Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Vendor, Ervin dhe ajo e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka mbledhur sot në takim të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi vijim e Paketës së Maleve, e miratuar në fillim të këtij viti dhe që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit.
Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare duke i kritikuar për neglizhencë dhe duke lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.
“E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi, nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.
Bëjmë takimin sepse kemi shqetësimin që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketave që ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracitë të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, tha Rama.
Rama gjithashtu ka urdhëruar ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet.
“Duhet të ngrini një task forcë në çdo bashki me 3 persona që t’i rrinë pronto njerëzve që shprehin interesin. 500 të parët që do të marrin kontratën 10 vite nuk do të paguajnë asnjë lloj takse. Duhet t’i ndihmoni të jenë të 500 të parët”, tha Rama.
Tag: politike
-

Politikë Paketa e Maleve/ Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?
-

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore: Depolitizoni komisionet, merrni masa për keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje
Misioni i OSBE/ODIHR ka bërë 25 rekomandime në përfundim të zgjedhjeve të 11 Majit që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, fushatën elektorale dhe parandalimin e presionit ndaj zgjedhësve.
“Këto rekomandime duhet të lexohen në lidhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it që ende nuk janë adresuar. ODIHR shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet e Shqipërisë në përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor dhe për të adresuar rekomandimet e përfshira në këtë dhe në raportet e mëparshme”, thuhet në raport.
REKOMANDIME PRIORITARE
* Për të adresuar rekomandimet e papërmbushura të ODIHR-it, si dhe paqartësitë dhe mospërputhjet e ndryshme, korniza ligjore zgjedhore duhet të reformohet në mënyrë tërësore përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës, shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.* Për të siguruar stabilitetin e administratës zgjedhore, duhet të konsiderohet depolitizimi i procedurës së emërimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, si dhe kufizimi i zëvendësimeve arbitrare dhe në momentet e fundit të anëtarëve të komisioneve, për të garantuar trajnimin e duhur dhe në kohë për të gjithë anëtarët.* Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e Grupeve të Numërimit të Fletëve të Votimit, KQZ duhet të organizojë sesione specifike trajnimi për procedurat e numërimit dhe të zhvillojë një kurrikul trajnimi të standardizuar, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të lehta për t’u kuptuar mbi procesin e numërimit.* Përpjekjet për edukimin e votuesve mbi votimin elektronik duhet të intensifikohen, me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të votuesve për procedurat e votimit elektronik dhe sigurimin që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të votojnë në mënyrë të pavarur.* Për të eliminuar çdo paqartësi në legjislacion në lidhje me fushatën, përdorimi i burimeve administrative për qëllime elektorale duhet të ndalohet nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit.* Për të siguruar kushte të barabarta gare, autoritetet duhet të marrin masa për të parandaluar keqpërdorimin e funksionit dhe të burimeve shtetërore. Sanksione proporcionale dhe ndëshkuese duhet të vendosen me shpejtësi ndaj shkeljeve të tilla.* Në përputhje me praktikat e mira, ligji duhet të përcaktojë qartë cilat aktivitete paraelektorale përbëjnë shpenzime fushate, në mënyrë që ato të jenë subjekt i raportimit, mbikëqyrjes dhe sanksioneve përkatëse.* Materialet filmike të përgatitura nga partitë politike ose autoritetet qeveritare duhet të etiketohen qartë si reklama politike dhe për rrjedhojë të ndalohen në programet e lajmeve dhe në përmbajtjen editoriale. Duhet të jenë në fuqi masa efektive për të adresuar shkeljet dhe ato duhet të zbatohen në kohë.
REKOMANDIME TË TJERAAdministrata Zgjedhore* Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, KQZ duhet të zhvillojë një kurrikul të standardizuar trajnimi, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të thjeshta për proceset.* Gjatë përcaktimit të vendndodhjeve të qendrave të votimit, autoritetet zgjedhore dhe bashkitë duhet të marrin masa proaktive për të siguruar aksesueshmëri të plotë për personat me aftësi të kufizuara.* Për të siguruar pjesëmarrje më të gjerë të grave, KQZ duhet të garantojë që komisionet zgjedhore të niveleve të ulëta të jenë të balancuara gjinorisht, duke përfshirë edhe emërimin e grave në pozicione drejtuese.
Përdorimi i Teknologjisë në Zgjedhje* Për të mbrojtur integritetin dhe për të rritur besimin publik, vendimet për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje duhet të respektojnë kuadrin ekzistues rregullator dhe të mos merren nën presion politik.* Nëse në të ardhmen merret në konsideratë zgjerimi i votimit elektronik, përdorimi i teknologjisë duhet të menaxhohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të integruar.
