Tag: politikan

  • Balluku përplaset ashpër me Shehajn në Kuvend/ Deputeti: Një e pandehur na bën moral këtu

    Balluku përplaset ashpër me Shehajn në Kuvend/ Deputeti: Një e pandehur na bën moral këtu

    Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare.

    Ndërsa Balluku ishte duke mbajtur fjalën e saj, ajo u ndërpre disa herë nga Shehaj, i cili fillimisht mori masë duke iu hequr e drejta e fjalës gjatë gjithë ditës në vijim në Kuvend.
    Mirëpo kjo masë nuk u mirëprit nga Shehaj, i cili u fut ‘live’ në rrjetet e sociale, dhe kjo gjë çoi në përjashtimin e tij nga seanca.
    Ndërkohë Balluku iu drejtua Shehajt duke i thënë se nuk bëhet dot politikan me Facebook.
    Pjesë nga debati:
    Balluku: Detyra e një opozitë duhet  një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.
    Shehaj: Duhet të zhveshesh nga pushteti dhe të dalësh para drejtësisë si një qytetare e thjeshtë.Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që të flasë një anëtare e qeverisë e akuzuar nga Prokuroria për korrupsion. Një e pandehur nuk mund të vijë këtu e të na bëjë moral.
    Lëre Saliun, sepse me të merret SPAK-u; ti jep përgjigje për akuzat e tua. Jep dorëheqjen.
    Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme
    Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.
    Balluku:  Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.
    Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!

  • “Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë…”, debat i ashpër Balluku-Shehaj: Agron s’do bëhesh kurrë politikan, do mbetesh një pronar i vogël call center-i

    “Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë…”, debat i ashpër Balluku-Shehaj: Agron s’do bëhesh kurrë politikan, do mbetesh një pronar i vogël call center-i

    Një debat me tone të larta u zhvillua mes deputetit Agron Shehaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.
    Deputeti i Partisë Mundësia ndërhyri gjatë kohës që ministrja Balluku po mbante fjalën e saj në Foltore.
    Edhe pse u paralajmërua nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi për përjashtim, Shehaj vijoiu të akuzonte Ballukun për vjedhje dhe të mos e lejonte të fliste.

    Balluku i kërkoi që të zbresë në shesh të burrave dhe të përballet dhe jo të bëjë betejë në Facebook
    Debati:
    Balluku: Unë me shumë prej jush jam përballur politikisht dhe jam përballur në fushë betejë aty ku duhet të dalën dhe të përballen burrat. Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë si ai që ulëret…
    Peleshi: Zoti Shehaj keni përsëritur disa herë shkeljen. Në bazë të nenit 64/3 duhet të lini sallën.
    Balluku: O Agron nuk bëhet politikë me selife. Duhet të dalësh në shesh të burrave dhe të fitosh. Nuk do bëhesh kurrë politikan. Do jesh një pronar i vogël i call centerave që nuk paguan sigurimet shoqërore dhe i mban ata djem dhe vajza me rrogë më pak se minimalja. Nuk bëhesh dot politikan me facebook, po nuk dole në fushë betejë. Nuk jemi në call center këtu.
    Peleshi: Zoti Shehaj lini sallën. Keni marrë masën disiplinore të largimit nga seanca.
    Balluku: Ngele si soprano, flit si burrë.
    Me celularin në dorë dhe teksa përsëriste akuzat ndaj Ballukut, kreu i Partisë Mundësia u përjashtua nga seanca dhe kryetari i kërkoi të linte sallën. Për shkak se ishte pa mikrofon sepse foli nga vendi, deklaratat e tij janë dëgjuar vetëm në sallë.
     

  • Debat i ashpër në Kuvend/ Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehaj, deputeti futet ‘live’. Balluku: Nuk bëhesh dot politikan me Facebook

    Debat i ashpër në Kuvend/ Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehaj, deputeti futet ‘live’. Balluku: Nuk bëhesh dot politikan me Facebook

    Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare.

    Ndërsa Balluku ishte duke mbajtur fjalën e saj, ajo u ndërpre disa herë nga Shehaj, i cili fillimisht mori masë duke iu hequr e drejta e fjalës gjatë gjithë ditës në vijim në Kuvend.
    Mirëpo kjo masë nuk u mirëprit nga Shehaj, i cili u fut ‘live’ në rrjetet e sociale, dhe kjo gjë çoi në përjashtimin e tij nga seanca.
    Ndërkohë Balluku iu drejtua Shehajt duke i thënë se nuk bëhet dot politikan me Facebook.
    Pjesë nga debati:
    Balluku: Detyra e një opozitë duhet  një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.
    Shehaj: Hiq dorë nga pushteti, përballu me drejtësie!
    Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme
    Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.
    Balluku:  Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.
    Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!

