Tag: poloni

  • Juljan Shehut i ofrojnë rinovimin në Poloni

    Juljan Shehut i ofrojnë rinovimin në Poloni

    Juljan Shehu është lojtari më i mirë i Uidzeu Lodz për kampionatin e kaluar. Duke luajtur në Poloni, ai fitoi thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të Shqipërisë, gjatë stërvitjeve i ra në sy trajnerit Silvinjo, ka qenë titullar dhe grumbullohet vazhdimisht në përfaqësuese.

    Gjatë një periudhe të vështirë në Uidzeu, ai u bë lider në fushë, duke shënuar gola, duke vrapuar shumë dhe duke qenë lojtari më efektiv për ekipin e tij.
    Shqiptari ka marrë shpeshherë çmimin “lojtari i ndeshjes”. Nuk ka dyshime se i rrethuar nga lojtarë më të mirë, ai do të jetë në gjendje të arrijë një nivel edhe më të lartë.

    Situata e kontratës së tij mund të jetë shqetësuese. 26-vjeçari ka plotësuar minutat e kërkuara, gjë që i lejon klubit të zgjasë kontratën e tij për një vit tjetër.
    Megjithatë, një njoftim i tillë nuk është bërë, pasi Uidzeu aktualisht po negocion me Shehun për një kontratë më të gjatë, të cilën shqiptari e meriton pas sezonit të kaluar.

  • Sabotime, spiunë, komplote dhe dizinformim: Si përpiqet Moska të përçajë Bashkimin Evropian

    Sabotime, spiunë, komplote dhe dizinformim: Si përpiqet Moska të përçajë Bashkimin Evropian