Regjistrimi i Votuesve
* Për të respektuar standardet ndërkombëtare dhe për të garantuar të drejtën universale të votës dhe trajtimin e barabartë para ligjit, të gjitha kufizimet e së drejtës së votës bazuar në aftësi të kufizuara intelektuale ose psikosociale duhet të hiqen, përfshirë ato të bazuara në vlerësime individuale nga gjykatat.
Fushata Zgjedhore
* Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me palët e interesuara, aktivitetet e fushatës dhe reklamat politike në rrjetet sociale, përfshirë financimin e tyre, duhet të rregullohen duke respektuar të drejtën e lirisë së shprehjes.* Për të mbrojtur shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve, organet e rendit duhet të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Votuesit duhet të informohen sistematikisht për mekanizmat e raportimit të shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjeve.* Për të rritur pjesëmarrjen politike të grave, financimi publik mund të lidhet me masa konkrete gjithëpërfshirjeje. Partitë politike duhet të konsiderojnë reforma të mekanizmave të brendshëm për të rritur përfaqësimin e grave në strukturat e partive, përfshirë aksesin në fonde.
Financimi i Fushatës* Për të siguruar kushte të barabarta gare, korniza ligjore duhet të përfshijë një tavan të arsyeshëm për shpenzimet e fushatës për kandidatët që garojnë në lista partie ose koalicioni.* Për të rritur transparencën, autoritetet duhet të konsiderojnë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta, përfshirë entitetet e lidhura me partitë politike, si dhe përcaktimin e kushteve përkatëse për raportim dhe mekanizma sanksionues.* Për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, KQZ-së duhet t’i jepen burime shtesë financiare dhe njerëzore, si dhe një mandat i zgjeruar, për të mundësuar auditim të plotë të raporteve financiare të fushatës, përfshirë fuqinë për të hetuar burimet e donacioneve.
Media* Autoritetet shtetërore, për të përmbushur detyrimet e tyre pozitive sipas të drejtës ndërkombëtare, duhet të promovojnë një mjedis mediatik të pavarur dhe të larmishëm, të lirë nga ndikimi politik dhe ai korporativ. Duhet të miratohet një rregullore gjithëpërfshirëse për pronësinë e mediave dhe të forcohet zbatimi efektiv i saj. Gjithashtu, duhet të zbatohen masa për mbrojtjen e autonomisë editoriale nga ndikimet politike dhe të biznesit.* Ndryshimet ligjore duhet të sigurojnë depolitizim efektiv dhe pavarësi të vërtetë institucionale të transmetuesit publik dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Këto ndryshime duhet të përfshijnë konsultime të gjera publike me median e pavarur dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.* Shpifja duhet të dekriminalizohet plotësisht dhe dispozitat civile për shpifjen të përshtaten me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.* Rregullat e Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës televizive në mbulimin editorial duhet të ndryshohen për të reduktuar avantazhin e dhënë partive më të mëdha parlamentare dhe për të siguruar një ndarje më të drejtë të hapësirës për të gjithë garuesit.
Dita e Zgjedhjeve* KQZ duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar frikësimin dhe ndikimin e padrejtë ndaj votuesve në qendrat e votimit, duke forcuar trajnimin dhe mandatin e koordinatorëve të sigurisë në qendrat e votimit, për të garantuar që ata të jenë politikisht të pavarur dhe të fuqizuar për të vepruar në mënyrë efektive në ditën e zgjedhjeve.Top Channel
-

Iluzioni Binaj, anatomia e një profeti të rremë!
Nga Leons Hasani
Në traditën e filozofisë politike, që nga Platoni e deri tek Hobbes-i, lidershipi si proces psiko-social është parë gjithmonë si akt racional i organizimit të fuqisë, dhe jo si frymëzim emocional i turmës. Çdo lloj pushteti që ngjizet bazuar mbi emocionet e momentit apo bazuar në struktura të brishta institucionale, rrezikon të shndërrohet shumë shpejt në një genjeshtër të iluzionit politik
Në këtë kuptim, kandidimi i z. Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës është rasti tipik i mënyrës pragmatiste sesi opozita shqiptare përpiqet të ndërtojë simbole, por pa pasur thelb e përmbajtje; përpiqet të sjellë moral, por pa pasur ide dhe program; dhe përpiqet të sjellë shpresë, por pa krijuar frymë e besim.
Le të biem parimisht dakord se opozita, e përçarë në disa kampe ideologjikisht të ngjashme, ka gjetur te figura e Binajt një “kompromis të momentit” për t’u përbashkuar në garën ndaj kandidates së qeverisë socialiste, znj. Ogerta Manastirliu. Në pamje të parë, ai paraqitet si qytetar i lirë, si shprehje e revoltës ndaj establishmentit, por thellë në thelb, nëse përpiqemi të lexojmë subkoshiencën e opozitës, kandidatura e tij përfaqëson frikën e opozitës për t’u përballur me realitetin.
