Tag: politike

  • Vetëvendosje shkon si koalicion në zgjedhje, PDK e LDK si subjekte më vete

    Vetëvendosje shkon si koalicion në zgjedhje, PDK e LDK si subjekte më vete

    Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor 2025.
    Dje, ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa PDK e LDK janë regjistruar si subjekte politike më vete.
    “Pas përfundimit të afatit për deklarimin e koalicionit të partive politike, kemi pasqyrën e qartë. Janë regjistruar në total 23 subjekte politike. Tre janë koalicione, 17 janë parti politike, dy janë iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Vetëvendosje është regjistruar si koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Kjo do të thotë që ka marrë tri parti të vogla rreth vetes, për të garuar në zgjedhje. PDK dhe LDK garojnë si të vetme. Edhe AAK ka dalë e vetme në zgjedhje. Edhe NISMA do të dalë e vetme në zgjedhje”, tha gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.
    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen fare pranë Vitit të Ri, më datë 28 dhjetor 2025.

  • Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit

    Partitë regjistrohen për zgjedhjet në Kosovë, “të mëdhenjtë” e opozitës hyjnë vetëm në garën e 28 dhjetorit

    Të dielën në mesnatë u mbyll afati për aplikimin e subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
    Në total, janë 24 subjekte mes të cilave parti politike, koalicione dhe kandidat të pavarur që do të marin pjesë në parlamentaret e 28 dhjetorit.
    Sipas të dhënave të KQZ-së, katër prej partive kryesore Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione në garën.

    Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka formalizuar koalicionin me tre parti politike: Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
    Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të tretat që mbahen brenda vitit në Kosovë, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde gjatë muajit të kaluar.

  • SHBA nuk i japin asnjë shpresë “Trekëndëshit të Bermudës”, Sali Berishës nuk i hiqet “non-grata” dhe i shtohen…

    SHBA nuk i japin asnjë shpresë “Trekëndëshit të Bermudës”, Sali Berishës nuk i hiqet “non-grata” dhe i shtohen…

    Një furtunë politike duket se po trondit në themele Partinë Demokratike, ndërsa në horizontin e Sali Berishës po shfaqen vetëm re të zeza dhe asnjë dritë shprese nga Uashingtoni. Me tone të forta dhe të prerë, institucionet amerikane nuk kanë lëvizur asnjë centimetër nga shpallja e tij “non-grata”, ndërsa në Tiranë Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtrëngojnë rrethin hetimor edhe më shumë. Zbulimi i pagesës marramendëse prej 1.6 milionë dollarësh për strategun amerikan Chris LaCivita ka shpërthyer si një “bombë” politike, duke hapur pyetje të mëdha mbi mënyrën sesi janë përdorur paratë e PD-së dhe kush ka firmosur faturat gjigante të fshehura deri në minutën e fundit. Raportet financiare të dorëzuara në KQZ tregojnë se vetëm për ekipin e LaCivita-s, ku përfshihen emra të njohur si Paul Manafort dhe Sterëart Jackson, Partia Demokratike ka shpenzuar 1.4 milionë euro, ndërsa kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) çojnë totalin në rreth 7.4 milionë dollarë të djegur brenda pak muajsh.
    Prapaskenat
    KQZ ka paralajmëruar auditim të plotë, ndërsa SPAK, që tashmë ka dërguar letër-porosi në SHBA, pritet të tërheqë të gjitha dokumentet financiare për t’i bashkuar në dosjen që po zgjerohet dita-ditës. Ndërkohë, një tjetër zhvillim bombastik ndodhi disa muaj më parë në SHBA, ku kompania lobuese “Continental Strategy” i ka kërkuar Departamentit të Shtetit të heqë shpalljen “non-grata” të Berishës, me pretendimin se vendimi ishte “i motivuar politikisht” dhe se Berisha “nuk është më një figurë aktive politike”. Por Uashingtoni nuk është lënurur nga qëndrimi i tij, ndërsa Berisha vijon të mbetet nën të njëjtin status, pavarësisht lobimeve milionëshe dhe dosjeve 23-faqëshe e milona dollarëve të “hedhura në erë” që synonin të ndryshonin realitetin. Mirëpo goditjet për ish-kryeministrin Sali Berisha që së bashku me ish-presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Rama përbëjnë “Trekëndëshin e Bermudës”, nuk mbarojnë këtu. Përveç hetimeve të hapura për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, Prokuroria e Posaçme (SPAK) po thellon hetimet për z. Berisha dhe mbi ngjarjen e 21 janarit 2011, si dhe disa dosje të tjera të përmendura shpesh publikisht, përfshirë çështje që lidhen me biznesmenin Fazlliç apo me konfliktet e ashpra (vrasjet) në Tropojë. Këto janë ende hapa proceduralë dhe nuk ka vendime përfundimtare, por panorama që krijohet rreth kreut të PD-së është më e rëndë se kurrë. Në këtë atmosferë tensioni, Partia Demokratike përballet me një krizë financiare, politike dhe ligjore njëkohësisht, ndërsa figura e Berishës duket se po përmbytet nga stuhia e akuzave, hetimeve dhe dështimit të lobimeve milionëshe që nuk sollën asnjë rezultat. SHBA mbetet e palëkundur, SPAK po zgjeron rrezen hetimore dhe KQZ po nxiton drejt kontrollit financiar total. Panorama është e qartë: ditë shumë të vështira po afrohen për Sali Berishën, dhe kjo furtunë sapo ka filluar. Por nga ana tjetër, telashe me drejtësinë dhe amerikanët pritet të ketë edhe kryeministri Rama. Ky i fundit prej disa muajsh ka dalë jashtë lojë nga SHBA, veçanërisht nga administrata e presidentit Donald Trump, e cila i ka mbyllur dyert, ndërkohë ai (kryeministri i Shqipërisë) po hetohet edhe për aferën “Mcgonigal”. Po ashtu, dritë në fund të tunelit nuk duket as për ish-presidentin Meta që ndodhet në burg dhe po hetohet nga SPAK, për pastrim parash dhe aferën e lobimeve të ish-LSI në Amerikë. Pra të gjitha këto zhvillime tregojnë se trekëndëshi Berisha-Rama-Meta do të kenë telashe të mëdhaja politike dhe juridike.

