Tag: politike

  • Taremi rrezikon të mungojë në Botërorin 2026, arsyeja është politike amerikane

    Taremi rrezikon të mungojë në Botërorin 2026, arsyeja është politike amerikane

    9 Dhjetor 2025

    14:43

    Alfred Lleshi

    Një “goditje” me prapavijë politike rrezikon Iranin dhe një nga yjet e tij në prag të Botërorit 2026. Mehdi Taremi, sulmuesi 33-vjeçar ish-lojtar i Interit dhe Portos, aktualisht tek Olympiacos, mund të detyrohet ta ndjekë turneun nga televizioni për shkak të tensioneve mes Iranit dhe SHBA, vendi kryesor pritës i Botërorit të radhës.
    Nyja lidhet me vizën. Një urdhër ekzekutiv i vitit 2025 kufizon hyrjen në SHBA për qytetarët e 19 vendeve, përfshirë Iranin. Për Taremin ekziston edhe një pengesë shtesë; ai ka kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm 2-vjeçar në Marinën e IRGC (Gardianët e Revolucionit), çka mund t’i sjellë refuzimin e vizës nga autoritetet amerikane.
    Federata iraniane mbetet e kujdesshme. Edhe pse FIFA ka dhënë garanci, presidenti Mehdi Taj paralajmëron: “Duhet të kemi një plan B, në rast se vendosin të mos lejojnë hyrjen e një lojtari”.

  • Edi Rama shuan zjarrin e protestave, duke nxjerr si zjarrfikës Sali Berishën

    Edi Rama shuan zjarrin e protestave, duke nxjerr si zjarrfikës Sali Berishën

    Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Berisha po përdoret nga kryeministri Edi Rama.
    ‘Ajo parti u bë nga ish-të burgosur dhe nga qytetarë dhe sot ajo ka mbetur parti njerzish mediokër dhe provincial dhe të thyer në moshë. Shpeshë herë ndjejë në një farë mënyre se kjo është metoda që i shërben më shumë pushtetit. Shpesh herë shoh që fryma e zjarrit të protestave dhe e njerzve që duan që të protestojnë shuhet nga Rama duke përdorur zjarrfikësin Berisha. Kush është nga deputet e PD që ka bërë burg polititikë dhe ka qenë student i lëvizjes së dhjetorit asnjë, i shoh me skepticizëm’, tha ai.
    ‘Protestat bëhen ose për çështje ekonomike që s’kanë motive politike ose ato organziohen politikisht. Kur ka qëllim, marrjen e pushteti ajo kërkohet me numra që të rrëzosh qeverinë, pra duhet që të tregosh që ke një mbështetje të madhe. A ka popull të mjaftueshëm ai që të rrëzojë qeverinë që të ketë zgjedhje të parakohshme për Krishtlindje?
    Një pjesë e publikut mendon se edhe sikur të ketë zgjedhje të reja s’do të kemi një ekip të ri drejtues, pjesa tjetër thotë nuk të vijë në protestë që të protestojë sepse s’dua që t’i të vish në protestë. Kur bëhet një protestë nga një organizate, protesta të taksistëve, protestat që u bënë për Palestinën janë më të larta se këta që janë para Kryeministrisë, edhe qytetarët që mblidhen tek kioskat e qofteve të vitit të ri në sheshin Skënderbej janë më shumë’, tha ai.
    Për Spahiun, kjo pjesëmarrje e ulët në protestën e PD tregon se populli nuk i përgjigjet më kësaj force politike. Ai theksoi se PD e ka humbur misionin e saj politik.
    ‘Atëherë do të thotë se ky popull nuk i përgjigjet kësaj force politike. Kjo parti e ka humbur misionin e saj. PD nxjerr më pak protestues se partitë e reja dhe më pak se Basha që është njeriu më i kritikuar’, tha ai.