Sot që flasim, opozita shqiptare është në krizën më të madhe të ekzistencës së saj politike, dhe kjo për shkak të paaftësisë për të menduar e analizuar në mënyrë kritike. Kadare tek “Autobiografia e popullit në vargje” na thotë se “Ne kemi frikë nga ringjallja, sepse çdo ringjallje na detyron të pranojmë vdekjen tonë të parë.” Kjo është edhe arsyeja pse opozita po luan bllofin me kandidimin e z. Binaj.
Në mungesë të një lideri të fortë politik, opozita kërkon të qëndrojë ende në lojë me figura që nuk i kërcënojnë asaj pushtetin pas zgjedhjeve të pjesshme të kryeqytetit.
Të parët që do ta braktisin dhe sabotojnë z. Binaj përgjatë fushatës do të jenë strukturat e Partisë Demokratike dhe më pas të gjitha partitë satelitë të opozitës, që ndjekin gjithmonë interesat e tyre personale, e jo parimet.
Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore:
Së pari, sepse këto grupe politike nuk duan të ndajnë pushtetin e tyre të mbetur me askënd tjetër. Çdo post apo çdo mandat është pjesë e një tregtie që mban gjallë interesat brenda opozitës.
Së dyti, PD nuk është në kërkim të një lider të ri, madje as nuk e do fare një të tillë. Rasti Binaj do të arkivohet si një nga kandidaturat më të dobëta të opozitës në historinë e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë si në aspektin e përfaqësimit të opozitës, por edhe atë të artikulimit politik.
Në këtë klimë politike, mbështetja që do t’i jepet z. Binaj në vijim do të jetë thjesht dhe vetëm deklarative, pra jo reale. Ai do të përballet me një fushatë të ftohtë, ku përkrahja do të kufizohet vetëm në konferenca shtypi dhe postime në rrjete sociale, por jo në struktura, logjistikë apo terren. Thënë më thjeshtë, ai do të sabotohet, sepse asnjë parti opozitare nuk dëshiron që një emër i ri të bëhet simbol i opozitarizmit.
Përtej gjithë lojës së pandershme që do të mundohet të bëjë opozita me kandidatin e saj në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Tiranë, le të ndalemi pak tek cilësia dhe serioziteti i ofertës së z. Binaj për kryeqytetin.
Në diskursin publik, nëse i referohemi kryeministrit, shpesh ai përsërit fjalinë “Qytetet janë pasqyra e mendjes që i drejton.” Nëse e zbërthejmë në një gjuhë më të thjeshtë teknike dhe politike këtë formulim, do të kuptojmë se ai i referohet asaj teorie të lidershipit në politikë që transferon politikën nga personaliteti i kandidatit tek projekti, tek ekipi dhe tek programi.
Ndërkohë kur i referohemi opozitës, ajo bën të kundërtën; çon mendësinë dhe politikën e vjetër tek personaliteti dhe personazhi i z. Binaj. Opozita po mundohet të ndërtojë një narrativë të shpëtimit moral në vend të hartimit të një programi real për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të qytetit. Ky devijim konceptual është tipik i partive që kanë humbur bazën institucionale dhe kërkojnë legjitimitet emocional.
Në terminologjinë e politikes moderne, kjo sjellje quhet zëvendësim i përmbajtjes me formën, një fenomen që shpjegon pse partitë opozitare në Shqipëri dështojnë sistematikisht, për faktin se nuk hartojnë platforma, por ndërtojnë personazhe.
Në mungesë të autokritikës, opozita kërkon të krijojë besim tek qytetari përmes “profetëve të rinj”, pra përmes imazhit dhe jo përmes programit. Në këtë kuptim, Binaj është më shumë simptomë e sistemit sesa rrugëzgjidhje për sistemin. Metaforë e një opozite që s’e ka gjetur ende veten. Sepse, siç thoshte edhe Nietzsche, “çdo profet i shpallur prej mëkatarëve është i destinuar të dështojë”.
Por, në fund të ditës, qytetari kërkon përfaqësim serioz, rezultate konkrete dhe një zë serioz që di t’u dalë për zot punëve të kryeqytetit. Derisa opozita të kuptojë se demokracia dhe gara nuk zhvillohen mbi procese politike gjysmake, por mbi institucione, ajo do të vazhdojë të shijoj për një kohë të gjatë vetem shijen e humbjes. -

Nga fushata elektorale te parandalimi i presionit, OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
osbe-odihr
TIRANË- Misioni i OSBE-ODIHR ka dalë me 25 rekomandimi në përfundim të zgjedhjeve të 11 majit. Rekomandime që kanë të bëjnë me ndryshimin në Kodin Zgjedhor, fushatën elektorale dhe parandalimin e presionit ndaj zgjedhësve. Me rëndësi nënvizohet kushtet e barabarta të garës, ku për të rritur transparencën, autoritetet duhet të konsiderojnë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta. Gjithashtu në lidhje me procesin e votimit, raporti thekson se KQZ duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar frikësimin dhe ndikimin e padrejtë ndaj votuesve në qendrat e votimit. Siç thekson raporti në rekomandim, për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje është e rëndësishme të respektohet kuadri ekzistues rregullator dhe të mos merren nën presion politik.
