Seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezit është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Malltezi lëshoi akuza të forta, duke e cilësuar procesin ndaj tij si politik dhe të stisur.
Ai e krahasoi situatën e tij me persekutimin e familjes gjatë regjimit komunist, duke u shfaqur përkrah kushëririt të tij, Xhim Begeja. Sipas Malltezit, ashtu si xhaxhallarët e Begejës u pushkatuan dhe u burgosën në atë kohë sepse ishin “të pasur dhe armiq të partisë”, edhe ai sot po përballet me një proces të ngjashëm si pronar.
Malltezi drejtoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke i quajtur ata si organizatorët e këtij procesi. “Jemi të njëjtët pronarë që ballafaqohemi me procese politike të stisura nga Edi Rama dhe nga ambasadorja Yuri Kim, që siç e patë juve, vodhi 100 milionë euro me dy gjeneratorë,” deklaroi ai. Malltezi denoncoi edhe prokuroin e çështjes, Besmir Karaxha, për të cilin tha se ka lidhje politike me Partinë Socialiste.
“Për ç’arsye kemi situatën e hetuesit Besmir Karaxha me bluza të PS-së, i cili gjithashtu është me ministrin Ulsi Manja në aktivitete politike? Ky është hetuesi që kanë angazhuar prokurorët,” u shpreh ai.
Në përfundim, Jamarbër Malltezi theksoi se ka përgatitur 31 fakte për të rrëzuar akuzat dhe e cilësoi të gjithë situatën një rikthim në gjyqet politike të viteve 1945-1946.
Malltezi: Çfarë ndodhi? Atëherë, një nga avokatët ishte në çështje tjetër, kështu që nuk kishte mundësi të ishte. Kështu që u shty seanca për herën tjetër. Duam të rikonfirmojmë që jam këtu bashkë me kushuririn tim Xhimi Begeja. Xhim Begeja në mënyrë të ngjashme, po nga disa gjyqtarë dhe prokurorë të nënshtruar ndaj ambasadorit jugosllav asaj kohe, vendosën që ta pushkatonin xhaxhain e Xhimit dhe të burgosnin xhaxhain tjetër të Xhimit. Pse? Sepse ishin të pasur. S’kishin marrë asnjë lekë nga shteti, thjesht ishin të pasur dhe ishin armiq të Partisë Komuniste. Kemi Xhimin këtu që do flasë. Nga ana tjetër, në mënyrë të ngjashme ne jemi të njëjtët pronarë.
Të njëjtët pronarë që ballafaqohemi me procese politike të stisura nga Edi Rama dhe nga ambasadorja Yuri Kim, që siç e patë juve, vodhi 100 milionë euro me dy gjeneratorë. Duhet të fillonim seancën dhe kemi përgatitur 31 fakte për t’i ballafaquar me sjelljet e pretenduara dhe të pamatshme që don të thotë tani prokurorët e promovuar në SPAK nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Në mënyrë të veçantë, gjithashtu kemi një pyetje tjetër. Për ç’arsye kemi situatën e hetuesit Besmir Karaxha me bluza të PS-së, i cili gjithashtu është me ministrin Ulsi Manja, në aktivitete politike. Ky është hetuesi që kanë angazhuar prokurorët. Pra jemi njëlloj në situatën e 45-46-ës, ku gjyqet politike bëhen.
Tag: politike
-

U shty seanca/ Malltezi akuza të forta: Proces politik si në ‘45, i stisur nga Rama dhe Yuri Kim
-

Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike
Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike.
Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën.
Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë”
Me gjithë shkeljet e konstatuara, për ekspertët e partive politike, auditimi i partive politike është i mangët, pasi sipas tyre jo çdo shpenzim deklarohet.
“Auditimet e pasqyrave financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, edhe pse kryhen nga ekspertë kontabël të autorizuar edhe/ose nga kompani të specializuara në ofrimin e shërbimeve të tilla, janë vetëm formalisht të sakta”, tha Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
“Në të vërtetë, situata është krejt ndryshe dhe vlerësime të ndryshme flasin për burime të tjera të ardhurash dhe shpenzimesh të padeklaruara apo të padeklarueshme që shkojnë në nivele dhjetëra herë më të larta se ato që pasqyrohen në bilance”, shtoi ai.
Nga 135 parti politike që janë regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vetëm 51 prej tyre kanë dorëzuar në kohë raportin financiar, 1 e ka dorëzuar jashtë afatit dhe 84 të tjera rezultojnë se nuk kanë dorëzuar raport financiar për vitin 2024 në KQZ.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partitë që kanë depozituar janë gjetur në shkelje. Mes subjekteve të sanksionuara ishin dhe disa nga partitë kryesore politike në vend, përfshirë Partinë Demokratike, Demokracinë Sociale dhe Partinë Socialdemokrate.
“Audituesi ka konstatuar parregullsi te zëri **Ndërtesa**, te Aktivet Afatgjata Materiale: shuma në vlerën 17.514.683 lekë e regjistruar në datën 1.1.2024, për të cilën subjekti nuk zotëron një dokument pronësie pasi është në proces; është llogaritur amortizimi në shumën 875.734 lekë,” shkruhet në relacionin e KQZ-së për Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Gjatë procedurave të auditimit nuk është arritur të merren evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me plotësinë, ekzistencën dhe saktësinë e vlerës së tyre për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse”, shton relacioni.
Po kjo forcë politike, sipas audituesve, edhe në zërin e tatimit në burim “ka diferencë materiale, pasi është raportuar shifra në bilancin 2024, shuma 134.763 lekë që përfaqëson detyrimin e muajit dhjetor 2023”.
Forca e dytë që ka kryer shkelje gjatë raportimit të bilancit financiar, sipas KQZ-së, është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi.
“Shuma e gjendjes së llogarive bankare sipas ‘statement’-it në 31 dhjetor 2024 nuk përputhet me shumën e raportuar nga partia në raportin vjetor,” shkruan KQZ.
“Për honoraret e dhëna personave që nuk janë regjistruar në listëpagesë nuk është llogaritur tatimi prej 15% të vlerës së dhënë”, sqaron ajo.