  • “Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

    “Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

    I ftuar në “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada komentoi 35-vjetorin e lëvizjes studentore që përmbysi regjimin komunist. Ai tha se edhe sot mbeten shumë pikëpyetje se kush e organizoi lëvizjen dhe dyshimet kryesore bien mbi rolin e Sali Berishës. Rada shtoi se ky i fundit është prezent në politikë po aq saç ishte Enver Hoxha madje ka ndjekur modelin e këtij të fundit sa i përket bashkëpunëtorëve.
    “Lëvizja studentore mbetet ende një mister se kush e organizoi dhe si u drejtua. Të gjithë e dimë që studentë në Tiranë vinin veç familjet e komunistëve, por sot kjo mund të duket pa rëndësi. Ajo që prodhoi 8 dhjetori i 1990 është ajo që po përjeton sot PD. Po t’i referohemi retorikës së PD që deri në 1947 këtu qeverisën jugosllavët dhe se Enver Hoxha vdiq mendërisht në 1982, i bie që Sali Berisha ka qenë në politikë fiks sa Enveri, 35 vite. Madje edhe fatin historik e ka njësoj. Shiheni sot a ka ndonjë bashkëthemelues të lëvizjes apo të PD-së në krah?” – tha Rada.
    Duke komentuar lëvizjet e fundit të Ervin Salianjit, Rada shtoi për “Ora e fundit” se foltorja e tij nuk bëhet për kreun e PD.
    “E kam thënë në një shkrim pak ditë më parë dhe prezenca sot e Salianjit në mitingun e Berishës e përforcon shkrimin. Salianji nuk po bën Foltore për t’i marrë vendin Sali Berishës, sepse ai është një vend që as me dhunë e as më votë nuk kapet. Salianji si ish i burgosur dhe i gjendur pa një post serioz në PD po e bën të gjithën për vendin e dytë në selinë blu. Për vendin e Gazment Bardhit ose ndonjë tjetri, kjo mbetet për t’u parë. Qëllimi i tij është t’i tregojë Berishës forcën në terren dhe të ngrejë pazarin” – tha gazetari Ardit Rada.
    I pyetur për garën për Avokat të Popullit ai tha se PD po tallet me kandidatët dhe me procesin.
    “Tani ky muhabeti që të dhamë firmat, por do t’i tërheqim është si ajo kënga “Unë të desha dhe gabova”. Kjo sjellje nuk i bën nder PD-së sepse tregon mungesë vlerash dhe mungesë respekti për institucionet. Edhe vete kandidatët që ka propozuar gjer tani janë plot me precedentë. Dikush është nën hetim për ndërtim pa leje, një tjetër për falsifikim diplome. Një tjetër akuzohet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit Kjo kandidatja e fundit që u propozua doli që ka burrin në burg për falsifikim pronash. Kaq e pamundur është të gjejë PD një kandidat që të jetë vërtetë i popullit dhe jo i Berishës? Të mos llogarisim talljen që i ka bërë prej tre vitesh kësaj gare, ku herë propozon Brahon, herë Ndregjonin, pastaj nuk shkon në votim” – tha Rada për “Ora e fundit” të Emilian Islamit.

  • “Elita e pas ’90 u formua në regjimin komunit”, Cara: PD-së iu bashkuan studentët protestues

    “Elita e pas ’90 u formua në regjimin komunit”, Cara: PD-së iu bashkuan studentët protestues