  • Sali Berisha një burrë shteti/ Gjekmarkaj pranon mëkatin e tij të bërë në politikë

    Sali Berisha një burrë shteti/ Gjekmarkaj pranon mëkatin e tij të bërë në politikë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur për gabimet e tij që ka bërë në politikë. Ai theksoi se mëkatet e tij mund të jenë vetëm me konfliktet që ka pasur me kreun e PD, Sali Berisha apo me anëtarë të tjerë. Por ai shton se nuk ka futur ndonjëherë duart tek xhepat e qytetarëve shqiptarë.
    ‘Mendoj se është një lider i padiskutueshëm. Një faktor i padiskutueshëm. Mbart të gjitha valencat, që mbart PD në të gjitha vitet. Në të gjitha valencat që ka PD në të gjitha vitet, Sali Berisha është njeri dhe jo shenjtor. Njerëzit kanë pasur uljet dhe ngritjet e veta. Por është një ‘burrë shteti’ që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Në momentet kyçe të saj. Mjafton të kujtosh vitin 1990 si udhëheqës i revolucionit demokratik. Themelues i pluralizmit, Shqipërinë në NATO dhe Shqipërinë pa viza. Mendoj pak kush si Berisha ka kontribuar në historinë Shqipërisë moderne. Kemi thënë shumë gjëra në linjë konflikti, nëse këto janë mëkatet e mia në politikë ti mbaj me kënaqësi. Mëkat do të quaj nëse do i fusja duart në xhepat e shqiptarëve. Do i gënjeja apo vidhja. Mendoj se nuk kam cenuar askënd në jetën e tij private apo publike dhe për më tepër shoqërinë. Kjo është e kaluara që ne e kemi tejkaluar nëpërmjet një dialektike, duke thirrur arsyen mbi ndjesinë. Dhe arsyeja na ka udhëhequr. PD sot është e bashkuar dhe e gatshme për të përballur realitetin në të cilën gjendjet’, ka thënë Agron Gjekmarkaj.

  • Rama në mbrojtje të Ballukut/ Presion i hapur ndaj gjykatave, dhe përplasje me ‘Drejtësinë e Re’

    Rama në mbrojtje të Ballukut/ Presion i hapur ndaj gjykatave, dhe përplasje me ‘Drejtësinë e Re’