    Natën e 20 marsit 2024, një shofer kamioni që po flinte në kabinën e tij u zgjua prej flakëve që përhapeshin në një magazinë në Leyton, në lindje të Londrës, ku ishin ruajtur pajisje satelitore të destinuara për Ukrainën. Ai mori një bombol të vogël për fikjen e zjarrit nga kabina dhe vrapoi drejt tij, por e kuptoi menjëherë që ishte shumë i madh për t’u ndalur, ndaj thirri zjarrfikësit.
    Tridhjetë minuta pas shpërthimit të zjarrit, një i ri britanik, Dylan Earl, mori një mesazh: “E shkëlqyer,” në rusisht. Të martën e kaluar, një gjykatë në Londër e dënoi atë, së bashku me dy bashkëpunëtorë, për zjarrvënien që, sipas prokurorëve, ishte orkestruar nga shërbimet sekrete ruse dhe e zbatuar nga anëtarë të Wagnerit, si pjesë e një fushate sabotimesh në të gjithë Evropën.
    Një stacion treni në Poloni në flakë, një magazinë britanike e shkatërruar, një ushtar gjerman i helmuar nga një dorë e panjohur. Dhe më pas ndërprerje të papritura të energjisë, email-e institucionale të hakuara, video mashtruese të krijuara me inteligjencë artificiale, fushata dizinformimi gjatë zgjedhjeve në Rumani dhe Moldavi. Këto janë armët e luftës hibride ruse në Evropë: e heshtur, sistematike, dhe gjithnjë e më e përhapur.
    Janë të paktën 70 “incidentet” që qeveritë evropiane, prokurorët, shërbimet sekrete apo zyrtarë të tjerë perëndimorë i kanë atribuuar Rusisë, grupeve të lidhura me Rusinë ose me aleatin e saj Bjellorusinë që nga 24 shkurti 2022: përfshijnë sulme kibernetike, propagandë, planifikim vrasjesh, akte vandalizmi, zjarrvënie, sabotime apo spiunazh. Vendet pro-Ukrainë janë objektivi kryesor i Moskës.
    Sipas institutit amerikan CSIS, numri total i sulmeve ruse në Evropë “pothuajse është trefishuar mes vitit 2023 dhe 2024”, nga 18 në 70 (pas një katërfishimi mes 2022 dhe 2023). Këto veprime synojnë të dobësojnë kohezionin perëndimor, të nxisin pasigurinë dhe të ulin mbështetjen për Ukrainën.
    Vetëm në vitin 2024 janë dokumentuar të paktën 12 raste sabotimi të lidhura me Moskën, gjashtë herë më shumë se në vitin 2022. Më 17 prill, një zjarr i qëllimshëm shkatërroi një magazinë hekurudhore në Varshavë që, sipas autoriteteve polake, ishte një nyje logjistike për dërgesa armësh drejt Ukrainës. Një muaj më parë, një rus u arrestua në Këln për tentativën e djegies së një magazine të Bundeswehr-it.
    Pastaj është magazina në periferi të Londrës dhe një sulm ndaj një impianti elektrik afër Vilniusit në Lituani. Analistët thonë se Moska shpesh ua delegon këto sabotime ndërmjetësve të rekrutuar përmes Telegram-it, duke u ofruar para kriminelëve të vegjël, emigrantëve apo simpatizantëve të pavetëdijshëm. Kjo pas vitit 2018, kur qindra agjentë rusë u dëbuan nga vendet perëndimore pas helmimit të ish-oficerit rus Sergey Skripal në Mbretërinë e Bashkuar.
    Sipas një raporti të NATO-BE, në muajt e parë të vitit 2025 sulmet hibride ruse kanë shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm. Vendi më i goditur është Polonia, e ndjekur nga shtetet baltike, Gjermania, Lituania, Mbretëria e Bashkuar dhe edhe Franca, e cila po kthehet në një objektiv të operacioneve të sofistikuara, sidomos në fushën kibernetike dhe dizinformimin.
    Republika Çeke ka zbuluar një rrjet spiunazhi në Pragë, të lidhur me grupin paramilitar Wagner. Objektivi ishte grumbullimi i të dhënave për trafikun e armëve dhe ushtarët ukrainas të kthyer në civilë. Një shtetas serb u arrestua në Varshavë për përpjekjen për të filmuar rrugët e trupave të NATO-s. Sipas shërbimit të kundërzbulimit BIS të Çekisë, shërbimet ruse rekrutojnë gjithnjë e më shumë shtetas të vendeve të treta, madje edhe kërkues azili, për të shmangur mbikëqyrjen dhe për të krijuar rrjete “një-përdorimëshe”.
    Incidente të tjera të lidhura me Rusinë, me potencial për të shkaktuar plagosje të rënda ose vdekje, përfshijnë një komplot për të vendosur eksploziv në avionë ngarkese (pakot u dogjën në tokë) dhe një tjetër për të djegur qendra tregtare në Poloni, Letoni dhe Lituani.
    Por nuk ndalet këtu: viti 2025 ka nisur me vrull dhe objektiva të rinj, duke përfshirë zjarre në infrastrukturë në Poloni, djegie në Lituani, dyshime për sulme në Heathrow. Spiunazhi “i vjetër” është rikthyer me operacione të GRU-së në Republikën Çeke, infiltrime të zbuluara në Poloni dhe Norvegji. Polonia sot është vendi më i goditur: një nyje ushtarake, kufi logjistik dhe objektiv simbolik. Por askush në Evropë nuk është i sigurt.
    La Stampa

