Tag: politikisht

  • GJKKO e pezulloi nga detyra, Qori për Ballukun: Është kartë e djegur politikisht

    GJKKO e pezulloi nga detyra, Qori për Ballukun: Është kartë e djegur politikisht

    “Për mendimin tim është masa minimale që mund të merrej dhe pse kemi të bëjmë me një risi se Balluku është zv.kryeministre dhe ministër. Si të tjerët përpara saj, ajo duhej të ndiqej në mungesë lirie. Me një vendim gjykate, Balluku duhet të heqi dorë nga detyrat e saj.
    Balluku është një ndër politikanët më të pushtetshme dhe më të korruptuara. E rëndësishme është që Balluku të mos ndikojë në hetim, tek dëshmitarët. Jemi një hap përpara, por ky vendim i GJKKO duhet të ketë pasoja politike. Përgjegjësia nuk mbaron tek Balluku, por përgjegjësia politike shkon deri tek Edi Rama.
    Nëse GJKKO të pezullon, ti nuk je më në detyrë. Balluku është kartë e djegur politikisht. Uroj të behet bashkëpunëtore e drejtësisë dhe të tregojë gjithçka. Të tregojë çfarë i lidh këto skandale korruptive me Edi Ramën. Balluku nuk ekziston më politikisht”, tha Qori.

  • Marrja në pyetje e Berishës për “21 Janarin”, Alibeaj: E vonuar, ngjarja po përdoret politikisht

    Marrja në pyetje e Berishës për “21 Janarin”, Alibeaj: E vonuar, ngjarja po përdoret politikisht

    Të vonuar e cilëson, Enkelejd Alibeja thirrjen e Sali Berishës nga ana e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion në lidhje me procesin e 21 janarit, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe.
    I ftuar në Off the Record, ish-ministri i Drejtësisë, Alibeaj shtoi se kjo ngjarje ka nevojë për drejtësi për të gjitha palët, dhe mbi të gjitha që të mos përdoret më politikisht.
    “Marrja në pyetje e Berishës ishte e vonuar.. Për viktimat.. Ata e dinë për kaq kohë me një brengë që nuk mund të rikthehet. Bërja e drejtësisë është një lloj shpagimi. E vonuar dhe për Berishën, e ka thënë dhe vetë. I vonuar dhe për Ramën, sepse mbi këtë çështje PS dhe ai vetë e kanë përdorur politikisht çdo vit. Dhe kjo është e keqja e politikës që i përdor këto çështje duke treguar pandjeshmëri. Nuk duhet parë thjesht si ngjarje ku 4 persona humbën jetën. Uroj që SPAK të mund të vlerësojë, të hetojë pasi vetëm kështu mund të qetësojë të gjithë shpirtrat që mos ketë palë që ta përdorin këtë ngjarje të rëndë”, tha Alibeaj.

  • “Mesazhe përçarëse”/ Protesta për UÇK, Veliu: Po shfrytëzohet politikisht, më vjen shumë keq…

    “Mesazhe përçarëse”/ Protesta për UÇK, Veliu: Po shfrytëzohet politikisht, më vjen shumë keq…

    Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë televizive u shpreh se protesta për UÇK po shfrytëzohet politikisht.
    Lulzim Veliu:
    Është një periudhë e gjatë kohore kur në Kosovë nuk kemi vizita të zyrtarëve europianë e amerikanë dhe këtë duhet ta shohim si pozitive.
    Ndërsa për kritikat dhe të dhënat e tyre duhet pranuar se jemi vetë fajtorë pasi kemi kaluar një periudhë të gjatë kohore në një qeveri teknike, me një qeveri në detyrë.
    Pra nuk kemi arritur të krijojmë institucionet dhe në bazë të institucioneve pastaj të veprohet dhe të punohet.
    Ndoshta në një qasje më pozitive për të gjithë rajonin, zonja e kishte me vizitën e saj që kishte bërë në Malin e Zi, ndërsa Kosovës i duhet shumë punë për të shpresuar se një ditë do ti hapen dyert dhe do të jetë si vend kandidat për tu pranuar në BE.
    Më vjen shumë keq që protesta të tilla që do duhet të ishin ngjarje që do të na bashkonin të gjithëve kundër një padrejtësie të madhe që është duke u bërë, nga disa eksponentë politikë sidomos në Kosovë, po shfrytëzohet politikisht dhe për fatin e keq po çon mesazhe përçarëse.

