Shqipëria do të luajë gjysmëfinalen e play off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë. Federata polake ka zyrtarizuar stadiumin “PGE Narodowy” si impiantin ku do të zhvillohet ndeshja. Nga kapaciteti prej 58.500 vendesh, tifozëve shqiptarë do t’u jepen vetëm 5%, që përkthehet në rreth 2.900 bileta.
Kombëtarja shqiptare ka luajtur për herë të fundit në këtë stadium në mars të vitit 2023, ku u mund 1–0 në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.
Në duelin e dytë mes dy skuadrave, Shqipëria fitoi 2–0 në “Air Albania”. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të luajnë finalen e play off-it sërish në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi. Ky është hapi vendimtar për një vend në fazën finale të Botërorit 2026.
Tag: poloni
-

Shqipëri-Poloni/ Zgjidhet stadiumi, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm
-

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë.
Një sfidë vendimtare për realizimin e ëndrrës amerikane për Kombëtaren shqiptare, por edhe për Poloninë, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e faktit që luan në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas.
Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesen e takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë.
Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026. -

Poloni-Shqipëri, zyrtarizohet stadiumi ku luhet ëndrra amerikane
Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë.
Një sfidë vendimtare për realizimin e ëndrrës amerikane për Kombëtaren shqiptare, por edhe për Poloninë, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e faktit që luan në fushën e vet dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas.
Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesen e takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë.
Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026. -

A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?
Ashpërsohet retorika e Varshavës: A po i rikthehet Polonia një militarizmi sovjetik?
Nga Eljanos Kasaj*
Varshavë(Warszawa), Poloni-Në një intervistë të publikuar nga podkasti britanik “Pjesa tjetër është politikë”, Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski tha se polakët “do të hanin bar sesa të bëheshin sërishmi një koloni ruse”.
Zoti Sikorski tha më tej se ishte pikërisht kundërshtimi publik në Poloni ndaj kërcënimit të mundshëm të “ekspansionizmit rus” arsyeja pse vendi i tij ka nivele kaq të larta të shpenzimeve për mbrojtjen, madje edhe në kurriz të financimit në fusha të tjera.
Këto deklarata nuk qenë surprizuese, por një vazhdim i atyre që zoti Sikorski kishte dhënë pak më parë për median kombëtare polake “Telewizja Polska World” se Varshava do të paguajë “çfarëdo që të duhet” për të mbrojtur vendin, duke shtuar: “gjithmonë ka një kompromis midis armëve dhe gjalpit”-një parrullë kjo e ngjashme me atë sovjetike të kohës së Leonid Brezhnjevit, e cila ironizonte zgjedhjen e qeverisë sovjetike, që shikonte si më të rëndësishme topat e artilerisë se sa mungesën e topave të gjalpit nëpër dyqane.
Por, pavarësisht patosit patriotik, këto deklarata të ashpëra duke se kanë pasur një efekt krejtësisht të kundërt në sytë e opiniot publik, ku shumë qytetarë polak i kanë hedhur poshtë si të ekzagjeruara dhe të padobishme.
Në intervistat e fundit e zhvilluara nga mediat polake treguan se banorët e Varshavës e hodhën poshtë retorikën e qeverisë në lidhje me luftën, me disa që akuzuan zyrtarët për amplifikimin e kërcënimeve për të justifikuar shpenzimet e çmendura të mbrojtjes dhe vendimet e politikës së jashtme.
Në qershor, vendet anëtare të Aleancës së NATO-s – përveç Spanjës – ranë dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, me Poloninë që në shtator u zotua të arrijë 4.8% vitin e ardhshëm, pra në 2026.
Vlen të theksohet se Polonia ka ushtrinë e tretë më të madhe në NATO për sa i përket numrit të personelit (rreth 216, 100 ushtarë aktiv), sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Aleanca, duke e renditur atë të tretën pas SHBA-së dhe Turqisë.
*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni
-

Gol i Shehut në Poloni, mesfushori i kombëtares realizon me Widzew Lodz (VIDEO)
Julian Shehu realizoi një gol në Poloni, me fanellën e Widzew Lodz, në sfidën ndaj Korona Kielce.
Pas një topi të dhënë gabimisht nga kundërshtari, Shehu përfitoi në maksimum dhe shtyu topin në rrjetë. Gjithsesi, ky gol nuk shmangu dot humbjen e skuadrës, pasi Korona Kielce fitoi 1-3.Për Lodz luajti edhe Gallapeni, me lojtarin dardan që e mbylli ndeshjen përpara kohe, pasi doli me karton të kuq.
Për Shehun ky ishte goli i katërt në 15 ndeshje. Ai numëron edhe 3 asiste. -

