Tag: politika

  • Nuk u bë pjesë e Parlamentit, Spaho tërhiqet nga politika aktive

    Nuk u bë pjesë e Parlamentit, Spaho tërhiqet nga politika aktive

    Edmond Spaho

    TIRANË- Edmond Spaho TËRHIQET nga politika! Spaho, njofton tërheqjen nga politika aktive pas rezultateve të 11 Majit. Ai garonte në listën e hapur të PD-ASHM në Korçë, por nuk arriti të sigurojë një mandat për të qenë pjesë e parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se është i shokuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.
    Postimi i plotë i Spahos:
    Të nderuar miq,
    Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
    Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
    Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
    Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
    Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
    I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
    Me shumë mirënjohje,
    Edmond Spaho
    /ZËRI

  • Nuk u bë pjesë e Parlamentit, Spaho tërhiqet nga politika

    Nuk u bë pjesë e Parlamentit, Spaho tërhiqet nga politika

    Edmond Spaho

    TIRANË- Edmond Spaho TËRHIQET nga politika! Spaho, njofton tërheqjen nga politika pas rezultateve të 11 Majit. Ai garonte në listën e hapur të PD-ASHM në Korçë, por nuk arriti të sigurojë një mandat për të qenë pjesë e parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se është i shokuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.
    Postimi i plotë i Spahos:
    Të nderuar miq,
    Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
    Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
    Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
    Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
    Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
    I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
    Me shumë mirënjohje,
    Edmond Spaho
    /ZËRI

  • Edi Rama tregon kur do tërhiqet: Dy rrugë ka që të largohem nga Kryeministria

    Edi Rama tregon kur do tërhiqet: Dy rrugë ka që të largohem nga Kryeministria

    Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitore për një mandat të 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Megjithatë, kryesocialisti ka treguar se kur ka në plan të tërhiqet nga politika.
    I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Edi Rama u pyet nga drejtuesi Blendi Fevziu nëse do të largohet nga drejtimi i PS nëse humbet zgjedhjet.
    Sipas Ramës, ka vetëm 2 rrugë që ai mund të largohet nga zyra e Kryeministrisë; vota e qytetarëve dhe kur ta vendosë vetë tërheqjen politike. Sipas tij, vota kundër nuk ka gjasa të ndodhë, kështu që vendimi i mbetet vetë atij.
    Blendi Fevziu: Nëse do humbni zgjedhjet, do largoheni nga drejtimi i PS?
    Edi Rama: Ne kemi 74 mandate, nuk kemi asnjë qark ku ne mund të humbim një mandat nga këto që kemi. Në Shkodër ne kemi 3 nga 11. Rezultatin më të keq kemi marrë herën e kaluar. Me çfarë ka sot Shkodra, ne minimumi do marrim 1+. Në Lezhë po them le të rrimë ashtu siç është. Në Tiranë ka 2 deputetë që janë shtuar, ne jemi sot që flasim jemi 18, nuk humbim mandat në Tiranë. Në Durrës nuk ka shans që ne ta humbim 8, mund të marrim 9. Në Elbasan është e sigurt që do marrim 1 më shumë. Në Fier do kthejmë në shtëpi mandatin e 10. Të tjerat do rrinë stabël. Mund të ketë lëvizje në Vlorë. Dy rrugë ka që unë të largohem nga zyra e Kryeministrit. E para, të më votojnë shqiptarët kundër, nuk diskutohet që unë jo Kryeministër po nuk ka asnjë shans që unë të bëj bufin socialist të kënetës, por duhet ta mësosh, unë do iki kur ta vendos unë. Kur ta vendos unë do iki. Votat patjetër, por nuk do vijë puna te vota. Kur ta vendos unë do iki nga politika.
    Kujtojmë se një ditë më parë, në intervistën për Opinion, Sali Berisha tha se do të tërhiqet nga politika kur ta vendosë Zoti.

