Tag: politike

  • Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

    Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Ndërsa bën me dije detyrën e re dhe largimin nga Partia Demokratike, Gjergji shkruan se kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional.
    “Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua. Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike. Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor”, shkruan Zheni Gjergji.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • ‘PS dhe PD të dakordësohen për Kodin e ri Zgjedhor’, Celibashi: Politika nuk duhet të ketë rol parësor në komisione

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pjesë e tryezës së reformës zgjedhore në Konferencën me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias, u shpreh se mazhoranca dhe opozita duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të pasur ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nëse reforma shtyhet, sipas tij, do të jemi sërish në të njëjtat situata.
    “Mendoj që mazhoranca më së shumti mbi të gjitha dhe opozita duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të pasur ndryshimet që duhet të dakordësohen sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse Reforma Zgjedhore do të vijojë të shtyhet dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor do datojnë vetëm disa muaj para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, pasi atyre po i referohem, mendoj që do të jemi në të njëjtën situatë. Dikush do fitojë zgjedhjet, ai që do humbasë do kontestojë dhe do thotë që i humbëm për këtë ose për këtë arsye”, tha Celibashi.
    Sipas Celibashit, nëse Kodi i ri Zgjedhor miratohet brenda një viti, ka premisa të mira për standardin e zgjedhjeve të ardhshme. Gjatë konferencës, Celibashi foli dhe për përbërjen e komisioneve zgjedhore. Sipas tij është koha për të larguar përbërjen vetëm politike dhe partiake të këtyre komisioneve. Megjithatë u shpreh edhe kundër propozimit të mazhorancës që të jetë vetëm me nëpunës të administratës civile.
    Në fillim, ai foli për mënyrën e organizimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Sipas tij është koha për të larguar përbërjen vetëm politike dhe partiake të këtyre komisioneve. Kryekomisioneri u shpreh edhe kundër propozimit të mazhorancës që të jetë vetëm me nëpunës të administratës civile.
    “Me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja vetëm politike partiake e këtyre komisioneve nuk kontribuon në integritetin procesit zgjedhor, në transparencë, apo elementë të tjerë. Nuk jam për opsionin që propozon mazhoranca ku të gjithë anëtarët të jenë nëpunës civil. Mendoj që akoma nuk është koha që përbërja politike të përjashtohet tërësisht nga procesi zgjedhor, por roli i tyre nuk duhet të jetë parësor, nuk do duhet të jetë parësor. Ka formula hibride që nuk cënojnë standardin teknik të administrimit të procesit”, tha Celbashi.
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se duhen rikonsideruar edhe rregullat që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e partive politike, financimin e tyre periodik dhe veçanërisht financimin e fushatave zgjedhore të partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një tjetër çështje ishte edhe ajo e rregullave për fushatën zgjedhore.
    “Rregullat për fushatën zgjedhore. Në Kodin Zgjedhor, rregullat adresojnë zhvillimin e fushatës në mediat tradicionale, asgjë për mediat sociale”, tha Celibashi.
    Ai tha se duhet vendosur për mënyrën e votimit, nëse do të jetë elektronik apo jo si dhe duhet të rishikohen rregullat për ankimimet zgjedhore.

  • Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit

    Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
    Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja, përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Gjergji thekson se vendimi për të pranuar detyrën nuk ishte një zgjidhje e lehtë politike, por një vendim profesional dhe njerëzor.

    “Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke”, thekson Gjergji.
    “Të nderuar miq,
    Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
    Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
    Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
    Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
    Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor”, shkruan Gjergji.

  • Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Ligj të ri për financimin e partive

    Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Ligj të ri për financimin e partive

    Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Damian Gjiknuri thotë se mazhoranca dhe opozita do të ketë përfaqësim të barabartë në reformën zgjedhore.
    Gjatë diskutimit për reformën zgjedhore, Gjiknuri u shpreh se duhet të ketë ligj të standardeve evropiane, sa i takon financimit të partive politike.
    “Fakti që ne në çdo palë zgjedhje, ne bëjmë reformë zgjedhore, tregon se si pacient nuk vetëshërohemi. Mendoj që edhe kjo është sens reflektimi që edhe Komisioni i Venecias reflekton, stabilitetin. Duhet të kemi siguri për të ardhmen. Është gjëja më e domosdoshme. Kemi rënë dakord, me ato pretendime për përfaqësimin në reformën zgjedhore, ku shumica dhe opozita do ketë përfaqësim të barabartë. Kjo do të bëjë që puna e komisionit të jetë më e thjeshtë. Kemi një sërë çështjesh që presim t’i adresojmë. Jemi të gatshëm të hyjmë në këtë bashkëpunim. Edhe financimi jashtë fushatave zgjedhore i partive politike, është çështje e parregulluar. Shqipëria duhet të ketë ligj të standardeve evropiane të financimit të partive politike.”, theksoi ai.

  • Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

    Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”.
    “Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji.
    Postimi
    Të nderuar miq,
    Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
    Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
    Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
    Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
    Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.
     