Shevçenko komenton shortin e Ukrainës: Edhe finalja me fituesin e çiftit Poloni-Shqipëri është shumë e vështirë…
Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriju Shevçenko, nuk ishte plotësisht i kënaqur me shortin e play off-it të Kupës së Botës 2026. Nëse Ukraina fiton kundër Suedisë, do të përballet me ekipin më të mirë nga dyshja Poloni-Shqipëri.
“Shorti nuk na caktoi ndonjë fat për ndeshje të lehta. Para së gjithash, të gjitha ekipet që arritën në fazën eliminatore janë shumë të forta. Jemi përballur me një nga kundërshtarët më të fortë. Niveli i lojtarëve të ekipit kombëtar suedez është shumë i lartë, kështu që po përballemi me një sfidë serioze.
Do ta luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe nëse kualifikohemi në finale, do të luajmë edhe si vendas. Potencialisht, ne mund të përballemi me fituesin e ndeshjes Poloni-Shqipëri në finale (play-off). Ky është gjithashtu një nga opsionet më të vështira. Shorti sigurisht që nuk i bëri gjërat më të lehta për ne, kështu që duhet ta pranojmë situatën ashtu siç është”, tha ai për faqen zyrtare të federatës suedeze. -

“Varshava akuzon Moskën për ‘terrorizëm shtetëror’”, DW: Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
poloni
POLONI- Polonia po bëhet gjithnjë e më shumë një shënjestër sulmesh. Pas sabotimit në një rrugë hekurudhore strategjikisht të rëndësishme, Ministri i Jashtëm Radosław Sikorski akuzon Rusinë për “terrorizëm shtetëror”.
Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrjetin hekurudhor polak. “Nuk ishte një akt sabotimi si më parë, por terrorizëm shtetëror, sepse qëllimi i tij i qartë ishte të shkaktonte viktima njerëzore”, tha Sikorski në parlament në Varshavëtë mërkurën.
“Një vend i huaj dërgoi njerëz të përgatitur mirë, të cilët vetëm për fatin tonë të mirë nuk e arritën qëllimin e tyre”, shtoi Ministri i Jashtëm polak, duke akuzuar shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU për punësimin e njerëzve për “punë të ndyra”. Ai më pas u tha gazetarëve se konsullata ruse në Gdansk, posti i fundit konsullor rus i mbetur në Poloni, do të mbyllet.
Tusk: Incidenti më serioz që nga sulmi ndaj Ukrainës
Një ditë më parë, Kryeministri polak Donald Tusk e quajti incidentin si “goditjen ndoshta më serioze për sigurinë e vendit që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë”. Ai theksoi se kjo “ka kaluar një vijë të caktuar”.
Të gjitha linjat hekurudhore në Poloni tani janë në nivelin e dytë më të lartë të gatishmërisë – Charlie. Rregulloret përcaktojnë siguri 24-orëshe në objektet e rëndësishme hekurudhore, si dhe armatosjen e rojeve me municion të vërtetë. Masat e rrepta të sigurisë pritet të jenë në fuqi deri në fund të shkurtit.
Forcave polake të sigurisë iu deshën vetëm 70 orë për të identifikuar të dyshuarit në të dy aktet e sabotimit. Të dielën në mëngjes, një makinist treni në linjën Varshavë-Lublin ndaloi trenin pranë Mikës për shkak të dëmtimeve serioze në shina dhe njoftoi menaxhmentin e Hekurudhave Shtetërore Polake (PKP). Pak më vonë, një tjetër vend i dëmtuar u zbulua pranë Pulawy në këtë rrugë hekurudhore strategjikisht të rëndësishme që të çon nga kryeqyteti polak në kufirin ukrainas.
Dy ukrainas në shërbim të Rusisë
Të dyshuarit janë dy shtetas ukrainas që kanë bashkëpunuar me inteligjencën ruse për një kohë të gjatë. Identitetet e tyre dihen. Njëri u dënua në Lviv të Ukrainës në maj për sabotim, ndërsa tjetri vjen nga Donbasi në Ukrainën lindore. Të dy hynë në Poloni nga Bjellorusia së bashku në vjeshtë. Pas sulmit, ata dyshohet se u larguan nga Polonia nëpërmjet pikës kufitare të Terespolit dhe u kthyen në Bjellorusi, tha Tusk.
Siç raportoi gazeta Rzeczpospolita të martën, hetuesit gjetën gjurmët e gishtërinjve të njërit prej sulmuesve dhe një kartë SIM nga telefoni i tij në vendngjarje. Telefoni dyshohet se është përdorur për të regjistruar shpërthimin. Gjithashtu thuhet se shërbimet e inteligjencës nga vendet mike ndihmuan në hetim.
Hetimi tregon se tre pajisje shpërthyese u vendosën pranë qytetit Mika, nga të cilat vetëm dy shpërthyen të shtunën në mbrëmje. Ato u aktivizuan me ndihmën e një kablloje 300 metra të gjatë. Forca shpërthyese doli të ishte shumë e dobët për të shkatërruar trenin e mallrave që ishte i synuar. Makinisti i trenit as nuk e vuri re shpërthimin. Megjithatë, gjendja e asaj pjese të binarit u përkeqësua me kalimin e çdo treni tjetër, derisa u bë e rrezikshme të dielën.
Në Pulavi, u instalua një kapëse çeliku që supozohej të shkaktonte daljen e trenit nga shinat, por rezultoi joefektive. Përveç kësaj, u dëmtua edhe rrjeti i kontaktit. Treni i pasagjerëve duhej të ngadalësonte, por askush nuk u lëndua.
Polonia si shënjestër
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Polonia ka qenë shënjestër e sabotimit në disa raste. Qeveria polakei ka qëndruar pranë Ukrainës që nga fillimi, duke dërguar armë dhe duke ofruar ndihmë humanitare. Më shumë se një milion ukrainas kanë gjetur strehim në vendin fqinj.
Në Parlament, Tusk kujtoi se në janar 2024, një fabrikë bojërash u dogj në Wrocław. Një qendër tregtare u dogj në Varshavë. Gjithsej 55 persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme, 23 prej të cilëve janë në paraburgim. Kohët e fundit, tetë persona janë arrestuar gjithashtu me dyshimin për spiunazh në objekte strategjike. “Kjo është një lojë e pabesë e shërbimeve të inteligjencës ruse, të cilat po menaxhojnë këto fushata”, tha nënkryetari i Parlamentit, Piotr Zgorzhelski, për TVN.
Një fushatë urrejtjeje online kundër Ukrainës
Tusk paralajmëroi gjithashtu për dezinformimin rus. Udhëheqja ruse është e shqetësuar jo vetëm për pasojat e menjëhershme të veprimeve të tilla, por edhe për ato sociale dhe politike.
“Kjo do të thotë: shpërbërje, kaos, panik, spekulime, pasiguri.” Punësimi i ukrainasve për të kryer sabotim synon gjithashtu të nxisë ndjenjat anti-ukrainase në Poloni. Sondazhet tregojnë se mbështetja për Ukrainën midis polakëve ka qenë në rënie për njëfarë kohe.
Sikorski njoftoi se Polonia do t’i kërkonte Bjellorusisë të ekstradonte të dyshuarit, megjithëse shanset janë të pakta. Ai tha gjithashtu se Polonia nuk planifikon të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Megjithatë, diplomatët rusë do të duhet të kërkojnë leje nga autoritetet polake për të udhëtuar jashtë zonës së Varshavës. Sikorski do t’u rekomandojë aleatëve të Polonisë të ndalojnë diplomatët rusë të lëvizin lirshëm nëpër zonën Shengen.
Kremlini i hodhi poshtë akuzat e Tuskut. “Rusia akuzohet për të gjitha format e luftës hibride dhe të drejtpërdrejtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për televizionin shtetëror rus. Sipas mendimit të tij, do të ishte e çuditshme nëse Rusia nuk do të akuzohej menjëherë edhe këtë herë. Polonia është gjithmonë e para që e bën këtë. “Në këtë drejtim, rusofobia po lulëzon atje”, tha Peskov./DW -