    Në ditën e Rinisë, ish-studenti i Lëvizjes së Dhjetorit të 35 viteve më parë dhe aktualisht deputet i PD-së, Igli Cara ka sjellë në vëmendje detaje nga kjo lëvizje në “Off the Record”.
    Duke kujtuar ditët e para të protestave që çuan në rënien e sistemit komunist. Cara u shpreh se studentët e asaj kohe nuk kishin një kuptim të qartë të pluralizmit politik, pasi lëvizja nisi si protestë për kushtet e tyre dhe më pas u shndërrua në lëvizje. Ai theksoi se edhe elita politike që doli ishte formuar në regjimin komunist.
    “Kur sot isha te takimi në Qytetin Studenti dhe gjëja e parë që të vjen në mend janë ato ditë. Ne në atë kohë nuk e kuptonim çfarë ishte pluralizimi ne bëmë një protestë për kushtet tona dhe ajo u kthyer në lëvizje politike.  Nisi si protestë dhe pastaj u bë lëvizje. Ne nuk ishim të përgatitur për pluralizmin nuk kishim formimin e duhur dhe elita politike që doli ishte formuar në regjimin komunist, por me ato që kishim lexuar e dëgjuar dëshironim ndryshimin e madh”, tha Cara.
    Ai e quan veten me fat dhe jo meritë që ishte pjesë e kësaj lëvizjeje, dhe thekson se ajo nuk është pronë e asnjë partie.
    “E quaj me fat kushdo brez në atë periudhë do ta bënte. Pas 45 vitesh në izolim, Populli ziente, varfëria në ekstrem të gjitha këto erdhën dalëngadalë dhe krijuan atë që të rinjtë janë më të gatshëm për të bërë ndryshimin. U bashkuan shumë studentë edhe studentë që prindërit i kishin titullarë të sistemit të asaj kohe. Ishte momenti. Kjo nuk është pronë e asnjë partie pavarësisht se partia që lindi shpejt ishte PD dhe jo bëri që shumë studentë ti bashkohen PD-së”, u shpreh Cara.
    Duke bërë një analizë të situatës, pas 35 viteve Cara tha se shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe, ndërsa theksoi se ndryshimet nuk mund të vijnë vetëm nga partitë politike.
    “Pavarësisht se kemi vërejtje pa fund të gjithë ne një pyetje i bëjmë vetes. Arritëm aty ku dinim çfarë gjërash mund të kishim bërë ndryshe. Shumë gjëra them se mund ti kishim bërë pak më ndryshe. Një gjë është e sigurt që ajo duhet kujtuar për ndryshimet. Ndryshimet nuk mund të vijnë vetëm nga forcat politike. Sot të kontribuosh nuk duhet patjetër të jesh forcë politike. Nëse presim që ndryshmin ta bëjë vetëm një forcë politike është gabim. Ne kërkuam që pushtetet të jenë të ndara? I kemi ne sot të ndara? Nuk i kemi. A kemi zgjedhje të lira  e të ndershme? Këto janë problemet që duhet të diskutojmë. Mos të harrojmë dhe popullin e Tiranës që na mbështeti. Na u bashkuan minatorët, nxënësit e gjimnazeve”, theksoi Cara.

  • Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk patën askënd t’u dilte në krah, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike

    Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk patën askënd t’u dilte në krah, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike

    Si çdo të hënë, mbështetësit së opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë për të zhvilluar “Foltoren 2” të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.
    Por grumbullimi i sotëm përkoi me 8 Dhjetorin, “Ditën e Rinisë”. Në fjalën e tij, Sali Berisha përkujtoi heronjtë e Dhjetorit të 35 viteve më parë, të cilët u përballën me regjimin diktatorial.
    Berisha tha se, ndryshe nga 35 vite më parë kur studentët e Dhjetorit nuk kishin një parti politike që t’i mbronte, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike.

    “Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e mirë e aspiratave njerëzore. Po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e UT ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër. Në Shqipëri çdo përpjekje ishte shtypur dhe vendimi i përgjithshëm dukej se për Shqipërinë ishte: ‘Kështjellë e Socializmit në brigjet e Adriatikut’.
    Një grup i vogël studentësh nuk qenë dakord dhe një natë të 8 Dhjetorit dolën në protestë në qytetin e tyre. Ata, në 1 të natës, u pritën nga Presidenti i Republikës së asaj kohe, i cili pas takimit u rezervoi atyre kërbaçin e Sigurimit të Shtetit.
    Të nesërmen ata mbushën sheshet dhe rrugët, qëndruan dhe në një betejë 3-ditore gjunjëzuan regjimin më të egër, më shtypës dhe më represiv të kohës. Sot, pas 35 vitesh, nuk jemi më një diktaturë moniste. Për studentët e Dhjetorit nuk kishte një forcë politike t’u dilte zot. E vërteta është se edhe qytetarët, të trembur dy ditët e para, nuk patën guxim. Kurse sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është Partia Demokratike, parti e themeluar nga studentët e Dhjetorit, parti e idealeve të Dhjetorit. Kjo është partia e vetme në vendet ish-komuniste që mbijetoi të gjitha tallazet politike dhe ndodhet sot këtu e betuar për të kthyer idealet e Dhjetorit: votën e lirë, familjen shqiptare dhe interesin kombëtar”, tha Berisha.

  • Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

    Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

    Në Ditën e Rinisë, 8 dhjetor, biznesmeni Gjergj Luca ka shpërndarë një video ironizuese përmes së cilës kritikon klasën politike shqiptare dhe premtimet e pambajtura të 35 viteve të fundit. Mesazhin e tij ai e shoqëroi me një deklaratë të prerë: 
    “35 vjet ëndrra e Demokracisë mbeti e pa tretur në stomakun e shqiptarëve. Edhe sa vjet duhet të presim që kjo ëndërr të bëhet realitet?” 
    Në video, Luca përdor humor dhe sarkazëm për të komentuar situatën politike, duke përmendur edhe Partinë Demokratike dhe institucionet shtetërore. Duke iu referuar ndryshimeve politike ndër vite, ai shprehet: 
    “Partisë Demokratike… i ka ardhur fundi. Ky ka qenë parashikimi 2024–25. Tani do ta fshijmë dhe do vijmë tek parashikimi 2026–27.” 
    Ai ironizon edhe vendimmarrjet parlamentare, duke theksuar: 
    “A jeni dakord të fillojmë me ligjin e parlamentit? Ligji më i fundit i parlamentit është ky këtu…” dhe i referohet Partisë së Lirisë. 
    Në një tjetër pjesë të videos, Luca rikthehet tek nostalgjia e viteve ’90, duke i krahasuar shpresat e atëhershme me realitetin e sotëm: 
    “Kjo është kënga jonë, kënga e viteve ’90… Shqipëria që premton, Shqipëria që po ndryshon.” 
    Në fund, ai i drejtohet edhe Ilir Demalias (“Syçi”), duke e thirrur me humor:“E ku je o Syç? Kjo është kënga jonë, o Syç…” 
     

  • “Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

    “Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

    Në intervistën për Report TV, Neritan Ceka u shpreh kritik ndaj partive politike. Duke komentuar gjendjen në të cilën ndodhet PD, ai tha se Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e vet, dhe se ai duhet që të largohet dhe t’i lërë vend brezit të ri të politikanëve. Për këtë, tha Ceka, PD duhet që të krijojë një “shkollë politike” për të përgatitur emrat e rinj. Ai tha se deputetët aktualë e kanë kthyer parlamentin në “estradë”, me aktorë nga PS, dhe duartrokitës nga PD. 
    “Berisha e kam mbyllur ciklin e vet, është njeri i përgatitur dhe mendimi im ka qenë gjithmonë se edhe në politikkë duhet të ndodhë ajo që është në jetën shoqërore, që lideri duhet të largohet dhe t’i lërë vend një brezi të ri politikanësh. Ka dy rrugë, ose  rruga e vullnetit që nuk ndodh kollaj. Pra, ka modele të ndryshme por mendoj se doktor Berisha është vlerë politike. Mënyra sesi i tërheq pasuesit e tij, se si e thotë të vërtetën. Ka një përvojë kolosale politike që është vlerë për PD, por kam propozuar krijimin e një senati, një parlament që do të thithte një pjesë të vlerave politike. E dyta, është krijimi i një fondacioni në PD ku të përgatitet brezi i ri i politikanëve, që përgatiten që 15 vjeç që në shkollë si modeli italian. Meloni në tregimin e saj thotë se ka qenë 16 vjeç kur është angazhuar me të djathtën italiane. Nuk është bërë menjëherë deputete, siç ndodh në Shqipëri që thonë broçkulla dhe e kthejnë parlamentin në estradë. Është e turpshme që një institucion i vlerave të kthehet me aktorë nga PS dhe duatrokitës nga PD. Besoj se nuk e ndihmon kombin. Edhe për Berishën e të tjerë, vlerë e PD është koha që të krijohet një fondacion i tipit gjermanik ku të nisë shkolla e përgatitjes politike të atyre që do të bëhen pas 10-15 vjetësh deputetë. Genc Pollo psh mund të ishte në këtë fondacion me Berishën, Aleksandër Meksin, Dashamir Shehin, që janë larguar nga PD. Mirë është të krijohet shkolla politike e së djathtës shqiptare dhe Berisha mund të luante rol kryesor dhe të hapte një reformë nga PD, i largimit të partive nga ndikimet mbi pushtetin ekzekutiv, nga shkatërritimi total i pushtetit i cili ka dhjetëra vetë nëpër burgje, që vijë nga partitë. Është vend ku kemi ministra, kryetarë bashkie këshilltarë e zv ministra, këtë se kemi menduar kurrë në dhjetor 1990.”, tha ai. 
     