  • Vlora dhe drejtuesi politik i saj: Kur terreni shqiptar prodhon vizion

    Vlora dhe drejtuesi politik i saj: Kur terreni shqiptar prodhon vizion

    Nga Çajup Shehaj-Kryetar FRPD Vlorë dhe z.Rezenbrik Serjani-Sekretar Funksional për Marrëdhëniet me Publikun
    Duket sikur politika ka një manual standard strategjik të saj, i cili aq më shumë në vende si i yni, Shqipëria, perceptohet si domosdoshmërisht peng i pragmatizmit. Takime, premtime, dëgjesa, fjalime, shpërndarje emrash dhe programesh në terren, e të tjera praktika të kësisojta, të cilat me të drejtë, si të suksesshme, i shërbejnë një dhe të vetmit qëllim pragmatist, votës. Mirëpo, drejt e thashë, ky është vetëm perceptim.Politika, më së shumti në vende si i yni, ku përfshirja në të dhe varësia prej saj është masive dhe e pakompromentueshme, duhet me doemos të shpërfaqë një tjetër botëkuptim. Ajo duhet të prihet nga beteja intelektuale, përkrahja dhe stimulimi në vijë të parë i intelektit dhe dijes, si të vetmet dhe absolutet mjete që i shërbejnë denjësisht qëllimit, vizionit. Pa dije nuk ka vizion politik, pa të mençur nuk ka liderë, pa intelekt nuk ka të ardhme, pa kaluar nga libri, nuk i shërben dot vendit në qeverisje. Ky nuk është pohim, është ligjësi tash e qindra vite.Jemi mësuar thuajse gjithmonë që aksioni politik të jetë pasqyrë e një metode deduktive, kapilare, nga qendra drejt rretheve, nga politika qëndrore tek ajo lokale. Po kur filozofia, metoda dhe strategjia e të bërit politikë është e anasjellta, induktive? Si e tillë, ajo lind si risi dhe mendësi e politikëbërjes në rrethe dhe merret, përvetësohet me ose pa vullnet nga politika qëndrore. E tillë qasje është e përveçme, krejt unike, dhe kur bëhet fjalë për frymë të re, Vlora është egocentrike, ajo nuk e lëshon me kollaj stafetën e “Primis”.Me drejtuesin politik të saj, në këtë fushatë elektorale të cilën premisat e premtonin të vështirë për t‘u përballur me mjete përtej atyre pragmatiste, Vlora jep përpara 11 Majit shembullin e fitores së një tjetër beteje, asaj intelektuale. Për rrjedhojë, ky qytet krenar sa i vështirë, jep shembullin e parë se si politika lokale, kur dhe vetëm si ekselente në disa drejtime, mund të kthehet në referim frymëzues për rrethet e tjera dhe qendrën.Nuk zgjedh të flas në këtë shkrim për zhvillimin e betejës elektorale të drejtuesit politik të Vlorës, z. Bujar Leskaj, për të vetmin fakt se roli dhe forca e tij në elektorat në një qytet të damkosur si të pakthyeshëm në ngjyrë politike flet më shumë, po aq sa flet karriera e tij politike, po aq sa do të flasë rezultati i këtyre zgjedhjeve. Qëllimi im është ai i dritëzimit të një beteje paralele me atë elektorale, beteja intelektuale që drejtuesi politik i Vlorës zgjodhi të zhvillojë paralelisht, pjesë e pandarë e së cilës, kam qenë dhe unë si i ri e të shumtë nga bashkëmoshatarët e mi në strukturën politike që drejtoj.Prej kur fushata elektorale u përfshi nga ethet e betejës për qeverisjen e ardhshme, z.Leskaj imponoi në Vlorë ndërthurjen e librit, dijes me politikën. Prej promovimit të librit “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Evropës (N.K), tek promovimi i veprës “Ai dhe ajo … e çmendura” (V.V.H), Vepra e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, “Lepenica për figurën e Skënder Muços” (E.M)  deri tek vetë libri i tij “Për/Në Kuvend – Shkrime dhe Diskutime Janar 2021 – Mars 2025”, ai gjeti hapësirën për librin në vrullin e aksionit politik në terren. Çfarë shënjoi mesazhin në qasjen e tij, ishin dy takime të zhvilluara me të rinjtë e FRPD Vlorë, njëri prej të cilëve në ditën botërore të librit. Të dy takimet patën një simbolikë, tek i pari diskursi politik u përmbyll me dhurimin e librave nga z.Leskaj ndaj të rinjve, ashtu si në ditën e librit në Muzeun “Kosova”, dhuratë për të rinjtë ishin sërish librat. Politika që mirëpret brezin e ri përmes edukimit për librin, dhe këtu i referohem vetëm atyre publike, pa shpërfaqur bisedat thuajse të përditshme konfidenciale ku bashkëpunimi me të në fushatë, shoqërohet përherë me këshilla për shkollimin, arsimin, librin dhe rëndësinë e tij në politikë. A ka fund tjetër e tillë betejë veçse të jetë fituar?

