrainë-Suedi.

    “Shpresoj që djemtë të mos e kenë parë shortin. Shpresoj që të mos ndikohemi, nga një short hipotetik.
    Vlen për ekipet e mëdha, biles as Italia nuk do t’ia dijë pasi është fillimisht në Play Off. Është shumë herët për të folur. Rivali ynë është Polonia, le t’i marrim me radhë.”- tha Çutra.
     

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, Polonia arreston dy shtetas ukrainas dhe tre bjellorusë

    Të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, Polonia arreston dy shtetas ukrainas dhe tre bjellorusë

    Prokuroria e Polonisë njoftoi sot se ka arrestuar dy shtetas ukrainas dhe tre bjellorusë, të cilët dyshohen se vepronin me urdhra të shërbimeve të huaja të inteligjencës, në një periudhë kur Varshava paralajmëron për përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar vendet që mbështesin Kievin.

    Polonia pretendon se është vënë në shënjestër të zjarrvënieve dhe sulmeve kibernetike, të cilat i konsideron pjesë të “luftës hibride” që, sipas saj, Rusia po zhvillon për të minuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Moska i ka mohuar këto akuza.

    Të dyshuarit, Oleksandr.S dhe Sofia Ts., të përmendur si qytetarë të Ukrainës, si dhe bjellorusët Viktoria M., Anton M. dhe Vladimir.U, u arrestuan nga policia dhe shërbimet e inteligjencës më 25 dhe 26 nëntor, konfirmon prokuroria.

    Sipas autoriteteve, aktivitetet e tyre përfshinin fotografimin dhe dërgimin e imazheve të infrastrukturës kritike dhe lokacioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare gjatë vitit 2024 dhe muajve të parë të 2025.

    “Për këto veprime, të dyshuarit paguheshin në kriptomonedha,” thuhet në njoftimin e prokurorisë. Spiunazhi në Poloni dënohet me 5 deri në 30 vite burg.
    Tre nga të dyshuarit janë vendosur në paraburgim për tre muaj, ndërsa i mituri është dërguar në një qendër ndalimi për të mitur. Vladimir.U nuk u arrestua për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por iu ndalua dalja nga vendi.

    “Hetimi lidhet me përfshirjen e personave… në aktivitete për llogari të shërbimeve të huaja të inteligjencës kundër Republikës së Polonisë, nga marsi 2024 deri në shkurt 2025, në Rzeszow, Varshavë, Lódź dhe zona të tjera,” thuhet në deklaratën e prokurorisë.

    “Veprimet përfshinin fotografimin dhe shpërndarjen e imazheve të infrastrukturës kritike, si dhe vendosjen e posterëve dhe krijimin e grafiteve.”

  • A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?

    A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?

    Ashpërsohet retorika e Varshavës: A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?
    Nga Eljanos Kasaj*
    Varshavë(Warszawa), Poloni-Në një intervistë të publikuar nga podkasti britanik “Pjesa tjetër është politikë”, Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski tha se polakët “do të hanin bar sesa të bëheshin sërishmi një koloni ruse”.
    Zoti Sikorski tha më tej se ishte pikërisht kundërshtimi publik në Poloni ndaj kërcënimit të mundshëm të “ekspansionizmit rus” arsyeja pse vendi i tij ka nivele kaq të larta të shpenzimeve për mbrojtjen, madje edhe në kurriz të financimit në fusha të tjera.
    Këto deklarata nuk qenë surprizuese, por një vazhdim i atyre që zoti Sikorski kishte dhënë pak më parë për median kombëtare polake “Telewizja Polska World” se Varshava do të paguajë “çfarëdo që të duhet” për të mbrojtur vendin, duke shtuar: “gjithmonë ka një kompromis midis armëve dhe gjalpit”-një parrullë kjo e ngjashme me atë sovjetike të kohës së Leonid Brezhnjevit, e cila ironizonte zgjedhjen e qeverisë sovjetike, që shikonte si më të rëndësishme topat e artilerisë se sa mungesën e topave të gjalpit nëpër dyqane.
    Por, pavarësisht patosit patriotik, këto deklarata të ashpëra duke se kanë pasur një efekt krejtësisht të kundërt në sytë e opiniot publik, ku shumë qytetarë polak i kanë hedhur poshtë si të ekzagjeruara dhe të padobishme.
    Në intervistat e fundit e zhvilluara nga mediat polake treguan se banorët e Varshavës e hodhën poshtë retorikën e qeverisë në lidhje me luftën, me disa që akuzuan zyrtarët për amplifikimin e kërcënimeve për të justifikuar shpenzimet e çmendura të mbrojtjes dhe vendimet e politikës së jashtme.
    Në qershor, vendet anëtare të Aleancës së  NATO-s – përveç Spanjës – ranë dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, me Poloninë që në shtator u zotua të arrijë 4.8% vitin e ardhshëm, pra në 2026.
    Vlen të theksohet se Polonia ka ushtrinë e tretë më të madhe në NATO për sa i përket numrit të personelit (rreth 216, 100 ushtarë aktiv), sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Aleanca, duke e renditur atë të tretën pas SHBA-së dhe Turqisë.
    *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni
     