     

  • Tre shoqata të të drejtave të njeriut i propozojnë Kuvendit emrin e Besim Ndregjonit për Avokat të Popullit

    Tre shoqata të të drejtave të njeriut i propozojnë Kuvendit emrin e Besim Ndregjonit për Avokat të Popullit

    Tre organizata të të drejtave të njeriut i kanë dërguar Kuvendit një letër zyrtare ku propozojnë Besim Ndregjonin si kandidat për Avokat të Popullit.
    Në letër, shoqatat theksojnë se Ndregjoni përfaqëson sipas tyre komunitetin e të përndjekurve politikë dhe kërkojnë që institucionet të garantojnë një proces të paanshëm dhe të depolitizuar në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

    Organizatat shprehin shqetësimin për vonesat dhe mungesën e konsensusit politik në procedurën e zgjedhjes, ndërsa theksojnë se kandidatura e Ndregjonit, sipas tyre, plotëson kriteret ligjore dhe përfaqëson një zë të rëndësishëm të shoqërisë civile.

    Letra e plotë

    SHOQATA KOMBËTARE E ISH KULAKËVE TË SHQIPËRISË
    TIRANË
    Grupi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra e Traumës dhe Torturës, Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e ish Kulakëve të Shqipërisë që në vitin 2022 i kan paraqitur Kuvendit të Shqipërisë për të drejtuar Avokatin e Popullit, që në fokus ka “Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” një Personalitet antikomuniste, Misionar i Dokumentimit dhe dënimit të krimeve të komunizmit, Përçues i paqes dhe jo urretjes, Zë i pa ndalur në mbrotje të drejtave dhe lirive të Njeriut për shtresën antikomuniste që përfaqëson 40% të popullit shqiptar, Zotin Besim NDREGJONI! Ne si Shoqëri Civile, Kulakët, të Burgosurit dhe të Përndjekurit Politik jemi tepër të shqetësuar që mbas tre dekadash akoma hezitohet nga politika për promovimin e kanditaturve antikomuniste që i demokratizojnë institucjonet dhe nuk i politizojnë ato!
    Ju sjellim në vëmendje Partive politike që përfaqësohen në Kuvend, Proklomatën e Presidentit të SHBA Donald Tramp që para një muaj 2-8 nëndor “Shpalli Javën antikomuniste në vendin e tij, ku ai Shtet nuk kishte kaluar diktaturë komuniste, por në nderim të mbi 100.000 mijlon viktimave që kishte kaluar europa nga kjo diktaturë, shprehu mirënjohjen dhe nderimin, dhe u bëri thirrje të gjitha botës të e dënonin këtë doktrine të keqe siç e dënon Amerika, Ai paralajmëron se pamvarësisht përfundimit të luftës së ftohtë, ideologjitë që kufizojnë liritë individuale vazhdojnë të rishfaqen në forma të reja. Proklomata përfundon me angazhimin që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën për “Jetë, liri dhe kërkim të lumturisë” duke e vendosur komunizmin në koshin e historisë, shprehet Presidenti Tramp! Ai bashkoheni Ju deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kësaj proklamante që nderon antikomunista të përndjekur politikë të Shqipërisë dhe nderon viktimat e komunizmit! I vetmi vend në Europë që si ka dënuar krimet e komunizmit me ligj! Shpresojmë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhet të shprehin solidarizimin me proklamatën e Presidentit Tramp në nderim të sakrificave të shqiptarve antikomunist, përndryshe çdo heshtje, apo mos reagim ju ban lojtarë të ideologjisë komuniste!
