Tag: poloni

  • Zgjedhjet presidenciale në Poloni! Fiton konservatori që mbështeti Donald Trump-in

    Zgjedhjet presidenciale në Poloni! Fiton konservatori që mbështeti Donald Trump-in

    Karol Naërocki, kandidati sovranist dhe pro-rus, fitoi ngushtë me 50.89% të votave ndaj rivalit liberal Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%, në raundin e dytë presidencial në Poloni.

    Gara e tensionuar pasqyroi ndarjen e thellë politike mes zonave urbane pro-liberale dhe fshatrave që mbështesin nacionalistët.

    Naurocki, me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump, pritet të orientojë vendin drejt politikave më konservatore dhe sovraniste, duke vështirësuar agjendën reformuese të kryeministrit Donald Tusk, i cili mund të humbasë fuqinë për shkak të vetove të presidentit të ri ndaj ligjeve parlamentare dhe përballë një opozite gjithnjë e më të fortë nga partia PiS.

  • Zgjedhjet presidenciale në Poloni/ Sovranisti Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89%

    Zgjedhjet presidenciale në Poloni/ Sovranisti Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89%

    Karol Nawrocki

    POLONI- Kandidati pro-rus dhe sovranist Karol Nawrocki kryesoi balotazhin presidencial të fundjavës në Poloni , sipas numërimit përfundimtar. Nawrocki fitoi 50.89% të votave (10,606,628) në një garë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski: rivali i tij pro-evropian fitoi 49.11% (10,237,177 vota). 
    Këto janë të dhënat nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 71.63%. Trzaskowski kishte qenë prej kohësh favoriti për të fituar zgjedhjet, por epërsia e tij ndaj Nawrockit ishte zvogëluar në javët e fundit.
    Si presidenti i ri i Polonisë, Nawrocki ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë fuqinë e tij presidenciale të vetos për të bllokuar programin pro-BE të kryeministrit polak Donald Tusk. Rezultati ka të ngjarë të rigjallërojë edhe mbështetësit e Nawrocki-t, opozitën konservatore kombëtare të Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila humbi pushtetin tetëmbëdhjetë muaj më parë, duke u dhënë atyre besim të përtërirë se do të jenë në gjendje ta mposhtin koalicionin e Tusk në zgjedhjet parlamentare të vitit 2027.
    Nawrocki mbështet vlerat tradicionale katolike dhe familjare dhe është një mbështetës i fortë i sovranitetit polak brenda BE-së. Ai qëndron pro mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, por ka thënë se nuk dëshiron ta shohë vendin të bashkohet me NATO-n dhe BE-në gjatë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë, shkruan BBC.
    Presidenti i Polonisë ka një rol kryesisht me ndikim të kufizuar në politikën e jashtme dhe mbrojtjen, por presidenti mund të vërë veton mbi legjislacionin. Qeveria e koalicionit pro-BE e Tusk nuk ka një shumicë parlamentare mjaftueshëm të madhe për ta rrëzuar atë.
    Presidenti aktual konservator, Andrzej Duda, ka përdorur pushtetin e tij për të penguar Kryeministrin Tusk të përmbushë premtimet kryesore të fushatës, duke përfshirë heqjen e ndikimit politik nga gjyqësori dhe liberalizimin e ligjit të rreptë të abortit në vend.
    Të dy kandidatët presidencialë mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën fqinje, por ata kanë mendime të ndryshme në lidhje me qasjen e tyre ndaj BE-së. Trzaskowski, një ish-ministër për Evropën, mbështet vizionin e Tusk për një Poloni në zemër të rrjedhës kryesore evropiane, duke ndikuar në vendime përmes marrëdhënieve të forta me Gjermaninë dhe Francën.

  • Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

    Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

    Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati është vendimtar për të ardhmen e Polonisë në BE.
    Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo skeptiku? Në balotazhin e së dielës, (01.06) për zgjedhjet presidenciale në Poloni votojnë edhe polakët në Gjermani. Preferencat e tyre janë të ndryshme nga bashkatdhetarët në vendlindje.
    Takuam Ewan, e cila rregullisht e ka dhënë votën e saj kur janë zhvilluar zgjedhje në Poloni. Edhe pse jeton në Gjermani për 40 vjet dhe ka pasaportë gjermane, ajo gjithmonë voton. Fillimisht në Gjermani erdhi si refugjate politike, po Ewa ende ka të afërm në vendin e saj të origjinës. Në Poloni ajo ndihmoi madje në një fushatë për demokracinë dhe sundimin e ligjit atje nga viti 2015 deri në vitin 2023, kur partia konservatore kombëtare PiS sundonte vendin.
    Rreth dy milionë njerëz me rrënjë polake jetojnë në Gjermani, mbi 850,000 prej tyre kanë vetëm pasaportë polake. Kushdo që ka shtetësi polake ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje në Poloni – por vetëm rreth 80,000 nga “polakët gjermanë” e ushtruan këtë të drejtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë.
    Që të munden të votojnë qytetarët polakë që banojnë në Gjermani duhet të regjistrohen në një listë në konsullatë. Kjo kërkon një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme polake, të cilën shumë emigrantë polakë në Gjermani nuk e kanë më. Edhe distancat e gjata deri te qendrat e votimit kanë efekt pengues: Gjithsej ka 54 qendra votimi në qytete të mëdha gjermane si Hamburgu, Berlini, Këlni, Mynihu dhe Dortmundi. Për shumë polakë që jetojnë në Gjermani, udhëtimi për në qendrën e votimit mund të jetë 200 kilometra larg ose më shumë. Nuk ka votim me postë.
    “Vota është një detyrë për mua, të cilën e përmbush me kënaqësi”, shprehet Ewa. Kjo është arsyeja pse ajo po merr pjesë edhe në zgjedhjet presidenciale të këtij viti – si mbi 112,000 polako-gjermanë që u regjistruan në listat zgjedhore deri të martën në mbrëmje (27 maj 2025). Një e katërta më shumë se në raundin e parë të votimit. E më shumë se kurrë më parë.
    Nawrocki në vendin e tretë
    Rezultatet e raundit të parë të votimit tregojnë qartë: polakët në Gjermani votojnë ndryshe nga bashkëqytetarët në vendlindje. Rafal Trzaskowski, liberal dhe pro-evropian, doli i pari në të dy votimet – në Gjermani me 40.6 përqind krahasuar me 31.6 përqind të votave që arriti në Poloni. Ndërsa në Poloni, nacional-konservatori Karol Nawrocki doli i dyti, në Gjermani këtë vend e zuri ekstremisti i krahut të djathtë Slawomir Mentzen, pra vendin e dytë me 18.8 përqind.
    Nawrocki u rendit i treti në Gjermani me vetëm 14.5 përqind – në Poloni numri i votave ishte më shumë se dyfish më i lartë, 29.5 përqind. Nëse preferencat e polakëve që jetojnë në Gjermani do të kishin qenë vendimtare në raundin e parë të votimit, kandidati nacionakonservator nuk do të ishte pjesë e zgjedhjeve të balotazhit.
    Fitorja e Trzaskoskit nuk ishte e papritur. Që pesë vjet më parë, kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit polak, Varshavës, fitoi zgjedhjet e balotazhit në Gjermani me mbi 70 përqind kundër presidentit në detyrë, konservatorit kombëtar Andrzej Duda. Por megjithatë, në Poloni i humbi zgjedhjet.
    Habi shkaktoi vendi i dytë për Mentzen, i cili përfundoi i treti në Poloni në raundin e parë. Në përgjithësi, kandidatët ekstremistë të krahut të djathtë në Gjermani arritën një rezultat shumë të mirë. Në Gjermani, 28 përqind e votuesve votuan për Mentzenin dhe antisemitistin dhe antievropianin Grzegorz Braun, ndërsa në Poloni, 22 përqind.
    Mentzen i partisë libertariane të krahut të djathtë ekstrem, Konfederacja, është në Parlamentin Europian në një grup me AfD-në. Kurse Braun sapo humbi imunitetin si eurodeputet sepse shuajti qirinjtë e Hanukkah në parlamentin polak, Sejm, dhe sulmoi një grua që u përpoq ta ndalonte.
    Lodhje nga sistemi dypartiak
    “Unë vendosa për Braun”, u shpreh Damian [emri i ndryshuar, red.]. Ai vjen nga Polonia veriore dhe ka punuar si punëtor ndërtimi në Gjermani për vite me radhë. Kohën e lirë në Berlin Damian e kalon në një diskotekë polake. “Braun e vlerëson historinë polake, ai kultivon të qenurit polak. Liberalëve nuk u intereson kjo”, shpjegon Damian. «Ata duan të shfaqen si evropianë, aq sa do të na nënshtrojnë tek Brukseli», ka frikë Damian. Për ta parandaluar këtë, mendon, se duhet të marrë pjesë “padyshim” në zgjedhje.
    As Piotri nuk mund ta imagjinojë veten të mos e përmbushë detyrën si qytetar. “Katoliku i devotshëm”, siç e quan veten, ka një punë të paguar mirë në Gjermani, ku jeton prej gati 40 vitesh. Fëmijët, të cilët kanë lindur në Gjermani, votojnë vetëm në zgjedhjet gjermane, ndërsa Piotr merr pjesë si në zgjedhjet gjermane ashtu edhe në ato polake. “Unë votova për Mentzenin,” zbulon ai. “Ai është inteligjent, e njeh ekonominë dhe më e rëndësishmja – nuk ka të bëjë fare me sistemin aktual.”
    Me sa duket ky “sistem” ka rëndësi për shumë polakë gjermanë, beson politologia Agnieszka Lada-Konefal: “Votuesit që mbështesin Braun dhe Mentzen nuk mund të përshkruhen thjesht si anti-evropianë ose anti-semitë”, thotë zëvendësdrejtoresha e Institutit Gjerman-Polak në Darmstadt. “Mbi të gjitha, ata janë ‘kundër-sistemit’, duke mos dashur as Trzaskowski-n dhe as Nawrocki-n sepse, për ta, ata përfaqësojnë sistemin dypartiak që ka ekzistuar prej vitesh. Ata emigruan sepse ndiheshin të disavantazhuar nga ky sistem – dhe nuk duan të kthehen për sa kohë që ai ende ekziston. Ata duan dikë të ri.”
    “AfD-ja jonë”
    “Ata thjesht votojnë kundër”, shprehet Ewa për votuesit ekstremistë të krahut të djathtë. “Jetojnë këtu në Gjermani, e shohin se si zgjidhet AfD-ja këtu. Dhe pastaj mendojnë: Pse të mos votojmë edhe ne për ‘AfD-në tonë’?” Ewa voton ndryshe. Në vitet e fundit, ajo ka votuar për Trzaskowski-n dhe partinë e kryeministrit në detyrë Donald Tusk, Platformën Qytetare (PO). Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ajo votoi për kandidaten e partisë së Majtës së Re sepse ajo mbron të drejtat e grave. Kjo ishte, siç thotë ajo, “vota e zemrës”.
    Çdo votë mund të jetë vendimtare
    Përpara kishës polake në Berlin takojmë një tjetër Ewa, rrugës për në kishë. “Të gjithë miqtë e mi polakë janë dakord”, qesh ajo. “Vetëm Rafal Trzaskowski, kush tjetër?” Nuk vendos religjioziteti. “
    Shumica e polakëve në Gjermani janë progresivë, kozmopolitë dhe pro-evropianë”, thekson politologia Lada-Konefal. “Për këta njerëz, Trzaskowski është kandidati që do të sigurojë që edhe Polonia të zhvillohet në këtë drejtim.” Sipas sondazheve të javës para balotazhit të dy kandidatët janë në garë kokë më kokë. Pra, çdo votë mund të jetë vendimtare. Për shumë polakë, përfshirë ata në Gjermani, më 1 qershor nuk bëhet më fjalë për atë se kë duan, por për atë se kë nuk duan. Sipas tyre, ata zgjedhin “të keqen më të vogël”.
    Edhe Dana mendon kështu. Ajo erdhi në Berlin sepse komuniteti LGBT në Poloni sulmohej gjithnjë e më shumë nën qeverinë e PiS. “Në raundin e parë, votova për kandidatin e krahut të majtë, sepse vetëm e majta i merr seriozisht njerëzit si ne dhe na mbron. Të dielën, do të votoj për Trzaskowski sepse ai është më pak i keq se Nawrocki.” Dana i zgjedh fjalët me kujdes: “Për ne queerët, zgjedhjet vështirë se sjellin ndonjë gjë të mirë gjithsesi”, thotë ajo me dorëzim. Por Dana e ka gjithashtu të qartë se një president i PiS do t’i sillte të këqija komunitetit të saj.
    Edhe Piotr, i cili në fakt do të donte ta shihte ekstremistin e krahut të djathtë Mentzen si president, do të zgjedhë, sipas tij “të keqen më të vogël”. “Jo Trzaskowski! Pikëpamjet e tij ndryshojnë shumë shpesh. Ndonjëherë është katolik, pastaj mbështet lëvizjen LGBT. Ndonjëherë shfaqet me flamurin polak, pastaj me flamurin e BE-së, madje edhe me ngjyrat e ylberit. Nuk mund ta kuptoj këtë”, shpjegon polaku gjerman. “Vota ime shkon për Nawrocki-n.”/DW