  • DITA 2! ‘Drejtësia, reforma zgjedhore dhe vettingu’- Celibashi: S’ka ardhur koha që partitë të përjashtohen

    DITA 2! ‘Drejtësia, reforma zgjedhore dhe vettingu’- Celibashi: S’ka ardhur koha që partitë të përjashtohen

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Po mbahet në Tiranë dita e dytë e Konferencës me temë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. Diskutimet fokusohen në tre tema kyçe: reforma në drejtësi dhe vettingu, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare.
    Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi renditi çështjet kyçe që sipas tij duhet të adresohen urgjentisht në reformën e ardhshme zgjedhore, duke përfshirë votimin për personat me pamundësi, riorganizimin e komisioneve dhe rregullat për referendumet.
    Ilirjan Celibashi: Për të nxitur debatin, po bëj një listë të atyre çështjeve që ne mendojmë se duhet të adresohen në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore. Duke filluar me organizimin e komisioneve të palëve të treta. Mendoj se vetëm përbërja politike partiake e këtyre komisioneve nuk kontribuon në integritetin e procesit zgjedhor, në mirëadministrimin e tij, në transparencë dhe në elementë të tjerë që duhet t’i gëzojë një proces i drejtë, i barabartë dhe i ndershëm.Nuk jam dakord me propozimin e maxhorancës, ku anëtarët e komisionit të jenë të gjithë nëpunës të shërbimit civil. Mendoj se nuk është koha që partitë politike të përjashtohen plotësisht, por roli i tyre nuk duhet të jetë parësor, por dytësor. Mendoj se ka ardhur koha që Kolegji Zgjedhor nuk ka më arsye pse të jetë instanca që merret me hetimet zgjedhore; mund të jetë Gjykata e Apelit apo Gjykata e Lartë. Organizimi dhe funksionimi i KQZ-së, duke qenë në konflikt të hapur interesi, edhe pse s’kam asnjë të tillë brenda vetes, do doja që partitë politike të vendosin për këtë.
    Në këtë takim edhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, theksoi rëndësinë e një reforme të mirëfilltë që adreson financimin e partive politike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

  • Nga ish-deputete e Berishës, drejtoreshë spitali në Elbasan: Nuk ishte e lehtë, por e bëj për popullin!

    Nga ish-deputete e Berishës, drejtoreshë spitali në Elbasan: Nuk ishte e lehtë, por e bëj për popullin!

    Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjegji, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”.
    “Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji.
    Postimi i ish-deputetes demokrate:
    Të nderuar miq,
    Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
    Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
    Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
    Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
    Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
    Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

  • Historike/ Japonia zgjedh kryeministren e parë femër

    Historike/ Japonia zgjedh kryeministren e parë femër

    Sanae Takaichi ka hyrë në histori pasi u zgjodh kryeministrja e parë gru në Japoni. Ajo siguroi shumicën e votave votave në të dyja dhomat e parlamentit, në Dhomën e Ulët me 237 vota dhe në Dhomën e Lartë me 125 vota.
    Ky është një moment historik për vendin patriarkal ku si politika ashtu edhe vendet e punës dominohen nga burra të moshuar.
    Takaichi, përfaqësuese e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet dhe e njohur si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, ka qenë një bashkëpunëtore e ngushtë dhe e mbrojtura politike e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ajo njihet për qëndrimet e saj të forta konservatore dhe për qëndrimin e prerë në çështje të sigurisë kombëtare dhe rolit tradicional të familjes.

    Zgjedhja e saj shënon një moment historik për përfaqësimin e grave në politikën japoneze, një fushë ku barazia gjinore ka përparuar ngadalë.
    Megjithatë, shumë gra të reja japoneze janë skeptike nëse Takaichi do të çojë përpara të drejtat e tyre. “Nëse shikon bindjet e saj politike, ajo në fakt përjetëson sistemin patriarkal”, tha për BBC një prej tyre.
    Takaichi është kryeministrja e katërt që merr drejtimin e Japonisë brenda pesë viteve të fundit, në një kohë kur LDP po përballet me skandale politike dhe besim të ulët nga publiku.
    Pas votimit, pritet që të shpallet kabineti i ri. Anëtarët e tij do të marrin pjesë në një ceremoni zyrtare në pallatin perandorak, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar./vizionplus.tv

  • ‘Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet ‘/ Spiropali për rivalitetet në PS: Thumbi që i drejtohet Ballukut?

    ‘Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet ‘/ Spiropali për rivalitetet në PS: Thumbi që i drejtohet Ballukut?

    Në një intervistë për “Top Story”, Elisa Spiropali foli për arrestimin e Erion Veliajt dhe vendimin për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Ajo theksoi se Veliaj ka dhënë kontributin e tij në Bashki dhe se tani ndodhet përballë drejtësisë, dhe u la vetëm nga Rama në kohën e duhur, sipas saj.