REKOMANDIME PRIORITARE
* Për të adresuar rekomandimet e papërmbushura të ODIHR-it, si dhe paqartësitë dhe mospërputhjet e ndryshme, korniza ligjore zgjedhore duhet të reformohet në mënyrë tërësore përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës, shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.* Për të siguruar stabilitetin e administratës zgjedhore, duhet të konsiderohet depolitizimi i procedurës së emërimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, si dhe kufizimi i zëvendësimeve arbitrare dhe në momentet e fundit të anëtarëve të komisioneve, për të garantuar trajnimin e duhur dhe në kohë për të gjithë anëtarët.* Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e Grupeve të Numërimit të Fletëve të Votimit, KQZ duhet të organizojë sesione specifike trajnimi për procedurat e numërimit dhe të zhvillojë një kurrikul trajnimi të standardizuar, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të lehta për t’u kuptuar mbi procesin e numërimit.* Përpjekjet për edukimin e votuesve mbi votimin elektronik duhet të intensifikohen, me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit të votuesve për procedurat e votimit elektronik dhe sigurimin që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të votojnë në mënyrë të pavarur.* Për të eliminuar çdo paqartësi në legjislacion në lidhje me fushatën, përdorimi i burimeve administrative për qëllime elektorale duhet të ndalohet nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit.* Për të siguruar kushte të barabarta gare, autoritetet duhet të marrin masa për të parandaluar keqpërdorimin e funksionit dhe të burimeve shtetërore. Sanksione proporcionale dhe ndëshkuese duhet të vendosen me shpejtësi ndaj shkeljeve të tilla.* Në përputhje me praktikat e mira, ligji duhet të përcaktojë qartë cilat aktivitete paraelektorale përbëjnë shpenzime fushate, në mënyrë që ato të jenë subjekt i raportimit, mbikëqyrjes dhe sanksioneve përkatëse.* Materialet filmike të përgatitura nga partitë politike ose autoritetet qeveritare duhet të etiketohen qartë si reklama politike dhe për rrjedhojë të ndalohen në programet e lajmeve dhe në përmbajtjen editoriale. Duhet të jenë në fuqi masa efektive për të adresuar shkeljet dhe ato duhet të zbatohen në kohë.
REKOMANDIME TË TJERA
Administrata Zgjedhore* Për të forcuar kapacitetin dhe profesionalizmin e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, KQZ duhet të zhvillojë një kurrikul të standardizuar trajnimi, duke përfshirë manuale dhe fletëinformime të thjeshta për proceset.* Gjatë përcaktimit të vendndodhjeve të qendrave të votimit, autoritetet zgjedhore dhe bashkitë duhet të marrin masa proaktive për të siguruar aksesueshmëri të plotë për personat me aftësi të kufizuara.* Për të siguruar pjesëmarrje më të gjerë të grave, KQZ duhet të garantojë që komisionet zgjedhore të niveleve të ulëta të jenë të balancuara gjinorisht, duke përfshirë edhe emërimin e grave në pozicione drejtuese.
Përdorimi i Teknologjisë në Zgjedhje
* Për të mbrojtur integritetin dhe për të rritur besimin publik, vendimet për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje duhet të respektojnë kuadrin ekzistues rregullator dhe të mos merren nën presion politik.* Nëse në të ardhmen merret në konsideratë zgjerimi i votimit elektronik, përdorimi i teknologjisë duhet të menaxhohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të integruar.
Regjistrimi i Votuesve
* Për të respektuar standardet ndërkombëtare dhe për të garantuar të drejtën universale të votës dhe trajtimin e barabartë para ligjit, të gjitha kufizimet e së drejtës së votës bazuar në aftësi të kufizuara intelektuale ose psikosociale duhet të hiqen, përfshirë ato të bazuara në vlerësime individuale nga gjykatat.
Fushata Zgjedhore
* Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me palët e interesuara, aktivitetet e fushatës dhe reklamat politike në rrjetet sociale, përfshirë financimin e tyre, duhet të rregullohen duke respektuar të drejtën e lirisë së shprehjes.* Për të mbrojtur shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve, organet e rendit duhet të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Votuesit duhet të informohen sistematikisht për mekanizmat e raportimit të shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjeve.* Për të rritur pjesëmarrjen politike të grave, financimi publik mund të lidhet me masa konkrete gjithëpërfshirjeje. Partitë politike duhet të konsiderojnë reforma të mekanizmave të brendshëm për të rritur përfaqësimin e grave në strukturat e partive, përfshirë aksesin në fonde.