Për këto dy forca politike dhe për 4 subjekte të tjera — specifikisht Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Demokracia Sociale — raportet e auditimit janë certifikuar me rezerva, duke u gjobitur me një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj.
Audituesi ka konstatuar gjithashtu se Partia Komuniste e Shqipërisë nuk disponon llogari bankare zyrtare, pohon KQZ-ja, duke shtuar se kjo e ka bërë të pamundur verifikimin e transaksioneve përmes dokumentacionit bankar.
“Sipas deklarimeve, të ardhurat janë realizuar në formë cash nga anëtarësia, në shumën 530 mijë lekë, përmes një blloku mandat-arkëtimesh,” shprehet KQZ.
“Megjithatë, këto nuk janë identifikuar nga ana e audituesit, ndërsa mungesa e dokumentacionit justifikues për shpenzimet nuk mundëson vlerësimin me saktësi dhe siguri të ligjshmërisë së këtyre transaksioneve”, citohet në relacion.
Ndërkohë, për Partinë Ligj dhe Drejtësi, edhe pse nuk kishte dorëzuar raportin financiar, audituesi shprehet se “është kontaktuar me kryetarin e partisë, i cili ka deklaruar se partia është me status pasiv dhe nuk ka të ardhura dhe shpenzime”, ndaj edhe në raport kjo parti rezulton me bilanc zero.
Bashkë me Partinë Ligj dhe Drejtësi, bilanc zero kanë deklaruar edhe 9 subjekte të tjera, të cilat pohojnë se gjatë 2024-ës kanë pasur zero të ardhura dhe shpenzime. Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton edhe një fakt tjetër: mos-auditim për shkak se nuk është pranuar që të paguhet audituesi.
Partia Balli Kombëtar, sipas KQZ-së, rezulton se ka refuzuar “të kryejë pagesën e shërbimit të audituesit ligjor” dhe në këtë mënyrë financat e saj nuk kanë kaluar në sitë.
Procesin e auditimit të financave e shikon me rezerva edhe juristi Rezart Kthupi. Ai tha për BIRN se ligji aktual është mburojë për partitë politike në rastin e shpenzimeve gjatë fushatave elektorale, pasi i detyron që të raportojnë vetëm 60 ditë para zgjedhjeve.
“Është e nevojshme që të hartohet një ligj i posaçëm, ose në alternativë të rishikohen parashikimet e Kodit Zgjedhor përsa i përket financimit të partive politike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të hartohet një ligj i ri për partitë politike, i cili ndër të tjera të krijojë edhe kushtet ligjore në të cilat çregjistrimi i partive politike të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve që kanë për detyrë t’i kontrollojnë ato — si KQZ dhe Tatimet”, shprehet Kthupi.
I mendimit se duhen ndërhyrje në ligj, të paktën për pjesën e auditimit të partive, është edhe eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
“Auditimi duhet të kryhet nga auditi i jashtëm (KLSH), kjo edhe për faktin se partitë përfitojnë fonde publike (partitë parlamentare) dhe kështu rritet siguria në respektimin e standardeve të auditimit”, përfundoi ai.
/reporter.al/ -

“Financimet, ‘thembra e Akilit’ për partitë politike”- BIRN: Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën! Ekspertët…
Me gjithë shkeljet e zbuluara nga auditi i KQZ-së për partitë politike për vitin 2024, ekspertët theksojnë se konstatimet janë më së shumti formale, ndërsa bëjnë thirrje për hartimin e një ligji të ri dhe rishikimin e parashikimeve të Kodit Zgjedhor.
Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike.
Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën.
Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë”
Me gjithë shkeljet e konstatuara, për ekspertët e partive politike, auditimi i partive politike është i mangët, pasi sipas tyre jo çdo shpenzim deklarohet.
“Auditimet e pasqyrave financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike, edhe pse kryhen nga ekspertë kontabël të autorizuar edhe/ose nga kompani të specializuara në ofrimin e shërbimeve të tilla, janë vetëm formalisht të sakta”, tha Zef Preçi, ekspert i ekonomisë dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
“Në të vërtetë, situata është krejt ndryshe dhe vlerësime të ndryshme flasin për burime të tjera të ardhurash dhe shpenzimesh të padeklaruara apo të padeklarueshme që shkojnë në nivele dhjetëra herë më të larta se ato që pasqyrohen në bilance”, shtoi ai.
Nga 135 parti politike që janë regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vetëm 51 prej tyre kanë dorëzuar në kohë raportin financiar, 1 e ka dorëzuar jashtë afatit dhe 84 të tjera rezultojnë se nuk kanë dorëzuar raport financiar për vitin 2024 në KQZ.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partitë që kanë depozituar janë gjetur në shkelje. Mes subjekteve të sanksionuara ishin dhe disa nga partitë kryesore politike në vend, përfshirë Partinë Demokratike, Demokracinë Sociale dhe Partinë Socialdemokrate.
“Audituesi ka konstatuar parregullsi te zëri **Ndërtesa**, te Aktivet Afatgjata Materiale: shuma në vlerën 17.514.683 lekë e regjistruar në datën 1.1.2024, për të cilën subjekti nuk zotëron një dokument pronësie pasi është në proces; është llogaritur amortizimi në shumën 875.734 lekë,” shkruhet në relacionin e KQZ-së për Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Gjatë procedurave të auditimit nuk është arritur të merren evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me plotësinë, ekzistencën dhe saktësinë e vlerës së tyre për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse”, shton relacioni.
Po kjo forcë politike, sipas audituesve, edhe në zërin e tatimit në burim “ka diferencë materiale, pasi është raportuar shifra në bilancin 2024, shuma 134.763 lekë që përfaqëson detyrimin e muajit dhjetor 2023”.
Forca e dytë që ka kryer shkelje gjatë raportimit të bilancit financiar, sipas KQZ-së, është Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi.
“Shuma e gjendjes së llogarive bankare sipas ‘statement’-it në 31 dhjetor 2024 nuk përputhet me shumën e raportuar nga partia në raportin vjetor,” shkruan KQZ.
“Për honoraret e dhëna personave që nuk janë regjistruar në listëpagesë nuk është llogaritur tatimi prej 15% të vlerës së dhënë”, sqaron ajo.