    Nga Atird Hoxha
    Kryeministri Edi Rama doli sot përsëri në një deklaratë të fortë në mbrojtje të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke cilësuar vendimin e GJKKO-s si “presion ndaj politikës” dhe “cenim të balancës së pushteteve”. Në të vërtetë, kjo deklaratë nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i mbrojtjes politike që Rama i ka bërë Ballukut që prej ditës së parë të përballjes së saj me drejtësinë.
    Në përpjekje për të justifikuar një ndërhyrje të qartë politike, kryeministri u përpoq të fshihej pas autoritetit të Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por, asnjë citim, asnjë vendim, asnjë precedent nuk u përmend. Vetëm përdorim i emrit të këtyre institucioneve për të krijuar konfuzion dhe për të bërë presion.
    Vendimi i GJKKO-s është i qartë
    GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për numrin dy të qeverisë, e pandehur për shkeljen e barazisë në tendera në të paktën dy raste të dokumentuara.
    Paniku i hapur i Ramës pas 7 orësh ngujim në godinës e kryeministrisë, u pasua nga një kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese për të zhbërë vendimin. Pikërisht për këtë arsye, Rama doli sot publikisht për t’i dërguar një “mesazh” Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo “duhet t’i japë drejtim”.
    Çfarë do të thotë “t’i japë drejtim”?
    Presion politik. Asgjë tjetër.
    Kjo shprehje është ndërhyrje e pastër dhe tentativë për të influencuar në vendim e Gjykatës Kushtetuese, në një kohë kur drejtësia po heton një nga figurat më të rëndësishme të qeverisë.
    Ashtu siç kam theksuar edhe më herët, Rama është tashmë në konflikt të hapur me drejtësinë, atë drejtësi që vetë e ka përmendur për vite me radhë si suksesin kryesor të reformës. Sot, përballë hetimit të zëvendëses së tij, ky diskurs ka rënë plotësisht.
    Çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese dorëzohet?
    Nëse Gjykata Kushtetuese, nën presionin e Kryeministrit, merr një vendim në favor të qeverisë, atëherë rruga juridike është e qartë: SPAK dhe GJKKO, duke ndjekur logjikën e veprimeve të tyre deri më tani, do të jenë të detyruara të kërkojnë një masë më të rëndë sigurie, deri në arrest shtëpie ose arrest në burg.
    Në këtë rast, për shkak të imunitetit si deputete që mban znj. Balluku, do të kërkohet miratimi paraprak i Kuvendit të Shqipërisë. Dhe pikërisht këtu Rama do të përballet publikisht me drejtësinë, për të provuar nëse e mban fjalën e propagandës së tij se “askush nuk është mbi ligjin”.
    Ortakëria politike dhe përplasja institucionale
    Qëndrimet e deritanishme tregojnë një ortakëri të qartë politike mes Ramës dhe Ballukut, një zinxhir mbrojtjeje që tashmë ka dalë hapur në publik. Kjo çështje nuk është më vetëm juridike, është thellësisht politike dhe prek balancën e pushteteve në vend.
    Prandaj pyetja që shtrohet sot është thelbësore për të ardhmen e shtetit të së drejtës:
    A do të rezistojë “Drejtësia e Re” ndaj presionit të kryeministrit, apo do të përkulet përballë tij?
    Ditët dhe javët në vijim do të tregojnë nëse Reforma në Drejtësi është vërtet e pavarur, apo thjesht një fasadë që rrëzohet përballë interesave të pushtetit ekzekutiv.

  • Gjekmarkaj komenton “kafen sekrete” të Salianjit: Ai është aset, ka paguar një kosto të pamerituar politike

    Gjekmarkaj komenton “kafen sekrete” të Salianjit: Ai është aset, ka paguar një kosto të pamerituar politike

    Nënkryetari i PD dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar debatet e ditëve të fundit brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato si pjesë normale të një force politike që është në proces riformatimi.
    Sipas tij, PD aktualisht është “një kantier i hapur idesh, analizash, propozimesh dhe debatesh”, ku diskutimet në kryesi dhe në grupin parlamentar janë të shumta dhe jo gjithmonë të njëjta, por kjo është natyra e kësaj partie.
    Gjekmarkaj i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 theksoi se Sali Berisha ka qenë gjithmonë i hapur për riorganizimin e PD-së, analizën e thelluar dhe garën e brendshme. Gjekmarkaj, ka komentuar për mbledhjen e më të votuarve të primareve. Ai theksoi se nuk është problem pse anëtar apo deputetë të PD pinë kafe, por sipas tij, u krijua nga media një furtunë për të krijuar ngjarje në PD.
    “PD në këtë moment është një kantier i hapur, dhe kantier i idesh, analizash, propozimesh dhe debatesh. Ne kemi debatuar me orë të tëra në kryesinë e PD para një jave. Jo gjithmonë të përputhura debatet me njëra tjetrën por kjo është PD.
    Kemi debatuar në grupin parlamentar të PD. Bëhen lajm këto gjëra, por nuk bëhet lajm ato që e marrin peshën e lajmit. Berisha ka folur gjithmonë, për hapjen, për ri-formatim të PD, për një analizë të thellë dhe për garë.
    Ka qenë mjaft i hapur mendoj unë. Për gjëra të tjera pastaj qoftë miku im Ervin Salianji, që ju e dini shumë mirë që unë e çmoj, i cili ka paguar një kosto të vërtetë politike me sakrificë. Burgun nuk ja uroj askujt. Ai është anëtar i PD, një aset i saj një njeri që ka folur në kryesi dhe do flasë përsëri. Edhe nuk shoh, ku është shqetësimi, kur Ervin Salianji pi kafe me 9 apo 10 demokratë.
    Unë nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi dhe nuk kam parë asnjë shqetësim. Kjo është një furtunë, në një gotë ujë e ngritur nga etja, që kanë mediat për të krijuar ngjarje në PD, kur ngjarjet janë në kampin tjetër. Është më se normale që të ulen në kafe 9-10 deputetë, qoftë të listave të hapur apo të mbyllura”, tha ai.