Financimi i Fushatës
* Për të siguruar kushte të barabarta gare, korniza ligjore duhet të përfshijë një tavan të arsyeshëm për shpenzimet e fushatës për kandidatët që garojnë në lista partie ose koalicioni.* Për të rritur transparencën, autoritetet duhet të konsiderojnë rregullimin e fushatave online dhe të palëve të treta, përfshirë entitetet e lidhura me partitë politike, si dhe përcaktimin e kushteve përkatëse për raportim dhe mekanizma sanksionues.* Për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, KQZ-së duhet t’i jepen burime shtesë financiare dhe njerëzore, si dhe një mandat i zgjeruar, për të mundësuar auditim të plotë të raporteve financiare të fushatës, përfshirë fuqinë për të hetuar burimet e donacioneve.
Media
* Autoritetet shtetërore, për të përmbushur detyrimet e tyre pozitive sipas të drejtës ndërkombëtare, duhet të promovojnë një mjedis mediatik të pavarur dhe të larmishëm, të lirë nga ndikimi politik dhe ai korporativ. Duhet të miratohet një rregullore gjithëpërfshirëse për pronësinë e mediave dhe të forcohet zbatimi efektiv i saj. Gjithashtu, duhet të zbatohen masa për mbrojtjen e autonomisë editoriale nga ndikimet politike dhe të biznesit.* Ndryshimet ligjore duhet të sigurojnë depolitizim efektiv dhe pavarësi të vërtetë institucionale të transmetuesit publik dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Këto ndryshime duhet të përfshijnë konsultime të gjera publike me median e pavarur dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.* Shpifja duhet të dekriminalizohet plotësisht dhe dispozitat civile për shpifjen të përshtaten me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.* Rregullat e Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës televizive në mbulimin editorial duhet të ndryshohen për të reduktuar avantazhin e dhënë partive më të mëdha parlamentare dhe për të siguruar një ndarje më të drejtë të hapësirës për të gjithë garuesit.
Dita e Zgjedhjeve
* KQZ duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar frikësimin dhe ndikimin e padrejtë ndaj votuesve në qendrat e votimit, duke forcuar trajnimin dhe mandatin e koordinatorëve të sigurisë në qendrat e votimit, për të garantuar që ata të jenë politikisht të pavarur dhe të fuqizuar për të vepruar në mënyrë efektive në ditën e zgjedhjeve. -

PD ‘kopjon’ PS/ Mban sot takimin për të trajnuar deputetët e rinj, leksione nga Berisha
Partia Demokratike do të nisë sot të trajnojë deputetët e rinj të saj, duke kopjuar strategjinë e ndjekur nga socialistët nëpërmjet Akademisë Politike të PS. Takimi nis në orën 10:00, ku do të flasë Sali Berisha, shefi i zyrës së Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë Thomas Kunze dhe kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi.
Deputetë për herë të parë nga PD janë: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.
Ky i fundit, me deklaratat që ka bërë, ka shprehur një qëndrim kritik ndaj Berishës pasi tha se nëse nuk arrin që të vërtetëtojë akuzën për farsë elektorale më 11 maj, pas së cilës është kapur për të justifikuar humbjen e thellë që pësoi, do të duhet që të largohet në vitin 2026 atëherë kur edhe i mbaron mandati.
Strategjia e trajnimit u ndoq nga socialistët, e cila menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, u organizua nëpërmjet Akademisë Politike për të trajnuar skuadrën e re të deputetëve të rinj para se ata të hynin në dyert e Kuvendit në shtator.