  • “Veliaj politikisht ka marrë fund”, Baçi: Rama e shkarkoi politikisht Veliajn që në Asamble, gjykata s’e shpëton dot

    “Veliaj politikisht ka marrë fund”, Baçi: Rama e shkarkoi politikisht Veliajn që në Asamble, gjykata s’e shpëton dot

    Analisti Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus situatën rreth Bashkisë së Tiranës dhe kandidaturën e Florjan Binajt në zgjedhjet e pjesshme që janë pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
    Baçi e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të drejtë dhe pjesë të funksionimit normal institucional.
    “Është normale që Gjykata Kushtetuese kthen vendime. Kur një institucion si Presidenti e pranon vendimin, jemi në një normalitet institucional,” tha ai.
    Duke komentuar zhvillimet në Tiranë, Baçi theksoi se, ndryshe nga pesë bashkitë e tjera ku do të zhvillohen zgjedhje më 9 nëntor, në kryeqytet procesi është bllokuar, ndërkohë që vendimi për ankimimin e Veliajt pritet të merret më 31 tetor.
    “Palët kanë hyrë në fushatë, zgjedhje do të ketë, është thjesht çështje kohe,” u shpreh analisti.
    Ai kritikoi vonesën institucionale për shpalljen e zgjedhjeve në bashkitë me vakanca, duke e cilësuar një paradoks politik.
    “Vetëm kur Këshilli Bashkiak vendosi për Veliajn, u kujtuan për bashkitë e tjera, ndonëse vakanca ishte konstatuar me kohë”, tha ai.
    Sa i përket Erion Veliajt, Baçi u shpreh se, ndonëse ai mund të ketë fitore procedurale në aspektin juridik, politikisht ka marrë fund.
    “Në Asamblenë e PS-së, Edi Rama bëri thirrje për shkarkimin e tij. Që aty u mor vendimi politik për Veliajn”, theksoi ai. Në lidhje me kandidaturën e Florjan Binajt, Baçi theksoi se Berisha dhe opozita e zgjodhën si figurë që mund të zgjojë qytetarët e zhgënjyer dhe të rinjtë.
    “Në këto zgjedhje të pjesshme, duhej një kandidat që ngjall interes. Binaj, për shkak të profilit të tij si aktor dhe aktivist, mund të përfshijë ata qytetarë që zakonisht qëndrojnë larg procesit zgjedhor.”
    Baçi vlerësoi se çfarëdo rezultati të ketë Binaj, ai do të shërbejë si sinjal i fortë për opozitën.
    “Fitorja e bashkisë do të ishte një zgjim i jashtëzakonshëm për PD. Do të tregonte se gardat partiake kanë rënë dhe se drejtimi duhet t’u kthehet qytetarëve.”

  • Shkarkimi i Veliajt, analisti: Veprim i atyre që donin ta asgjësonin politikisht

    Shkarkimi i Veliajt, analisti: Veprim i atyre që donin ta asgjësonin politikisht

    Analisti, Arben Meçe tha se shkarkimi i Erion Veliajt është aksioni i atyre që deshin ta asgjësonin politikisht.
    Meçe u shpreh se Veliaj nuk duhet të ishte shkarkuar pa vendim të formës së prerë, por të shkarkohej për shkeljen e tij ligjore, pasi nuk është paraqitur në punë prej tre muajsh.
    Ai theksoi se në demokraci nuk funksionon shkarkimi në këtë formë, pa vendim të formës së prerë, pasi një drejtues politik i fuqishëm mundet që të vendosë nën kontroll Prokurorinë dhe të asgjësojë kundërshtarët e tij politikë.“Aksioni i sotëm i shkarkimit të Erion Veliajt nuk është aksioni i opozitës, por aksioni i atyre që deshin ta asgjësonin politikisht Erion Veliajn.
    Sepse sa u debatua sot çështja e një prokurori i cili në Shqipëri ka arritur një pushtet kaq maksimal, sa ai mund të të marrë, të futë në burg dhe të izolojë.
    Dhe nga ai moment prodhohen të gjitha kushtet që u krijuan. Që ti një politikan ta heqësh nga skenat politike sepse, tre muaj nuk ka vajtur në krye të detyrës. Dhe midis Berishës dhe Veliajt, ka një ndryshim në parim. Berisha është politikan dhe dispozita kushtetuese ka një hapësirë që ka të bëjë me mungesën e arsyeshme apo të paarsysehsme.
    Kurse për kryetarin e bashkisë ka të bëjë me funksionalitetin. Por në dispozitat ligjore dhe kushtetuese për shkarkimin e një funksionari të lartë politik kudo qoftë ky në bashki, qoftë si deputet ka një dispozitë shumë serioze, që ka të bëjë me dënimin e formës së prerë.
    Dhe pse themi e formës së prerë. Ky ligj është futur në Shqipëri, kur unë kam qenë deputet dhe ka pasur debat të madh për këtë ligj. Sepse në perceptimin tim të manipuluar politikisht apo jo, por edhe në perceptimin moralist.
    Në momentin kur prokuroria të merr të pandehur pala tjetër hidhet dhe thotë, ti je i fajshëm dhe duhet të japësh dorëheqjen. Por demokracia nuk funksionon në këtë formë. Kur u fut ky ligj unë kam bërë debat të madh dhe grupi i PD u nda në dy pjesë.
    Një pjesë e cila dëgjonte ndërgjegjen e vetë që një person që e merrte prokuroria e bënin të fajshëm dhe të japë dorëheqjen. Arben Rakipi ka qenë relatori i kodit dhe i legjislacionit dhe ngriti me përmasa këtë çështje. Në asnjë vend të botës nuk ekziston ekspozita që t’i i ndërpret mandatin funksionarit politik pa dënim të formës së prerë. Sepse një drejtues i fuqishëm vendos nën juridiksionin e plotë prokurorinë për të gjithë kundërshtarët politikë”, tha Meçe