Shqipëria përballet me Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe
Poloni – Shqipëri, kjo do jetë ndeshja gjysmëfinale e play-off për Kombëtaren. Pas shortit, nga Zyrihu foli edhe trajneri Sylvinho. Trajneri i Kombëtares tha se pret një tjetër Poloni, ndryshe nga debutimi i tij me Shqipërinë.
“Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha trajneri brazilian i Shqipërisë.
-

U akuzua se sulmoi tubacionet e Nord Stream në vitin 2022, gjykata polake refuzon ekstradimin e ukrainasit në Gjermani
Një gjyqtar në Poloni ka refuzuar të ekstradojë një shtetas ukrainas të kërkuar nga Gjermania për dyshime mbi sabotimin e tubacioneve të gazit Nord Stream në shtator të vitit 2022, duke e cilësuar sulmin si një akt të drejtë nëse është kryer nga Ukraina.
Volodymyr Zhuravlyov, i cili u soll në Gjykatën e Qarkut të Varshavës në pranga, ishte arrestuar muajin e kaluar në Poloni pas një urdhri arresti europian të lëshuar nga Gjermania.
Gjykatësi Dariusz Lubowski urdhëroi lirimin e tij, duke shkaktuar habi të madhe në sallën e gjyqit dhe një buzëqeshje të dukshme nga i pandehuri.
Zhuravlyov akuzohet, së bashku me persona të tjerë, për vendosjen e eksplozivëve nën Detin Baltik, në tubacionet që lidhin Rusinë me Gjermaninë. Shpërthimet dëmtuan rëndë një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit me gaz rus drejt Evropës.
Fillimisht, fajësia u drejtua nga Moska, por më vonë nisën të shfaqeshin dyshime për përfshirje të mundshme të Ukrainës, gjë që Kievi e ka mohuar kategorikisht.
Rastet e ekstradimit brenda Bashkimit Evropian zakonisht zgjidhen me shpejtësi, por ky rast po rezulton të jetë një përjashtim i rrallë, duke reflektuar ndjeshmërinë e çështjes Nord Stream dhe tensionet gjeopolitike që e rrethojnë atë.
Kryeministri polak Donald Tusk, qeveria e të cilit është një aleat i ngushtë i Ukrainës, reagoi menjëherë pas vendimit, duke shkruar në platformën X se “vendimi ishte i drejtë”.Top Channel