Axhenda:
10:00 – 10:30 | Pjesa Hyrëse/Fjalë përshëndetëse
Sali Berisha – Kryetar i Partisë Demokratike
Thomas Kunze – Shef i Zyrës së KAS Tiranë
Gazmend Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar të PD
10:30 – 11:30 | Sesioni I – Komunikimi Publik
Neritan Sejamini – Ekspert i komunikimit publik
“Komunikimi i deputetit në parlament dhe me publikun”
11:30 – 12:30 | Sesioni II – Demokracia dhe Parlamentarizmi në Shqipëri
Afrim Krasniqi – Drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP)
“Roli i deputetit në forcimin e demokracisë dhe standardeve parlamentare”
12:30 – 14:00 | Pushim Dreke
14:00 – 15:00 | Sesioni III – Deputeti si Zëri i Qytetarëve: Nga procesi i integrimit, tek Shëndetësia apo ArsimiPanel i përbashkët:
Jorida Tabaku – Deputete e PD
“Roli i Kuvendit dhe i opozitës në procesin e integrimit europian” – 20 min
Albana Vokshi – Deputete e PD
“Barazia gjinore, Politikat sociale dhe shëndetësia si kauza parlamentare” – 20 min
Luciano Boçi – Deputet i PD
“Arsimi dhe kultura si prioritete kombëtare në politikë” – 20 min
15:00 – 16:15 | Sesioni VI – Dialog me Deputetët me Përvojë
Bisedë e hapur me deputetë me eksperiencë të PD-së për të ndarë përvoja praktike politike
Flamur Noka – Sekretar i Përgjithshëm – 15 min
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i PD – 15 min
Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i PD – 15 min
Tomorr Alizoti – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD – 15 min
Belind Këlliçi – Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PD – 15 min
16:15 – 17:15 | Sesioni I – Procesi Ligjvënës
Merita Qato – Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë
“Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi” -

Spiropali në Izrael, ky është kolaboracioni shqiptar sot
Eshtë e sigurt që do vijë dita kur kësaj plitikanëve, Elisa Spiropalit, si dhe eprorit të saj politik, Edi Ramës, në mos u vijë turp, ndoshta nuk do t’u vijë, do ndihen të rënduar dhe do kërkojnë të justifikohen me ç’të munden nga fjalori i sofizmave politikë për sjelljen e tyre puthadore me një shtet gjenocidal si Izraeli, ngjashëm si të kishin bashkëpunuar me gjermanët nëse do jetonin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Spiropali është për një vizitë në Izrael, ftuar nga vetë ky shtet gjaksor, pa din e iman, siç e ka me qejf këtë frazë Rama, dhe i ka publikuar imazhet e homazheve të saj te viktimat e 7 tetorit, në një anëmbajtje të dukshme dhe hipokrite, deri dhe anti-njerëzore, pa përmendur asgjë prej tmerreve në Gaza për dy vjet, ku u shuan, më së paku, me mijëra gra e fëmijë, nën shenjëstra të qëllimshme dhe me justifikime biblike.
“E nisa vizitën time të parë zyrtare në Izrael me një ndalesë në vendodhjen e Festivalit Nova për të nderuar kujtimin e viktimave të masakrës që tronditi botën në 7 tetor 2023, ku sulmi terrorist i Hamasit u mori jetën mbi 1200 civilëve, plagosi dhe ndau nga familjet qindra të tjerë.️
Kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
Shqipëria🇦🇱mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt”, shkruan ministrja e Jashtme Spiropali.
Dje kur realitetet të ndryshojnë gjeopolitike, një rrugë e paevitueshme kjo, me një Izraeli që do ta ketë fundin si ai nazist, aherë ç’do të thonë Rama e Spiropali? Nëse do thonë se kështu e donte interesi i Shqipërisë, kjo do të rehabilitonte politiksht të gjithë figurat e kolaboracionit shqiptar gjatë Luftës së Dytë, pasi dhe ata, u bënë me italianët e gjermanët pët hir të interesit kombëtar: bashkimin e trojeve shqiptare. Dhe nuk mbarron këtu: bie dhe lufta partizane si në “anën e duhur të historisë”.
Kështu ndodh kur zgjedh të bësh politikë pa fije morali. /tesheshi.com/ -

Nga Kuvendi, te fushata në Tiranë, Xhemal Qefalia parashikon: Ja kush i fiton zgjedhjet
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar zhvillimet e fundit politike, si dhe ka komentuar për zgjedhjet e pjesshme apo dhe për ambiciet e tij personale në politikë.
Për legjislaturën e 11-të, Qefali nuk arriti të futej në Kuvend. Ish-deputeti thotë se tashmë që nuk është pjesë, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, pasi funksionimi i parlamentit nuk ka ndryshuar, pavarësisht qasjeve të reja. Ndër të tjera, ai thotë se opozita vijon të vërë në praktitë të njëjtën strategji, për të mos lejuar seancat të zhvillohen në kushte normale apo deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre.
“Nuk është se po shoh ndonjë ndjesi të veçantë. Është e njëjta gjë që ka ndodhur dhe vitet e shkuara. Mendova meqë ka pasur rrotacion, mendova që do të ishte një parlament ku palët do të kryejnë rolin e kuvendarit, por në fakt është po e njëjta situatë që krijohet nga opozita duke bërë që shumë seanca të zhbëhen. Qenia e deputetëve të rinj krijon përshtypje sikur gjithçka do të fillojë e re, por skenat që përsëriten nga opozita për të mos lejuar deputetët për të kryer misionin e tyre është një gjë që përsëritet, një kasetë e vjetër që ka ndodhur ndër vite. Është e pafalshme që të shkohet në Kuvend, dhe të mos arrihet që kryeministri të mos shpalosë programin e tij qeverisës, të ketë po të njëjtën regjizurë, të krijojnë fyerje e sharje, qytetarët janë neveritur nga skena të tilla”, tha Qefalia.