  • “The Guardian” shkrim për Fatos Nanon: Kontributi i fundit i madh, transferimi i qetë i pushtetit

    “The Guardian” shkrim për Fatos Nanon: Kontributi i fundit i madh, transferimi i qetë i pushtetit

    “The Guardian” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano, teksa vetëm pak javë kanë kaluar nga ndarja nga jeta e tij.
    Analisti i njohur Gabriel Partos e nis shkrimin e tij duke e përmendur Nanon si një nga dy figurat më të rëndësishme politike në një kohë trazirash, teksa Berishën e konsideron armikun e tij të betuar.
    “Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy figurat, së bashku me rivalin e tij të betuar, Sali Berishën, që dominuanctë Shqipërisë në 15 vitet e trazuara që filluan me shpërbërjen e sundimit të partisë komuniste në vitin 1990. Ishte karakteristikë e trazirave politike të kësaj periudhe që, megjithëse u emërua kryeministër në katër raste të ndryshme, Nano shërbeu vetëm për një total prej katër vjetësh në atë post”, kështu e nis artikullin e tij në “The Guardian”.
    Ndër të tjera ai përmbledh të gjithë jetën politike, të njeriut i cili sipas tij solli në Shqipëri stabilitet ekonomik dhe jetë politike të qetë.
    “Nano, i cili vdiq nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike në moshën 73 vjeç, ia detyronte ndikimin e tij politik pozicionit të tij të pakontestueshëm si udhëheqës i Partisë Socialiste të Shqipërisë (SPA) deri në vitin 2005.
    Si kryeministër në vitin 1991, Nano luajti një rol të rëndësishëm në drejtimin – kur kjo ishte e mundur – të tranzicionit kaotik, por kryesisht paqësor, të Shqipërisë nga një regjim stalinist i linjës së ashpër me një ekonomi të komanduar të shembur në një shoqëri pluraliste dhe një ekonomi tregu të re.
    Përfituesi fillestar politik i këtij transformimi ishte opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH) e Berishës, e cila korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet e para vërtet të lira në mars të vitit 1992.
    Berisha u zgjodh president nga parlamenti i ri. Nano, i cili në vitin 1991 kishte filluar tashmë ta shndërronte Partinë e Punës së Shqipërisë (PPSH) të epokës komuniste në PSSH socialdemokrate, shpejt e gjeti veten në burg, pas dënimit të tij me akuza për korrupsion.
    Mundësia e dytë e Nanos për të ndryshuar rrjedhën e politikës shqiptare për mirë erdhi në mars të vitit 1997, kur rënia mbarëkombëtare e skemave mashtruese piramidale të investimeve çoi në një kryengritje kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të Berishës. Këtë herë trazirat u bënë shumë më të dhunshme sesa në vitet 1991-92, ndërsa grupet rebele dhe bandat kriminale sekuestruan qindra mijëra armë nga depot e ushtrisë.
    Në zgjedhjet e parakohshme të qershorit 1997, socialistët u shkaktuan një disfatë dërrmuese demokratëve, duke çuar në dorëheqjen e Berishës. Nano u rikthye si kryeministër dhe e zhvendosi ekuilibrin e pushtetit nga sundimi de facto presidencial i Berishës në një sistem qeverisjeje parlamentar.
    Gjatë tetë viteve të sundimit të PSSH-së që filluan në vitin 1997, ekonomia u stabilizua gradualisht, jeta politike u qetësua dhe konfliktet sociale u zbutën. Megjithatë, elektorati u zhgënjye gjithnjë e më shumë nga sundimi egoist, arroganca dhe korrupsioni i pakontrolluar i qeverive të PSSH-së. Kjo rezultoi në fitoren e papritur të demokratëve në zgjedhjet e korrikut 2005, duke i bërë të mundur Berishës rikthimin në pushtet nga harresa politike.
    Kontributi i fundit i madh i Nanos ishte mundësimi i transferimit të qetë të pushtetit te PDSH-ja dhe dorëheqja nga udhëheqja e PSSH-së. Pasardhësi i tij, Edi Rama – kryeministri aktual – do ta ndërtonte PSSH-në në një makinë të fuqishme fituese të zgjedhjeve.
    Fatos Nano, kryeministri i Shqipërisë, i dyti nga e majta, dhe Pandeli Majko, ministër i mbrojtjes, duke shqyrtuar një roje nderi me komando shqiptarë që shkonin në Irak në vitin 2003.
    Nano lindi në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Babai i tij, Thanos, më vonë do të shërbente si drejtues i transmetuesit shtetëror, Radio Televizionit Shqiptar; nëna e tij, Maria (mbiemri i vajzërisë Shuteriqi) ishte një zyrtare qeveritare. Fatosi u arsimua në shkollën e mesme elitare Sami Frashëri dhe u diplomua në ekonomi politike nga Universiteti i Tiranës në vitin 1974.