  • Analiza e DW/ Proeuropiani apo skeptiku?

    Analiza e DW/ Proeuropiani apo skeptiku?

    Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo skeptiku? Në balotazhin e së dielës, (01.06) për zgjedhjet presidenciale në Poloni votojnë edhe polakët në Gjermani. Preferencat e tyre janë të ndryshme nga bashkatdhetarët në vendlindje.

    Takuam Ewan, e cila rregullisht e ka dhënë votën e saj kur janë zhvilluar zgjedhje në Poloni. Edhe pse jeton në Gjermani për 40 vjet dhe ka pasaportë gjermane, ajo gjithmonë voton. Fillimisht në Gjermani erdhi si refugjate politike, po Ewa ende ka të afërm në vendin e saj të origjinës. Në Poloni ajo ndihmoi madje në një fushatë për demokracinë dhe sundimin e ligjit atje nga viti 2015 deri në vitin 2023, kur partia konservatore kombëtare PiS sundonte vendin.

    Rreth dy milionë njerëz me rrënjë polake jetojnë në Gjermani, mbi 850,000 prej tyre kanë vetëm pasaportë polake. Kushdo që ka shtetësi polake ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje në Poloni – por vetëm rreth 80,000 nga “polakët gjermanë” e ushtruan këtë të drejtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë.

    Që të munden të votojnë qytetarët polakë që banojnë në Gjermani duhet të regjistrohen në një listë në konsullatë. Kjo kërkon një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme polake, të cilën shumë emigrantë polakë në Gjermani nuk e kanë më. Edhe distancat e gjata deri te qendrat e votimit kanë efekt pengues: Gjithsej ka 54 qendra votimi në qytete të mëdha gjermane si Hamburgu, Berlini, Këlni, Mynihu dhe Dortmundi. Për shumë polakë që jetojnë në Gjermani, udhëtimi për në qendrën e votimit mund të jetë 200 kilometra larg ose më shumë. Nuk ka votim me postë.

    “Vota është një detyrë për mua, të cilën e përmbush me kënaqësi”, shprehet Ewa. Kjo është arsyeja pse ajo po merr pjesë edhe në zgjedhjet presidenciale të këtij viti – si mbi 112,000 polako-gjermanë që u regjistruan në listat zgjedhore deri të martën në mbrëmje (27 maj 2025). Një e katërta më shumë se në raundin e parë të votimit. E më shumë se kurrë më parë.