  • Polonia akuzon një ukrainas të tretë për ndihmë ndaj Rusisë në sabotimin hekurudhor

    Polonia akuzon një ukrainas të tretë për ndihmë ndaj Rusisë në sabotimin hekurudhor

    Prokurorët polakë kanë arrestuar një ukrainas të dyshuar për bashkëpunim me Rusinë për të sabotuar një hekurudhë , thanë ata të hënën.

    Polonia, një aleat i rëndësishëm në luftën e Kievit kundër pushtimit rus, ka ngritur tashmë akuza në mungesë ndaj dy ukrainasve të tjerë për shpërthimin në linjën Varshavë-Lublin që lidh Varshavën me kufirin ukrainas, shkruan Reuters.

    Polonia thotë se dy burrat – të identifikuar si Oleksandr K. dhe Yevhenii I. – ikën në Bjellorusi dhe dëshiron që ata të ekstradohen.

     

  • VIDEO/ Polonia në short dhe Jasir Asani e feston me 2 gola dhe njëri nga distanca, nis “të qajë” në festim

    VIDEO/ Polonia në short dhe Jasir Asani e feston me 2 gola dhe njëri nga distanca, nis “të qajë” në festim

    Jasir Asani ka shënuar dy gola për Esteghalin në ditën e sotme. Pavarësisht se nuk po preferohet nga Silvinjo, me Esteghalin futbollisti shqiptar ndodhet në një super formë prej kohësh. Ai u aktivizua në pjesën e dytë pas udhëtimit dhe mungesës me ekipin për shkak të ndeshjeve të Shqipërisë. Në ditën e djeshme Polonia u mësua se do të ishte në gjysmëfinale ndaj Shqipërisë, një kundërshtar që Asani i shënoi nga distanca në të kaluarën.
    Kështu Asani e festoi shortin duke realizuar dy gola sot me Esteghlan, për të fituar 2-1 ndaj Padyab në ndeshjen e Kupës. Në fillim Asani shënoi nga penalltia dhe më pas me një goditje dënimi të devijuar, ndërsa topi shkoi në rrjetë. Në fund Asani dha spektakël edhe në festim “duke qarë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Varshava akuzon Moskën për ‘terrorizëm shtetëror’”, DW: Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

    “Varshava akuzon Moskën për ‘terrorizëm shtetëror’”, DW: Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

