Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyrykë”, por e ka përdorur vetëm për ata që do të shkojnë të votojnë “kënetën” duke iu referuar Partisë Demokratike dhe koalicionin Aleanca e Shqipërisë Madhështore.
Megjithatë ai tha se fjalën “çyryk” e ka përdorur me batutë dhe e ka përdorur politikisht, në të njëjtën mënyrë ai tha se ka përdorur edhe fjalën “autizëm politik” për të cilën kërkoi falje pasi një nënë u ndje e ofenduar.
“Unë nuk kam etiketuar burrat si çyrykë. Unë kam thënë për të ndarë Shqipërinë në BE nga këneta. Unë kam thënë që ne kemi 56% të grave dhe vajzave që na mbështesin, për mua është vlerësimi më i madh i mundshëm. Te burrat diferenca është më e ngushtë, dhe unë kam thënë që mbështesin kënetën sepse janë çyrykë. E kam thënë me humor, me humorin që është më shumë se gjysma e të vërtetës dhe e kam thënë politikisht, askush nuk duhet ta marr personalisht”,-tha kryeministri Rama.
Tag: politikisht
-

Pse i quajti burrat “çyrykë”- Rama: E kam thënë me humor dhe politikisht!
-

Pse i quajti burrat “çyrykë”/ Rama justifikohet: E kam thënë me humor dhe politikisht
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyrykë”, por e ka përdorur vetëm për ata që do të shkojnë të votojnë “kënetën” duke iu referuar Partisë Demokratike dhe koalicionin Aleanca e Shqipërisë Madhështore.
Megjithatë ai tha se fjalën “çyryk” e ka përdorur me batutë dhe e ka përdorur politikisht, në të njëjtën mënyrë ai tha se ka përdorur edhe fjalën “autizëm politik” për të cilën kërkoi falje pasi një nënë u ndje e ofenduar.
“Unë nuk kam etiketuar burrat si çyrykë. Unë kam thënë për të ndarë Shqipërinë në BE nga këneta. Unë kam thënë që ne kemi 56% të grave dhe vajzave që na mbështesin, për mua është vlerësimi më i madh i mundshëm. Te burrat diferenca është më e ngushtë, dhe unë kam thënë që mbështesin kënetën sepse janë çyrykë. E kam thënë me humor, me humorin që është më shumë se gjysma e të vërtetës dhe e kam thënë politikisht, askush nuk duhet ta marr personalisht”,-tha kryeministri Rama. -

“Politikisht je autik nëse voton PD”,Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Pa dashje
“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 11 majit nga qyteti i Gjirokastër.Kjo deklaratë u shoqërua me reagime të shumta dhe bëri që në orët e vona të së martës, Edi Rama të postojë një video në rrjetet sociale ku kërkon falje.
“Është vonë, por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, port ë mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike e akademike e më doli sot krejt pa dashje. Ja që u desh të gaboja e pastaj të mësojë që prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plotë të drejtë. Prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për ta dhe të gjithë prindërit me aftësi të veçanta çka dhe më ka shtyrë të nxisë dyfishimin e mbështetjes nga qeveria.Ndërsa lehaqenieve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë atyre prindërve të nderuar, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që t’u japim mësimin e merituar për të gjithë ato prapësi të tyre të panumërta në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli”, tha Rama. -

“Të votosh kënetën je politikisht autik”, Rama kërkon ndjesë: Term i gabuar!
Kryeministri Edi Rama, përmes një video t postuar në Facebook, ka kërkuar falje për deklaratën e bërë në një takim elektoral.
“Kërkoj ndjesë, term i gabuar” shprehet Rama. Konkretisht gjatë takimit kreu i qeverisë tha se “të votosh kënetën je politikisht autik”.
‘Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëz ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.
Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyr që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoje çdo energji timin që ti japim mësimin e merituar për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi’, tha ai.Top Channel
-