Për këto dy forca politike dhe për 4 subjekte të tjera — specifikisht Partia Mendimi i Djathtë Liberal, Partia Aleanca Demokratike Shqiptare, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Demokracia Sociale — raportet e auditimit janë certifikuar me rezerva, duke u gjobitur me një shumë prej 50 mijë lekësh të rinj.
Audituesi ka konstatuar gjithashtu se Partia Komuniste e Shqipërisë nuk disponon llogari bankare zyrtare, pohon KQZ-ja, duke shtuar se kjo e ka bërë të pamundur verifikimin e transaksioneve përmes dokumentacionit bankar.
“Sipas deklarimeve, të ardhurat janë realizuar në formë cash nga anëtarësia, në shumën 530 mijë lekë, përmes një blloku mandat-arkëtimesh,” shprehet KQZ.
“Megjithatë, këto nuk janë identifikuar nga ana e audituesit, ndërsa mungesa e dokumentacionit justifikues për shpenzimet nuk mundëson vlerësimin me saktësi dhe siguri të ligjshmërisë së këtyre transaksioneve”, citohet në relacion.
Ndërkohë, për Partinë Ligj dhe Drejtësi, edhe pse nuk kishte dorëzuar raportin financiar, audituesi shprehet se “është kontaktuar me kryetarin e partisë, i cili ka deklaruar se partia është me status pasiv dhe nuk ka të ardhura dhe shpenzime”, ndaj edhe në raport kjo parti rezulton me bilanc zero.
Bashkë me Partinë Ligj dhe Drejtësi, bilanc zero kanë deklaruar edhe 9 subjekte të tjera, të cilat pohojnë se gjatë 2024-ës kanë pasur zero të ardhura dhe shpenzime. Në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton edhe një fakt tjetër: mos-auditim për shkak se nuk është pranuar që të paguhet audituesi.
Partia Balli Kombëtar, sipas KQZ-së, rezulton se ka refuzuar “të kryejë pagesën e shërbimit të audituesit ligjor” dhe në këtë mënyrë financat e saj nuk kanë kaluar në sitë.
Procesin e auditimit të financave e shikon me rezerva edhe juristi Rezart Kthupi. Ai tha për BIRN se ligji aktual është mburojë për partitë politike në rastin e shpenzimeve gjatë fushatave elektorale, pasi i detyron që të raportojnë vetëm 60 ditë para zgjedhjeve.
“Është e nevojshme që të hartohet një ligj i posaçëm, ose në alternativë të rishikohen parashikimet e Kodit Zgjedhor përsa i përket financimit të partive politike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të hartohet një ligj i ri për partitë politike, i cili ndër të tjera të krijojë edhe kushtet ligjore në të cilat çregjistrimi i partive politike të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve që kanë për detyrë t’i kontrollojnë ato — si KQZ dhe Tatimet”, shprehet Kthupi.
I mendimit se duhen ndërhyrje në ligj, të paktën për pjesën e auditimit të partive, është edhe eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.
“Auditimi duhet të kryhet nga auditi i jashtëm (KLSH), kjo edhe për faktin se partitë përfitojnë fonde publike (partitë parlamentare) dhe kështu rritet siguria në respektimin e standardeve të auditimit”, përfundoi ai. BIRN/ -

Kufiri detar dhe integrimi i Shqipërisë, Athina ka gati një plan veprimi me Tiranën
Athina po bëhet gati për përballjen politike me Tiranën pas përmbylljes së negociatave teknike të anëtarësimit në 2027. Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me qeverinë shqiptare, që përmban disa nga çështjet më të ndjeshme të axhendës dypalëshe si kufijtë detarë, lidhshmëria dhe bashkëpunimi infrastrukturor–energjetik dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas mediave greke, udhërrëfyesi që do të prezantohet më 16 dhjetor gjatë vizitës së ministres Spiropali në Athinë, rikthen bisedimet për çështjet e pazgjidhura mes dy shteteve, me në krye kufijtë detarë. Në 2020, Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që të paraqisnin mosmarrëveshjen për delimitimin e zonave ekonomike detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ende kjo çështje ka mbetur pezull.
Në vizitën e tij të fundit në Athinë në qershor të 2025, ish-ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e angazhuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe që janë pezull, në mënyrë që ato të adresohen në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ndërsa në Athinë konsiderohet se situata rajonale, veçanërisht projektet energjetike të Adriatikut dhe Mesdheut, po i japin çështjes një shtysë të re për zgjidhje.
Plani i ri i veprimit i kushton një vëmendje të posaçme integrimit europian të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm grek, Gerapetritis, i ka paraqitur homologëve në Bruksel qëllimin e vendit të tij për të ndërmarrë, në kuadër të presidencës greke, një iniciativë që do të përshpejtonte rrugën e shteteve ballkanike drejt familjes europiane.
Athina merr presidencën e Bashkimit Europian në gjashtëmujorin e dytë të 2027, që përkon me objektivat e qeverisë shqiptare për mbylljen e të gjithë grupkapitujve të anëtarësimit, ose thënë ndryshe, mbylljen teknike të negociatave.
Më pas topi do të jetë në fushën e Italisë, e cila do të udhëheqë procesin e zgjerimit në gjysmën e parë të 2028, kur me gjasë do të nisin edhe bisedimet politike të Shqipërisë me shtetet anëtare për të marrë mbështetjen e parlamenteve respektive.
Dhe këtu hyn në lojë Roma dhe kryeministrja Meloni, e cila ka deklaruar se nëse çështjet e mbetura pezull me Athinën do të bëhen pengesë për anëtarësimin e Tiranës në familjen europiane, Italia do të negociojë. Dhe te negociatat politike, ku vendet anëtare diskutojnë edhe çështjet individuale që kanë me Shqipërinë, rritet rreziku i një tjetër rezistence të Athinës, që mund të kthehen edhe në kushte të saj para se ajo të miratojë futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. -

Alibeaj: Në PD nuk ka frymë! Kupola politike po mbijeton për interesa personale, luftë me njëri-tjetrin
Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj thotë se në PD nuk ka frymë, dhe ka mbetur thjesht kupola politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se ata persona në selinë e PD, rreth 30-40 njerëz, po mbijetojnë për interesa individuale.