  • Në kujtim të viktimave të Wołyń Gjenocidi nazist në Poloni

    Në kujtim të viktimave të Wołyń Gjenocidi nazist në Poloni

    Nga Eljanos Kasaj*
    Varshavë(Warszawa),Poloni-  Presidenti polak në largim, Andrzej Duda, ka nënshkruar një ligj për të shpallur një ditë zyrtare përkujtimore për viktimat e “gjenocidit” të kryer nga Organizata e Nacionalistëve Ukrainas (OUN-Організація українських націоналістів) dhe Ushtria Kryengritëse Ukrainase (UPA-Українська повстанська армія,) gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore(1939-1945).
    “Ligji i 4 qershorit 2025 për vendosjen e 11 korrikut si Dita Kombëtare e Përkujtimit të polakëve, viktima të gjenocidit të kryer nga OUN dhe UPA në territoret lindore të Republiksës së Dytë Polake”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare presidenciale.
    Sipas dokumentave historike të disponuara, nga viti 1943 deri në vitin 1945, është dokumentuar se kolaboracionistët ukrainas së bashku me trupat naziste të Wermaht-it vranë mbi 100,000 polakë etnikë në rajonet e Volhyn-ia(Wołyń) dhe Galicisë Lindore(Galicja Wschodnia), tani pjesë e Ukrainës Perëndimore moderne. Kulmi i masakrave, të cilat qeveria polake i ka njohur zyrtarisht si gjenocid, ndodhi në mesin e vitit 1943, kur banorët e “rreth njëqind fshatrave polak” u shfarosën më 11 korrik, sipas të statistikave të bëra publike të një projektligji të miratuar nga Parlamenti(Sejm) dhe Senati polak muajin e kaluar.
    “Martirizimi i polakëve për përkatësinë e tyre ndaj kombit polak meriton të përkujtohet me një ditë vjetore të caktuar nga shteti polak për të nderuar viktimat”, thuhet në dokument.
    Më 5 qershor, Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës dënoi vendimin e Polonisë për t’i dhënë status shtetëror Ditës së Përkujtimit të Viktimave të masakrës së Volhyn-it.
    Në të njëjtën kohë u vu re se parlamenti polak(Sejm Rzeczypospolitej Polskiej) pothuajse unanimisht (435 vota nga 436) mbështeti iniciativën për të futur një datë të paharrueshme më 11 korrik si Dita e Përkujtimit të Viktimave të ngjarjeve të vitit 1943.
    Qeveria polake ka ngritur gjithashtu shqetësime të veçanta me nderimet e bëra figurës së liderit të UPA-së Stepan Banderas(Степа́н Андрі́йович Банде́р, 1909-1959) në prej qeverisë Ukrainase, pasi besohet se UPA ka vrarë midis 40,000 dhe 120,000 polakë etnikë në rajonet e Volhyn-ias dhe Galicisë Lindore.
    Ndërsa vetëm disa muaj më parë në mediat dhe shoqërinë civile polake(por dhe atë në shumë vendeve evropiane),një debat i madh u ngrit kundër vizitës së pjestarëve të komandës së Regjimentit të Azovit,të deklaruar si një njesi ushtarake promovuese e “racizmit,nacionalizmit radikal dhe ksenofobisë” prej administratës amerikane në vitin 2017,por ky vendim u anullua në mënyrë të çuditëshme gjatë periudhës së adminkstratës së presidentit Biden,duke çuar edhe në protesta të mëdha civile në Poloni.
    Masakrat dhe njohja e krimeve të bëra kundë popullsisë civile polake prej “forcave nacionaliste ukrainse” gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë prej kohësh një burim tensioni në marrëdhëniet midis Kievit dhe Varshavës, pavarësisht se Polonia është një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës në konfliktin e saj të armatosur me Rusinë.
    Presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki, gjithashtu ka deklaruar vazhdimisht se Kievi duhet të marrë përgjegjësinë për masakrat. Pavarësisht qëndrimit të tij të favorshëm ndaj mbështetjes ushtarake për Ukrainën, ai ka kundërshtuar ambiciet e Kievit për anëtarësim në NATO dhe BE derisa të zgjidhen “çështje të tilla parimore dhe qytetëruese”.
    *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

  • Europiani i Zvicrës, sot Gjermani-Danimarkë dhe…

    Europiani i Zvicrës, sot Gjermani-Danimarkë dhe…

    Euro 2025 në futbollin për femra luan sot dy ndeshjet e Grupit C të raundit të dytë kualifikues.

    Në orën 18:00 në Bazel do të përballen Gjermani-Danimarkë ndërsa në orën 21:00 sfidohen mes tyre në Lucernë, Poloni-Suedi.

    Në këtë grup kryesojnë Gjermani dhe Suedia me nga tri pikë, Danimarka e Polonia ende pa pikë. Formula e UEFA-s, kualifikon dy vendet e para të çdo grupi.