    Vendimi për të kandituar Zotin Ndregjoni na buron nga veprimtaria e tije 35-vjeçare, si përfaqësues i 40% të shqiptarve që i mbijetuan diktaturës, dhe përjetuan vuatje të rënda e padrejtsi dhe detyrimin moral se ky do të jetë Zëri i tyre në institucjonet kushtetuese.
    Gjatë legjislaturës së kaluara shumica nuk e kaloi në votim me pretekstin të bëjmë marrëveshje, me PD. Ky mosveprim përbënte shkelje të hapur të ligjit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!
    Në diktaturë familja e tij pësoi përndjekje makabre të krimeve të komunizmit, me pushkatime, me burgime, me mbytje në hetuesi, e kishte të ndaluar të votohej si Armik i partisë komuniste, historia u përsërit në Kuvendin e Shqipërisë, në 2025 ju ndalua votimi si përfaqësues real antikomunist i përndjekur politikë mbas tre dekadash! I bëjmë me dije Kuvendit të Shqipërisë është i vetmi kandidat që ka zbatuar ligjin për etapat e zgjedhjes, mbasi plotësoi kriteret priti vendimin e komisionit të ligjeve me 17 nëntor 2025 dhe me 18 nëntor 2025 dorëzoi mbështetjen e 28 deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës për t’u votuar në seancë plenare!
    Ne besojmë se Avokati i popullit duhet të qëndroi i pamvarun nga çdo ndikim politikë, i lirë nga interesat e pushtetit , apo opozitës të udhëhiqet vetëm nga ligji dhe nga ndërgjegja njerzore. Ky është kanditati i jonë! Sepse vendimet që shkelin Kushtetutën nuk janë veprime politike-janë padrejtsi që godasin qytetarin dhe shpirtin e shtetit të së drejtës. Ne i sigurojmë shqiptarët se Zoti Ndregjoni si Avokat Populli, qëndron mbi interesat politike, që flet me forcën e ligjit çdo padrejtsie dhe që përfaqëson zërin e qytetarit të zakonshëm përballë pushtetit!
    I drejtohemi Partisë Socialiste si mazhornancë, Partisë Demokratike si Opozitë, “Lereni lojën e Kim Filbit të viteve 50 kundra shqiptarve antikomunistë që vriteshin në pabesi të kësaj loje, se deshën një Shqipëri demokratike europiane, mos bani dhe Ju lojën e “Kim Filbit” ndaj kanditaturës përfaqësuese e antikomunizmit të përndjekur politikë nga diktatura në Shqipëri Zotit Besim Ndregjoni!
    Shoqëria shqiptare ka nevojë për paqe dhe gjithëpërfshirjen në ndërtimin e shtetit të së drejtës! Votimi për Avokat Populli i Dr. Besim Ndregjonit ju ban krenar përpara shqiptarve.
    Shoqatat
    AHRG ( AHRG)
    Grupi i të Drejtave të Njeriut
    ARCT ( ARCT)
    Qendra e Traumës dhe Torturës Tiranë
    (NUIAPP)
    Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

  • “Berisha e ka mbyllur ciklin e vet”/ Gjendja e PD, Ceka: Lideri duhet të largohet, ka dy rrugë ose rruga e vullnetit…