“Fryma me të cilën ata njerëz që frekuentojnë atë seli, 30-40 veta, jo më tepër se kaq, nuk është ajo PD. PD janë militantët, që kanë votuar sistematikisht për PD. Ku bëhet fjalë për kupola e PD, nga i pari te i fundit, te kjo 30-40 njerëz, kanë treguar se janë për mbijetesë individuale. Kanë dhënë fakte për pirueta amorale, për të kapur diçka nga ajo që mbetet. Disa kanë postin e deptuetit. Po ndodh e njëjta frymë, e njëjta logjikë. Shoh që janë, jo në harmoni, ka xhelozira, ka luftë me njëri-tjetri, ndoshta, gjendja që është aty, të shpëtojë kush të mundet. Në subkoshiencën e tyre, ky kapitull u mbyll. Nuk janë në grup. Tani, mban aty njerëz me të cilët deri dje, është përplasur. Me njerëz që deri dje ishin kundra tij, që nuk ndjejnë të njëjtin projekt politik, nuk ndihen miq. Fakti që e ka pranuar Sali Berisha, tregon se ka humbur reflekset politike, tregon pafuqi. Nuk do të përfitojë, ekzistenca e vet politike varet nga PS dhe Edi Rama.”, theksoi ai. -

Berisha: CDI dënon “narkodiktaturën” e Ramës – mesazh inkurajues për betejën tonë politike
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim pas rikthimit nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, ku sipas tij, Shqipëria dhe situata politike në vend zuri një vend të rëndësishëm në diskutimet e organizatës.
Berisha deklaroi se në fokus të punimeve ishin çështjet globale si agresioni rus në Ukrainë dhe situata në Venezuelën e Maduros, të cilin e krahasoi me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se në këtë asamble, drejtues të lartë të CDI-së dhe PPE-së kanë denoncuar ashpër “narkodiktaturën e Edi Ramës”, duke e cilësuar Shqipërinë një rast shqetësues për demokracinë.
“Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit,” tha Berisha, duke shtuar se këto mesazhe ndërkombëtare janë një inkurajim për opozitën të vijojë betejën e saj.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te roli i të rinjve, të cilët i ftoi të angazhohen në atë që ai e quajti një moment vendimtar për të shpëtuar vendin nga “katastrofa ku po rrokulliset”.
Në përfundim, ai uroi një prej të rinjve të folur në aktivitet, Kristin, me rastin e ditëlindjes, duke shprehur sërish besimin te brezi i ri si forca që do të sjellë ndryshimin. -

“E drejta zakonore…” e Tahir Kolgjinit
Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja e kështu me radhë, që dikur cilësoheshin si “… bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit”. Mësimet e para i mori në vendlindje, Lusën, prej Hoxhë Mulla Ademit nga rrethinat e Shkupit. Ishte një fëmijë tepër inteligjent. Kur’anin e mësoi përmendësh qysh i vogël.Me nisjen e luftërave ballkanike largohet familjarisht në Stamboll, ku pas 6 muajsh mbeti atje vetëm më të atin që merrej me tregti, pasi pjesa tjetër e familjes kthehet në vendlindje.Aty kreu Medresenë e Lartë dhe merë titullin “Hafiz”. I pajisur me kulturë e dije të thella fetare, por dhe politiko-juridike, kthehet në Shqipëri, që t’ju shërbej bashkëkombësve të vet, duke nisur me bashkëfshatarët e tij. Për tre vite nga 1925, deri në 1928, punon si mësues në Bicaj e Lusën.Nga fundi i vitit 1928, deri 1932, kryen detyrën e sekretarit të gjykatës së Paqes në Himarë e Kukës. Po këtë vit hedh kandidaturën për deputet, por listat manipulohen, kështu që angazhohet në krijimin e një partie politike ilegale, gjë për të cilën internohet nga autoritetet e kohës në Porto Palermo, ku qëndron një vit.Pasi hapi një shkronjëtore dhe punoi për disa kohë si shkrues publik, nga 1939 deri në 1944-ën, kryen detyra të tilla si kryetar bashkie në Kukës e Prizren; prefekt në Gjirokastër, Prishtinë e Shkodër dhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë në kohën që ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva.4-5 ditë para çlirimit të vendit, shkon në Jugosllavi, më pas në Vjenë e më andej në Romë e Milano, ku qëndron rreth katër vite. Në 1948-ën vendoset në Stamboll, derisa ndërroi jetë më 12 dhjetor 1988.Ndonëse për katër dekada qe një atdhetar i mërguar, mendjen dhe zemrën i kishte në atdhe, në vendlindje; tek gjuha shqipe dhe mbrojtja e vlerave, traditave e zakoneve shqiptare. Ishte një intelektual mjaft i angazhuar për çështjen kombëtare. Ka shkruar dhjetëra artikuj e studime me përmbajtje letrare, politike, kulturore e shkencore, të cilat janë botuar nëpër gazeta e revista të ndryshme në botë, ku si kriter kryesor ka patur të vërtetën dhe ndershmërinë profesionale.Megjithatë ndikimi i tyre në mjedisin politik shqiptar ishte “zero” për shkak të izolimit komunist që përjetonte Shqipëria deri dy vite pas ndarjes së tij nga jeta. Nga ana tjetër, në vend që të çmohej, etiketohej “armik e tradhtar”, ndonëse moto të qëndrimit të tij kishte postulatin e vendosur në krye të librit për Esad Pashën: “Në këtë botë, s’ka gja ma t’idhët se me të vumë të pa bamen”…!Siç dihet, vjeshta e vitit 1912 e gjeti Ballkanin në flakë. Shkaktar i këtij zjarri kanë qenë Serbia dhe Mali Zi, të cilat së bashku me Greqinë e Bullgarinë, kishin hartuar një plan për pushtimin e tokave shqiptare pas largimit të osmanëve. Periudha e luftërave ballkanike, ngjan si një tragjedi greke në tokat shqiptare.Serbët kërkonin dalje në detin Adriatik, duke tentuar të zënë portin e Durrësit, përpara se të mbërrinte aty Ismail Qemali në 21 nëntor 1912. Grekët luftonin në pjesën jugore. Në mbështetjen tonë ishin vetëm Austro-Hungarezët dhe Italianët, të cilin qysh në vitin 1880, kishin një projekt për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.Kësisoj fati i vendit tonë ishte në presë të briskut. Po të mos ishte ndalur ushtria serbe në Lumën e Kolgjinëve, ajo do të zinte Durrësin përpara ardhjes aty të Babait të Pavarësisë Ismail Qemalit. Luftohej