    Euro Women’s, Grupi C:

    18:00 Gjermani-Danimarkë

    21:00 Poloni-Suedi/Sportiim.al/

  • Euro Women’s/ Sot derbi nordik dhe Gjermani- Poloni

    Euro Women’s/ Sot derbi nordik dhe Gjermani- Poloni

    Nënkampionet në fuqi të Gjermanisë, nisin aventurën e turneut në duelin me Poloninë.

    Sot në Gjenevë, me filim orës 18:00 do të startojë dueli për vajza ndërmjet Danimarkës dhe Suedisë. Ky takim i vlefshëm për Grupin C të Euro Women’s Zvicër 2025 përball dy kombëtaret fqinje me 36 vjeçaren me origjinë shqiptare Kosovare Asllanin që vijon të jetë pjesë e suedezeve.

    Ndërkohë në orën 21:00 po për Grupin C takimi Gjermani-Poloni. Dukshëm kjo ndeshje gjen favorite vajzat pancere, ndërsa polaket erdhën në fazë finale si një surprizë e bukur. Ndërkohë ndeshja gjermano polake zhvillohet në Kybunpark, Sankt Gallen./Sportiim.al/

  • Migracioni i paligjshëm, Polonia fut kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë! Tusk: Durimi është sosur

    Migracioni i paligjshëm, Polonia fut kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë! Tusk: Durimi është sosur

    Opozita në Poloni po ushtron presion mbi qeverinë pro-evropiane për shkak të politikës ndaj migracionit. Me kontrollet në kufi kryeministri Tusk dëshiron të tregojë ashpërsi dhe të qetësojë kundërshtarët e brendshëm.

    Kryeministri polak Donald Tusk e njoftoi futjen e kontrolleve kufitare me një shprehje serioze në fytyrë.

    “Kemi marrë vendimin për të rivendosur kontrollet e përkohshme në kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë”, tha Tusk në Varshavë.

    Duke filluar nga 07 korriku 2025, rojet kufitare polake, të përforcuara nga policia dhe ushtarët, do të kontrollojë trafikun e pasagjerëve dhe të makinave në kufijtë me këto vende 

    Tusk: “Durimi polak ka marrë fund”

    “E paralajmërova palën gjermane në mars dhe kam folur për këtë disa herë me kancelarin e ri”, tha Tusk gjatë një takimi të qeverisë të transmetuar drejtpërdrejt. Ai e justifikoi vendimin e tij duke thënë se durimi polak kishte sosur, se masat e njëanshme nga pala gjermane kishin shkaktuar tensione dhe kishin ngjallur një “ndjenjë asimetrie” tek pala polake.

    Tusku është sidomos i shqetësuar për praktikën e re gjermane të dëbimeve në kufi. Qëllimi i kontrolleve kufitare është të “ndalojnë në mënyrë efektive kthimet e pajustifikuara të migrantëve nga Gjermania”.

    Por vendimi i kryeministrit polak, me të cilin kufizohet liria e udhëtimit, një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit evropian, motivohet kryesisht nga arsye të brendshme politike.

    Politika e migracionit dominon debatet në Poloni

    Kërcënimi prej migracionit të paligjshëm dhe gjendja në kufirin perëndimor të Polonisëishin çështje të rëndësishme në fushatën zgjedhore presidenciale. Si kandidati  konservator i djathtë, Karol Nawrocki edhe konkurrenti i tij nacionalist i djathtë, Slawomir Mentzen, nga partia e ekstremit të djathtë Konfederacja, paralajmëruan ndaj migrantëve që u përkasin “kulturave të huaja”, të cilët ata i barazojnë me kriminelë të dhunshëm, dhe kërkuan mbylljen e kufirit me Gjermaninë.

