Tag: poloni

  • Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Autoritetet polake kanë dhënë alarmin mbrëmjen e sotme pasi një dron u pikas duke fluturuar mbi ndërtesa qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë zonën e rrugës Parkowa dhe Pallatin Belweder, rezidenca e rëndësishme shtetërore.
    Lajmin e bëri publik kryeministri Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X, duke njoftuar se droni u neutralizua nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP).
    Pas incidentit, policia arrestoi dy shtetas bjellorusë, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë mision të dyshimtë. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivet dhe prapaskenat e ngjarjes.

    Ky rast vjen vetëm disa ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet e Varshavës për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga lindja.

  • Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

    Ndërhyrja e dronëve rusë në Poloni, Rubio: Është e rrezikshme

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi si “të papranueshme, të trishtueshme dhe të rrezikshme” hyrjen e dronëve rusë në territorin e Polonisë.
    “Çështja është nëse dronët kishin një objektiv të caktuar duke hyrë në Poloni. Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një përshkallëzim serioz”, u shpreh Rubio për gazetarët gjatë nisjes së tij për në Britani dhe Izrael.
    Ai shtoi gjithashtu se do të duhen edhe “disa ditë” për të mësuar më shumë rreth incidentit.

    “Ekzistojnë disa mundësi të tjera, por mendoj se duam të kemi prova të qarta dhe të konsultohemi me aleatët tanë përpara se të nxjerrim përfundime të caktuara”, theksoi ai.
    Ndërkohë, një ditë më parë, Polonia hodhi poshtë pretendimin e Donald Trump se incidenti mund të ketë qenë rezultat i një gabimi, në një deklaratë të rrallë mospajtimi nga një prej aleatëve më të ngushtë evropianë të SHBA-së me presidentin amerikan.
    Ministri i Jashtëm i Polonisë deklaroi për agjencinë Reuters se Varshava shpreson që Uashingtoni do të ndërmarrë veprime për të treguar solidaritet me Poloninë.
    Në Kombet e Bashkuara, të premten, SHBA e quajti shqetësuese shkeljen e hapësirës ajrore dhe u zotua për mbrojtjen e “çdo centimetri të territorit të NATO-s”.
    Nga ana tjetër, Moska tha se forcat e saj po kryenin sulme ndaj Ukrainës në kohën kur ndodhi hyrja e dronëve dhe se nuk kishin për qëllim goditjen e objektivave në Poloni.

  • NATO nis lëvizjen e gurëve/ Forcohet mbrojtja pas incidentit në Poloni

    NATO nis lëvizjen e gurëve/ Forcohet mbrojtja pas incidentit në Poloni

    NATO ka nisur vendosjen e trupave, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë në krahun lindor, pasi Polonia akuzoi Rusinë për një inkursion të paprecedentë ajror me dronë në hapësirën e saj ajrore.
    Incidenti, që përfshin rrëzimin e disa dronëve rusë brenda territorit polak, është cilësuar si kërcënimi më serioz ndaj një vendi anëtar të NATO-s që nga nisja e luftës në Ukrainë në vitin 2022.
    Holanda do të dërgojë 300 trupa, artileri dhe sisteme mbrojtëse ajrore, ndërsa Republika Çeke do të kontribuojë me 100 ushtarë dhe helikopterë.
    Gjermania do të zgjerojë policimin ajror mbi Poloni dhe do të vendosë një brigadë në Lituani dhe Franca do të vendosë tre avionë luftarakë Rafale.
    Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dislokimin e avionëve të saj ushtarakë.
    Polonia ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet të premten në orën 19:00 GMT. Presidenti polak Karol Nawrocki e cilësoi incidentin si një “provokim të qëllimshëm” rus, ndërsa kryeministri Donald Tusk e quajti atë një “provokim në shkallë të gjerë”.
    Polonia ka mbyllur përkohësisht kufirin me Bjellorusinë, për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ruso-bjelloruse Zapad 2025, të cilat fillojnë të premten dhe përfshijnë rreth 30,000 trupa.

  • NATO nis lëvizjen e gurëve/ Forcohet mbrojtja pas incidentit në Poloni, vendet anëtare angazhojnë qindra ushtarë

    NATO nis lëvizjen e gurëve/ Forcohet mbrojtja pas incidentit në Poloni, vendet anëtare angazhojnë qindra ushtarë

    NATO ka nisur vendosjen e trupave, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë në krahun lindor, pasi Polonia akuzoi Rusinë për një inkursion të paprecedentë ajror me dronë në hapësirën e saj ajrore.