    Nawrocki në vendin e tretë

    Rezultatet e raundit të parë të votimit tregojnë qartë: polakët në Gjermani votojnë ndryshe nga bashkëqytetarët në vendlindje. Rafal Trzaskowski, liberal dhe pro-evropian, doli i pari në të dy votimet – në Gjermani me 40.6 përqind krahasuar me 31.6 përqind të votave që arriti në Poloni.  Ndërsa në Poloni, nacional-konservatori Karol Nawrocki doli i dyti, në Gjermani këtë vend e zuri ekstremisti i krahut të djathtë Slawomir Mentzen, pra vendin e dytë me 18.8 përqind.

    Nawrocki u rendit i treti në Gjermani me vetëm 14.5 përqind – në Poloni numri i votave ishte më shumë se dyfish më i lartë, 29.5 përqind. Nëse preferencat e polakëve që jetojnë në Gjermani do të kishin qenë vendimtare në raundin e parë të votimit, kandidati nacionakonservator nuk do të ishte pjesë e zgjedhjeve të balotazhit.

    Fitorja e Trzaskoskit nuk ishte e papritur. Që pesë vjet më parë, kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit polak, Varshavës, fitoi zgjedhjet e balotazhit në Gjermani me mbi 70 përqind kundër presidentit në detyrë, konservatorit kombëtar Andrzej Duda. Por megjithatë, në Poloni i humbi zgjedhjet.

    Habi shkaktoi vendi i dytë për Mentzen, i cili përfundoi i treti në Poloni në raundin e parë. Në përgjithësi, kandidatët ekstremistë të krahut të djathtë në Gjermani arritën një rezultat shumë të mirë. Në Gjermani, 28 përqind e votuesve votuan për Mentzenin dhe antisemitistin dhe antievropianin Grzegorz Braun, ndërsa në Poloni, 22 përqind.

    Mentzen i partisë libertariane të krahut të djathtë ekstrem,  Konfederacja, është në Parlamentin Europian në një grup me AfD-në. Kurse Braun sapo humbi imunitetin si eurodeputet sepse shuajti qirinjtë e Hanukkah në parlamentin polak, Sejm, dhe sulmoi një grua që u përpoq ta ndalonte.

    Lodhje nga sistemi dypartiak

    “Unë vendosa për Braun”, u shpreh Damian [emri i ndryshuar, red.]. Ai vjen nga Polonia veriore dhe ka punuar si punëtor ndërtimi në Gjermani për vite me radhë. Kohën e lirë në Berlin Damian e kalon në një diskotekë polake. “Braun e vlerëson historinë polake, ai kultivon të qenurit polak. Liberalëve nuk u intereson kjo”, shpjegon Damian. «Ata duan të shfaqen si evropianë, aq sa do të na nënshtrojnë tek Brukseli», ka frikë Damian. Për ta parandaluar këtë, mendon, se duhet të marrë pjesë “padyshim” në zgjedhje.

    As Piotri nuk mund ta imagjinojë veten të mos e përmbushë detyrën si qytetar. “Katoliku i devotshëm”, siç e quan veten, ka një punë të paguar mirë në Gjermani, ku jeton prej gati 40 vitesh. Fëmijët, të cilët kanë lindur në Gjermani, votojnë vetëm në zgjedhjet gjermane, ndërsa Piotr merr pjesë si në zgjedhjet gjermane ashtu edhe në ato polake. “Unë votova për Mentzenin,” zbulon ai. “Ai është inteligjent, e njeh ekonominë dhe më e rëndësishmja – nuk ka të bëjë fare me sistemin aktual.”

    Me sa duket ky “sistem” ka rëndësi për shumë polakë gjermanë, beson politologia Agnieszka Lada-Konefal: “Votuesit që mbështesin Braun dhe Mentzen nuk mund të përshkruhen thjesht si anti-evropianë ose anti-semitë”, thotë zëvendësdrejtoresha e Institutit Gjerman-Polak në Darmstadt. “Mbi të gjitha, ata janë ‘kundër-sistemit’, duke mos dashur as Trzaskowski-n dhe as Nawrocki-n sepse, për ta, ata përfaqësojnë sistemin dypartiak që ka ekzistuar prej vitesh. Ata emigruan sepse ndiheshin të disavantazhuar nga ky sistem – dhe nuk duan të kthehen për sa kohë që ai ende ekziston. Ata duan dikë të ri.”

    “AfD-ja jonë”

    “Ata thjesht votojnë kundër”, shprehet Ewa për votuesit ekstremistë të krahut të djathtë. “Jetojnë këtu në Gjermani, e shohin se si zgjidhet AfD-ja këtu. Dhe pastaj mendojnë: Pse të mos votojmë edhe ne për ‘AfD-në tonë’?” Ewa voton ndryshe. Në vitet e fundit, ajo ka votuar për Trzaskowski-n dhe partinë e kryeministrit në detyrë Donald Tusk, Platformën Qytetare (PO). Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ajo votoi për kandidaten e partisë së Majtës së Re sepse ajo mbron të drejtat e grave. Kjo ishte, siç thotë ajo, “vota e zemrës”.

