Mjeku anestezist/reanimator Vasil Llajo, themelues i rrjetit të laboratorëve privatë “Intermedica Center” prej ’95, është një tjetër sipërmarrës që do të garojë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.Edhe z. Llajo thotë se nëse fiton garën, do të vazhdojë të zbatojë ligjin për konfliktin e interesit, për të mos pasur poste ekzekutive dhe të mbajë aksione, por angazhimi politik do të jetë i pandarë nga fusha e mjekësisë.Nga viti 2021, z. Llajo është larguar nga detyra e administratorit të subjektit “Intermedica Center”, ndërsa është zotërues 100% i aksioneve të kompanisë.“Sigurisht që do të vijoj me sipërmarrjen. Ato (bizneset) tashmë ndodhen në një fazë maturimi dhe delegimi është një ndër atributet e mia më të rëndësishme. Të delegosh do të thotë t’i japësh kompetenca brezit të ri, duke i dhënë mundësinë të administrojnë dhe të sjellin energjinë e tyre në zhvillimin e mëtejshëm. Sfida ime e re është përfaqësimi i qytetarëve në Parlament, me një mendësi pro-biznesit, pro-sipërmarrjes dhe pro-zhvillimit. Eksperienca ime prej katër dekadash në mjekësi dhe sipërmarrje është një bazë e fortë që dua t’ia ofroj politikës.”Vasil Llajo, i diplomuar në vitin 1981, për mjekësi, deri në ’92 punoi si mjek anestezist reanimacioni në repartin e neurologjisë, të spitalit nr.2, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.Prej korrikut të ’92 u largua në Greqi, pasi u punësua në spitalin KAT Hospital, një ndër më të mëdhenjtë për traumatologjinë dhe ortopedinë.Pas 3 vitesh punë eksperience në KAT Hospital, rikthehet në Shqipëri, për të investuar në ’95 për instalimin e skanerit të parë mjekësor te laboratorët privatë.Në podcast-in “Monitor Business Plus”, më herët zoti Llajo rrëfeu se në të kaluarën ka marrë tre ftesa për pjesëmarrje në politikë, që i refuzoi për shkak të përkushtimit për profesionin.“Ftesën e parë për pjesëmarrje në politikë e mora në vitin ‘96. Por e refuzova, me justifikimin e konfliktit të interesit, të të pasurit kompani private dhe përfshirjes në politikë. Por nuk ishte kjo arsyeja kryesore që nuk u përfshiva në politikë.Me modesti mund të them se ftesa e parë ishte për postin e ministrit të Shëndetësisë.E refuzova me bindjen e fortë që nuk do të hyj në politikë, sepse tek unë dominonte profesionalizmi dhe vijimi i kryerjes së misionit të mjekut. Ftesa e dytë më është bërë në vitin 2005, të cilën përsëri e refuzova.Gjatë kohës më janë bërë edhe ftesa të tjera, një prej tyre është në zgjedhjet e fundit, të cilën sërish me shumë dashamirësi e refuzova”, tha Vasil Llajo, që tashmë është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.Z.Llajo pohon se kaloi disa muaj në dilemë për ftesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 deri në pranimin e saj.Arsyeja e pranimit të ftesës ishte, pasi sipas tij beson se përzgjedhja nga partitë politike të majta dhe të djathta, të figurave intelektuale dhe me dinjitet do të sjellë zbatimin e politikave të reja, për t’i dhënë zhvillim të ri vendit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: politike
-

Berisha: Kjo drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër opozitës
Berisha: Kjo drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër opozitës
Drejtësia është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit, kundër opozitës, tha gjatë fjalës së tij në tryezën për drejtësinë kreu i PD, Sali Berisha. Ai tha se, një drejtësi e cila në vitin elektoral, arreston si persona nën hetim drejtuesit e tre partive kryesore opozitare.
“E treta, po kaq e rëndësishme.
Është zhdukur në këtë sistem prezumimi i pafajësisë, parimi themelor i prezumimit të pafajësisë.
Po të shkoni në popullatën e burgjeve, 62 përqind e të burgosurve në këtë vend janë të paraburgosur, persona nën hetim, persona që absolutisht shumica e tyre nuk duhet të ishin aty ku janë.
Por ky është një sistem strikt policesk, të arreston polici dhe të lënë aty, nuk flet më kush me ty.
Dhe aty janë bërë 62 përqind të burgosurve janë të paraburgosur.
As diktaturat më të ashpra nuk kanë këtë përqindje.
Po kjo ekziston se këtu nuk ka prokurorë dhe gjykatës.