Një sagë qesharake’/ Spahia: Padi e motivuar politikisht nga PS, qëllimi është dëmtimi i demokratëve në
Një sagë qesharake’/ Spahia: Padi e motivuar politikisht nga PS, qëllimi është dëmtimi i demokratëve në zgjedhje
Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër dhe kandidati i PD-së për deputet në këtë qark, Bardh Spahia, e cilësoi si absurd dhe të motivuar politikisht procesin gjyqësor ndaj tij. Ai tha se padia kundër tij është iniciuar nga Partia Socialiste për të goditur PD-në në prag të zgjedhjeve. Spahia shpjegoi se menjëherë pas marrjes së detyrës, zbuloi se kontrata e drejtorit të ujësjellësit ishte rinovuar në mënyrë të paligjshme.
Pas anulimit të kësaj kontrate, drejtori siguroi një vendim gjyqësor që bllokoi urdhrin e tij, vendim që më pas u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit. Ish-kryebashkiaku theksoi se procesi është i njëanshëm dhe se po përdoren lidhje të dyshimta për ta penguar. Ai siguroi se çdo veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe në interes të qytetarëve. Spahia akuzoi PS-në se po e përdor drejtësinë për ta dëmtuar politikisht në fillim të fushatës. Sipas tij, këto përpjekje nuk do ta ndalin PD-në dhe përkundrazi e motivojnë më shumë. Ai u shpreh i bindur se objektivi final i demokratëve është fitorja në zgjedhjet e 11 majit.Spahia
Është një situatë absurde, unë e kam thënë që në fillim të nisjes së kësaj sage, sa qesharake aq edhe tendencioze.
kam thënë mendimin tim, që është një padi me sfond krejtësisht të qartë politik, e iniciuar nga zyrat e Partisë Socialiste jo vetëm në Shkodër por edhe në Tiranë, të cilët kanë instruktuar këtë personazh të bëjë një padi ndaj Bardh Spahisë.
Në fakt, historia është krejtësisht e thjeshtë. Menjëherë pas marrjes së detyrës si kryetar bashkie, pak ditë pas hyrjes në zyrë dhe fillimit të punës, i rikthehet nga një fushatë elektorale shumë intensive me popullin dhe qytetarët e Bashkisë së Shkodrës, ku një prej ankesave kryesore dhe problematikave kryesore ishte pikërisht problematikat e mëdha në lidhje me furnizimin me ujë të këtyre qytetarëve. Unë mësoj që kontrata e drejtorit të ujësjellësit ishte rinovuar në mënyrë të paligjshme rreth 2 muaj përpara se t’i skadonte kontrata 3-vjeçare këtij drejtori.
Menjëherë, duke u konsultuar edhe me juristët tanë, bëra revokimin e urdhrit të paraardhësit tim për rinovimin e kësaj kontrate, pra anulimin e kontratës.
Sapo nxora këtë urdhër, personi në fjalë siguron një sigurim padie, arrin të marrë në kohë rekord – çuditërisht – një sigurim padie, pra një bllokim nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të urdhrit të kryetarit të bashkisë.
Kishte edhe një raport të mëparshëm nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstatonte shkelje dhe abuzime dhe sugjeronte largimin nga puna të drejtorit të ujësjellësit.
Unë respektova vendimin e gjykatës, e ankimuam në Gjykatën e Apelit, prita sa u shpreh Gjykata e Apelit, e cila e hodhi poshtë atë sigurim padie, pra atë bllokim të urdhrit të kryetarit të bashkisë, dhe ndërmora menjëherë hapat për shkarkimin e zotërisë dhe emërimin e administratorit të ri të ndërmarrjes së ujësjellësit.
Zotëria në fjalë, siç është përmendur edhe në media, nëpërmjet edhe lidhjeve të dyshimta të tij me gjyqtarë të shkarkuar tashmë nga vettingu, siguroi një sigurim padie brenda pak orëve dhe bllokon për herë të dytë urdhrin e kryetarit të bashkisë.
Është për t’u theksuar fakti që të dy këto sigurime padie janë hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit, duke u konsideruar si veprime të paligjshme.
Duhet të theksoj që në çdo hap të kësaj sage është zbatuar me korrektesën më të madhe ligji dhe vetëm ligji, dhe është mbrojtur interesi qytetar.
Unë akuzohem për moszbatimin e një vendimi të ndërmjetëm, i cili është faktuar nga ana e Gjykatës së Apelit si i paligjshëm, në një çështje e cila është e mbyllur në themel.
Kjo shpjegohet me faktin që është iniciuar politikisht për të dëmtuar Partinë Demokratike, për të dëmtuar Bardh Spahinë, në fillimin e fushatës elektorale. Është qartazi me sfond politik, por asnjë problem nuk ka për mua, është një betejë që ka vetëm një fund.
Kjo situatë, përkundrazi, më motivon më shumë, ashtu siç më motivon edhe mbështetja e të gjithë qytetarëve të Shkodrës, të cilët e njohin krejtësisht mirë situatën dhe personazhin e përfshirë në këtë diskutim. Por edhe njëherë e them: veçse na motivon edhe më shumë drejt objektivit tonë final, i cili është fitorja e 11 majit.
-

‘Rama ka vdekur politikisht’/ Vasili: Kjo qeveri ka arritur një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore
Në një intervistë në Syri Tv me moderatorin Bled Marku, deputeti i PL, Petrit Vasili, shprehu kritika të ashpra ndaj premtimeve të Edi Ramës.
“Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe ai ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet,” tha Vasili.
Vasili theksoi se, sipas tij, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.
Ai shtoi se ka vdekur edhe mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, duke shënuar vetëm një sukses të katastrofik, një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.
Vasili:
Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe Edi Rama ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet.
Ç’të thotë Edi Rama? Të thotë që premtoi shentetësi falas dhe sot shqiptarët paguajnë 2 herë më shumë, 60% i paguajnë nga xhepi.
Çfarë të thotë? Ato që tha 3 mandate, që do t’ë bjerë ujë të pijshem 24 orë?
Kështu që besoj që e shterojmë këtu, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.
Ka vdekur mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, praktikisht shënon vetëm një sukses Edi Rama, kjo i duhet njohur, që ka arritur nivelin më katastrofik, vertetë një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.
Ky është i vetmi sukses i shënuar i Edi Rama-s, një korrupsion i padegjueshëm, për shkak të tij qeveria e tij është më e korruptuar në Evropë.
-

Sejamini: PD nuk duhet të sulmojë SPAK-un, politikisht një lëvizje e gabuar
Analisti Neritan Sejamini, thotë se politikisht sulmi i PD-së ndaj SPAK është një lëvizje e gabuar. Për të nuk është në të mirën e saj, pasi SPAK ka besueshmërin më të madhe në publik.
”Problemi i SPAK është problemi ynë. Vijnë, s’vijnë amerikanët, SPAK është një pushtet, institucion që jep llogari para shqiptarëve, funksionon për shqiptarët, të huajt mund të na ndikojnë deri diku, por në fund të ditës është problemi ynë. Nëse duam t’ia veshim një fuqi të madhe, që na kanë ata në dorë, nuk besoj se është qasje e drejtë.Pas zgjedhjeve, meqë do zhvishet edhe nga tensionet politike, SPAK duhet urgjentisht të rishohë shumë gjëra në punën e vetë dhe të krijojë një standard drejtësie”, tha Sejamini.