    “Berisha e ka mbyllur ciklin e vet”/ Gjendja e PD, Ceka: Lideri duhet të largohet, ka dy rrugë ose rruga e vullnetit…

    I ftuar në një studio televizive, Neritan Ceka u shpreh kritik ndaj partive politike. Duke komentuar gjendjen në të cilën ndodhet PD, ai tha se Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e vet, dhe se ai duhet që të largohet dhe t’i lërë vend brezit të ri të politikanëve. Për këtë, tha Ceka, PD duhet që të krijojë një “shkollë politike” për të përgatitur emrat e rinj. Ai tha se deputetët aktualë e kanë kthyer parlamentin në “estradë”, me aktorë nga PS, dhe duartrokitës nga PD.
    “Berisha e kam mbyllur ciklin e vet, është njeri i përgatitur dhe mendimi im ka qenë gjithmonë se edhe në politikkë duhet të ndodhë ajo që është në jetën shoqërore, që lideri duhet të largohet dhe t’i lërë vend një brezi të ri politikanësh. Ka dy rrugë, ose rruga e vullnetit që nuk ndodh kollaj. Pra, ka modele të ndryshme por mendoj se doktor Berisha është vlerë politike. Mënyra sesi i tërheq pasuesit e tij, se si e thotë të vërtetën. Ka një përvojë kolosale politike që është vlerë për PD, por kam propozuar krijimin e një senati, një parlament që do të thithte një pjesë të vlerave politike.
    E dyta, është krijimi i një fondacioni në PD ku të përgatitet brezi i ri i politikanëve, që përgatiten që 15 vjeç që në shkollë si modeli italian. Meloni në tregimin e saj thotë se ka qenë 16 vjeç kur është angazhuar me të djathtën italiane. Nuk është bërë menjëherë deputete, siç ndodh në Shqipëri që thonë broçkulla dhe e kthejnë parlamentin në estradë. Është e turpshme që një institucion i vlerave të kthehet me aktorë nga PS dhe duatrokitës nga PD. Besoj se nuk e ndihmon kombin.
    Edhe për Berishën e të tjerë, vlerë e PD është koha që të krijohet një fondacion i tipit gjermanik ku të nisë shkolla e përgatitjes politike të atyre që do të bëhen pas 10-15 vjetësh deputetë. Mirë është të krijohet shkolla politike e së djathtës shqiptare dhe Berisha mund të luante rol kryesor dhe të hapte një reformë nga PD, i largimit të partive nga ndikimet mbi pushtetin ekzekutiv, nga shkatërritimi total i pushtetit i cili ka dhjetëra vetë nëpër burgje, që vijë nga partitë. Është vend ku kemi ministra, kryetarë bashkie këshilltarë e zv ministra, këtë se kemi menduar kurrë në dhjetor 1990”, tha ai.

  • “Po marr kosto politike”, Erion Braçe kritikon ashpër qeverinë për falimentimin e fermerëve

    “Po marr kosto politike”, Erion Braçe kritikon ashpër qeverinë për falimentimin e fermerëve