  • “Rrëzohej me argumentin që mungoi tre muaj”/ Shkarkimi i Veliajt, ish-deputeti: Aksion i atyre që donin ta asgjësonin..

    “Rrëzohej me argumentin që mungoi tre muaj”/ Shkarkimi i Veliajt, ish-deputeti: Aksion i atyre që donin ta asgjësonin..

    Ish-deputeti Arben Meçe, ka komentuar shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Këshilli i Bashkisë Tiranë ditën e sotme, duke e cilësuar si një aksion i atyre që donin të asgjësonin politikisht.
    “Aksioni i sotëm i shkarkimi të Veliajt nuk është aksion i opozitë, por i atyre që donin ta asgjësonin politikisht Erion Veliajn”, tha Mece.
    Ish-deputeti u shpreh se Veliaj nuk duhet të ishte shkarkuar pa vendim të formës së prerë, por të shkarkohej për shkeljen e tij ligjore, pasi nuk është paraqitur në punë prej tre muajsh.
    “Nuk duhet të ishte shkarkuar në mënyrë absolute. Në këtë seancë nuk ishte në debat shkelja ligjore e Veliaj. Nuk ka ardhur tre muaj. Sot motivi ligjor i asaj mbledhjeje ishte “nuk ke ardhur për tre muaj”, tha ai.
    Më tej ai shtoi se në demokraci nuk funksionon shkarkimi në këtë formë, pa vendim të formës së prerë, pasi sipas tij, mundet që një drejtues politik i fuqishëm, vë në kontroll prokurorinë dhe asgjëson kundërshtarët e tij politik.
    Arben Meçe:
    Aksioni i sotëm i shkarkimi të Veliajt nuk është aksion i opozitë, por i atyre që donin ta asgjësonin politikisht Erion Veliajn. Sapo e debatua këtu çështja e një Prokurori që në Shqipëri ka arritur një pushtet kaq maksimal, sa ai mund të të marrë të të fus në burg, të të izolojë, prodhohen të gjitha kushtet që një politikan ta heqësh nga skena politike, sepse tre muaj nuk ka vajtur në krye të detyrës.
    Midis Berishës dhe Velajt ka një ndryshim në parim. Berisha është politikan dhe dispozita kushtetuese ka një hapësirë që ka të bëjmë me mungesën e arsyeshme dhe të paarsyeshëm, për kryetarët e bashkisë ka një element që ka të bëjë më funksionalitetin. Në dispozitat ligjore kushtetuese për shkarkimin e një funksionari të lartë politik, kudo, qoftë në bashki, qoftë si deputet, ka një dispozitë serioze që ka të bëjë me dënimin e formës së prerë.
    Pse thuhet dënim i formës së prerë? Ky ligj është futur në Shqipëri në periudhën kur kam qenë deputet, dhe ka patur debat të madh për të sepse në perceptimin e gjerë, të manipuluar politikisht ose jo, apo perceptim moralisht, kur prokuroria të merr të pandehur pala tjetër hidhet dhe thotë je i fajshëm dhe jep dorëheqjen. Në demokraci nuk funksionon në këtë formë, sepse mundet që një drejtues politik i fuqishëm, vë në kontroll prokurorinë dhe asgjëson kundërshtarët e tij politik…
    Nuk duhet të ishte shkarkuar në mënyrë absolute. Në këtë seancë nuk ishte në debat shkelja ligjore e Veliaj. Nuk ka ardhur tre muaj. Sot motivi ligjor i asaj mbledhjeje ishte “nuk ke ardhur për tre muaj”.
    Opozita e përdori politikisht për të mbajtur fjalime, ishin jashtë kontekstit të temës. Nëse i thonin “nuk ka ardhur tre muaj”, as Veliaj nuk kishte të thoshte.