Faktin që mes mazhorancës dhe opozitës, u arrit një konsensus për barazinë mes palëve në Komisonin për Reformën Zgjedhore, Qefalia e sheh si një hap optimist, por që nuk dihet nëse do të hasë apo jo pengesa rrugës.
“Kur dëgjon si lajm të parë duhet mirë, sikur ka dakordësi. Kjo dakordësi kështu fillon në çdo sezon parlamentar, por shpresoj të mos ketë pengesa gjatë rrugës”, tha ai.
I pyetur për zhvillimin e fushatës në Tiranë, edhe pse momentalisht nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki, Qefalia tregon se të gjithë përfaqësuesit e PS-së, janë gjithë kohën të angazhuar në terren dhe në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.
“Në filozofinë e PS asnjëherë nuk pushohet fushata elektorale. Mbahen kontaktet të vazhdueshme me qytetarët. PS është në kushte normale në Tiranë, po vazhdon kontaktet, ka një avantazh politik që drejtuesja politike është caktuar nga kryesia të jetë kandidate, kjo ja lehtëson mundësinë sepse ka qenë mjaft aktive dhe në fushatën e 11 majit. Ogerta ka treguar me performancë e saj që di ti vlerësojë punët. Ogerta është në takime të vazhdueshme në terren, ;o ndjek nga afër shumë problematika”, u shpreh Qefalia.
Xhemal Qefalia refuzoi të komentojë kandidatët e tjerë për bashkinë e Tiranës, por tha se nga opozita duhet të ishte shpallur një kandidat, i cili i përket fushës politike. Për pjesën që PD mbështet një kandidat të pavarur, Qefalia e sheh si një tjetër justifikim të gatshëm për të argumentuar humbjen që do të pësojnë në zgjedhje.
“Nuk dua të merrem drejtpërdrejt me kandidatin. Mirë do të ishte që kandidati të ishte figurë politike, por kjo është një lojë që po bëhet nga opozita për të justifikuar humbjen pas zgjedhjeve. Mendoja që subjektet politike do të paraqisnin kandidatin e tyre. Do të jetë një humbje shumë e madhe për opozitën, jo se dua t’i fyej, por nuk ka një impenjim në terren me qytetarët”, tha ai.
Ish-deputeti i PS gjithashtu refuzoi dhe të komentojë shkarkimin e Erion Veliajt apo kundërshtimin e tij për këtë veprim. Ndër të tjera, ai tha se gjithashtu gara duket mjaft optimiste dhe në 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më datë 9 nëntor.
Xhemal Qefalia dëshiron të jetë përsëri pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, kjo është një nga objektivat e tij. Ish-deputeti është drejtues politik në një zonë të kryeqytetit ndërsa shton se rezultatet e marra nga banorët e asaj njësie, kanë qenë gjithmonë të kënaqshme. Ai tregon se rezultatet e arrita të përfituara herë pas here, tregojnë dhe një vlerësim për punën që ai ka bërë për ato banorë.
“Objektivat personale, unë jam përfaqësues i PS, shpresoj të jem përsëri në sallën e Kuvendit. Kam një zonë në juridiksionin tim politik për ta ndjekur. Një zonë që rezultatet e PS kanë qenë gjithmonë impresionuese. Nga kontaktet e vazhdueshme me këto banorë, rezultati do të jetë përsëri spektakolar. Kjo është dhe një rezultat në punë e promovim, në zgjidhje të halleve dhe problemeve”, tha Qefalia.
I pyetur për ish-liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanon, i cili prej 14 ditësh ndodhesh në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, Qefalia i uron shërim të shpejtë ndërsa e cilëson atë si një shembull për të gjithë politikanët.
“Nano ka reformua PS dhe jo vetëm që e ka drejtuar këtë subjekt fitues, por nga ajo që ka mbetur në mendjen time, di të them që liberalizmi i tij, apo mënyra sesi diti të pranojë humbjen e zgjedhjeve në 2005, është një barometër sesi duhet të jetë një politikan”, tha ai.
Qefalia e përmbylli intervistën e tij duke shprehur besimin e plotë për Partinë Socialiste lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. -

Alimehmeti: Florjan Binaj, kandidati i pavarur më i avantazhuar në 35 vite
Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.
