Politikani Dashnor Sula ishte i ftuar sot në “Breaking”, ku foli për situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe largimi ne tij nga forca ku bashkëpunoi për 20 vite. Ai iu referua largimit të tij me termin “më shporrën” teksa tha se nuk e kishte imagjinuar këtë moment. Por megjithatë ai tha se nuk është nga ata politikanë që “kalon ylberin”, duke nënkuptuar se nuk do bashkohet me asnjë forcë tjetër.
“Është hera e parë pas 20 vitesh në këtë situatë, të cilën as nuk e kisha imagjinuar. Në momentin që mua mu pre rruga në mënyrë të menjëhershme, të padrejtë dhe më shporrën nga Partia ku kam kaluar 20 vite, sigurisht nuk është faji im dhe nuk kam çfarë të them.
Nuk jam nga ata politikanë që e kalojnë ylberin dhe nga burra bëhen gra. Në kuptimin që nuk ndërroj krah. Nuk e kam këtë qasje dhe lirinë time nuk mund ta shes për asgjë, e kam të shenjtë. Familjen, atdheun dhe lirinë i kam të shenjta. Unë nuk jam më i qetë. Prej 20 vitesh në trupin tim kam gjak blu. Por e keqja është që drejtuesit e lartë të PD-së, nuk kanë të bëjnë me gjakun blu, por kanë gjak rozë. U intereson më shumë vetja, karriera personale, arritjet e tyre sesa demokratët. E them me keqardhje këtë gjë.”- u shpreh Sula.
Tag: politikanë
-

“Më shporrën nga PD-ja”/ Dashnor Sulës ‘nuk i del e keqja’: Nuk jam nga ata politikanë që kalojnë ylberin unë
-

Tradhti apo monitorim nga rivalët? Detektivja private: Na kanë kontraktuar të investigojmë edhe politikanë
Detektivja private Shkenda Lili ja rrëfyer detaje në lidhje me investigimet që kryen në zyrën e saj. Ajo u shpreh se ka arritur të hakerojë telefona që lidhen me punën e saj të investigimit. E pyetur nga drejtuesja e emisionit Top Story, Grida Duma, nëse ka pasur raste politikanësh, ajo u përgjigj që po.
Shkenda Lili: Kam hakeruar, me Android është më e lehtë, Iphone më të vështirë. Shikohet në rrjetet sociale, tentojmë me linqet, përgjimi në terren, pjesa e telefonit është me kleçkë, por dedektivët se nuk jam vetëm unë, i marrin përsipër për t’i bërë.
Grida Duma: Ka pasur politikanë që janë përgjuar?
Shkenda Lili: Të investiguar po, jo të përgjuar, nga familjarë, nga partnerë që duan të kenë një provë të shantazhojnë, të dinë diçka rreth objektivit.
Grida Duma: A është e vështirë të investigosh politikanë?
Shkenda Lili: Është e vështirë, janë të kamufluar. -

Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat: Të përfshirë dhe politikanë
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë këtë mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për një emision televiziv ku ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.
Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.“Janë marrë dosje hetimore, janë marr informacione dhe relatime të disa hetimeve që janë ende të panjohura për publikun, që ka ende subjekte që ne nuk e dimë që janë nën hetim dhe kjo e ka bërë edhe më të rezervuar prokurorinë dhe thirrjen e saj që këto të mbahen sekret, sepse rrezikohet që të arratisen personat që janë nën hetim. Nga ana tjetër këta dy persona që janë arrestuar nuk janë të vetëm.
Ata nuk kanë pasur as ndonjë aftësi të madhe për hakerimin, kanë njohuri mesatare për këtë, ndaj kjo të bën të dyshosh se ka persona të tjerë që dinë më shumë. Këta janë ekzekutorë, por kush i drejton. SPAK duhet të ketë kurajën ti zbulojë. Por disa informacione paraprake dhe ende të pakonfirmuara thonë se gjurmët shkojnë deri në Parlamentin e Shqipërisë. Ka të përfshirë politikanë në mënyrë direkte ose indirekte. Ndërkohë motivi nuk dihet ende, mund të jetë për shantazh, për zhvendosje të vëmendjes, ka shumë arsye që duhet ti hetojë SPAK”,-tha Karamuço.