    Pasi punoi si ekonomist në fabrikën e çelikut të Elbasanit, Nano u bashkua me Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste, grupin ideologjik të PLA-së. Ai u bë i mbrojtur nga drejtoresha, Nexhmije Hoxha , e veja e diktatorit komunist, Enver Hoxha, i cili kishte sunduar Shqipërinë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Politikat gjithnjë e më izoluese të Hoxhës kishin çuar në varfërimin e Shqipërisë në vitet 1980. Vështirësitë ekonomike dhe suksesi i lëvizjeve pro-demokracisë në vende të tjera të Evropës qendrore dhe lindore shkaktuan protesta studentore në Shqipëri në fund të vitit 1990.
    Nano u nxor nga errësira për t’u emëruar sekretar i përgjithshëm i qeverisë në dhjetor 1990. Më pas, ngritja e tij ishte meteorike: zëvendëskryeministër deri në janar 1991; dhe, pas rrëzimit të statujës gjigante të Hoxhës në qendër të Tiranës më 20 shkurt, ai u emërua kryeministër nga pasardhësi i Hoxhës, Presidenti Ramiz Alia .
    Nano ishte vetëm 38 vjeç në kohën e emërimit të tij. Ngritja në detyrë e tij kishte për qëllim të projektonte imazhin e një ndryshimi brezash dhe transformimi politik nga regjimi. Taktikat funksionuan dhe ai u emërua kryeministër për herë të dytë pasi PLA fitoi me një dërrmim të thellë në zgjedhjet e para shumëpartiake të atij marsi.
    Megjithatë, PPSH-ja kishte gëzuar një avantazh të madh në aspektin e burimeve dhe publicitetit ndaj opozitës së re. Zgjedhjet e padrejta shkaktuan protesta në rrugë dhe një grevë të përgjithshme, të cilat çuan në dorëheqjen e Nanos në qershor. Brenda pak ditësh, kongresi i PPSH-së votoi për ta riemërtuar partinë si PSSH dhe zgjodhi Nanon si kryetar të saj.
    Pas fitores së PDSH-së në zgjedhjet e vitit 1992, Nano u arrestua në vitin 1993 dhe në vitin 1994 u dënua me 12 vjet burg për përvetësim të fondeve shtetërore ndërsa ishte kryeministër. Ai i mohoi të gjitha akuzat dhe u bë martir i socialistëve. Ai vazhdoi të drejtonte PSSH-në nga burgu: gruaja e tij e atëhershme, Rexhina, vepronte si një ndërmjetës midis tij dhe tre zëvendësve të tij.
    Gjatë kryengritjes kundër sundimit të Berishës në vitin 1997, Nano u lirua dhe më pas i udhëhoqi socialistët drejt fitores së tyre zgjedhore. Ndryshe nga Berisha, ai nuk ishte hakmarrës dhe nuk pati asnjë përpjekje për të përdorur gjykatat për të ndëshkuar udhëheqësit e demokratëve.
    Emërimi i tij i tretë si kryeministër u ndërpre pas një viti nga trazirat antiqeveritare pas vrasjes së Azem Hajdarit, një politikan i PDSH-së, në vitin 1998. Demokratët fajësuan qeverinë, por një gjyq i mëvonshëm tregoi se vrasja e Hajdarit kishte më shumë të bënte me rivalitetin midis bandave të përfshira në kontrabandën e armëve.
    Nano u arratis për pak kohë nga Tirana dhe, për të ulur tensionet, ia dorëzoi kryeministrinë fillimisht njërit prej të rive të tij, Pandeli Majkos , dhe më pas një tjetri, Ilir Metës, duke mbajtur kontrollin e përgjithshëm të qeverisë. Megjithatë, ndërsa Meta filloi të afirmohej, Nano u rikthye në postin e kryeministrit në korrik 2002 për të shërbyer mandatin e tij të fundit në atë post.
    Lidhja me pushtetin kishte më pak rëndësi për Nanon sesa shijimi i përfitimeve materiale që vinte me të qenit në qeveri dhe patronazhi që ofronte. Ai kishte një stil të relaksuar: gazetarët (përfshirë edhe mua) herë pas here shijonin një bisedë miqësore dhe u ofroheshin nga një ose dy gota uiski malti.
    Stili i rehatshëm i jetesës së Nanos, vetëkënaqësia e qeverisë dhe përçarja me Metën, i cili kishte krijuar një parti rivale socialiste, çuan në humbjen e PSSH-së në zgjedhjet e vitit 2005.
    Dorëheqja e Nanos nga udhëheqja e partisë i dha fund karrierës së tij politike. Një përpjekje për t’u zgjedhur kryetar shteti nga parlamenti në vitin 2007 dështoi përballë kundërshtimit jo vetëm nga demokratët e Berishës, por edhe nga shumë ligjvënës të PSSH-së së Ramës, të cilët kishin frikë se Nano mund të dilte si një rival i mundshëm i udhëheqësit të tyre të ri.
    Pas kësaj, Nano dhe gruaja e tij e dytë, Xhoana, me të cilën ishte martuar në vitin 2002, bënë një jetë të qetë, duke e ndarë kohën midis shtëpive në Vjenë dhe në Tiranë.
    Ai la pas Xhoanën dhe dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën, nga martesa e tij e parë, e cila përfundoi me divorc, dhe një djalë të adoptuar, Klajdin. Fatos Thanos Nano, politikan, i lindur më 16 shtator 1952; vdiq më 31 tetor 2025“, shkruan “The Guardian“.