me armë por dhe me penë e diplomaci, sigurisht duke i kombinuar mes tyre këto forma të angazhimit atdhetar.Në këto momente bie në sy edhe aktiviteti patriotik në veri të vendit i Esad Pashë Toptanit. Duke iu referuar gjuhës së Tahir Kolgjinit, “e bamja” ishte traktati i paqes që Esadi nënshkroi me Mbretin Nikolla, duke e shkëputur Shkodrën nga thonjtë sllavë, për ta kthyer atë në Principatën Shqiptare, ndërsa “e pa bamja” ishte cilësimi i tij si “tradhtar” nga autoritetet komuniste në vitet e pasçlirimit(!?).Me standarde të tilla transparence ndaj vetes e të tjerëve shkroi Tahiri dhe apologjinë “Të vërteta shqiptaro – greke”, ku denoncon përpjekjet shoviniste për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ndërkohë fëmijët dhe farefisi i tij persekutoheshin për “…të pa bamen” nga regjimi politik i kohës në kampin e përqendrimit Tepelenë dhe burgjet famëkeqe të Spaçit e Burrelit, duke filluar me bashkëshorten e Tahirit, bijë e fisit të famshëm Lala nga Buzëmadhja, djalin e tyre të vetëm Ahmetin, nipër e mbesa, motra e vëllezër; në radhë të parë kushdo që mbante mbiemrin Kolgjini.Por shpirti i trashëgimtarëve të gjakut, sado i largët të ishte, nuk mund të burgosej, sikundër tek individë të tillë me integritet të lartë moral, s’mund të shpëlahej aq lehtë, as ndjenja e atdhetarizmit. Për këtë kategori patriotësh, dashuria ndaj atdheut nis me respektimin e kontributit të çdo qytetari të tij, pa dyshime dhe pa ndarje mbi baza politike. “Na nuk kemi të drejtë me i gjykue njerëzit që kanë ba Shqipninë”, – thotë At Zef Pllumi.Parë në këtë këndvështrim, mendoj se nuk kemi të drejtë të gjykojmë dhe mënyrën se si ata kanë kontribuar. Për më tepër lidhja e patriotizmit vetëm me luftën është një arsye e paarsyeshme.Lufta është një gjë e keqe, por jo me e keqe se sa tentativa politike për të demoralizuar tjetrin, që të humbas moralin dhe ndjenjat patriotike, nga që nuk zgjedh të mbajë në dorë armë “prej vërteti”. “Mospajtimi i mendimeve”, që Xheferson e cilëson si “formën më fisnike të patriotizmit”, nuk mund të bëhet shkak i marrjes së pozicionit armiqësor kundër atyre që s’kanë pushtet politik. Sepse, kur triumfon urrejtja për njerëzit që janë ndryshe nga mbështetësit e tu, nuk diskutohet që kemi të bëjmë me nacionalizëm dhe jo me patriotizëm.Kësisoj për pushtetin komunist, patriotizmi ishte një maskë antinjerëzore, për sa kohë vriteshin e persekutoheshin familje të tëra, vetëm pse në përbërje të tyre kishin individë që nuk mendonin në përputhje me vijën politike të partisë.Ndërkohë, shumica e këtyre familjeve reflektonin veç fisnikëri apo vlera e virtyte, të cilat i kishin dhënë jetë shqiptarizmës edhe në kohët më të errëta të vendit tonë. Historia ka dëshmuar me shembuj pafund, se nuk ka asnjë parcelë familjesh të fisme ku të mos rritet fara e patriotizmit, sikundër janë dhe ato të fisit Kolgjini.Veçojmë këtu Neritan Kolgjin, djalin e Ahmetit dhe nipin e Tahirit, teksa shpreh zhgënjim edhe ndaj pushtetit të sotëm, i cili sipas tij, “… është një vazhdim i sundimit komunist me forma të tjera… Ne nuk kemi pasur shumë ego dhe shumica kanë ikur jashtë shtetit. Ka qenë strategji e regjimit që të rinjtë që kishin energji për t’u angazhuar politikisht të ikin jashtë vendit dhe shumë kanë ikur…”!Në një farë mënyre, Neritan Kolgjini perifrazon thënien e shkrimtarit të njohur amerikan të shekullit të kaluar, Eduard Abei, sipas të cilit: “Një patriot duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur atdheun nga qeveria e tij”. Mbase ka parasysh dhe shprehjen filozofike të gjyshit të vet, Tahirit, i cili në Kongresin Mysliman Shqiptar të Prizrenit, mbajtur në vitin 1941, i drejtohet Mustafa Krujës: “As qeveria të mos lidhet mbas fesë dhe as feja mbas qeverisë”.Vërtetë Tahir Kolgjini u formua si intelektual në mërgim, por rrallëkush si ai i është përmbajtur të drejtës zakonore shqiptare në të gjithë aktivitetin e tij social-patriotik e kulturor, duke vepruar gjithmonë ashtu siç shkruante e ligjëronte; pa e ndarë fjalën nga vepra dhe Shqipërinë nga zemra.Në këtë kuptim është domethënës fillimi te “Jetëshimi i em shkurtimisht…”, ku midis të tjerash shkruan: “Jam i biri i Ali, Osman, Hasan, Sulë, Idris, Bajram, Shahin Kolgjinit.Nana e eme, asht Qamile Kolgjini, e bija e Sadik Totës nga katundi Vilë po i Lumës…! Pata pyetun babën. Më pat thanun se unë, kishëm lemë në vjetën e Shemsi Pashës, qi paska pasë ardhun në Lumë e në Shqipni për me pajtue gjaqet në 1910, qi kjo datë allaturka i gjegjet vjetit 1903. E pata pyetun nanën mbi stinën, qi kam lemë. Më pat thanun se, unë, paskam lemë rrumbullak 12 ditë para Shëngjergjit. Pra, në 24 prill 1903…”. Kësisoj fisi Kolgjini, Lusëna dhe Shqipëria përbëjnë një unison të pazgjidhshëm me qenien njerëzore të Tahirit, duke dhënë mesazhe të shumta për kohën e sotme.Gjatë këtyre 35 viteve të fundit, shoqëria shqiptare ka marrë plasaritje të mëdha, ku një nga plagët që rrjedh vazhdimisht është shpopullimi i krahinave të tëra dhe sidomos braktisja e atdheut pa e kthyer kokën pas. Po masivizohet fenomeni i të mos-ndjerit mirë në vendin tënd, duke u endur “… si çifutët në shkretëtirë”, ndërkohë që nuk mungojnë shembujt e tjerë, të cilët tregojnë, se mënyra më e mirë për të shtuar dashurinë ndaj atdheut është qëndrimi i përkohshëm në një vend të huaj…! /Memorie.al/ Nga Feti Zeneli
-

“Kur vartësit janë në burg, pse nuk jep dorëheqje shefi…Rama”/ Rasti Balluku dhe kapja e shtetit, flet Lela: S’ka…
Zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, ku një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë dhe vartësish të tyre ndodhen pas hekurave ose nën hetim, kanë ngritur pyetje thelbësore mbi përgjegjësinë politike dhe zinxhirin komandues.