    Javët e fundit kufiri gjermano-polak është bërë një pikë e nxehtë e debateve politike në Poloni për shkak të politikës së ashpërsuar të migracionit të qeverisë së re gjermanee. Madje aktivisti nacionalist Robert Bakiewicz themeloi një “roje civile” për të mbrojtur kufirin. Kjo forcë vullnetare e vetëshpallur patrullon rajonin kufitar dhe gjuan njerëzit që bien në sy për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

    Presidenti i zgjedhur Nawrocki, i cili do të marrë detyrën më 6 gusht 2025, e mbrojti rojen kufitare të vetëshpallur kundrejt kritikave. “Falënderoj mbrojtësit e kufirit, të udhëhequr nga z. Bakiewicz. Ata po përmbushin detyrat e shtetit që qeveria aktuale nuk mund t’i përballojë”, tha Nawrocki për televizionin Polsat.

    Test për Tuskun

    Situata në kufi shihet nga komentatorët në Poloni si një test prove për kryeministrin Tusk. “Nëse qeveria nuk e rimerr kontrollin e kufirit dhe nuk u jep polakëve një ndjenjë sigurie, pasiguria do të kthehet në municion politik për opozitën”, paralajmëron komentatori i gazetës Rzeczpospolita, Jacek Niznikiewicz. Forca vullnetare e vetëshpallur  mund të nisë të veprojë edhe në rrugët e qyteteve dhe mund të shndërrohet në një Ku-Klux-Klan polak.

    Juristi Witold Klaus, nga Akademia Polake e Shkencave (PAN) e kritikon vendimin e Tuskut për kontrollet kufitare. “Shifrat janë të papërfillshme. Qeveria nuk ofron asnjë argument racional për kontrollet kufitare. Kontrollet janë të pabaza”, thotë ai.

    “Tusk nuk dikton çështjet, por ndjek frymën që nxit e djathta”, mendon Adam Traczyk nga organizata jopartiake “More in Common Polska”, e cila merret me hulumtimin e shoqërisë polake./DW/

  • Fitorja e presidencës nga ekstremi i djathtë në Poloni, Tusk: Testi i parë për në është votëbesimi

    Fitorja e presidencës nga ekstremi i djathtë në Poloni, Tusk: Testi i parë për në është votëbesimi

    Kryeministri polak, Donald Tusk do të kërkojë një votëbesim në parlament për qeverinë e tij, pasi kandidati i tij presidencial, Rafal Traskoëski, u mund në zgjedhjet e së dielës.

    Sipas rezultateve zyrtare të publikuara të hënën, Karol Naërotski, i cili mbështetet nga partia nacionaliste e opozitës Ligj dhe Drejtësi (PiS), fitoi 50.89% të votave, krahasuar me 49.11% për Traskoëski-n pro-evropian, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
    Suksesi i kandidatit nacionalist bie ndesh me angazhimin pro-evropian të Polonisë nën drejtimin e Tusk dhe mbështetjen e saj për Ukrainën.
    Lideri i PiS, Jaroslaë Kaczynski, tha se rezultati i zgjedhjeve ishte një “karton i kuq” për qeverinë dhe bëri thirrje për formimin e një “qeverie jo-politike, teknokratike” me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Poloni të planifikuara për vitin 2027.
    Megjithatë, Donald Tusk është zotuar të vazhdojë të qeverisë vendin.
    “Testi i parë për qeverinë do të jetë votëbesimi që do t’i kërkoj parlamentit së shpejti”, tha Tusk në një fjalim televiziv të hënën në mbrëmje.
    “Nuk do ta ndaloj punën time si kryeministër për asnjë minutë dhe luftën tonë të përbashkët për Poloninë e ëndrrave tona: të lirë, sovrane, të sigurt dhe të begatë”, theksoi ai, duke shprehur shpresën për të qenë në gjendje të bashkëpunoj me presidentin e sapozgjedhur.
    “Dua që të gjithë ta shohin, përfshirë kundërshtarët tanë brenda dhe jashtë vendit, se jemi gati për këtë situatë, se e kuptojmë seriozitetin e momentit, por nuk kemi ndërmend të tërhiqemi as edhe një inç”, shtoi ai.
    Në Poloni, presidenti ka një mandat pesëvjeçar dhe kompetenca të gjera, duke përfshirë përfaqësimin e vendit jashtë vendit, formësimin e politikës së jashtme, emërimin e kryeministrit dhe kabinetit, dhe të qenit komandant suprem i forcave të armatosura në rast lufte. Ai gjithashtu mund të vërë veton ndaj projektligjeve.