TIRANA- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të forcave politike opozitare, duke sinjalizuar një bashkim të rrallë të opozitës në një front të vetëm. Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.“U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah. Dhe nuk kemi parë asnjëherë një kandidat të pavarur të jetë kaq i avantazhuar në këto 35 vite. Fushata e Binajt është më shumë si një fushatë qytetare, ku ai vetë është në rolin e drejtuesit të shtabit, por ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe forcat politike që e mbështesin.Binaj është kandidati, ai drejton fushatën dhe mban barrën e saj. Por për t’i dhënë kësaj fushate fuqi logjistike dhe organizative, sidomos në ditën e votimit dhe numërimit, është e nevojshme një urë lidhëse me partitë që e mbështesin, dhe PD-ja është më e madhja ndër to. Mbështetja e Partisë Demokratike nuk është vetëm deklarative, por përfshin edhe logjistikë, resurse njerëzore, vëzhgues dhe numërues në qendrat e votimit, duke ndihmuar në mbrojtjen e votës.Ka pasur takime koordinuese dhe çdo vendim është marrë në funksion të një strategjie të përbashkët. Secili ka rolin dhe pozicionin e vet në këtë përpjekje, por të gjithë qëndrojmë për të njëjtën kauzë.Alimehmeti tha se mbështetja e një kandidati të pavarur nga forcat opozitare është një veprim i pazakontë, por i domosdoshëm për kushtet politike në të cilat ndodhet opozita. Kjo është me të vërtetë e veçantë: një kandidat i pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. Është një model i ri që kërkon të dalë jashtë standarteve të vjetra dhe të përditshme të politikës.Ne besojmë se kjo është rruga për të sjellë ndryshim real në Tiranë. Binaj tregoi që arriti të bëj bashkë të gjitha partitë opozitare të ndara” tha ai. -

Alimehmeti i suprizuar me përkrahjen për Binajn: U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të forcave politike opozitare, duke sinjalizuar një bashkim të rrallë të opozitës në një front të vetëm. Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi këtë zhvillim si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.
“U bë shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në një krah. Dhe nuk kemi parë asnjëherë një kandidat të pavarur të jetë kaq i avantazhuar në këto 35 vite. Fushata e Binajt është më shumë si një fushatë qytetare, ku ai vetë është në rolin e drejtuesit të shtabit, por ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe forcat politike që e mbështesin.
Binaj është kandidati, ai drejton fushatën dhe mban barrën e saj. Por për t’i dhënë kësaj fushate fuqi logjistike dhe organizative, sidomos në ditën e votimit dhe numërimit, është e nevojshme një urë lidhëse me partitë që e mbështesin, dhe PD-ja është më e madhja ndër to. Mbështetja e Partisë Demokratike nuk është vetëm deklarative, por përfshin edhe logjistikë, resurse njerëzore, vëzhgues dhe numërues në qendrat e votimit, duke ndihmuar në mbrojtjen e votës.
Ka pasur takime koordinuese dhe çdo vendim është marrë në funksion të një strategjie të përbashkët. Secili ka rolin dhe pozicionin e vet në këtë përpjekje, por të gjithë qëndrojmë për të njëjtën kauzë.Alimehmeti tha se mbështetja e një kandidati të pavarur nga forcat opozitare është një veprim i pazakontë, por i domosdoshëm për kushtet politike në të cilat ndodhet opozita. Kjo është me të vërtetë e veçantë: një kandidat i pavarur që mbështetet nga të gjitha partitë opozitare. Është një model i ri që kërkon të dalë jashtë standarteve të vjetra dhe të përditshme të politikës.
Ne besojmë se kjo është rruga për të sjellë ndryshim real në Tiranë. Binaj tregoi që arriti të bëj bashkë të gjitha partitë opozitare të ndara”, tha ai në MCN. -

Gara për Tiranën/ Analisti: Manastirliu zyrtare e thekur e Ramës! PD në situatë të sikletshme, Binaj nuk ka profil politik
Analisti, Fitim Zekthi, në një intervistë në News 24 ka folur për garën e Tiranë, duke folur për të dyja kampet. Zekthi theksoi se kandidatja e PS Ogerta Manastirlliu është një zyrtare besnike ndaj kryeministrit Edi Ramës, kurse sipas tij, Florian Binaj nuk ka një karrierë politike.
“Binaj mund të jenë njeri i mrekullueshëm. Por nuk besoj se politika mund të bëhet me njerëz, që nuk kanë mendim politik. Çfarë pikëpamjesh kanë për rendin taksat ndarjen e pushtetit, vendor, për arkitekturën.
Manastirlliu është socialiste e thekur. Profili i saj është një zyrtare e thekur tek zoti Rama. Kryebashkiaku real do të jetë Rama, por jo Manastirlliun.
PS nuk ka nxjerrë në garë Manastirlliun, por ka nxjerrë Ramën i kamufluar nën umbrellën e Manastirlliut. PD për të kaluar këtë situatë të sikletshme.
Kjo sëmundje e PD është shfaqur edhe në bashkitë e tjera. Binaj nuk vjen nga një karrierë politike që të bindë që ai ka energji politike. Në fund të fundit çfarë është politika. Është të kesh ide politike më të mira për kundërshtarit.”, tha Zekthi.