    poloni

    POLONI- Polonia po bëhet gjithnjë e më shumë një shënjestër sulmesh. Pas sabotimit në një rrugë hekurudhore strategjikisht të rëndësishme, Ministri i Jashtëm Radosław Sikorski akuzon Rusinë për “terrorizëm shtetëror”.
    Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrjetin hekurudhor polak. “Nuk ishte një akt sabotimi si më parë, por terrorizëm shtetëror, sepse qëllimi i tij i qartë ishte të shkaktonte viktima njerëzore”, tha Sikorski në parlament në Varshavëtë mërkurën.
    “Një vend i huaj dërgoi njerëz të përgatitur mirë, të cilët vetëm për fatin tonë të mirë nuk e arritën qëllimin e tyre”, shtoi Ministri i Jashtëm polak, duke akuzuar shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU për punësimin e njerëzve për “punë të ndyra”. Ai më pas u tha gazetarëve se konsullata ruse në Gdansk, posti i fundit konsullor rus i mbetur në Poloni, do të mbyllet.
    Tusk: Incidenti më serioz që nga sulmi ndaj Ukrainës
    Një ditë më parë, Kryeministri polak Donald Tusk e quajti incidentin si “goditjen ndoshta më serioze për sigurinë e vendit që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë”. Ai theksoi se kjo “ka kaluar një vijë të caktuar”.
    Të gjitha linjat hekurudhore në Poloni tani janë në nivelin e dytë më të lartë të gatishmërisë – Charlie. Rregulloret përcaktojnë siguri 24-orëshe në objektet e rëndësishme hekurudhore, si dhe armatosjen e rojeve me municion të vërtetë. Masat e rrepta të sigurisë pritet të jenë në fuqi deri në fund të shkurtit.
    Forcave polake të sigurisë iu deshën vetëm 70 orë për të identifikuar të dyshuarit në të dy aktet e sabotimit. Të dielën në mëngjes, një makinist treni në linjën Varshavë-Lublin ndaloi trenin pranë Mikës për shkak të dëmtimeve serioze në shina dhe njoftoi menaxhmentin e Hekurudhave Shtetërore Polake (PKP). Pak më vonë, një tjetër vend i dëmtuar u zbulua pranë Pulawy në këtë rrugë hekurudhore strategjikisht të rëndësishme që të çon nga kryeqyteti polak në kufirin ukrainas.
    Dy ukrainas në shërbim të Rusisë
    Të dyshuarit janë dy shtetas ukrainas që kanë bashkëpunuar me inteligjencën ruse për një kohë të gjatë. Identitetet e tyre dihen. Njëri u dënua në Lviv të Ukrainës në maj për sabotim, ndërsa tjetri vjen nga Donbasi në Ukrainën lindore. Të dy hynë në Poloni nga Bjellorusia së bashku në vjeshtë. Pas sulmit, ata dyshohet se u larguan nga Polonia nëpërmjet pikës kufitare të Terespolit dhe u kthyen në Bjellorusi, tha Tusk.
    Siç raportoi gazeta Rzeczpospolita të martën, hetuesit gjetën gjurmët e gishtërinjve të njërit prej sulmuesve dhe një kartë SIM nga telefoni i tij në vendngjarje. Telefoni dyshohet se është përdorur për të regjistruar shpërthimin. Gjithashtu thuhet se shërbimet e inteligjencës nga vendet mike ndihmuan në hetim.
    Hetimi tregon se tre pajisje shpërthyese u vendosën pranë qytetit Mika, nga të cilat vetëm dy shpërthyen të shtunën në mbrëmje. Ato u aktivizuan me ndihmën e një kablloje 300 metra të gjatë. Forca shpërthyese doli të ishte shumë e dobët për të shkatërruar trenin e mallrave që ishte i synuar. Makinisti i trenit as nuk e vuri re shpërthimin. Megjithatë, gjendja e asaj pjese të binarit u përkeqësua me kalimin e çdo treni tjetër, derisa u bë e rrezikshme të dielën.
    Në Pulavi, u instalua një kapëse çeliku që supozohej të shkaktonte daljen e trenit nga shinat, por rezultoi joefektive. Përveç kësaj, u dëmtua edhe rrjeti i kontaktit. Treni i pasagjerëve duhej të ngadalësonte, por askush nuk u lëndua.
    Polonia si shënjestër
    Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Polonia ka qenë shënjestër e sabotimit në disa raste. Qeveria polakei ka qëndruar pranë Ukrainës që nga fillimi, duke dërguar armë dhe duke ofruar ndihmë humanitare. Më shumë se një milion ukrainas kanë gjetur strehim në vendin fqinj.
    Në Parlament, Tusk kujtoi se në janar 2024, një fabrikë bojërash u dogj në Wrocław. Një qendër tregtare u dogj në Varshavë. Gjithsej 55 persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme, 23 prej të cilëve janë në paraburgim. Kohët e fundit, tetë persona janë arrestuar gjithashtu me dyshimin për spiunazh në objekte strategjike. “Kjo është një lojë e pabesë e shërbimeve të inteligjencës ruse, të cilat po menaxhojnë këto fushata”, tha nënkryetari i Parlamentit, Piotr Zgorzhelski, për TVN.
    Një fushatë urrejtjeje online kundër Ukrainës
    Tusk paralajmëroi gjithashtu për dezinformimin rus. Udhëheqja ruse është e shqetësuar jo vetëm për pasojat e menjëhershme të veprimeve të tilla, por edhe për ato sociale dhe politike.
    “Kjo do të thotë: shpërbërje, kaos, panik, spekulime, pasiguri.” Punësimi i ukrainasve për të kryer sabotim synon gjithashtu të nxisë ndjenjat anti-ukrainase në Poloni. Sondazhet tregojnë se mbështetja për Ukrainën midis polakëve ka qenë në rënie për njëfarë kohe.
    Sikorski njoftoi se Polonia do t’i kërkonte Bjellorusisë të ekstradonte të dyshuarit, megjithëse shanset janë të pakta. Ai tha gjithashtu se Polonia nuk planifikon të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Megjithatë, diplomatët rusë do të duhet të kërkojnë leje nga autoritetet polake për të udhëtuar jashtë zonës së Varshavës. Sikorski do t’u rekomandojë aleatëve të Polonisë të ndalojnë diplomatët rusë të lëvizin lirshëm nëpër zonën Shengen.
    Kremlini i hodhi poshtë akuzat e Tuskut. “Rusia akuzohet për të gjitha format e luftës hibride dhe të drejtpërdrejtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus. Sipas mendimit të tij, do të ishte e çuditshme nëse Rusia nuk do të akuzohej menjëherë edhe këtë herë. Polonia është gjithmonë e para që e bën këtë. “Në këtë drejtim, rusofobia po lulëzon atje”, tha Peskov./DW