Për të zbardhur vendimin i duhen 4 apo 5 muaj apo të fusësh mik për të zbardhur vendimin.
Tani, këto janë konsekuencat e rënda për qytetarin shqiptar.
Kemi edhe një problem tjetër të dokumentuar, faktik.
Kjo drejtësi ka krahun e saj politik të pamohueshëm.
Krahun politik, i cili në një moment të caktuar, në një vit elektoral, së pari në mënyrë antikushtetuese bën amnistinë e krimit elektoral.
Dosjet që ju i dini të gjithë, janë dosje të bazuara në regjistrime zyrtare, konform procedurave ligjore, 100 përqind të vlefshme. Dy dosjet, e Peshkopisë dhe e Durrësit.
Por ato, kreu i afërmendshit i hedh në kosh sepse aty del kryeministri në të dy dosjet. Del kryeministri si kapo i krimit elektoral në ato dosje.
Mirëpo nuk ka akt më të rëndë se sa amnistimi i krimit elektoral.
Sepse ajo faktikisht përbën licencë për bllokimin e rotacionit të pushtetit.
Përbën licencë për përdorimin e krimit dhe manipulim të vullnetit të zgjedhësve.
Së dyti, e thashë edhe më sipër, një drejtësi e cila në vitin elektoral, arreston si persona nën hetim drejtuesit e tre partive kryesore opozitare.
Sjellje identike me Zajedin e Tunizisë. Por Zajedi, në dallim me Zajedin e Tiranës, asnjërin prej tyre nuk e dhunoi publikisht në mes të rrugës siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën.
Apo siç vepruan me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit.
Pra, është shndërruar në një armë politike e fuqishme në duart e regjimit”, u shpreh Berisha.
-

Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women
Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women
konferencën “Fuqia e Grave në Politikë”, Rosalia Biro, Presidente e EPP Women shprehu mirënjohjen për mundësinë që u dha për të diskutuar fuqinë e grave në politikë dhe rëndësinë që ato kanë në zhvillimin e proceseve vendimmarrëse. Ajo theksoi se ky takim është shumë më tepër se një ngjarje e thjeshtë: është një mundësi për të ndërgjegjësuar për angazhimin e grave në politikat që formësojnë të ardhmen e shoqërive tona.
Biro e vuri theksin në faktin se roli i grave në politikë është themelor për të krijuar një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë, ku mundësitë dhe përgjegjësitë janë të ndara në mënyrë të barabartë mes grave dhe burrave.
Rosalia Biro, Presidente e EPP Women
“Mënyra se si e organizoni këtë konferencë, puna juaj e palodhshme është një shembull për të gjithë ne.
Faleminderit, e dashur Albana, dhe gjithashtu duhet të falenderoj edhe fondacionin, sepse presidentja është këtu me ne, si kancelarja jonë e financave.
Në lidhje me ditën e sotme, lidhur me propozimet që ne do të ndajmë me ju, duke theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e së ardhmes së Europës, dhe kontekstin e grave në gjithë këtë proces, se çfarë ne duam të bëjmë, duke treguar se jemi të barabarta si gratë dhe burrat.
Ky takim nuk është vetëm një mundësi për dialog, por gjithashtu një platformë për angazhim për të ardhmen.
Mesazhi im është i qartë: vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një fokus për Shqipërinë, dhe kjo i takon Europës, dhe kjo është përgjegjësi e BE-së për të përshpejtuar procesin e futjes së Shqipërisë dhe të çdo kombi tjetër, në bazë të meritave, duke u ulur në një tryezë, duke marrë vendime dhe për të hapur dyer, duke marrë vendime së bashku për të ardhmen”.
-

LDK i mbyll “derën” Vetëvendosjes, Haziri: Bashkëpunojmë me partitë e opozitës, rrezikohet krizë politike
Në një intervistë për Kossova Press, Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se kjo parti është në komunikim me opozitën rreth formimit të qeverisë së re, ndërsa duket se i ka mbyllur derën Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti.
“Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formimin e ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dyta dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike, ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor”,
Sipas Hazirit ka më shumë gjasa që Kosova të hyjë në krizë politike se sa në krijimin e një qeverie të re.“Më shumë ka mundësi me hy në krizë politike sesa në qeveri të re… Por kjo nuk do të duhej me qenë pakufija. As nuk mundet me pas zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale, pasi duhet me pas konsensus për këtë punë. S’mundet të ketë zgjedhje të dyfishta dhe s’ka Kosova komoditet financiar të shpenzojë çdo tre-katër muaj miliona për zgjedhje. S’ka nevojë të projektohen kriza ende pa filluar. Tash flitet për presidentin, a duhet të jetë pjesë e pakos ajo, natyrisht.”