    Top Channel

  • Zgjedhjet presidenciale polake: Një pikë kthese në skenën politike Evropiane

    Zgjedhjet presidenciale polake: Një pikë kthese në skenën politike Evropiane

    Nga Eljanos Kasaj*
    Varshavë(Warszawa), Poloni-Kandidati i partisë opozitare së krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi ( Prawo i Sprawiedliwość ) Karol Nawrocki ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale polake, duke fituar 50.89% të votave pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përpunoi të gjitha fletëvotimet, raportoi kanali televiziv polak Telewizja Polska World(TVP World) .
    Rafal Trzaskowski, kandidat i Koalicionit Qytetar në pushtet dhe kryebashkiak i Varshavës, mori 49.11%.
    Gjatë raundit të parë të votimeve, Trzaskowski doli i pari me 31.4% të votave, ndërsa Nawrocki u rendit i dyti me 29.5%, duke kaluar në raundin e dytë.Interesant qe dhe rezultatet e partive të vogla, ku kandidatët e krahut të djathtë, Sławomir Mentzen (Shpresa e Re/Nowa Nadzieja ) dhe Grzegorz Braun i Konfederatës monarkiste të Polonisë(Konfederacja Korony Polskiej) surprizuan sondazhet, duke fituar respektivisht 14.8% dhe 6.3%, duke u renditur në vendin e tretë dhe të katërt. Kandidati i qendrës Szymon Hołownia (Polska 2050 Szymona Hołowni-PL2050) dhe kandidatët e krahut të majtë të Magdalena Biejat (E majta/Lewica) dhe Adrian Zandberg (Partia së Bashku/Partia Razem) patën një performancë të dobët elektorale.
    Karol Nawrocki kandidoi në një platformë ktistian-nacionaliste dhe kulturalo-konservatore dhe kundër koalicionit qeverisës së kryeministrit Donald Tusk.Platforma e Nawrocki-t bëri thirrje për ndërhyrje të rëndësishme të qeverisë në ekonomi, mbajtjen e lidhjeve të ngushta midis Kishës Katolike në Poloni dhe qeverisë polake, kriminalizimin e gjerë të abortit dhe kundërshtimin ndaj legalizimit të martesave të të njëjtit seks ose bashkimeve civile, duke përmendur etikën seksuale të Kishës Katolike dhe mbrojtjen e familjes tradicionale.
    Oponenti i tij, Rafał Trzaskowski kandidoi me një platformë neo-liberale e cila synonte reforma për liberalizimin ekonomik, integrimin evropian, legalizimin e gjerë të abortit,futjen e bashkimeve civile të të njëjtit seks, dhe një autonomi më të madh për qeveritë lokale në vojvoda(województwa/provinca).
    Mardhëniet me Bashkimin Evropian dhe antarësimi i Ukrainës në NATO qenë dy çështjet që bënë diferenën më të madhe midis dy kndidatëve,ku Tzraskowski mbështeste forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, mbeshteste, ndërsa Nawrocki kundërshtonte anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe zgjerimin e mardhënieve me Bashkimin Evropian.Por të dyja platformat qenë pro-perëndimore dhe pro-NATO.
    Përveç diferencave ideologjike të kandidatëve,në vëmendje ka qenë edhe polarizimi politik midis qyteteve dhe fashatit, Lindjes(Polonisë B) dhe Perëndimit(Polonisë A), gjeneratës së re dhe brezit të vjetër-të cilat sot, rreth 35 vite që prej tranzicionit demokratik të viteve 1988-1989, formëzojnë puzzel-in socialo-kultural të Polonisë.
    Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt në Poloni më 1 qershor dhe rezultati i tyre ishte më i afërti në historinë polake që nga rënia e Republikës Popullore Polake.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha në faqen e tij të internetit se pjesëmarrja prej 71.63% ishte një rekord për zgjedhjet presidenciale në Poloni. Rekordi i mëparshëm i pjesëmarrjes në votime ishte 68.23% dhe u regjistrua në vitin 1995.
    Duket se me ardhjen e qeshorit,nuk është vetëm stina e verës duke filluar,por dhe një kapitull i ri në skenën politike polake.
     *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni
     

  • Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

    Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

    Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, Karol Nawrocki ka dalë fitues me 50.89% të votave, duke mposhtur ngushtë kryetarin liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%, pas një gare tepër të ngushtë që mbajti vendin në tension.
    Rezultati është bërë i ditur nga agjencia polake e lajmeve Pap, e cila citon të dhëna nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pasi u numëruan të gjitha qendrat e votimit.
    Pjesëmarrja në votime ishte 71.63%.
    Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar politike, ku Nawrocki, një figurë nacionaliste dhe euroskeptike, përfaqësoi linjën e ashpër konservatore, ndërsa Trzaskowski mbrojti një vizion pro-europian dhe liberal.
    Kjo garë zgjedhore e theksoi ndarjen e thellë politike në Poloni, një vend strategjik në kufirin lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
    Rezultati konfirmon ndarjen mes pjesëve urbane, të cilat mbështesin liberalët, dhe zonave rurale që votojnë për nacionalistët.
    Fitorja e Nawrockit pritet të shtyjë Poloninë drejt një rruge më nacionaliste, me më shumë fokus te sovraniteti dhe më pak integrim evropian.
    Karol Nawrocki ka marrë mbështetje të drejtpërdrejtë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, çka nënkupton një orientim më të theksuar drejt politikave konservatore ndërkombëtare.

  • Zgjedhjet presidenciale në Poloni, nacionalisti Nawrotski del fitues

    Zgjedhjet presidenciale në Poloni, nacionalisti Nawrotski del fitues

    Kandidati nacionalist i opozitës polake, Karol Nawrocki , i mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), ka fituar zgjedhjet presidenciale të Polonisë, duke mposhtur rivalin e tij pro-evropian, Rafał Trzaskowski, në një garë jashtëzakonisht të ngushtë.

    Rezultatet zyrtare treguan se Nawrocki mori 50.89% të votave në balotazh, ndërsa Trzaskowski 49.11%.
    Fitorja e Nawrockit është një goditje e madhe për qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Donald Tusk dhe pritet të zgjasë bllokimin aktual politik në vend, si dhe të ndërlikojë pozicionin e vendit në Evropë.

    Rezultatet vijnë pas një kthese dramatike, duke qenë se sondazhi i parë i publikuar sugjeronte një fitore të ngushtë për Trzaskowski-n me 0.6%, duke e shtyrë atë të shpallte fitoren.
    Megjithatë Nawrocki nuk e pranoi humbjen, duke u shprehur i bindur se do të fitonte kur të numëroheshin të gjitha votat.
    “Ne do të fitojmë dhe do ta shpëtojmë Poloninë ”, tha ai. “Ne duhet të fitojmë sonte.”
    Nawrocki, i mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), pritet të vazhdojë politikat e paraardhësit të tij, Presidentit Andrzej Duda, gjithashtu një aleat i partisë më të madhe të opozitës, duke përfshirë bllokimin e çdo përpjekjeje nga qeveria për të liberalizuar abortin ose për të reformuar gjyqësorin.
    Në platformën e mediave sociale X, Duda falënderoi polakët që shkuan të votonin masivisht. Pjesëmarrja në votime ishte 71.31%, tha komisioni zgjedhor, një rekord për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
    “Faleminderit! Për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale. Për përmbushjen e detyrës suaj qytetare. Për marrjen e përgjegjësisë për Poloninë. Urime fituesit! Stay strong Poloni!” shkroi Duda./vizionplus.tv