    Incidenti, që përfshin rrëzimin e disa dronëve rusë brenda territorit polak, është cilësuar si kërcënimi më serioz ndaj një vendi anëtar të NATO-s që nga nisja e luftës në Ukrainë në vitin 2022.
    Holanda do të dërgojë 300 trupa, artileri dhe sisteme mbrojtëse ajrore, ndërsa Republika Çeke do të kontribuojë me 100 ushtarë dhe helikopterë.
    Gjermania do të zgjerojë policimin ajror mbi Poloni dhe do të vendosë një brigadë në Lituani dhe Franca do të vendosë tre avionë luftarakë Rafale.
    Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dislokimin e avionëve të saj ushtarakë.
    Polonia ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet të premten në orën 19:00 GMT. Presidenti polak Karol Nawrocki e cilësoi incidentin si një “provokim të qëllimshëm” rus, ndërsa kryeministri Donald Tusk e quajti atë një “provokim në shkallë të gjerë”.
    Polonia ka mbyllur përkohësisht kufirin me Bjellorusinë, për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ruso-bjelloruse Zapad 2025, të cilat fillojnë të premten dhe përfshijnë rreth 30,000 trupa.

    Top Channel

  • Rrëzimi i dronëve, Rusia këmbëngul se nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

    Rrëzimi i dronëve, Rusia këmbëngul se nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

    Moska më në fund është deklaruar mbi inkursionet e shumta në Poloni nga dronë rusë.
    “Objektivat e sulmit janë arritur. Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”, thotë ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
    “Rrezja maksimale e fluturimit të dronëve rusë të përdorur në sulm, të cilët dyshohet se kaluan kufirin me Poloninë, nuk i kalon 700 km. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me Ministrinë e Mbrojtjes së Polonisë për këtë çështje”, theksuan nga ministria ruse e Mbrojtjes.

    Referenca për dronë që kanë një rreze veprimi prej 700 km duket se përfaqëson një mohim të mëtejshëm të përgjegjësisë ruse.
    Ndërkohë, Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, duke thënë se ishte një çështje për zyrtarët e mbrojtjes.
     

  • Presidenti i Italisë për dronët rusë në Poloni: Tensione që kujtojnë vitin 1914, kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

    Presidenti i Italisë për dronët rusë në Poloni: Tensione që kujtojnë vitin 1914, kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

    Pasi reagoi me kryeministren Giorgia Meloni, Italia ka thënë fjalën e saj edhe me Presidentin sa i përket shkeljes së hapësirës nga dronët rusë në Poloni.
    Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate Sergio Mattarella e quajti situatën alarmante.
    “Ajo që është alarmante është se po lëvizim përgjatë një gremine ku, edhe pa dashje, mund të rrëshqasim në një humnerë dhune të pakontrolluar”, tha ai.
    Kjo u deklarua nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, duke folur nga Lubjana në pjesën e parë të vizitës së tij në Slloveni.
    Kreu i shtetit italian kujtoi atë që ndodhi në vitin 1914 me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke shpjeguar se “sjellja e pamatur ka pasoja, edhe nëse ato nuk janë të qëllimshme me vetëdije”.

  • NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni, Rutte: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

    NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni, Rutte: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

    “Ajo që ndodhi në Poloni ishte e rrezikshme, pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, ishte absolutisht e pamatur dhe e rrezikshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

    Ndërsa Moska mohon se dronët e rrëzuar në hapësirën ajrore polake ishin rusë, Mark Rutte vëren se “vlerësimi i incidentit është duke vazhduar”.
    Në fakt, Mark Rutte i dërgoi gjithashtu një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin, duke theksuar: “Ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni përshkallëzimin e luftës. Ndalo shkeljen e hapësirës ajrore aleate. Dije se jemi gati, se jemi vigjilentë dhe se do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s.”
    Në fakt, Mark Rutte vuri në dukje pas rrëzimit të dronëve rusë se “reagimi i djeshëm ishte shumë i suksesshëm”.