    E tillë qasje, ndërthurja e aktivitetit politik me atë intelektual, merr së pari valencë të veçantë referuar kontekstit politik në të cilin jemi. Beteja politike në autokraci elektorale nuk ta fal me kollaj luksin e një hapësire për intelektualët, për promovimin e tyre, për zhvillimin e betejës intelektuale. Ardhur kjo qasje nga Vlora, duket jo më pak se déjà vu e nuhatjes së rrallë që ky qytet ka patur për t‘i prirë çlirimit të mendimit, pavarësisë së të menduarit dhe vepruarit për vendin tënd. E tillë qasje është imponim i vizionit se pa një brez intelektualësh, vota dhe mbështetja popullore nuk përkthehet dot kurrë në një qeverisje të denjë.
    Së dyti, regjimet autokratike mbijetojnë falë pushtimit të mendjes dhe pengmarrjes së saj nga injoranca. Një mendje e lexuar, një brez i lexuar, një shoqëri dashamirëse ndaj dijes e ka më të lehtë të shohë me qartësi përtej propagandës dhe metodave të manipulimit masiv të saj. Për rrjedhojë, i pari kusht për fitoren e një beteje me autokracinë, është fitorja e betejës intelektuale. Një drejtues politik e ka për detyrë kthjellimin e militantëve, anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve me të tillë mendësi të politikëbërjes.
    Ndalim për pak kujtesën tek helmi shoqëror që ka kapluar kohët që po jetojmë, ai i pragmatizmit të paskrupullt, sipas të cilit metodat alternative ku e ku larg me dijen, me librin, sigurojnë mbështetje dhe progres në qëllim e karrierë. Ne kemi zgjedhur angazhimin politik në një kohë kur “e thjeshta” kamuflon injorancën, kur rrjeti social është parajsa e të pamjaftueshmëve, kohë kur politika perceptohet si shërbim ndaj cilitdo që ka sado pak në dorë fatin tënd, kohë kur edhe shkollimi në perëndim zhgënjen për një mendësi ndryshe. Në të tillë perceptim masiv, drejtuesi politik i Vlorës zgjodhi në këtë fushatë të përçojë tek brezi i ri, i mesëm e më tej – në funksion të filozofisë induktive që shpreha më sipër, edhe tek brezi i tij i politikanëve në rrethe – një mesazh të fortë: “Kujtdo që kurdoherë zgjedh të angazhohet në politikë, i duhet mësuar se rruga në politikë kalon vetëm nga libri”. Nuk ka mjet të shpejtë a rrugicë të shkurtër që përgatit një brez politikanësh në lartësinë e kombit tonë. Edhe kur një shoqëri përçartet, edhe kur sistemi politik ushtron presion të fortë për të devijuar nga vija intelektuale, drejtuesi politik i një beteje elektorale duhet të zhvillojë së pari betejën intelektuale.Kjo e përforcon bindjen se ndërthurja e politikës si qëllim me dijen dhe librin si mjet, duhet të shumëfishohet në qytete të tjera të Shqipërisë, duke iu dorëzuar edhe njëherë fletëve të historisë së shtetit shqiptar që dëshmojnë se sa burrështetas të suksesshëm gjurmët e të cilëve janë ndër të vetmet krenari të sotme, ishin të tillë së pari si intelektualë.Ka mbetur ndoshta një tjetër dimension njerëzor që ushqehet nga triumfi i betejës intelektuale, ai shpirtëror. Tek “Republika”, Platoni thotë se edukimi mban larg njeriun (drejtuesin e qytetit) nga ligësia, madje edukimi thotë ai, mund të shndërrojë armiqësinë e karakterit në guxim. Për çfarë ka nevojë më shumë politika shqiptare dhe forca e fortë opozitare që patëm ushtruar kaq vite? Për guxim. Për çfarë ka patur nevojë më së shumti shteti shqiptar? Për drejtues të mirë.Që edukimi, libri, dija dhe intelekti të përkrahen në lëmshin agresiv të politikës shqiptare, aq më shumë në një betejë ekzistenciale me autokracinë, është fitore në vetvete. Jam krenar që shembulli i parë i kësaj fitoreje vjen nga Vlora. Drejtuesi politik i demokratëve e fitoi betejën e parë në këtë luftë të zgjatur politike, betejën intelektuale, e bashkë me të fitoi gjithësecili prej nesh që politikën e ka thirrje të brendshme, brezi im përfshirë! Më jep vetëbesim kur kuptoj se edhe terreni shqiptar ka vend për mendësi vizionare.

  • Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, dy emra që duhen votuar nga e djathta

    Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, dy emra që duhen votuar nga e djathta

    Nga Albert Vataj
    Në një kohë kur politika rrëshqet drejt militantizmit dhe marketingut, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mbeten dëshmi se integriteti personal dhe mendimi i pavarur nuk janë të huaj për skenën politike shqiptare. Ata nuk hyjnë në fushatë për të ngritur flamuj partie, por për të rikthyer besimin e qytetarit te politika dhe zgjidhjet përmes zgjedhjes së përfaqësuesve me integritet.

    Në një realitet politik ku shpesh dominon kalkulimi elektoral dhe retorika e zbrazët, praninë e individëve si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti në betejë të hapur (lista të hapura), duhet ta lexojmë si një shans për qytetarin, jo thjesht për partinë që i ka propozuar, por si sprovë e vlerave individuale në ballafaqimin me elektoratin.
    Integriteti i tyre intelektual dhe qytetar, përtej vijës partiake, i veçon si zëra që nuk vijnë për të prodhuar përçarje dhe zhurmuar në retorika, por për të ndërtuar besim, një prej burimeve më të rralla në jetën politike shqiptare.
    Prania e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit si kandidatë të PD-së, por që janë lënë te listat e hapura, është dëshmi se përfaqësimi ende mund të mbështetet mbi integritetin personal. Ata nuk janë vetëm pjesë e një partie, por shprehje e një fryme që i jep kuptim përfaqësimit politik si akt qytetar dhe moral.
    Jorida Tabaku ka ndërtuar profilin e saj politik mbi përmbajtjen dhe qëndrueshmërinë. Në një ambient ku shpesh tingulli i fortë zë vendin e argumentit, ajo është përpjekur të kultivojë një kulturë politike të informuar dhe etike. “Nuk dua të jem pjesë e politikës për të qenë pjesë e një partie, por për të përfaqësuar një mendësi që i shërben publikut”, është një nga deklaratat që përkufizon raportin e saj me pushtetin, jo për të sunduar, por për të shërbyer.
    Ilir Alimehmeti përfaqëson një profil tjetër, po aq të domosdoshëm, zërin e dijes, të mendimit kritik dhe të etikës publike. Në vend që të shndërrohej në një ekspert të palës, ai u bë përfaqësues i arsyes dhe shëndetit të shoqërisë, edhe në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës. “Unë nuk dua të jem pjesë e një zhurme politike që s’prodhon asgjë, por dua të sjell qetësinë dhe kthjelltësinë e një përgjegjësie që nuk ndalet te fjala”, është një nga qëndrimet që i jep kuptim vendimit të tij për të hyrë në politikë.
    Në një nga reflektimet më të qarta mbi përfaqësimin, filozofi francez Raymond Aron shkruante, “demokracia nuk është zgjedhja e më të shumtëve, por mundësia për të përfaqësuar më të mirët.” Në këtë kontekst, vota për Tabakun dhe Alimehmetin është një akt emancipimi, një zgjedhje e ndërgjegjshme për të vlerësuar cilësinë dhe jo thjesht bindjen, për të ndarë përfaqësimin nga militantizmi i verbër.
    Ndërsa Vaclav Havel, presidenti disident dhe një nga figurat më të ndritura të demokracisë postkomuniste, na kujtonte se: “Politika nuk mund të jetë vetëm art i mundësisë, ajo duhet të jetë edhe art i të ndershmes.” Kjo është arsyeja pse këta dy kandidatë nuk janë thjesht një alternativë brenda një liste që i lë jashtë komoditetyit të garancisë partiake. Ata janë prova e mundshme se qytetari shqiptar, ai që mëndon, arsyeton dhe vepron jo nën presionin e ndikimit të polariteti politik, por është i aftë të njohë dhe vlerësojë ndershmërinë, edhe kur ajo nuk promovohet përmes zhurmës dhe polemikave.
    Nëse politika shqiptare do të rifitojë besimin e qytetarëve, ajo duhet të ndalet mbi figura që nuk kërkojnë pushtetin për ta përdorur, por për ta orientuar në dobi të të gjithëve pavarësisht orientimit partiak dhe pikëpamjeve të tyre. Prandaj vota për Tabakun dhe Alimehmetin është më shumë se një përzgjedhje elektorale, është një dëshmi e vetëdijes sonë qytetare, është ajo erë e re ku duhet ta integrojmë perspektivën politike, për në të sotme ballafaquese vlerash dhe një të ardhme progresi.
    Siç shkruante John Stuart Mill, një nga etërit e liberalizmit klasik: “Vlera e një shteti është e barabartë me vlerën e individëve që e përbëjnë.” Në këtë frymë, përkrahja për këta dy politikanë është mënyra jonë për të treguar se jemi gati të rikthejmë politikën te vlerat dhe jo te makineria e votave.
    Ndaj Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti duhen votuar nga elektorati i djathtë si dy figura të së ardhmes së PD, por jo vetëm. Edhe njerëz të tolerancës dhe kulturës së re.