    Top Channel

  • “I pari politikan i persekutuar në demokraci”, Gramoz Ruçi i jep lamtumirën e fundit Nanos: Dha dorëheqjen në zgjedhjet e para që humbi

    “I pari politikan i persekutuar në demokraci”, Gramoz Ruçi i jep lamtumirën e fundit Nanos: Dha dorëheqjen në zgjedhjet e para që humbi

    Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Fatos Nanos, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

    Në një prononcim për mediat ai tha se Nano do të mbahet mend si i pari politikan i persekutuar me 4 vite burg në demokraci.
    “Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon, si të parë si themelues i PS, si reformues i PS, si i parë si demokratizues, transformues i PS, si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vite t’i kalosh në izolim dhe 8 vite ta mbash forcën politike në pushtet, në dekadën e parë të transformimit të kësaj force politike si asnjë tjetër në Europë”, tha Ruçi.
    Sipas tij “Do të mbahet mend si i pari që në zgjedhjet e para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen e parevokueshme duke e lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re të marrë drejtimin. I hapi rrugën dy djemve të rinj të PS 30 vjeçarë të bëheshin kryeministra. Do ngelet një qytetar ekselent, një politikan race dhe do të mbahet mend si i i pari politikan që në demokraci është persekutuar katër vite. I paharruar kujtimi i vëllait tim Fatos Nano. Sot e kanë nderuar përfaqësues nga Shqipëria dhe bashkëkombësit tanë”.

    Top Channel

  • Gramoz Ruçi: Fatos Nano vëllai im! I vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet

    Gramoz Ruçi: Fatos Nano vëllai im! I vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet

    Në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, mori pjesë edhe ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, Gramoz Ruçi. Ruçi e përshkroi Nanon si një figurë të pazëvendësueshme të historisë politike shqiptare, që shënoi rrugëtimin e së majtës drejt modernitetit dhe demokracisë. Ai tha se Nano do të mbahet mend si themeluesi dhe reformatori i Partisë Socialiste, një qytetar ekselent dhe intelektual i klasit të parë, që sakrifikoi pushtetin për të ndërtuar shtet. 
    Ruçi tha se Nano do të mbahet mend si i vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet, dhe  si i vetmi politikan që kur humbu dha dorëheqje të parevokueshme. 
    “Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por njëherësh e shfaq veten edhe për mënyrën se si i nderon dhe përkujton ata. Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon. Si të parin themelues të PS, si i parë reformues i PS, si i pari demokratizues i PS, si i pari transformues i PS. Nano si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë politike. Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen të parevokueshme duke e lënë të lirë partinë politike dhe gjeneratën re për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën që tha se do të sakrifikoj pushte për të ndërtuar shtet, nuk e kishte thjesht një predikim, por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe për të lanë karrigen e kryeministrit dhe se Fatos Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllai tim dhe kryetarit tim, Fatos Nano, u prehtë i qetë ai se sot e kanë nderuar e përkujtuar përfaqësues nga territori i Shqipërisë, por jo vetëm”, tha Ruçi. 
     

  • Bamir Topi për Fatos Nanon: Ishte politikan qytetar dhe…

    Bamir Topi për Fatos Nanon: Ishte politikan qytetar dhe…

    Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar me keqardhje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e përshkruar atë si një politikan qytetar dhe dialogues.
    Ish Presidenti Prof.Dok. Bamir Topi:
    Keqardhje për ndarjen nga jeta të z.Fatos Nano.
    Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politike e në shoqëri.
    Sjellja tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis.
    Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President i Republikës, duke mënjanuar krizën politike e kushtetuese.
    U prehtë ne paqen e përjetshme!

  • “Nano një politikan modern”, Qafoku: Pinte 60 cigare në ditë, Nexhmije Hoxha më tha e prishi demokracia

    “Nano një politikan modern”, Qafoku: Pinte 60 cigare në ditë, Nexhmije Hoxha më tha e prishi demokracia

    Gazetari i mirënjohur Roland Qafoku e cilëson një politikan modern ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili zbuti politikën e vjetër të viteve të para të demokracisë. 
    Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Qafoku kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të jetës politike të Nanos, “veset” e tij dhe mendimin që ish-bashkëshortja e diktatorit, Nexhmije Hoxha kishte për të. 
    “Nano ka bërë historinë e postkomunizmit dhe ka lënë gjurmë të thellë në historinë e këtij vendi. Tre herë kryeministër, një herë zv.kryeministër. E shndërroi Partinë e Punës në një parti moderne. Ka një problem me duhanin, 50 vite që pi duhan. Pinte 3 paketa në ditë. U dënua 13 vjet burg. Sa burg ka bërë, Nano, i cili ishte një burg politik, ishte një goditje politike për Nanon. 
    700 mijë persona firmosën një peticion për lirimin e tij. Është vlerësuar nga presidenti Mojsiu me Medalje, ndërkohë që një Medalje Mirënjohje i ka dhënë dhe kryeministri Rama. Është produkt i tij. Ishte një politikan modern, zbuti politikën e egër. Nexhmie Hoxha tha në atë kohë se sa ishte në atë kohë nuk kishte vese, por e prishi demokracia. Ishte 38 vjeç kur u bë kryeministër dhe mori të gjithë mëkatet e komunizmit”, tha mes të tjerash Qafoku në A2. 

  • Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

    Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

    Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si kandidat i pavarur për Tiranën, me mbështetjen e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjete sociale, Binaj ka falënderuar qytetarët për përkrahjen, duke theksuar se kjo garë për të nuk është shaka, por një akt serioz qytetar.
    “Falënderim për mbështetjen e jashtëzakonshme. Këtë herë nuk është fjala për humor, por për të luftuar të keqen me votë,” shkruan ai.
    Në mesazhin e tij, Binaj nënvizon se nuk e sheh veten si politikan, por si një qytetar që nuk mund të rrijë më në heshtje përballë padrejtësive. Ai shpreh shqetësimin për gjendjen aktuale të vendit dhe fton të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga politika të bashkohen në këtë nismë.
    Postimi i plotë:
    “Falënderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria bëhet dhe Nisma thurrje.
    Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.Dëshiroj mbi të gjitha të falënderoj më mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.
    Kjo garë është për ju.
    Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju.
    Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.
    Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne.
    Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.
     

  • Berisha e mbështeti, reagon Binaj: Unë nuk jam politikan, kjo garë është për ju!

    Berisha e mbështeti, reagon Binaj: Unë nuk jam politikan, kjo garë është për ju!

    Florjan Binaj ka reaguar pasi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehu publikisht mbështetjen e opozitës për kanditaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.
    REAGIMI I BINAJT

    Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje. Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare. Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë. Kjo garë është për ju!Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU! Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë. Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

  • Një fund i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar, në xhep dhe në shpirt

    Një fund i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar, në xhep dhe në shpirt

    Nga Belind Këlliçi 

    Një fund i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar, në xhep dhe në shpirt.

    Sot, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u zhvillua seanca për shkarkimin e kreut të 5D, Erion Veliaj, tashmë prej muajsh në burg.

    Ky është vetëm formalizimi i fundit i një modeli politik të degraduar, mbështjellë me propagandë dhe zhveshur nga çdo identitet.

    Ky akt mbyll një proces të gjatë politik dhe ligjor. Për 44 javë me radhë, Partia Demokratike dhe opozita kanë protestuar përpara Bashkisë së Tiranës, duke faktuar hajdutërinë e pashembullt të inceneratorit fantazmë, makinerinë korruptive “5D”, si dhe krimin kundër trashëgimisë e kujtesës së qytetit, me shembjen e Teatrit Kombëtar, zhbërjen e mushkërive të gjelbra të Tiranës dhe mbi të gjitha vendosjen e një modeli fodullëku dhe përçmimi publik ndaj çdo qytetari kritik dhe jo puthadorë.

    Sot Tirana merr frymë më lirë, e çliruar nga një bandit që betonizoi qytetin, shkatërroi trashëgiminë kulturore, bllokoi jetën e qytetarëve me trafikun mbytës dhe helmoi ajrin me ndotjen më të lartë në rajon.

    Ky sekser i mafies, e shndërroi Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të parave të pista.

    Mbyllet kështu beteja ime kundër Erion Veliajt, por jo kundër modelit të tij, modeli më i shëmtuar dhe i korruptuar që ka prodhuar Shqipëria në 35 vitet e fundit.

    Model i shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë qeverisjen e vendit, duke u bërë pengesë e rëndë për perspektivën e shoqërisë shqiptare, mirëqënien e qytetarëve dhe funksionimin e demokracisë, sipas parimit të të vjedhurit të parave të shqiptarëve për të vjedhur vota.

    Le të jetë kjo ditë edhe fillimi i fundit për çdo politikan që mendon se mund të riprodhojë krimet e vjetra me fytyra dhe propagandë të re.

    Kjo është një betejë të cilën ne e kemi provuar se mund të fitohet.

    Dhe do të fitohet.

    Por kjo do të kërkojë një përpjekje gjithëpërfshirëse, me të gjithë faktorët e mundshëm, me të gjithë qytetarët e këtij vendi krah nesh.

    Vetëm kështu mund të fitojmë ndaj modelit të së keqes dhe t’i japim vendit dinjitetin e munguar!