     

    Kur u pyet për rivalitetet brenda Partisë Socialiste, Spiropali pranoi se ato ekzistojnë, dhe edhe pse u mundua t’i trajtojë me diplomaci, përsëri e la një thumb për zëvendësen e parë të Ramës, Ballukun, e cila njihet botërisht si rivalja numër 1 e Veliajt brenda Rilindjes: “Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet.”,- ka thënë Spiropali duke lënë të kuptohet se limitet janë kaluar nga Balluku.

     

    Megjithëse Spiropali nuk përmendi emra konkretë, njeriu që përflitet se përdori Rama për të shuar ‘kandilin’ e Veliajt ishte pikërisht Belinda Balluku.

     

    Pra, Spiropali trajton rivalitetin dhe zilitë në PS si një fenomen të zakonshëm politik, duke lënë hapësirë për interpretim, pa përmendur emër konkret, por që për këdo që ndjek nga afër politikën në vend është lehtësisht e kuptueshme çfarë ka nënkuptuar.

     

    Biseda me Grida Dumën:

     

    Elisa Spiropali: Të gjithë njerëzit që kanë arsye pak kuptim se është çështja njerëzore të tilla duhet t’i shohim, kemi një vrull shumë të madh për të rendur pas gjykimeve. Edhe njerëz që kanë qenë të afërt me të. Qëndrimet janë mbajtur nga Rama dhe u gjykua që kjo ishte koha, duke e lënë Erionin në betejë për të drejtën e tij, shpresojmë shumë që Erioni ta fitojë atë betejë. Ai ka qenë kryetar i Bashkisë më të madhe. Në Bashkinë e Tiranës, në punën e kryeqytetit, ka kontributin e tij.

     

    Grida Duma: Fati i Veliajt u mbyll apo jo sipas teje?

     

    Elisa Spiropali: Unë besoj tek forcë me e madhe. Ka disa njerëz që besojnë tek vetja, mendojnë që mund të tjetërsojnë fat dhe destinacion. Unë besoj tek një forcë më e madhe dhe besoj që kjo e drejtë vjen. 

     

    Ndër të tjera ajo u pyet nga Grida Duma nëse ka rivalitet brenda PS-së, të cilës Spiropali nuk nguroi t’i përgjigjet.

     

    Grida Duma: Ka luftë të brendshme brenda PS-së?

     

    Elisa Spiropali: Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet.

  • Zgjedhjet në RMV, “Shqiptarët, s’kanë qenë kurrë më të përçarë”/ Minxhozi: Antagonizmi mes partive shqiptare, i dëmshëm

    Zgjedhjet në RMV, “Shqiptarët, s’kanë qenë kurrë më të përçarë”/ Minxhozi: Antagonizmi mes partive shqiptare, i dëmshëm

    Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet post zgjedhore në Maqedoninë e Veriut me fitoren e partisë VLEN në zgjedhjet e kësaj të diele. Kësaj force politike iu besua qeverisja në komunat kryesore shqiptare si Tetova, Çairi etj. 
    Minxhozi tha se shqiptarët në këtë republikë nuk kanë qenë kurrë më të përçarë dhe se antagonizmi mes partive shqiptare është i dëmshëm. Më tej, në analizën e tij Minxhozi tha se ndërhyrja e Kurtit në skenën politike maqedonase krijoi një rreth inatesh mes kandidatit që mbështetej nga Rama. 
    “Edi Rama ka qenë ekliptik ndaj skenës politike maqedonase. Ka qenë mbartës i një ideje gjysmë romantike. 
    Ka qenë një vizion i të gjitha qeverive që nuk kanë pasur një qasje proaktive ndaj skenës maqedonase. Mbetet në kufijtë e kontakteve njerëzore sesa në konvergim të ideve poltike. Nuk ka sot një ide të pjekur se çfarë qasje do kemi ne ndaj situatës në RMV. Ardhja e VMRO ka qenë një këmbanë alarmi, krijoi mëdyshje ndaj BE, hodhi hije mbi statusin e shqipes etj. 
    Edhe në raport me Shqipërinë e shohim në planin A: disa parti luftojnë për pushtet, plani B: një e treta e popullsisë me status kushtetues shtetformues që ndihet jo mirë për të drejtat dhe standartet dhe që papritur sheh që shqiptarët kanë përçarje. Kemi dy parti që luftojnë në mënyrë antagoniste, kjo përçarje me sytë e një shqiptari përjetohet si një gjë e çuditshme sesi shqiptarët me nevojën akute që kanë të jenë një faktor i vetëm, e kanë gjetur luksin dhe kohën që të jenë në një antagonizëm me njëri tjetrin ku ka krijuar hapësira për partitë e mëdha të përfitojnë. 
    Ndërhyrjet gjysmë ideologjike dhe personale të Kurtit në skenën politike maqedonase vetëm se Ali Ahmeti mbështetet nga Rama, krijohet rrethi i inateve. Dy shtetet e mëdha shqiptare janë sjellë keq.“