Argumenti qendror në këtë situatë lidhet me zinxhirin komandues. Rasti i ish-zëvendëskryeministres Balluku është emblematik: i gjithë rrjeti i vartësve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të saj ndodhet nën hetim ose në burg, ndërsa ajo vetë, deri para pak kohësh, ishte në detyrë. Kjo logjikë shtrihet edhe në nivelin më të lartë të qeverisjes, ku bashkëpunëtorë, ministra e deputetë të mazhorancës janë vënë nën akuzë, por përgjegjësia duket se ndalon përpara zyrës së Kryeministrit.
Kjo situatë përshkruhet gjatë një intervsite televizive nga analisti Alfred Lela, si një paradoks, ku një “frutore e madhe”, siç cilësohet metaforikisht qeveria, lejon abuzime masive, ndërkohë që krerët e saj pretendojnë se nuk kanë dijeni. Sipas kësaj analize, nuk bëhet fjalë për veprime individuale të izoluara, por për një sistem të miratuar dhe të frymëzuar nga lart, nga i cili përfitojnë edhe vetë “shefat”.
Në këtë kontekst, tha ai gjatë bisedës, dorëheqja shihet si i vetmi institucion që mund t’i japë fund këtij ngërçi. Ajo konsiderohet një akt që i tejkalon manovrat juridike dhe propagandistike, duke i hapur rrugë një hetimi të paanshëm pa barrën dhe artificat e pushtetit. Një zyrtar i pafajshëm, argumentohet, nuk ka nevojë për mbrojtje politike, por do të përballej me drejtësinë, duke shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjykimit, deri në Strasburg, për të vërtetuar pafajësinë.
Refuzimi për të marrë përgjegjësi politike përmes dorëheqjes cilësohet si një tentativë për të mbajtur vendin “për fyti”, duke vazhduar një “cirk” politik që zgjat prej më shumë se një dekade. Kjo qëndresë krahasohet me atë të një force politike që nuk lëshon asnjëherë pushtetin, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe jofunksionale në jetën publike të vendit.
Alfred Lela:
S’ka, nuk mendoj që ka ndonjë tulatje. Këto janë, duhet ta pranojmë që pjesën e Luanit në këtë që po ndodh janë, nuk janë gjë tjetër veçse, pra kush është nistori, në këto gjyqe, në këto ëh hetime, në këto pezullime? Denoncimet intensive të opozitës, paditë intensive të opozitës, sepse Partia Demokratike ka bërë vazhdimisht këtë, pavarësisht skepticizmit që ka pasur ndaj drejtuesve, disa drejtuesve, disa prokurorëve të SPAK-ut, institucionin të cilin do të donte ta shihte të instaluar, e ka respektuar edhe në kuptimin duke paraqitur në SPAK paditë. Edhe në kuptimin duke i kërkuar SPAK-ut me anë të qindra deklaratave, heto, heto, pse s’hetoni, ja ku është gjurma e kështu me radhë. Po tani, sa më takon mua dhe anës, ndaç logjike dhe ndaç propagandistike, sepse pra hidhen disa shtresa, disa palë arsyetime mbi një gjë që mua më duket, shumë e thjeshtë. Shiko, i gjithë zinxhiri, ndaç ta quaje i vartësve, ndaç ta quaje i kolegëve, ndaç ta quaje i bashkëpunëtorëve, ndaç ta quaje i miqve i zonjës Balluku, i zv. kryeministrit Balluku, është në burg, o është në paraburgim, o është në burgim, o është në hetim e të tjera e të tjera. E njëjta gjë ndodh edhe me kryeministrin e vendit, me shefin, e të gjithë shefave dhe me shefin e shefes, që është zoti Rama.
Zinxhiri kryesor, edhe njëherë, ndaçi i vartësve, ndaçi i bashkpunëtorëve, ndaçi i kolegëve, ndaçi i ministrave dhe deputetëve, është, janë edhe ata në burg dhe këtu është, këtu ka një gjë që nuk shkon me logjikën dhe nuk duhet jurisprudencë, nuk duhet, shumë thellim. Ore, si ka mundësi që ndodhin, pra bie zinxhiri komandues, është në qeli, është pas hekurave, është pas hetimeve, dhe dhe shefat nuk dikan gjë.
Pra ka një intensitet të të ngrënit të kumbulla dhe dardha pas shpinës së këtyre, i cili është i pabesueshëm. Pra nuk ka ngrënie kumbullash dhe dardhash, ka një, frutore të madhe që është qeveria, të cilët frymëzohen nga shefat dhe lejohen nga shefat dhe në të cilën në këtë ngrënie kumbullash dhe dardhash janë shefat vetë. Është vetë Edi Rama, i cili e lejon, e frymëzon dhe përfiton nga kjo. Dhe pastaj vijmë tek, pse nuk ndodh dorëheqja, se ky është institucioni i cili i jep fund edhe propagandës, i jep fund edhe jurisprudencës, si gjueti shtrigash, nëse nëse pretendojmë se ka një jurisprudencë apo një anim të drejtësisë, kah gjuetia e shtrigave.