    Çdo votë mund të jetë vendimtare

    Përpara kishës polake në Berlin takojmë një tjetër Ewa, rrugës për në kishë. “Të gjithë miqtë e mi polakë janë dakord”, qesh ajo. “Vetëm Rafal Trzaskowski, kush tjetër?” Nuk vendos religjioziteti. “

    Shumica e polakëve në Gjermani janë progresivë, kozmopolitë dhe pro-evropianë”, thekson politologia Lada-Konefal. “Për këta njerëz, Trzaskowski është kandidati që do të sigurojë që edhe Polonia të zhvillohet në këtë drejtim.”

    Sipas sondazheve të javës para balotazhit të dy kandidatët janë në garë kokë më kokë. Pra, çdo votë mund të jetë vendimtare. Për shumë polakë, përfshirë ata në Gjermani, më 1 qershor nuk bëhet më fjalë për atë se kë duan, por për atë se kë nuk duan. Sipas tyre, ata zgjedhin “të keqen më të vogël”.

    Edhe Dana mendon kështu. Ajo erdhi në Berlin sepse komuniteti LGBT në Poloni sulmohej gjithnjë e më shumë nën qeverinë e PiS. “Në raundin e parë, votova për kandidatin e krahut të majtë, sepse vetëm e majta i merr seriozisht njerëzit si ne dhe na mbron. Të dielën, do të votoj për Trzaskowski sepse ai është më pak i keq se Nawrocki.” Dana i zgjedh fjalët me kujdes: “Për ne queerët, zgjedhjet vështirë se sjellin ndonjë gjë të mirë gjithsesi”, thotë ajo me dorëzim. Por Dana e ka gjithashtu të qartë se një president i PiS do t’i sillte të këqija komunitetit të saj.

    Edhe Piotr, i cili në fakt do të donte ta shihte ekstremistin e krahut të djathtë Mentzen si president, do të zgjedhë, sipas tij “të keqen më të vogël”. “Jo Trzaskowski! Pikëpamjet e tij ndryshojnë shumë shpesh. Ndonjëherë është katolik, pastaj mbështet lëvizjen LGBT. Ndonjëherë shfaqet me flamurin polak, pastaj me flamurin e BE-së, madje edhe me ngjyrat e ylberit. Nuk mund ta kuptoj këtë”, shpjegon polaku gjerman. “Vota ime shkon për Nawrocki-n.”/ DW

  • Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni. Vendos gara e fortë e balotazhit

    Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni. Vendos gara e fortë e balotazhit

    Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati është vendimtar për të ardhmen e Polonisë në BE.
    Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo skeptiku? Në balotazhin e së dielës, (01.06) për zgjedhjet presidenciale në Poloni votojnë edhe polakët në Gjermani. Preferencat e tyre janë të ndryshme nga bashkatdhetarët në vendlindje.