  • Mund të tallesh me kafen po jo me krizën

    Mund të tallesh me kafen po jo me krizën

    Nga Skënder Minxhozi

    Mesazhi ishte i qartë. E bënte të qartë formati i “kafes”. Ishin ftuar të gjithë ata që kishin marrë më shumë vota në listat e hapura në 11 maj. Pra, fokusi ishte tek fenomene si Tabaku-Alimehmeti në qarkun e Tiranës, në antitezë të qartë me pjesët e mbyllura të listave, sektorin burokratik të grupit parlamentar të PD në Kuvend.

    Organizatori Ervin Salianji ishte kujdesur t’i hidhte edhe benzinën përkatëse zjarrit mediatik që mori hov sapo takimi i mbajtur në një nga hotelet e Tiranës u bë i njohur për publikun. Diskutimet kishin prekur Kodin Zgjedhor, thirrjen e Këshillit Kombëtar të pambledhur prej kohësh që s’mbahen mend dhe në përgjithësi “kërkimi i një riorganizimi dhe riformimi të partisë, me qëllim forcimin e strukturave të saj, reformimin me qëllim fitoren dhe kthimin në qeverisje”, si deklaroi Aulon Kalaja, pjesëmarrës në kafenë fraksioniste.

    Në kohën kur protestat tkurren në foltore dhe kur kandidatët e partisë në zgjedhje kombëtare zëvendësohen nga emra të panjohurish që doroviten nga palë të treta, ndodh që edhe një kafe mes njëzet a tridhjetë vetash kthehet me ose pa të drejtë në ngjarje për një parti politike. Dhe jo një parti nga këto që kanë një furgon vota e militantë, por një forcë politike që ka qeverisur Shqipërinë në rreth 40% të tranzicionit postkomunist.

    Në kushtet ku ndodhet sot PD nuk ka gjë më normale që diçka e tillë të ndodhë, madje edhe në një mjedis ku prej 34 vitesh kriteri i vetëm i egzistencës ka qenë besnikëria ndaj kryetarit. Mesa duket, si çdo gjë që e ka një fund, edhe urtësia e demokratëve përballë humbjeve kilometrike elektorale që nga viti 2013, mund ta ketë një fund. Dhe ky fund duket se po merr më në fund trajta të shqueshme pas humbjeve turpëruese të këij viti kalendarik, secila më e ububushme se tjetra në natyrën edhe pigmentin e vet.

    Partia Demokratike nuk e ka bërë ende analizën e humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, megjithëse praktikisht ndodhemi në dhjetor. Sali Berisha ja arriti ta ruajë postin e kreut të partisë duke shpikur, sipas mjeshtrisë së vjetër, një diversiv. Ishte farsë tha Doktori dhe kaq mjaftoi që asgjë të mos ndryshojë në PD. Madje të mos hidhet as edhe një fjalë sa për të thënë rreth zgjedhjeve.