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shpreh kritika për zyrtarë partiakë që kanë siguruar mandatin e deputetit, por që sipas tij, nuk kanë sjellë asnjë votë përtej partisë.
/vizionplus.tv -

“Drejtësia armë politike në duart e regjimit”, Berisha: Dhunuan publikisht në mes të rrugës Ilir Metën!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim në tryezën e zhvilluar për vlerësimin e Reformës në Drejtësi.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se kjo drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër opozitës.
Berisha: Kjo Drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër Opozitës. Është zhdukur në këtë sistem prezumimi i pafajësisë, parimi themelor i prezumimit të pafajësisë. Po të shkoni në popullatën e burgjeve, 62 përqind e të burgosurve në këtë vend janë të paraburgosur, persona nën hetim, persona që absolutisht shumica e tyre nuk duhet të ishin aty ku janë. Por ky është një sistem strikt policesk, të arreston polici dhe të lënë aty, nuk flet më kush me ty. Dhe aty janë bërë 62 përqind të burgosurve janë të paraburgosur.As diktaturat më të ashpra nuk kanë këtë përqindje. Po kjo ekziston se këtu nuk ka prokurorë dhe gjykatës. Për të zbardhur vendimin i duhen 4 apo 5 muaj apo të fusësh mik për të zbardhur vendimin. Tani, këto janë konsekuencat e rënda për qytetarin shqiptar.Kemi edhe një problem tjetër të dokumentuar, faktik. Kjo drejtësi ka krahun e saj politik të pamohueshëm. Krahun politik, i cili në një moment të caktuar, në një vit elektoral, së pari në mënyrë antikushtetuese bën amnistinë e krimit elektoral. Dosjet që ju i dini të gjithë, janë dosje të bazuara në regjistrime zyrtare, konform procedurave ligjore, 100 përqind të vlefshme. Dy dosjet, e Peshkopisë dhe e Durrësit.
Por ato, kreu i afërmendshit i hedh në kosh sepse aty del kryeministri në të dy dosjet. Del kryeministri si kapo i krimit elektoral në ato dosje. Mirëpo nuk ka akt më të rëndë se sa amnistimi i krimit elektoral. Sepse ajo faktikisht përbën licencë për bllokimin e rotacionit të pushtetit. Përbën licencë për përdorimin e krimit dhe manipulim të vullnetit të zgjedhësve.
Së dyti, e thashë edhe më sipër, një drejtësi e cila në vitin elektoral, arreston si persona nën hetim drejtuesit e tre partive kryesore opozitare. Sjellje identike me Zajedin e Tunizisë. Por Zajedi, në dallim me Zajedin e Tiranës, asnjërin prej tyre nuk e dhunoi publikisht në mes të rrugës siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën. Apo siç vepruan me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit. Pra, është shndërruar në një armë politike e fuqishme në duart e regjimit. -
‘Gruaja, fuqi ndryshimi’/ Vokshi: Mos u dorëzoni përballë shantazhimeve, kërcënimeve dhe dhunës së patronazhistëve të pushtetit
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas ka kërkuar fuqizimin e grave në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Duke folur në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, Vokshi tha se gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike , dhe si e tillë është koha që t’u jepet zë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.
Sipas Vokshit, gratë sot po shantazhohen, kërcënohen dhe dhunohen nga patronazhistët e pushtetit në këmbim të votës, ndërsa u bëri thirrje të mos dorëzohen përballë tyre, por me 11 maj të bëjnë ndryshimin që Shqipëria të jetë madhështore.
Për Vokshin, PD ka politika të qarta për gratë dhe fuqizimin e tyre përmes programit të prezantuar në Ditën e Gruas më 8 mars, dhe që do të vihet në zbatim pas 11 majit.
Kjo është Evropa këtu duam të shkojmë, jo si ata që bredhin me pasaportë evropiane pas 12 vitesh dështime. Gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike. T’u japim zë grave të pazëshme, të flasim për nënat që punojnë në dy punë për të siguruar fëmijët. Për nënat që çojnë fëmijët në shkollë e s’u kthehen kurrë pasi u vriten në shkolla, të grave që vuajnë nga kanceri por që s’marrin mjekime, se paratë i shkojnë koncensionarit, mikut të kryeministrit. Në emër të nënave që po terrorizohen nga patronazhistët në pushtet për t’i kërcënuar me votën.