  • “Bashkia për shumë vite u përdor politikisht”/ Rënia e Veliajt, reagon analisti: Kishte synime të tjera, pushteti…

    “Bashkia për shumë vite u përdor politikisht”/ Rënia e Veliajt, reagon analisti: Kishte synime të tjera, pushteti…

    Analisti Fitim Zekthi deklaroi se për shumë vite bashkia e Tiranës është përdorur politikisht nga politikanët e të dyja krahëve për të mbledhur pushtet dhe për të synuar kreun e qeverisë në të ardhmen.
    I ftuar në një studio televizive Zekthi u shpreh se Rama e mbrojti Veliajn për të mos zhytur imazhin e PS përpara zgjedhjeve.
    “Veliaj donte të rrinte në detyrë për t’u mbrojtur. Nuk mund të kapesh me thonj në zyrë kur akuzohesh për korrupsion. Politikani duhet të lerë detyrën pasi iu bie besueshmëria. Kryeministri veproi me diabolizëm sepse e mbajti çështjen për muaj të tërë. Ai e mbrojti sepse ishte në interesin politik, për të mos u zhytur imazhi i PS.
    Nuk mund të bëhet politikë me këto zyra. Bashkia ka shumë vite që është përdorur politikisht. Ai që ka aspiruar të bëhet kryetar bashkie, ka aspiruar të bëhet kryeministër. Kjo është një çmenduri shqiptare. Duan të marrin shumë pushtet që të marrin partinë”, tha Zekthi.

  • ‘Rama ia dha kohën por Veliaj nuk u tërhoq’, analisti: Kryeministri ruan kontrollin absolut në PS

    ‘Rama ia dha kohën por Veliaj nuk u tërhoq’, analisti: Kryeministri ruan kontrollin absolut në PS

    Analisti Rezart Kthupi thotë se kryeministri Edi Rama i dha kohë Erion Veliajt që të jepte dorëheqjen nga kreu i Bashkisë Tiranë, por ai nuk e bëri.
    Në një emision televiziv, Kthupi u shpreh se kemi një ngërç ligjor, pasi nuk ka zgjidhje politike.
    “Vendimi është super politik në rastin konkret. Mbyllja e këtij cikli, nuk është vetëm shqiptar. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ka opsionin më të mirë për të garuar. Kur je kryetar i bashkisë më i madh në vend, politikisht kërkon të shkon në pozitën e kryeministrit. Duke mbyllur këtu jep dy mesazhe. E para, unë nuk kam ndërmend të lëviz nga kreytari i PS dhe kryeministër. E dyta, kushdo që do jetë pasues i Ramës, duhet të jetë zgjedhje e Ramës. Në këtë pikë, e ka mbyllur diktatin absolut që ka mbi PS. Jemi në një cikël të ri. E filloi që me shkarkimin e drejtorëve të bashkive. Politikisht, zoti Veliaj duhet ta jepte dorëheqjen kohë më përpara. Rama i ka dhënë kohë të reagonte politikisht. Do çlironte një ngërç, kemi një ngërç ligjor sepse nuk kemi zgjidhje politike.”, theksoi ai.

  • “Erion Veliaj sot, ‘u varros’ politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

    “Erion Veliaj sot, ‘u varros’ politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

    Kryeministri Edi Rama këtë enjte shpalosi prioritetet dhe përgjegjësitë që u kërkon mandati i katërt, duke prezantuar edhe kabinetin e katërt qeverisës.
    Në një emision televiziv, analisti Martin Leka komentoi qeverinë e re, për të cilën tha se shihet një progres në zgjedhjet e prezantuara.
    “Surpriza më e madhe është Erion Veliaj që sot më vjen keq ta them, por “u varros” politikisht, po do të shohim më tej se si do të procedojë. Ndërsa ministri digjitale është tjetër gjë…Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, ‘lajm botëror’”, tha Leka.

  • “Erion Veliaj sot, “u varros” politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

    “Erion Veliaj sot, “u varros” politikisht”/ Mandati 4 qeverisës, reagon analisti: Vetëm Rama mund ta bëjë këtë…

    Kryeministri Edi Rama këtë enjte shpalosi prioritetet dhe përgjegjësitë që u kërkon mandati i katërt, duke prezantuar edhe kabinetin e katërt qeverisës.
    Në një emision televiziv, analisti Martin Leka komentoi qeverinë e re, për të cilën tha se shihet një progres në zgjedhjet e prezantuara.
    “Surpriza më e madhe është Erion Veliaj që sot më vjen keq ta them, por “u varros” politikisht, po do të shohim më tej se si do të procedojë. Ndërsa ministri digjitale është tjetër gjë…Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, ‘lajm botëror’”, tha Leka.