    Takuam Ewan, e cila rregullisht e ka dhënë votën e saj kur janë zhvilluar zgjedhje në Poloni. Edhe pse jeton në Gjermani për 40 vjet dhe ka pasaportë gjermane, ajo gjithmonë voton. Fillimisht në Gjermani erdhi si refugjate politike, po Ewa ende ka të afërm në vendin e saj të origjinës. Në Poloni ajo ndihmoi madje në një fushatë për demokracinë dhe sundimin e ligjit atje nga viti 2015 deri në vitin 2023, kur partia konservatore kombëtare PiS sundonte vendin.
    Portret i Ewas, me syze dielli mbi flokë e xhaketë të zezëPortret i Ewas, me syze dielli mbi flokë e xhaketë të zezëEwa jeton në Gjermani për 40 vjet, por voton në çdo zgjedhje polakeFotografi: Martyna Masztalerz/DWRreth dy milionë njerëz me rrënjë polake jetojnë në Gjermani, mbi 850,000 prej tyre kanë vetëm pasaportë polake. Kushdo që ka shtetësi polake ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje në Poloni – por vetëm rreth 80,000 nga “polakët gjermanë” e ushtruan këtë të drejtë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë.
    Që të munden të votojnë qytetarët polakë që banojnë në Gjermani duhet të regjistrohen në një listë në konsullatë. Kjo kërkon një kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme polake, të cilën shumë emigrantë polakë në Gjermani nuk e kanë më. Edhe distancat e gjata deri te qendrat e votimit kanë efekt pengues: Gjithsej ka 54 qendra votimi në qytete të mëdha gjermane si Hamburgu, Berlini, Këlni, Mynihu dhe Dortmundi. Për shumë polakë që jetojnë në Gjermani, udhëtimi për në qendrën e votimit mund të jetë 200 kilometra larg ose më shumë. Nuk ka votim me postë.
    “Vota është një detyrë për mua, të cilën e përmbush me kënaqësi”, shprehet Ewa. Kjo është arsyeja pse ajo po merr pjesë edhe në zgjedhjet presidenciale të këtij viti – si mbi 112,000 polako-gjermanë që u regjistruan në listat zgjedhore deri të martën në mbrëmje (27 maj 2025). Një e katërta më shumë se në raundin e parë të votimit. E më shumë se kurrë më parë.
    Nawrocki në vendin e tretëRezultatet e raundit të parë të votimit tregojnë qartë: polakët në Gjermani votojnë ndryshe nga bashkëqytetarët në vendlindje. Rafal Trzaskowski, liberal dhe pro-evropian, doli i pari në të dy votimet – në Gjermani me 40.6 përqind krahasuar me 31.6 përqind të votave që arriti në Poloni. Ndërsa në Poloni, nacional-konservatori Karol Nawrocki doli i dyti, në Gjermani këtë vend e zuri ekstremisti i krahut të djathtë Slawomir Mentzen, pra vendin e dytë me 18.8 përqind.
    Nawrocki u rendit i treti në Gjermani me vetëm 14.5 përqind – në Poloni numri i votave ishte më shumë se dyfish më i lartë, 29.5 përqind. Nëse preferencat e polakëve që jetojnë në Gjermani do të kishin qenë vendimtare në raundin e parë të votimit, kandidati nacionakonservator nuk do të ishte pjesë e zgjedhjeve të balotazhit.
    Fitorja e Trzaskoskit nuk ishte e papritur. Që pesë vjet më parë, kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit polak, Varshavës, fitoi zgjedhjet e balotazhit në Gjermani me mbi 70 përqind kundër presidentit në detyrë, konservatorit kombëtar Andrzej Duda. Por megjithatë, në Poloni i humbi zgjedhjet.
    Habi shkaktoi vendi i dytë për Mentzen, i cili përfundoi i treti në Poloni në raundin e parë. Në përgjithësi, kandidatët ekstremistë të krahut të djathtë në Gjermani arritën një rezultat shumë të mirë. Në Gjermani, 28 përqind e votuesve votuan për Mentzenin dhe antisemitistin dhe antievropianin Grzegorz Braun, ndërsa në Poloni, 22 përqind.
    Mentzen i partisë libertariane të krahut të djathtë ekstrem, Konfederacja, është në Parlamentin Europian në një grup me AfD-në. Kurse Braun sapo humbi imunitetin si eurodeputet sepse shuajti qirinjtë e Hanukkah në parlamentin polak, Sejm, dhe sulmoi një grua që u përpoq ta ndalonte.
    Lodhje nga sistemi dypartiak“Unë vendosa për Braun”, u shpreh Damian [emri i ndryshuar, red.]. Ai vjen nga Polonia veriore dhe ka punuar si punëtor ndërtimi në Gjermani për vite me radhë. Kohën e lirë në Berlin Damian e kalon në një diskotekë polake. “Braun e vlerëson historinë polake, ai kultivon të qenurit polak. Liberalëve nuk u intereson kjo”, shpjegon Damian. «Ata duan të shfaqen si evropianë, aq sa do të na nënshtrojnë tek Brukseli», ka frikë Damian. Për ta parandaluar këtë, mendon, se duhet të marrë pjesë “padyshim” në zgjedhje.
    As Piotri nuk mund ta imagjinojë veten të mos e përmbushë detyrën si qytetar. “Katoliku i devotshëm”, siç e quan veten, ka një punë të paguar mirë në Gjermani, ku jeton prej gati 40 vitesh. Fëmijët, të cilët kanë lindur në Gjermani, votojnë vetëm në zgjedhjet gjermane, ndërsa Piotr merr pjesë si në zgjedhjet gjermane ashtu edhe në ato polake. “Unë votova për Mentzenin,” zbulon ai. “Ai është inteligjent, e njeh ekonominë dhe më e rëndësishmja – nuk ka të bëjë fare me sistemin aktual.”
    Me sa duket ky “sistem” ka rëndësi për shumë polakë gjermanë, beson politologia Agnieszka Lada-Konefal: “Votuesit që mbështesin Braun dhe Mentzen nuk mund të përshkruhen thjesht si anti-evropianë ose anti-semitë”, thotë zëvendësdrejtoresha e Institutit Gjerman-Polak në Darmstadt. “Mbi të gjitha, ata janë ‘kundër-sistemit’, duke mos dashur as Trzaskowski-n dhe as Nawrocki-n sepse, për ta, ata përfaqësojnë sistemin dypartiak që ka ekzistuar prej vitesh. Ata emigruan sepse ndiheshin të disavantazhuar nga ky sistem – dhe nuk duan të kthehen për sa kohë që ai ende ekziston. Ata duan dikë të ri.”
    “Ata thjesht votojnë kundër”, shprehet Ewa për votuesit ekstremistë të krahut të djathtë. “Jetojnë këtu në Gjermani, e shohin se si zgjidhet AfD-ja këtu. Dhe pastaj mendojnë: Pse të mos votojmë edhe ne për ‘AfD-në tonë’?” Ewa voton ndryshe. Në vitet e fundit, ajo ka votuar për Trzaskowski-n dhe partinë e kryeministrit në detyrë Donald Tusk, Platformën Qytetare (PO). Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ajo votoi për kandidaten e partisë së Majtës së Re sepse ajo mbron të drejtat e grave. Kjo ishte, siç thotë ajo, “vota e zemrës”.
    Çdo votë mund të jetë vendimtarePërpara kishës polake në Berlin takojmë një tjetër Ewa, rrugës për në kishë. “Të gjithë miqtë e mi polakë janë dakord”, qesh ajo. “Vetëm Rafal Trzaskowski, kush tjetër?” Nuk vendos religjioziteti. “
    Shumica e polakëve në Gjermani janë progresivë, kozmopolitë dhe pro-evropianë”, thekson politologia Lada-Konefal. “Për këta njerëz, Trzaskowski është kandidati që do të sigurojë që edhe Polonia të zhvillohet në këtë drejtim.”
    Sipas sondazheve të javës para balotazhit të dy kandidatët janë në garë kokë më kokë. Pra, çdo votë mund të jetë vendimtare. Për shumë polakë, përfshirë ata në Gjermani, më 1 qershor nuk bëhet më fjalë për atë se kë duan, por për atë se kë nuk duan. Sipas tyre, ata zgjedhin “të keqen më të vogël”.
    Edhe Dana mendon kështu. Ajo erdhi në Berlin sepse komuniteti LGBT në Poloni sulmohej gjithnjë e më shumë nën qeverinë e PiS. “Në raundin e parë, votova për kandidatin e krahut të majtë, sepse vetëm e majta i merr seriozisht njerëzit si ne dhe na mbron. Të dielën, do të votoj për Trzaskowski sepse ai është më pak i keq se Nawrocki.” Dana i zgjedh fjalët me kujdes: “Për ne queerët, zgjedhjet vështirë se sjellin ndonjë gjë të mirë gjithsesi”, thotë ajo me dorëzim. Por Dana e ka gjithashtu të qartë se një president i PiS do t’i sillte të këqija komunitetit të saj.
    Edhe Piotr, i cili në fakt do të donte ta shihte ekstremistin e krahut të djathtë Mentzen si president, do të zgjedhë, sipas tij “të keqen më të vogël”. “Jo Trzaskowski! Pikëpamjet e tij ndryshojnë shumë shpesh. Ndonjëherë është katolik, pastaj mbështet lëvizjen LGBT. Ndonjëherë shfaqet me flamurin polak, pastaj me flamurin e BE-së, madje edhe me ngjyrat e ylberit. Nuk mund ta kuptoj këtë”, shpjegon polaku gjerman. “Vota ime shkon për Nawrocki-n.”
    Agnieszka Hreczuk / DW