Sot ka shpresë dhe kjo shpresë janë gratë. Rama i përdor gratë për numra e statistika, do t’u japim grave emër e forcë. Na duhen programe të qëndrueshme për t’u zhvilluar, për të mbështetur gratë me politika mbështetëse, edhe për ata që rrinë në shtëpi. Politika për çiftet e reja, dhe jky është program që kemi paraqitur më 8 mars, dhe pas 11 majit do ta bëjmë realitet. Ndryshimin e kemi ne përmes votës. Në pak ditë vota juaj është shantazhuar e dhunuar, blerë, mund të bëni ndryshimi. Rezistoni para shantazhit e dhunës së patronazhistëve, parave që blejnë votën tuaj.
-

“Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike”, u emërua drejtore e ISHSH Shkodër, reagon Elda Drabeja
Elda Drabeja është emëruar drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për Shkodrën. Më herët, ajo ka qenë inspektore po në këtë inspektoriat. Ajo zëvendësoi Gjergj Sokolin, përfaqësues i PSD- së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër.
Përmes një reagimi i rrjetet sociale, ajo sqaron se e vetmja parti që ka aderuar, që në moshë të re, është Partia Socialiste, duke i kthyer përgjigje kështu aludimeve të përhapura në formën e lajmeve.
REAGIMI I ELDA DRABEJA
Duke marrë shkas nga disa lajme të publikuara së fundmi, dua të sqaroj publikisht se e vetmja parti politike ku kam aderuar ndonjëherë ka qenë Partia Socialiste, dhe kjo në një moshë të re, kur kam qenë e angazhuar me strukturat rinore. Vazhdoj të jem pjesë e kësaj force politike, me besimin e plotë se është e vetmja forcë që do të punojë për të ardhmen e Shkodrës dhe zhvillimin e saj.
Pavarësisht spekulimeve, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa detyra që më është besuar dhe përmbushja e saj me përkushtim dhe profesionalizëm. Në pozicionin tim aktual, fokusi im i vetëm është të sigurojmë një shërbim cilësor dhe dinjitoz për qytetarët, duke qenë pranë tyre dhe duke iu përgjigjur nevojave të tyre me seriozitetin dhe përgjegjësinë që kërkon kjo detyrë.
Elda DrabejaContinue Reading
-

Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë
Nga sipërmarrësit e mëparshëm të prodhimit, call center dhe shitjeve në supermarkete që u tërhoqën nga biznesi për t’u zgjedhur deputet e deri te kandidatët e rinj të manifakturës dhe bizneseve të shëndetësisë që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, me çfarë kostosh po angazhohen në veprimtari parlamentare. Dorina AzoTë jesh në biznes apo në politikë? Është pyetja që duket se u ka marrë kohë ligjvënësve, për të ndarë vijën e hollë, shpeshherë të padukshme të së ligjshmes nga e paligjshmja, për ligjin që ndalon deputetin të ushtrojë veprimtari private dhe e kufizon mbi zotërimin e aksioneve.Po a është garantuar ndër vite zbatimi si i germës dhe frymës së ligjit?Emra si Sami Gjergji (deputet në vitet 2005-2009), Vullnet Sinaj (deputet në vitet 2017-2021, 2021-2025), Flamur Hoxha (deputet në vitet 2021-2025) që hoqën dorë nga bizneset, pohuan për “Monitor” se angazhimet e tyre në veprimtarinë e Parlamentit u shoqëruan me kosto për kompanitë që themeluan.Sami Gjergji, deputet në vitet 2005 – 2009 – “Hyra në politikë i pasur, por dola prej saj i varfër. Duke mos qenë në krye të aktivitetit tim privat, kompania pothuajse u shkatërrua.Përveç kësaj, edhe lufta politike mes palëve ndikoi te përkeqësimi i biznesit, pasi isha një prej deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese të 2008-s”.Ai pranon se ishte një sipërmarrës idealist, që i hyri politikës me idealet për të përmirësuar legjislacionin për kushtet e operimit të biznesit, por duke sakrifikuar biznesin e tij.“Duke mos qenë në krye të aktivitetit tim privat, kompania pothuajse u shkatërrua. Përveç kësaj, edhe lufta politike mes palëve ndikoi te përkeqësimi i biznesit, pasi isha një prej deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese të 2008-s”, nënvizon Sami Gjergji, ish-deputeti i Qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike.Ai nuk bëri të njëjtin gabim dhe nuk rikandidoi. Përveç kostos që mori në biznes, ndryshimet e sistemeve zgjedhore nuk e motivuan për të hyrë sërish në garë.