    Top Channel

  • Polonia në alarm! Rusia shkel për herë të hapësirën ajrore të një vendi të NATOS, reagon Moska: Pretendime të pabaza, s’ka prova

    Polonia në alarm! Rusia shkel për herë të hapësirën ajrore të një vendi të NATOS, reagon Moska: Pretendime të pabaza, s’ka prova

    foto ilustruese

    POLONI- Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se i ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”. Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.
    Polonia tha se 19 objekte kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi të madh ajror rus ndaj Ukrainës dhe se kishte rrëzuar ato që përbënin kërcënim. Kryeministri Donald Tusk tha se kishte aktivizuar nenin katër të traktatit të NATO-s, sipas të cilit anëtarët e aleancës mund të kërkojnë konsultime me aleatët e tyre.
    “Kemi të bëjmë me një provokim në shkallë të gjerë”, tha Tusk. “Jemi të gatshëm të zmbrapsim provokime të tilla. Situata është serioze dhe askush nuk dyshon se duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm.”
    Pas raportimeve për dronë rusë, aeroporter në Poloni, përfshirë më të madhin në Varshavë, u mbyllën. Aeroporti Chopin në Varshavë, më i madhi në vend, mbylli hapësirën e tij ajrore për disa orë përpara se të rihapej. Ai tha se do të kishte ndërprerje dhe vonesa gjatë gjithë ditës. Aeroporti në qytetin e Lublinit, në Poloninë lindore, mbeti i mbyllur.
    Pjesa më e madhe e Ukrainës, përfshirë rajonet perëndimore të Volynit dhe Lvivit, të cilat kufizohen me Poloninë, kishin qenë nën alarm për sulme ajrore pothuajse gjatë gjithë natës, sipas forcave ajrore të Ukrainës.
    Nga ana tjetër, Moska ka reaguar për herë të parë duke thënë se nuk ka asnjë provë që vërtetojnë se dronët ishin nga Rusia. Përfaqësuesi rus në Poloni tha se nuk ka prova që dronët ishin rusë. “Ne besojmë se këto pretendime janë të pabaza. Nuk ka asnjë provë që këta dronë janë me origjinë ruse”, thotë Andrey Ordash për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti. Ai u thirr nga Ministria e Jashtme e Polonisë pas sulmit. Incidenti çoi në aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s nga Polonia./ZËRI
     

  • Dronët e Moskës hyjnë në Poloni, Von der Leyen: Shkelje e pashembullt e hapësirës ajrore!

    Dronët e Moskës hyjnë në Poloni, Von der Leyen: Shkelje e pashembullt e hapësirës ajrore!

    Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 10:22
    Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, i ka dënuar veprimet e Rusisë si një “shkelje të pamatur dhe të pashembullt” të hapësirës ajrore të Polonisë.
    Ajo deklaroi se më shumë se 10 dronë rusë Shahed hynë në Poloni.

    Dronët rusë u zbuluan nga forcat polake mbrëmjen e kaluar dhe u goditën nga trupat e saj ajrore në bashkëpunim me ato të NATO-s.
    Në fjalimin e saj, Von der Leyen u shpreh: “Evropa qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë. Mesazhi është i qartë dhe përgjigjja jonë duhet të jetë po aq e qartë. Na duhet më shumë presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave. Na duhen më shumë sanksione. Po punojmë në paketën e 19-të, në koordinim me partnerët tanë Ne po shqyrtojmë konkretisht një heqje më të shpejtë graduale të lëndëve djegëse fosile ruse, po shqyrtojmë flotën në hije dhe vendet e treta, dhe në të njëjtën kohë, na duhet më shumë mbështetje për Ukrainën.”

  • Ky është droni rus i rrëzuar në Poloni (Foto)

    Ky është droni rus i rrëzuar në Poloni (Foto)

    Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 11:17
    Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake raportoi një shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore nga dronët rusë gjatë një sulmi të gjerë ndaj Ukrainës.
    Aktualisht është në zhvillim një operacion për të zbuluar dhe neutralizuar këto pajisje ajrore pa pilot. Me urdhër të Komandantit Operacional, janë përdorur armë për të reaguar ndaj kërcënimit.

    Autoritetet po punojnë për të lokalizuar dhe siguruar mbetjet e dronëve të rrëzuar. Qytetarëve në zonat lindore dhe qendrore të Polonisë u është kërkuar të tregojnë kujdes dhe të mos dalin jashtë. Provincat më të rrezikuara janë Podlaskie, Mazouieckie dhe Lubelskie. Zyrtarët kanë theksuar se situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm. Presidenti dhe kryeministri janë informuar për zhvillimet.