    Kafeja kinse klandestine e Ervin Salianjit me një grup zyrtarësh të partisë është një gjest në dukje i ndrojtur e i pafajshëm. Dhe mbi të gjitha i padëmshëm. Mund të rezultojë fare mirë kështu, sepse historia e PD është e gjitha e mbushur me premisa fraksionesh, tentativa skizmash apo ëndrra të pavarurish. Që të gjithë të hedhur në kosh nga vullneti shtypës i kryetarit historik.

    Gjendja ku vegjeton sot kjo parti dikur e madhe është më së paku depresive. Në fakt është një prelud shpërbërjeje të pakthyeshme, një tretje në ujë nga qëndrimi i stërzgjatur në opozitë, si rezultat i dëshirës maniakale të Sali Berishës për ta lidhur partinë pas qerres së fatit të vet. Këta 30 burra që guxuan të pinë kafe pa marrë lejen e Doktorit morën vërtet shpërfilljen e tij (takimet në kafe s’ja vlejnë të komentohen, tha Berisha), por nuk duhet harruar se PD ndodhet në një situatë kur edhe ajo zonja e Kamzës që u sherros me Flamur Nokën dhemb nëse largohet nga strukturat në bazë.

    Megjithatë kafja mbetet kafe dhe me të nuk bën dot as gosti dhe as dasëm. Salianji, Alimehmeti dhe Aulon Kalaja kanë dhënë sinjale se nuk janë dakord me statu quonë e serialit të humbjeve të pafundme, por kjo është shumë pak në një seli ku ja kanë harruar shijen dhe ngjyrën fitores. Tani ata mund të mos i ngjajnë fraksionistëve të dikurshëm brenda PD sepse as kafja e tyre nuk ngjan fare me bodrumin e Gramoz Pashkos prej nga dolën mocionistët 30 vjet më parë. Por gjesti simbolik i tyre është padyshim një ndër indikatorët se dominimi i Berishës mbi partinë është një gjendje e thatë dhe mekanike që PD vazhdon ta zbatojë si një inerci e së shkuarës, e jo si vizion i së ardhmes.

    Me ose pa Salianjin, me ose pa ata që pranuan të pinë një kafe me të për të hedhur në tryezë disa teza politike, kjo gjendje është aty dhe i ngjan një morti politik në konsumim e sipër. Shpotia e Doktorit për tryezën e kafes fraksioniste nuk e fsheh aspak shqetësimin se Berisha aktual është një politikan pa projekt, por vetëm me dëshirën obsesive për të ecur përpara edhe pa votues, edhe pa ushtarë, edhe pa gjeneralë, madje edhe pa ushtri fare. Dhe këtë rrënojë politike dikur sfiduese për të majtën, nuk ka ironi kafesh që e mbulon. Salianji e të tjerët mund të jenë vërtetë duke bërë një vrimë në ujë, Berisha mund të vijojë i pashqetësuar ta mbajë PD nën thundër edhe për shumë kohë akoma, por kriza mbetet aty. E madhe, e palëvizshme, e pakthyeshme.

  • Fuga: Klasa politike e vjetëruar në moshë dhe ide, votuesit ndjekin liderët, jo programet. Partitë e reja nuk fitojnë besim!

    Fuga: Klasa politike e vjetëruar në moshë dhe ide, votuesit ndjekin liderët, jo programet. Partitë e reja nuk fitojnë besim!