“Në 2005-n u zgjodha deputet nga sistemi mazhoritar, me votë të drejtpërdrejtë nga populli. Nuk më pëlqen të jem deputet liste. Uroj më të mirën për kandidatët e rinj! Shpresoj të sjellin ndryshimin, me përmirësimin e legjislacionit për sipërmarrjen dhe ekonominë”.Themeluesi i një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend, “Big Market”, zoti Vullnet Sinaj, prej vitit 2017 ka kaluar në zotërues pasiv të kuotave dhe zonja Elona Koshi (Budini) është zotëruese aktive e kuotave, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Vullnet Sinaj, kandidat PS, deputet në vitet 2017 – 2025 – Pas përvojës në sipërmarrje, u angazhova në politikë me dëshirën për të ndihmuarnjerëzit. Kjo sigurisht u shoqërua me kosto financiare te biznesi, pasi nëse do të isha në krye të aktivitetit, vijueshmëria mund të ishte edhe më e mirë. Por angazhimi i vajzave të mia në biznes, rritja dhe zhvillimi i tyre në krye të aktivitetit privat, e cila nuk do të ishte realizuar nëse do të punonin nën ombrellën time, është një nga pasuritë më me vlerë që kam”.Vullnet Sinaj tha për “Monitor” se hyri në politikë me idealet e sipërmarrësit për të ndihmuar njerëzit, elektoratin që e zgjodhi. Për rrjedhojë ka ushtruar detyrën e ligjvënësit me kohë të plotë, të ndarë nga aktiviteti privat, pavarësisht kostos së marrë në biznes.“Pas përvojës në sipërmarrje, u angazhova në politikë me dëshirën për të ndihmuar njerëzit. Kjo sigurisht u shoqërua me kosto financiare te biznesi, pasi nëse do të isha në krye të aktivitetit, vijueshmëria mund të ishte edhe më e mirë.Por angazhimi i vajzave të mia në biznes, rritja dhe zhvillimi i tyre në krye të aktivitetit privat, e cila nuk do të ishte realizuar nëse do të punonin nën ombrellën time, është një nga pasuritë më me vlerë që kam”.Flamur Hoxha, PD – deputet ne vitet 2021 – 2025 – “Do të mbetem aleat i ndershëm me biznesin, duke propozuar projektligje që dotë ndihmojnë në zhvillimin e sipërmarrjes, sidomos sektorit të prodhimit. Ky sektor është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm të rrit dhe të zhvillon si sipërmarrës, por edhe për peshën që mban në ekonomi. Në disa raste ndihesh fajtor kur në Parlament nuk votohen projektligje që mbështesin prodhimin, jo për fajin tënd si deputet dhe forcës politike që përfaqëson, por për shkak të politikave të mazhorancës”.Flamur Hoxha, themelues i shoqërisë “Kler” në sektorin e prodhimit të tekstileve për industrinë fason, pas marrjes së mandatit të deputetit në Qarkun e Kukësit për Partinë Demokratike në vitin 2021, është larguar nga detyrat ekzekutive dhe kuotat e kompanisë.Edhe për të, largimi nga një aktivitet privat shkaktoi kosto financiare, sidomos kur bëhet fjalë për një biznes familjar të themeluar për sektorin e prodhimit të themeluar në vitet ‘92-‘93.“Të qenët aktiv në biznes do të thotë që për vendimmarrjet që kontribuojnë për rritjen dhe zhvillimin e tij, domosdoshmërisht duhet të konkludohen përmes firmosjes.Të jesh pasiv në biznes, pra mospasja e së drejtës së firmës është masë tepër penalizuese, pasi nuk të nxit të jesh aktiv në aktivitet privat.Të largohet vetvetiu dëshira për t’u marrë me biznes. Kostoja është marrë parasysh para kandidimit”.Nisur nga eksperienca e tij, zoti Hoxha thotë se nëse hyn në politikë, si ligjvënës është e pamundur të jesh aktiv në sipërmarrje, jo vetëm në zbatim të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, por e pamundur të realizohet edhe për disa arsye.“Së pari, nuk mund të ushtrosh detyrën e deputetit për propozime ligjesh apo votime të tyre, pasi do të paragjykohesh për ndërmarrje nismash ligjore për interesa personale, nëse vijon të jesh aktiv në biznes.Së dyti, që është mjaft e rëndësishme, të mungon koha që të merresh me biznes. Mbi 60% të kohës e zë veprimtaria parlamentare. Tri ditë në javë jam i pranishëm në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, duke qenë anëtar në dy prej tyre.Dita e katërt është pjesëmarrja në seancën plenare dhe dita e gjashtë e javës janë angazhimet në takime me elektoratin e zonës zgjedhore për të dëgjuar problemet e tyre”.Agron Shehaj, kandidat për “Mundësia”, deputet në vitet 2017 – 2025 – “Është tepër e rëndësishme çuarja në Kuvendin e Shqipërisë e një grupi të ripolitikanësh, të papërlyer që jetojnë me punë të ndershme. “Ky është vizioni dheoptika ime. Unë bashkudhëheq një parti të re politike e themeluar nga vizioni iindividëve që jetojnë me punë të ndershme. Përfaqësimi i këtyre ideve do të jetëpër mbështetjen e njerëzve të ndershëm”.Agron Shehaj, para angazhimeve si deputet i Partisë Demokratike në dy legjislaturat e mëparshme, ishte sipërmarrës aktiv me drejtimin e një kompanie në sektorin call center.Prej vitit 2017, z. Shehaj është larguar si administrator i shoqërisë, ndërsa Intercom Data Service është në pronësi të SESTANTE HOLDING S.R.L.Gjatë këtyre viteve si deputet, për z. Shehaj prioritet ishte angazhimi politik, e demonstruar me pjesëmarrje aktive në veprimtarinë parlamentare. Por ky angazhim, siç ai pohon, nuk ka ndikuar në vijueshmërinë e biznesit të themeluar prej tij, ku prej vitesh është larguar nga pozicionet drejtuese. Çfarë do të bëjnë me bizneset sipërmarrësit që garojnë për herë të parë?Drejtues të bizneseve të manifakturës si Skënder Pashaj apo Edvin Prençe, kandidatë në zgjedhjet parlamentare 2025, pohojnë se në zbatim të ligjit të konfliktit të interesit, do të largohen nga posti i administratorit, nëse do të fitojnë garën për deputet, duke hequr dorë nga bizneset.Sipërmarrësi Skënder Pashaj garon për herë të parë në zgjedhje.Skënder Pashaj, kandidat për PS – “Kontributi im në biznes është i mjaftueshëm dhe mendoj se ka ardhur koha të provoj veten në një fushë tjetër ku mund të ofroj përvojën për përmirësimin e sektorit prodhues. Nga aksionet nuk do të heq dorë, por do të jem zotërues pasiv i tyre”.I pozicionuar i katërti në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, ai tha për “Monitor” se nëse fiton garën për deputet, nisma e parë që do të ndërmarrë është largimi nga detyra e administratorit nga shoqëria me aktivitet ekonomik në fushën e përpunimit.Zoti Pashaj është themelues i kompanisë FITAL sh.p.k., një ndër prodhuesit më të mëdhenj të këpucëve në sektorin e manifakturës me rreth 790 të punësuar.“Kontributi im në biznes është i mjaftueshëm dhe mendoj se ka ardhur koha të provoj veten në një fushë tjetër ku mund të ofroj përvojën për përmirësimin e sektorit prodhues”, thotë ai.Kur vjen puna tek aksionet, shumë stepen për lënien e tyre, por pohojnë se do të kthehen në zotërues pasiv të kuotave, me qëllimin se do t’i përdorin në moshën e daljes në pension.“Nga aksionet nuk do të heq dorë, por do të jem zotërues pasiv i tyre”, tha z. Pashaj, zotërues i 40% të aksioneve të shoqërisë “FITAL sh.p.k.”.Edvin Prençe, kandidat për PS – “Konflikt interesi është kur ti përdor detyrën (kur zgjidhesh deputet) për interesa personale. Në rastin tim, por edhe tre kolegëve të tjerë (që janë në listat PD-PS) është lobim dhe të marrim në dorë fatin e të mbrojmë të ardhmen e bizneseve të sektorit tonë. Prandaj nuk do të rreshtin nga aktiviteti lobues në mbrojtjen e të drejtave të grupimit ku bëj pjesë”.Edvin Prençe, administratori i një biznesi në sektorin e manifakturës së veshjeve, njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania, kandidaturë zyrtare e Partisë Socialiste në listën e hapur të Qarkut të Durrësit, thotë se për të përbën konklikt interesi kur punon në institucionet publike, pavarësisht se në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit do të heqë dorë nga pozicionet drejtuese.“Konflikt interesi është kur ti përdor detyrën (kur zgjidhesh deputet) për interesa personale.Në rastin tim, por edhe tre kolegëve të tjerë (që janë në listat PD-PS) është lobim dhe të marrim në dorë fatin e të mbrojmë të ardhmen e bizneseve të sektorit tonë. Prandaj nuk do të rreshtin nga aktiviteti lobues në mbrojtjen e të drejtave të grupimit ku bëj pjesë”.Aurel Bylykbashi – Kandidat për PD, deputet vitet 2005-2006, 2011-2013 “Nëse do të fitoj garën, sigurisht që do të veproj, në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, duke mos mbajtur poste ekzekutive në biznes. Por e shoh veprimtarinë time si deputet të