Dorëheqja, ky institucion i artë, fantastik që e kanë shpikur vendet me, një farë demokracie, i pezullon të gjitha këto. Pra ne nuk kemi nevojë për GJKKO-në që pezullon Belindën dhe Belinda që shkon i thotë Ramës, më ço në kushtetuese, se e rregulloj unë vetë aty. Këto pezullime hiqen me anë duke u vetëpezulluar, duke thënë që ja ku jam unë, zv. kryeministre, jap dorëheqjen dhe hetohem, ndiqem pa, barrën dhe pa levat dhe pa artificat e pushtetit dhe kjo i jep fund artificave dhe të pafajshmit, ata që janë të pafajshëm, kjo zbulon pastaj përtej propagandës, zbulon anën tjetër se kush janë këta njerëz.
Dikush që është i pafajshëm nuk ka nevojë për kurrfarë mbrojtje sepse ka të drejtën dhe të vërtetën me vete dhe shkon vetë në në të gjitha gjykatat, në të gjitha shkallët, se tani është dhe Strasburgu dhe Venecia ka, ka sa të duash mekanizma ku njerëzit kanë gjetur pafajësinë edhe nëse janë gjetur të fajshëm padrejtë dhe i hapet rruga demokracisë, i hapet rruga logjikës, i hapet rruga propagandës së kundërshtarit ose të armikut që të bjerë. Pra janë të gjithë mekanizmat aty për të mos e mbajtur vendin edhe për fyti, edhe duke e vjedhur, edhe duke i sharë kritizerët dhe duke mos pranuar asgjë dhe duke bërë këtë cirkun e madh i cili vazhdon prej prej 12 vitesh me, me komunistë që nuk dorëzohen, se s’ka kala që nuk e marrin komunistët dhe në të njëjtën kohë nuk ka kala që e japin. Kjo është, është, është një, është obsesivo-skizofrenike edhe në në në rrafshin… -

Rasti Balluku dhe kapja e shtetit, Lela: Kur vartësit janë në burg, pse nuk jep dorëheqje shefi…Rama
Zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, ku një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë dhe vartësish të tyre ndodhen pas hekurave ose nën hetim, kanë ngritur pyetje thelbësore mbi përgjegjësinë politike dhe zinxhirin komandues. Ndërkohë që SPAK vepron pas denoncimeve intensive të opozitës, logjika e arrestimit të gjithë hallkave të një zinxhiri pa prekur kreun e tij, ka hapur një debat të gjerë publik.
Nismëtarja kryesore e këtyre hetimeve dhe pezullimeve konsiderohet të jetë opozita, e cila përmes denoncimeve dhe padive të vazhdueshme në SPAK ka vënë në lëvizje drejtësinë. Partia Demokratike, pavarësisht skepticizmit të shprehur ndaj disa drejtuesve të këtij institucioni, e ka përdorur atë në mënyrë sistematike për të adresuar aferat e dyshuara korruptive, duke kërkuar vazhdimisht hetimin e tyre.
Argumenti qendror në këtë situatë lidhet me zinxhirin komandues. Rasti i ish-zëvendëskryeministres Balluku është emblematik: i gjithë rrjeti i vartësve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të saj ndodhet nën hetim ose në burg, ndërsa ajo vetë, deri para pak kohësh, ishte në detyrë. Kjo logjikë shtrihet edhe në nivelin më të lartë të qeverisjes, ku bashkëpunëtorë, ministra e deputetë të mazhorancës janë vënë nën akuzë, por përgjegjësia duket se ndalon përpara zyrës së Kryeministrit.
Kjo situatë përshkruhet gjatë një intervsitë në emisionin e mëgjsit Kafe Shqeto në Syri tv nga analisti Alfred Lela, si një paradoks, ku një “frutore e madhe”, siç cilësohet metaforikisht qeveria, lejon abuzime masive, ndërkohë që krerët e saj pretendojnë se nuk kanë dijeni. Sipas kësaj analize, nuk bëhet fjalë për veprime individuale të izoluara, por për një sistem të miratuar dhe të frymëzuar nga lart, nga i cili përfitojnë edhe vetë “shefat”.
Në këtë kontekst, tha ai gjatë bisedës me moderatorin e emsionit Flavio Qarri, dorëheqja shihet si i vetmi institucion që mund t’i japë fund këtij ngërçi. Ajo konsiderohet një akt që i tejkalon manovrat juridike dhe propagandistike, duke i hapur rrugë një hetimi të paanshëm pa barrën dhe artificat e pushtetit. Një zyrtar i pafajshëm, argumentohet, nuk ka nevojë për mbrojtje politike, por do të përballej me drejtësinë, duke shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjykimit, deri në Strasburg, për të vërtetuar pafajësinë.
Refuzimi për të marrë përgjegjësi politike përmes dorëheqjes cilësohet si një tentativë për të mbajtur vendin “për fyti”, duke vazhduar një “cirk” politik që zgjat prej më shumë se një dekade. Kjo qëndresë krahasohet me atë të një force politike që nuk lëshon asnjëherë pushtetin, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe jofunksionale në jetën publike të vendit.
Alfred Lela: S’ka, nuk mendoj që ka ndonjë tulatje. Këto janë, duhet ta pranojmë që pjesën e Luanit në këtë që po ndodh janë, nuk janë gjë tjetër veçse, pra kush është nistori, në këto gjyqe, në këto ëh hetime, në këto pezullime? Është opozita. Denoncimet intensive të opozitës, paditë intensive të opozitës, sepse Partia Demokratike ka bërë vazhdimisht këtë, pavarësisht skepticizmit që ka pasur ndaj drejtuesve, disa drejtuesve, disa prokurorëve të SPAK-ut, institucionin të cilin do të donte ta shihte të instaluar, e ka respektuar edhe në kuptimin duke paraqitur në SPAK paditë. Edhe në kuptimin duke i kërkuar SPAK-ut me anë të qindra deklaratave të bëra publike nga selia e Partisë Demokratike, heto, heto, pse s’hetoni, ja ku është gjurma e kështu me radhë. Po tani, sa më takon mua dhe anës, ndaç logjike dhe ndaç propagandistike, sepse pra hidhen disa shtresa, disa palë arsyetime mbi një gjë që mua më duket, shumë e thjeshtë. Shiko, i gjithë zinxhiri, ndaç ta quaje i vartësve, ndaç ta quaje i kolegëve, ndaç ta quaje i bashkëpunëtorëve, ndaç ta quaje i miqve i zonjës Balluku, i zv. kryeministrit Balluku, është në burg, o është në paraburgim, o është në burgim, o është në hetim e të tjera e të tjera. E njëjta gjë ndodh edhe me kryeministrin e vendit, me shefin, me shefin e të gjithë shefave dhe me shefin e shefes, që është zoti Rama.