  • Më 22 Maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare me BE-në, ja cili grupkapitull do hapet

    Më 22 Maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare me BE-në, ja cili grupkapitull do hapet

    Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 22 maj 2025, në Bruksel.
    Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, ku mësohet se në konferencë do të çelen 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3.
    “Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do ta mbahet në 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
    Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025. Ky ritëm i përshpejtuar i çeljes së negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.
    Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së.
    Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqënie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar”, thuhet në njoftim.

  • Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: Konferenca e pestë ndërqeveritare më 22 maj

    Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: Konferenca e pestë ndërqeveritare më 22 maj

    Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do ta mbahet në 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
    Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025. Ky ritëm i përshpejtuar i çeljes së negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.

    Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së.
    Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqënie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar.

  • BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë: Hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse

    BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë: Hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3 – Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse

    Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse

    Ky shënon një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do ta mbahet në 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
    Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025. Ky ritëm i përshpejtuar i çeljes së negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.
    Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së.
    Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqenie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar.

    Top Channel

  • Më 22 Maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare me BE-në, cili grupkapitull do hapet

    Më 22 Maj Konferenca e 5-të Ndërqeveritare me BE-në, cili grupkapitull do hapet

    Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.
    Mësohet se Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do ta mbahet në 22 Maj 2025, në Bruksel.
    Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor).
    “Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit”, thuhet në një njoftim të zyrës për shtyp të kryeministrisë.
    Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025.
    “Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së. Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqenie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar”, njoftoi kryeministria.

  • Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por…

    Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por…

    Aktivistja Edlira Çepani ka treguar arsyen pse ajo nuk vazhdoi angazhimin politik në lëvizjen “Shqipëria bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ku ajo ishte pjesë. Çepani tha në News24 se politika nuk i do gratë.

    Nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjidhjet e 11 majit, Çepani u shpreh se vetëm 37% në lista janë gra.
    Aktivistja Çepani ngriti shqetësimin se forumeve të grave nuk i jepen fonde nga buxheti që marrin partitë politike nga taksapaguesit.
    “Unë po them nga eksperienca se politika nuk i do gratë. Nëse politika do t’i donte gratë ne nuk do ishim për të luftuar për kuota gjinore dhe duke luftuar që gratë brenda partive të kenë një zë dhe shanse të barabarta. Në listat e përgjithshme të 11 partitë, në kemi vetëm 37% gra dhe vajza.
    Kanë zero akses në financa. Ne jemi detyruar të fusim një kuotë në ligjin e partive që në forumin e grave të marrin 10% nga ai buxheti që partive u vjen nga buxheti i shtetit. Ka një projekt ligj në parlament që ka hyrë tani, sepse ne jemi detyruar të fusim me ligj, sepse gratë dhe vajzat nuk duhen mjaftueshëm në partitë politike”, tha Çepani.
    “Unë nuk kam bërë kurrë pjesë në një parti politike. Unë kam krijuar një lëvizje që kishte 4 shtylla”, tha Çepani, e cila sqaroi se si shumë parti të tjera “nuk i donte më gratë”.