  • Ligjvënësit amerikanë duan që Komisioni Europian të trajtojë shkeljet zgjedhore në Poloni të lidhura me Sorosin

    Ligjvënësit amerikanë duan që Komisioni Europian të trajtojë shkeljet zgjedhore në Poloni të lidhura me Sorosin

    Një grup kongresistësh kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për heshtjen e BE-së ndaj refuzimit të Varshavës për të publikuar fondet e fushatës për partinë opozitare.

    Ligjvënës amerikanë i kanë kërkuar Komisionit Europian të trajtojë dyshimet për mashtrim zgjedhor në Poloni, duke shprehur shqetësim për atë që ata e përshkruajnë si qasje të njëanshme përpara balotazhit presidencial të vendit më 1 qershor.

    Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Brian Mast, së bashku me anëtarë të tjerë, shprehën “një alarm të madh” për zhvillimet që, sipas tyre, “minojnë integritetin e proceseve demokratike” në Poloni. Letra përmendte fushata të financuara nga jashtë në internet që mbështesnin kryetarin liberal të Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski, si dhe refuzimin e qeverisë polake për të lëshuar fonde publike për partinë opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS).

    Shqetësimet u përqendruan te reklamat politike në favor të Trzaskowskit, të mbështetura nga Koalicioni Qytetar i kryeministrit Donald Tusk, të cilat thuhet se ishin financuar nga jashtë. Më herët këtë muaj, autoriteti polak i mbikëqyrjes digjitale, NASK, sinjalizoi për reklama të sponsorizuara në Facebook që promovonin Trzaskowskin ndërsa sulmonin kandidatët e djathtë Karol Nawrocki dhe Slawomir Mentzen.

    Ndërsa burimi i financimit mbetet i pa verifikuar, një media polake e lidhi fushatën me një OJQ lokale të lidhur me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të donatorit amerikan George Soros. Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan se fushata “mund të ketë ndodhur në kundërshtim me ligjin polak.”

    Një çështje tjetër e ngritur në letër ishte refuzimi i qeverisë polake për të lëshuar fondet publike të fushatës për partinë PiS. Këto fonde më parë ishin bllokuar për shkak të shkeljeve të supozuara të shpenzimeve gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2023. Gjykata e Lartë më pas e rrëzoi vendimin, por vendimi u mor nga gjyqtarë të emëruar gjatë administratës së mëparshme të udhëhequr nga PiS, të cilët qeveria aktuale i konsideron të paligjshëm, dhe Varshava ka refuzuar të zbatojë vendimin, duke vazhduar ta mbajë të bllokuar shumën.

    Ligjvënësit amerikanë besojnë se ky veprim përbën shkelje të shtetit ligjor. Ata vunë gjithashtu në dukje se, ndonëse Komisioni Europian ka qenë shumë kritik dhe ka vendosur të mbajë pezull mbi 150 miliardë dollarë për Poloninë për shkeljet e supozuara të shtetit të së drejtës gjatë qeverisë së mëparshme të PiS-it, tani ka qenë “dukshëm i heshtur” në këtë rast.

    “Ky standard i dyfishtë sugjeron një përpjekje të qëllimshme për të prishur barazinë në fushën zgjedhore. Një zbatim i tillë selektiv minon besueshmërinë e BE-së si mbrojtëse e parimeve demokratike,” deklaruan ata.