Zinxhiri kryesor, edhe njëherë, ndaçi i vartësve, ndaçi i bashkpunëtorëve, ndaçi i kolegëve, ndaçi i ministrave dhe deputetëve, është, janë edhe ata në burg dhe këtu është, këtu ka një gjë që nuk shkon me logjikën dhe nuk duhet jurisprudencë, nuk duhet, nuk duhet shumë thellim. Ore, si ka mundësi që ndodhin, pra bie zinxhiri komandues, zinxhiri komandues është në qeli, është pas hekurave, është pas hetimeve, dhe dhe shefat nuk dikan gjë.
Pra ka një intensitet të të ngrënit të kumbulla dhe dardha pas shpinës së këtyre, i cili është i pabesueshëm. Pra nuk ka ngrënie kumbullash dhe dardhash, ka një, frutore të madhe që është qeveria, të cilët frymëzohen nga shefat dhe lejohen nga shefat dhe në të cilën në këtë ngrënie kumbullash dhe dardhash janë shefat vetë. Është vetë Edi Rama, i cili e lejon, e frymëzon dhe përfiton dhe përfiton nga kjo. Dhe pastaj vijmë tek, pse nuk ndodh dorëheqja, se ky është institucioni i cili i jep fund edhe propagandës, i jep fund edhe jurisprudencës, si gjueti shtrigash, nëse nëse pretendojmë se ka një jurisprudencë apo një anim të drejtësisë, kah gjuetia e shtrigave.
Dorëheqja, ky institucion i artë, fantastik që e kanë shpikur vendet me, një farë demokracie, i pezullon të gjitha këto. Pra ne nuk kemi nevojë për GJKKO-në që pezullon Belindën dhe Belinda që shkon i thotë Ramës, më ço në kushtetuese siç tha Genci me të drejtë, se e rregulloj unë vetë aty. Këto pezullime hiqen me anë duke u vetëpezulluar, duke thënë që ja ku jam unë, zv. kryeministre, jap dorëheqjen dhe hetohem, ndiqem pa, barrën dhe pa levat dhe pa artificat e pushtetit dhe kjo i jep fund artificave dhe të pafajshmit, ata që janë të pafajshëm, kjo zbulon pastaj përtej propagandës, zbulon anën tjetër se kush janë këta njerëz.
Dikush që është i pafajshëm nuk ka nevojë për kurrfarë mbrojtje sepse ka të drejtën dhe të vërtetën me vete dhe shkon vetë në në të gjitha gjykatat, në të gjitha shkallët, se tani është dhe Strasburgu dhe Venecia ka, ka sa të duash mekanizma ku njerëzit kanë gjetur pafajësinë edhe nëse janë gjetur të fajshëm padrejtë dhe i hapet rruga demokracisë, i hapet rruga logjikës, i hapet rruga propagandës së kundërshtarit ose të armikut që të bjerë. Pra janë të gjithë mekanizmat aty për të mos e mbajtur vendin edhe për fyti, edhe duke e vjedhur, edhe duke i sharë kritizerët dhe duke mos pranuar asgjë dhe duke bërë këtë cirkun e madh i cili vazhdon prej prej 12 vitesh me, me komunistë që nuk dorëzohen, se s’ka kala që nuk e marrin komunistët dhe në të njëjtën kohë nuk ka kala që e japin. Kjo është, është, është një, është obsesivo-skizofrenike edhe në në në rrafshin…
-

“Opozita e ka në dorë vendimin”/ Situata aktuale politike, flet Çepani: Drejtësia e re po tregon se askush nuk është…
Juristja Edlira Çepani ka folur lidhur me situatën aktuale politike. Ajo tha se opozita mund të bëjë shumë më tepër se kaq edhe në gjendjen në të cilën ndodhet.
“Mendoj se kjo është si ajo pajisja që kur të pushon zemra të kthen impulset. Tani, kjo drejtësia e re po mundohet që të kthejë pak impulset edhe tek opozita, por edhe tek popullata”, tha Çepani.
Sipas saj, ‘ka një apati totale në të cilën ne kishim rënë komplet në gjumë’, teksa shton se drejtësia e re po tregon se askush nuk është i pandëshkueshëm.
“Ka një teori që janë të gjithë bashkë, ka një teori që janë të gjithë të këqinj, ka një teori tjetër që janë dy kampe të cilat janë tifozë dhe unë mendoj se këto janë si ato goditjet për t’i thënë edhe popullatës, por edhe politikës, që askush nuk është i pandëshkueshëm. Ky është rasti i parë shumë pozitiv që po ndodh me disa eksponentë. Është për mirë apo është për keq për çështjen e drejtësisë së gjithsecilit prej tyre individualisht, këtë do ta tregojë koha në momentin kur do të merren vendimet. Se këto janë të gjitha vendimet në proces. Por, nga ana tjetër politikisht unë mendoj se i jep opozitës një shtysë të madhe dhe një moment për ta përdorur. Do ta përdorë apo jo, e ka në dorë opozita vendimin.
Nga ana tjetër, i jep njerëzve në dorë për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë nga politika dhe për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë edhe në mënyrë jo sipërfaqësore për të kuptuar se cilat janë proceset politike për të cilët edhe ata vetë janë përgjegjës. Edhe njerëzit vetë të cilët votojnë janë përgjegjës për procese të caktuara dhe janë përgjegjës edhe për të kërkuar drejtësi për situata të caktuara”, u shpreh ajo.