pashkëputur nga biznesi. Do të vijoj ta ndjek në distancë, sepse është biznes familjar që garanton të ardhurat e familjarëve të mi. Do të vijoj me të njëjtin model, si dhe tani, ku përveç angazhimeve politike, do të ndjek edhe ato në sipërmarrje”Aurel Bylykbashi e sheh të pandarë figurën e tij nga angazhimet e jetës politike dhe sipërmarrjes. Ky model do të vijojë të ndiqet prej tij edhe nëse fiton garën për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, ku kandidon në listën e mbyllur të Qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike.Nga viti 2013, Bylykbashi është themelues i një biznesi të prodhimit të tekstileve në sektorin fason, në Elbasan, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Prej themelimit të biznesit e deri më sot z. Bylykbashi pohon se nuk ka mbajtur asnjëherë postin e administratorit.“Nëse do të fitoj garën, sigurisht që do të veproj, në zbatim të ligjit për konfliktin e interesit, duke mos mbajtur poste ekzekutive në biznes. Por e shoh veprimtarinë time si deputet të pashkëputur nga biznesi.Do të vijoj ta ndjek në distancë, sepse është biznes familjar që garanton të ardhurat e familjarëve të mi. Do të vijoj me të njëjtin model, si dhe tani, ku përveç angazhimeve politike, do të ndjek edhe ato në sipërmarrje”, pohon z. Bylykbashi.Aurel Bylykbashi ka qenë deputet edhe në dy legjislatura të mëparshme, për vitet 2005-2009 dhe për vitet 2011-2013, nga zëvendësimi i listës, pas lënies së mandateve të deputetëve të PD-së. Llajo: Do të hyj në politikë, duke mos hequr dorë nga mjekësia Mjeku anestezist/reanimator Vasil Llajo, themelues i rrjetit të laboratorëve privatë “Intermedica Center” prej ’95, është një tjetër sipërmarrës që do të garojë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.Edhe z. Llajo thotë se nëse fiton garën, do të vazhdojë të zbatojë ligjin për konfliktin e interesit, për të mos pasur poste ekzekutive dhe të mbajë aksione, por angazhimi politik do të jetë i pandarë nga fusha e mjekësisë.Vasil Llajo, kandidat për PS – Në politikë do të vij të jap dhe jo të marr, por nuk do të heq dorë nga fusha e mjekësisë. Mjekësia do të jetë pjesë shtesë e aktiviteteve të mia, të cilën mendoj se do të arrij ta përballoj. Përse duhet ta lë mjekësinë për të bërë politikë, ndërkohë që në të gjithë botën, politika është e ndërthurur me ekonominë. Është një trend botëror tashmë që ekonomia mbizotëron politikën, për t’i dhënë drejtime të reja me thyerjen e tabuve. Edhe unë do të synoj të thyej tabutë, për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave shëndetësore”.Nga viti 2021, z. Llajo është larguar nga detyra e administratorit të subjektit “Intermedica Center”, ndërsa është zotërues 100% i aksioneve të kompanisë.“Në politikë do të vij të jap dhe jo të marr, por nuk do të heq dorë nga fusha e mjekësisë. Mjekësia do të jetë pjesë shtesë e aktiviteteve të mia, të cilën mendoj se do të arrij ta përballoj.Përse duhet ta lë mjekësinë për të bërë politikë, ndërkohë që në të gjithë botën, politika është e ndërthurur me ekonominë.Është një trend botëror tashmë që ekonomia mbizotëron politikën, për t’i dhënë drejtime të reja me thyerjen e tabuve. Edhe unë do të synoj të thyej tabutë, për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave shëndetësore”.Vasil Llajo, i diplomuar në vitin 1981, për mjekësi, deri në ’92 punoi si mjek anestezist reanimacioni në repartin e neurologjisë, të spitalit nr.2, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.Prej korrikut të ’92 u largua në Greqi, pasi u punësua në spitalin KAT Hospital, një ndër më të mëdhenjtë për traumatologjinë dhe ortopedinë.Pas 3 vitesh punë eksperience në KAT Hospital, rikthehet në Shqipëri, për të investuar në ’95 për instalimin e skanerit të parë mjekësor te laboratorët privatë.Në podcast-in “Monitor Business Plus”, më herët zoti Llajo rrëfeu se në të kaluarën ka marrë tre ftesa për pjesëmarrje në politikë, që i refuzoi për shkak të përkushtimit për profesionin.