    “Këto veprime, që po ndodhin nën mbikëqyrjen e Komisionit Europian, zbulojnë një standard të dyfishtë shqetësues në qasjen e BE-së ndaj shtetit të së drejtës në Poloni, i cili kërkon vëmendje urgjente.”

    Ligjvënësit kërkuan një seancë informimi me përfaqësues të Komisionit për të diskutuar shqetësimet.

    Trzaskowski fitoi 31.1% të votave në raundin e parë, ndërsa Nawrocki mori 29.7%. Trzaskowski, i konsideruar si kandidati kryesor pro-Brukselit dhe pro-Ukrainës, mbështet rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe vazhdimin e mbështetjes për Kievin. Nawrocki gjithashtu mbështet ndihmën ushtarake për Ukrainën, por kundërshton anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, vetëm nëse Ukraina njeh masakrat ndaj polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Komisioni Europian ka refuzuar të komentojë drejtpërdrejt mbi letrën. Një zëdhënës i tha Politico-s, megjithatë, se mbikëqyrja e zgjedhjeve është çështje kombëtare dhe se Komisioni “nuk merret me proceset zgjedhore.” / Big News Network – Syri.net

  • Rumania mban balotazh presidencial. Zgjedhjet zhvillohen edhe në Poloni dhe Portugali

    Rumania mban balotazh presidencial. Zgjedhjet zhvillohen edhe në Poloni dhe Portugali

    Zgjedhjet

    TIRANË- Rumania, Polonia dhe Portugalia po zhvillojnë zgjedhje këtë të dielë. Miliona evropianë do të shkojnë në kutitë e votimit. Në Rumani, kandidati nacionalist i krahut të djathtë George Simion fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale në fillim të këtij muaji.
    Rezultati i zgjedhjeve të mëparshme në Rumani u anulua në fund të vitit të kaluar pasi një teoricien konspiracioni i ekstremit të djathtë u bllokua nga posti i lartë për shkak të pretendimeve për ndërhyrje ruse.
    Një votuese e Nicusor Dan më ka thënë se e ka nxjerrë në shitje apartamentin e saj në shtëpinë e saj sepse ka frikë se Simion do të fitojë.
    Nga ana tjetër, votuesit e Simion zotohen se do të kthehen përgjithmonë në Rumani nëse ai fiton. Disa prej tyre kanë frikë nga mashtrimet zgjedhore. Një mbështetës thotë se tashmë janë duke u hartuar plane që grupet të mblidhen dhe të protestojnë kundër një rezultati të pakënaqshëm.
    Rumania është një anëtare kyçe e NATO-s në krahun lindor të aleancës mbrojtëse perëndimore dhe është anëtare e BE-së. Pjesëmarrja është rreth 63.5% si në Rumani, ku kanë votuar 9.8 milionë njerëz, ashtu edhe jashtë vendit ku kanë votuar 1.6 milionë.
    Portugalia ka zgjedhjet e treta të përgjithshme në vetëm tre vjet, pasi qeveria humbi një votëbesim në mars. Ndërkohë, po zhvillohet raundi i parë i votimit në zgjedhjet presidenciale të Polonisë.
    Ukraina është një çështje kyçe në fushatën zgjedhore presidenciale në Poloni, e cila ka pranuar më shumë refugjatë ukrainas që ikin nga lufta e agresionit rus sesa çdo vend tjetër i BE-së.
    Disa kandidatë të ekstremit të djathtë janë hapur kundër Ukrainës dhe kanë folur për mbështetjen e një “marrëveshjeje” me Vladimir Putinin e Rusisë. Të tjerë thonë se ndihma financiare për refugjatët ukrainas duhet të ndërpritet.
    Kandidati më pro-Ukrainë ka premtuar gjithashtu të shkurtojë ndihmën sociale për ukrainasit në Poloni.
    Rreth një milion ukrainas janë regjistruar zyrtarisht si të mbërritur në Poloni që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë. Polonia shpenzon 4.2% të PBB-së së saj për refugjatët ukrainas.

  • Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni

    Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni

    Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź.
    Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.

    Duke iu referuar Konsullit të Nderit, Dr. Pawel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje.
    Ndërsa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Presidenti i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet.
    “Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh) është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë”, tha Begaj.
    Begaj ndoqi dhe një koncert artistik me këngë shqiptare dhe polake, ndërsa e mbylli vizitën duke mbjellë 2 pemë miqësie, dy simbol të burrërisë dhe fuqisë në nderim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Jan Sobieskit.

  • Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni, në fokus rëndësia e bashkëpunimit

    Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni, në fokus rëndësia e bashkëpunimit

    Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź.
    Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.
    Duke iu referuar Konsullit të Nderit, Dr. Pawel Michalak, për integrimin dhe promovimin e shqiptarëve në Poloni, Presidenti Begaj përcolli një falënderim për popullin polak që ka hapur dyert për komunitetin tonë atje.

    Ndërsa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Presidenti i Republikës i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet.
    “Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh)  është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë.”
    Presidenti Begaj ndoqi dhe një koncert artistik me këngë shqiptare dhe polake, ndërsa e mbylli vizitën duke mbjellë 2  pemë miqësie, dy simbol të burrërisë dhe fuqisë në nderim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Jan Sobieskit.