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili është dhe një ndër mbështetësit kryesore të fermerëve, ka kritikuar ashpër skemën aktuale të kompensimit të TVSH-së dhe politikat, të cilat sipas tij prej shtatë vitesh janë duke dëmtuar prodhimin vendas.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se problemi i krijuar që prej vitit 2018 vazhdon të mbetet i pazgjidhur, ndonëse të gjithë kolegët e tij ligjvënës e kanë kuptuar dëmin, por nuk po kërkojnë t’i japin zgjidhje.
    Ai nënvizon se skema e kompensimit për TVSH-në e paguar nga bujqit për inputet bujqësore nuk ka asnjë lidhje me TVSH-në e transaksioneve të shitjes dhe blerjes, duke shtuar se ky ngatërrim prej vitesh ka lënë pas pasoja të rënda.
    Sipas Braçes, skema aktuale është e kufizuar dhe godet shumicën e fermerëve, duke përqendruar prodhimin bujqësor vetëm në disa duar. Ai e cilëson të padrejtë faktin që biznesi i vogël dhe tregjet publike përjashtohen nga blerjet dhe shitjet me kompensim për bujqit, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për prodhuesit e vegjël.
    Teksa më tej thekson se posti i tij politik dhe “karrigia” e deputetit nuk kanë rëndësi përballë sigurisë ushqimore dhe mbështetjes ndaj fermerëve.
    Postimi
    “Dje ne mbremje, nje mik me coi nje titull per te lexuar; Ne te thuhej se te besh kete llogari eshte OPOZITE-OPOZITARIZEM dhe se kjo do me jape kosto politike; Mire, dakord une do marre kosto politike e nuk do jem me neper lista pas kater vitesh; Po demin qe po shkaktohet ne fshat, demin ne bujqesi e blegtori, e mendon kush??; Po koston e forte politike qe po merr kjo PARTI, PARTIA IME ne fshat, e mendon kush?? Pa kerrige jeton mor jeton, por pa ushqimin e mire te bujkut, behet e veshtire!”, shkruan Braçe.
    KUR KAM TE DREJTE, KAM TE DREJTE!
    Edhe nje here per BUJQIT, PRODHIMIN VENDAS, USHQIMIN E TE GJITHEVE;
    7 VITE I PROVUAR DEMI NE CDO KILOGRAM PRODHIM;
    Te gjithe vendimmarresit-edhe ata qe nuk dine, e kane kuptuar tashme, por NUK DUAN TE ZGJIDHIN;
    Dua shume qe shkaku te jem une, JO BUJQESIA;
    Ai qe e beri kete ne 2018en, tani qe ka kohe boll sheh e degjon dhe qesh, edhe ai e di pse e beri dhe duket ka qene infektues.
    1. Skema e KOMPESIMIT TE BUJKUT per TVSH E PAGUAR PER IMPUTET BUJQESORE, eshte krejt e ndryshme nga TVSH QE PAGUHET NE CDO TRANSAKSION TE SHITJES E BLERJES SE PRODUKTIT BUJQESOR E BLEGTORAL;
    Ai qe e ngaterroi ne 2018en ka lene litarin jashte.
    2. Skema e KOMPESIMIT TE BUJKUT per TVSH E PAGUAR PER IMPUTET BUJQESORE, eshte e vogel, e kufizuar, e pamjaftueshme per BUJKUN, goditese per shumicen dhe perqendron prodhimin bujqesor e blegtoral ne disa duar, vetem disa, kur perjashton biznesin e vogel dhe tregjet publike nga blerjet e shitjet me kompesim per bujqit.
    3. Ne shtyllen tjeter, TVSH NE CDO TRANSAKSION SHITJE E BLERJE ne tregun e brendshem apo per perpunim, FAVORIZON PRODHIMIN VENDAS VETEM NE NJE RAST:
    KUR GRUMBULLUESI ULE CMIMIN E PRODHIMIT TE BUJKUT DHE RRIT CMIMIN E PRODUKTIT TE FRESKET OSE TE PERPUNUAR TEK KONSUMATORI, QYTETAR ME SE SHUMTI!
    Kjo ndodh cdo dite prej 7 vitesh.
    KJO ESHTE E VERTETA DHE KJO ESHTE LLOGARIA, NUK KA NJE TJETER!
    Dje ne mbremje, nje mik me coi nje titull per te lexuar;
    Ne te thuhej se te besh kete llogari eshte OPOZITE-OPOZITARIZEM dhe se kjo do me jape kosto politike;
    Mire, dakord une do marre kosto politike e nuk do jem me neper lista pas kater vitesh;
    Po demin qe po shkaktohet ne fshat, demin ne bujqesi e blegtori, e mendon kush??;
    Po koston e forte politike qe po merr kjo PARTI, PARTIA IME ne fshat, e mendon kush??
    Pa karrige jeton mor jeton, por pa ushqimin e mire te bujkut, behet e veshtire!