“Ftesën e parë për pjesëmarrje në politikë e mora në vitin ‘96. Por e refuzova, me justifikimin e konfliktit të interesit, të të pasurit kompani private dhe përfshirjes në politikë. Por nuk ishte kjo arsyeja kryesore që nuk u përfshiva në politikë.Me modesti mund të them se ftesa e parë ishte për postin e ministrit të Shëndetësisë.E refuzova me bindjen e fortë që nuk do të hyj në politikë, sepse tek unë dominonte profesionalizmi dhe vijimi i kryerjes së misionit të mjekut. Ftesa e dytë më është bërë në vitin 2005, të cilën përsëri e refuzova.Gjatë kohës më janë bërë edhe ftesa të tjera, një prej tyre është në zgjedhjet e fundit, të cilën sërish me shumë dashamirësi e refuzova”, tha Vasil Llajo, që tashmë është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.Z.Llajo pohon se kaloi disa muaj në dilemë për ftesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit 2025 deri në pranimin e saj.Arsyeja e pranimit të ftesës ishte, pasi sipas tij beson se përzgjedhja nga partitë politike të majta dhe të djathta, të figurave intelektuale dhe me dinjitet do të sjellë zbatimin e politikave të reja, për t’i dhënë zhvillim të ri vendit. Pse po rikandidojnë deputetët që lanë bizneset e tyre për të hyrë në Parlament?Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj janë deputetë të legjislaturave të mëparshme të ardhur nga bota e sipërmarrjes.Ata do të garojnë për një tjetër mandat, pasi besojnë se me përvojën e tyre si ligjvënës dhe sipërmarrës do të vijojnë të kontribuojnë për propozime dhe miratime ligjesh për përmirësimin e ekonomisë.Pas dy mandatesh si deputet, përkatësisht nga viti 2017 deri në 2025, Vullnet Sinaj rikandidon për mandatin e tretë në listën e hapur të Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.“Doja të tërhiqesha nga gara dhe t’u kthehesha punëve në biznes, por kërkesa këmbëngulëse e elektoratit më ndryshoi mendjen. Si duket ky është fati im, të merrem me politikë dhe nuk mund të ndryshojë!Por këtë herë, gara është më e vërtetë, më e fortë, pasi garoj në listën e hapur për Qarkun e Vlorës ku synoj të marr votën e drejtpërdrejtë të popullit të zonës sime”.Z.Sinaj thotë se në dy mandatet e tij të mëparshme pati përparësi propozimet me projektligje dhe diskutimet për zgjidhjen e çështjes së pronësisë, infrastrukturës së zonave rurale, taksave të biznesit dhe ndryshimet për rritjen e të ardhurave të arkëtuara nga pushteti vendor për rentën minerare.Për zotin Sinaj, nëse fiton garën, çështjet për përmirësimin e legjislacionit të biznesit do të vijojnë të mbeten në fokusin kryesor.Flamur Hoxha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e shkuar, garon sërish për një mandat të dytë në Qarkun e Kukësit për Partinë Demokratike.Z. Hoxha pohon se në politikë do të vijojë të mos dalë nga kornizat e botës së sipërmarrjes.“Do të mbetem aleat i ndershëm me biznesin, duke propozuar projektligje që do të ndihmojnë në zhvillimin e sipërmarrjes, sidomos sektorit të prodhimit.Ky sektor është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm të rrit dhe të zhvillon si sipërmarrës, por edhe për peshën që mban në ekonomi.Në disa raste ndihesh fajtor kur në Parlament nuk votohen projektligje që mbështesin prodhimin, jo për fajin tënd si deputet dhe forcës politike që përfaqëson, por për shkak të politikave të mazhorancës.Në legjislaturën e sapombyllur nga opozita janë propozuar 30 projektligje në mbështetje të sipërmarrjes, por që nuk u morën në shqyrtim”.Agron Shehaj, ish-deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit 2025 do të kandidojë me siglën e partisë “Mundësia”, e bashkëthemeluar prej tij.Z.Shehaj thotë se për të është tepër e rëndësishme çuarja në Kuvendin e Shqipërisë e një grupi të ri politikanësh, të papërlyer që jetojnë me punë të ndershme.“Ky është vizioni dhe optika ime. Unë bashkudhëheq një parti të re politike e themeluar nga vizioni i individëve që jetojnë me punë të ndershme. Përfaqësimi i këtyre ideve do të jetë për mbështetjen e njerëzve të ndershëm”. Lexoni edhe:Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në ParlamentNga Shqipëria, Ballkani, Europa e deri në SHBA, si kufizohen deputetët për të qenë aktivë në biznes Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.