    Profesori dhe akademiku Artan Fuga, i ftuar në studion e emisionit “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, ka kaluar politikën shqiptare në skaner, duke nxjerrë në pah risitë e këtij viti zgjedhor, problematikat e elektoratit, rolin e partive të reja dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Ai e cilësoi si risi përfshirjen e diasporës në lojën elektorale, duke e konsideruar këtë si një të drejtë të zgjeruar për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
    “Kjo ishte një e drejtë për të gjithë ata shqiptarë që ndodhen në emigrim dhe e konsideroj si të drejtë të zgjeruar që ata të kontribuojnë në vendin e tyre nëpërmjet votës. Ky vit do të mbahet mend sepse është zgjeruar shumë koncepti i së drejtës për të votuar. Kjo është shumë e rëndësishme,” u shpreh ai.
    Duke analizuar sjelljen e elektoratit, Fuga vuri në dukje një lloj ç’angazhimi dhe mungese interesi ndaj politikës.
    “Kjo vjen nga fakti që njerëzit janë të zhytur në problemet e tyre të përditshme. Një pjesë e ka ulur interesimin për politikën sepse ka një ndihmë nga jashtë. Por nuk duhet të harrojmë që një pjesë e territorit është e boshatisur nga ana demografike dhe atje ata që kanë mbetur nuk përbëjnë një masë kritike për të ushtruar presion mbi pushtetin lokal. Ndërsa në qendrat e mëdha ndodh fenomeni i anomisë, ku njerëzit nuk e njohin njëri-tjetrin, nuk kanë lidhje interesash, nuk ka grupe sociale dhe solidariteti është shumë i zbehur. Kjo krijon dinamikat elektorale të veta, ku çdo individ lufton për veten e vet dhe nuk e di pse voton,” tha Fuga.
    Ai shtoi se një pjesë e madhe e kandidatëve vendosen nga partitë në lista të mbyllura, çka ul interesin e elektoratit. “Kur kandidatët vendosen në lista të mbyllura, bie interesi i votuesve sepse nuk ndihen të përfaqësuar drejtpërdrejt,” argumentoi ai.
    Duke kritikuar klasën politike shqiptare, Fuga e cilësoi atë të vjetëruar si në ide, ashtu edhe në moshë.
    “Ka një lloj vjetërim sepse po të shikojmë formacionet politike në vendet e BE, ato bëhen dhe shbëhen brenda tyre, lindin parti të reja. Ndërsa në Shqipëri dy partitë kryesore janë monolitike, nuk kanë segmente apo rryma të brendshme. Deputetët që kanë peshë politike janë në skenë prej 20 apo 30 vjetësh. Ndërsa klasa politike europiane apo amerikane rinovohet shumë shpejt,” u shpreh ai.
    Akademiku theksoi se partitë e reja janë të mirëpritura, por elektorati nuk ka ende besim të gjerë tek to.
    “Partitë e reja i nevojitet punë e vazhdueshme sepse asgjë nuk është e sigurt në zgjedhjet e ardhshme. Ato janë të përqendruara tek studiot televizive. E kuptoj që i jep rendiment dalja në televizion, ul kostot, por problemi është se besimi deri tek dhënia e votës nuk vjen vetëm nga komunikimi mediatik. Ajo kërkon komunikim shumë të fuqishëm me liderët e elektoratit, ata që kanë ndikim tek votuesit. Elektorati është i qartë kur thotë: ‘Çfarë do bësh ti për mua?’” tha Fuga.
    Duke komentuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, Fuga u shpreh se integrimi është një frymëzim i kahershëm për shqiptarët, por mbetet i pasigurt në raport me afatet e vendosura.
    “Shqipëria prej më shumë se 30 vjetësh e ka frymëzimin për integrim në BE. Shqipëria dhe shqiptarët janë një komb europian dhe në traditat e tyre janë të integruar në kulturën europiane pavarësisht zigzageve të historisë. Por nuk jam shumë optimist kur caktohen data si 2027 apo 2030. Është shumë shpejt për të thënë Po apo Jo sepse ka rreziqe që nuk varen as nga klasa politike në Shqipëri apo nga krerët e BE. Përpjekjet janë shumë të mira për t’u bërë, por shpejt për fishekzjarr dhe për të festuar,” përfundoi profesori.

  • “Kontributi i fundit i madh i tij, transferimi i qetë i pushtetit”, “The Guardian” artikull për Nanon:Kishte një stil..

    “Kontributi i fundit i madh i tij, transferimi i qetë i pushtetit”, “The Guardian” artikull për Nanon:Kishte një stil..

    “The Guardian” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit, Fatos Nano, teksa vetëm pak javë kanë kaluar nga ndarja nga jeta e tij.
    Analisti i njohur Gabriel Partos e nis shkrimin e tij duke e përmendur Nanon si një nga dy figurat më të rëndësishme politike në një kohë trazirash, teksa Berishën e konsideron armikun e tij të betuar.
    “Qoftë në qeveri apo në burg, Fatos Nano ishte një nga dy figurat, së bashku me rivalin e tij të betuar, Sali Berishën, që dominuan Shqipërinë në 15 vitet e trazuara që filluan me shpërbërjen e sundimit të Partisë Komuniste në vitin 1990. Ishte karakteristikë e trazirave politike të kësaj periudhe që, megjithëse u emërua kryeministër në katër raste të ndryshme, Nano shërbeu vetëm për një total prej katër vjetësh në atë post”, kështu e nis artikullin e tij në “The Guardian”.
    Ndër të tjera artikulli përmbledh të gjithë jetën politike, të njeriut i cili sipas tij solli në Shqipëri stabilitet ekonomik dhe jetë politike të qetë.