Tag: politika

  • Friedrich Nietzsche: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq

    Friedrich Nietzsche: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq

    Harry S. Truman: “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se të jesh president është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”!

    Nikita Khrushchev: “Politikanët janë kudo të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku s’ka lumë”!

    Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që e lufton komunizmin”!

    Voltaire: “O Zot! Më shpëto nga miqtë e mi, se nga armiqtë mbrohem vetë”!

    John F. Kennedy: “Nëse jemi të fortë, forca jonë flet vet. Nëse jemi të dobët, fjalët s’na ndihmojnë”!

    Robert Frost: “Liberali është ai që është aq tolerant sa që mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”!

    Friedrich Nietzsche: “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq”!

    Charles de Gaulle: “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që e thotë, befasohet kur të tjerët e besojnë”!

    Margaret Thatcher: “Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”!

    Ronald Reagan: “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”!

    Stanley Kubrick: “Shtetet e mëdha kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”!

    Mason Cooley: “Tre njerëz të braktisur në një ishull të izoluar, do të shpiknin shumë shpejt politikën”!

    James Clark: “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrështetas mendon për brezin e ardhshëm”!

    Ely Culbertson: “Politika, një emër diplomatik për ligjin e xhunglës”!

    Will Rogers: “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të kuptoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”!

    Pierre Trudeau: “Në pikëpamje akademike përpiqeni ta pohoni të vërtetën absolute; në politikë kërkoni që të vërtetën t’ia përshtatni fakteve përreth jush”!

    Alexis de Tocqueville: “Në politikë, një bashkësi e njerëzve që urrehen është pothuaj gjithnjë baza e miqësisë”!

    Jesse M. Unruh: “Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”!

    Georges Pompidou: “Një burrështetas është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes!

    Bernard Baruch: “Votoni për njeriun që premton më pak, se ai do të jetë më pak zhgënjyes”!

    Winston Churchill: “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni veç një herë”!

    Soren Kierkegaard: “Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”!

    Harold Wilson: “Në politikë një javë është kohë shumë e gjatë”!

    Boris Mashalov: “Kongresi është i çuditshëm. Dikush ngrihet të flasë e nuk thotë asgjë. Askush s’dëgjon, pastaj të gjithë bien dakord”!

    Johann Wolfgang von Goethe: “Nacionalisti më i mirë është ai që i dallon të metat e popullit të vet”!

    Marie Ebner: “Ne botë do të kishte më pak çaste të kobshme, nëse të këqijat s’do të bëheshin në emër të ndonjë të mire”!

    Adolf Hitler: “Sa fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”

    Faik Konica: “Ati ynë që je në Qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”!

    Sydney J. Harris: “Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmes dhe thënia – unë isha gabim”!

    Konrad Adenauer: “Jetojmë të gjithë nën një qiell, por askush s’ka të njëjtin horizont”! / KultPlus.com

  • Spartak Ngjela: Kush janë dy shtetet që mbështesin Serbinë dhe duan shfarosjen e shqiptarëve, si Edi Rama…

    Spartak Ngjela: Kush janë dy shtetet që mbështesin Serbinë dhe duan shfarosjen e shqiptarëve, si Edi Rama…

    Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar sipas tij se dy shtete të fuqishme janë sot mbështetësit kryesorë të Serbisë dhe kanë një qëllim të hapur: shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën lojën e këtyre shteteve dhe po vepron kundër interesit kombëtar, duke e lënë Kosovën dhe Shqipërinë të pambrojtura përballë projekteve serbe. Ngjela theksoi se pas këtyre lëvizjeve fshihet një strategji e rrezikshme, ku Beogradi merr mbështetje të drejtpërdrejtë nga fuqitë e mëdha për të rishkruar kufijtë.
    “E vetmja garanci për shqiptarët është SHBA, sepse vetëm Uashingtoni mund ta mbajë nën kontroll Serbinë dhe të ndalojë planet e saj ekspansioniste”, tha ai. Sipas Ngjelës, pa praninë amerikane, rajoni rrezikon destabilizim të plotë dhe shqiptarët rrezikojnë të përsërisin tragjeditë historike. Ndërkohë ai paralajmëroi se politika aktuale e Ramës është një hap drejt izolimit të Shqipërisë nga aleati i saj më i madh strategjik. Në fund, Ngjela theksoi se çdo dobësim i marrëdhënieve me SHBA-në është dhuratë për Serbinë dhe për ata që duan zhdukjen e shqiptarëve.
    Ja reagimi i plotë i Z. Ngjela:
    “Pse ende ne shqiptarët nuk po bëjmë dot një bashkim kombëtar? Sepse nuk jemi të aftë që ta mendojmë këtë jo shpejt, por ngadalë e me sistem. Po ku qëndron paaftësia jonë? Është shumë e fortë ende agjentura e Serbisë në Shqipëri dhe, sidomos në rangjet e larta të politikës shtetërore në Kosovë. Por është edhe politika ruse ajo që po bën çdo lëvizje kundër bashkimit të shqiptarisë, dhe deri diku edhe politika franceze. Po politika amerikane ku është? Ajo nuk është shprehur; por kuptohet se bashkimin kombëtar të shqiptarisë në Ballkan, politika amerikane e ka në një interes imediat të madh.
    Federata shqiptare, frika e përhershme e Serbisë
    Por asgjë nuk bën dot politika ruse, sepse procesi i një bashkimi gjithëshqiptar ka filluar, qëkurse Kosova mori pavarësinë e saj. Dhe sot brenda në Kosovë ka trupa amerikane. Por pengesa duket se është kryeministri aktual Rama i Shqipërisë që është në politikë me krahun e Francës. Por gjithsesi serbët atje e kanë mendjen – të mos lejojnë një marrëveshje aleance ushtarake Shqipëri – Kosovë; por dihet se në këtë çështje serbët janë jashtë kohës dhe hapësirës.  Kjo sepse mendimi i politikës së lartë të Serbisë është ende në shekullin e XIX – të.
    Serbët sot, nga mllefi i madh antishqiptar që kanë si histori, janë ende në konceptet e tyre të barabarta me vitin 1912-1913, kur i tmerroi pavarësia e Shqipërisë. Prandaj serbët nuk mund ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ngaqë kuptohet se ia kanë shumë frikën federatës shqiptare Albania që mund të krijohet. Se dihet që kjo federatë shqiptare, si fillim, do të quhet Albania, me dy shtete – Shqipëri dhe Kosovë, por më pas kuptohet se do të vijnë edhe Çamëria me Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo ka qenë arsyeja që këtë pavarësi Serbia e ka luftuar me të gjitha mjetet, madje edhe me pastrime etnike kundër shqiptarëve. Por nuk e arritën dot. Kurse tani është fakt historik se, për pavarësinë e Kosovës, Amerika e NATO kanë bombarduar Beogradin.
    Ballkani në prag ndryshimesh, koha e shqiptarisë
    Në fakt me pavarësinë e Kosovës Serbia ka hyrë në një krizë historike nga e cila ajo mund të shkojë deri në shpërbërjen e saj. Dhe kjo kuptohet se tani i ka hedhur serbët që të përgatiten në një luftë të re në Ballkan; sepse e kanë shpresën te Rusia dhe shpresonin shumë edhe te politika e re Trump në Amerikë, kur ajo i tërhoqi të gjithë trupat nga vendet jashtë Amerikës. Dhe trupat Amerika i tërhoqi  edhe nga Kosova. Por Uashingtoni shpejt i ktheu serish trupat e NATO-s amerikane në Kosovë, se u ngrit tensioni në Kongresin Amerikan. Dhe tamam në këtë kohë Beogradi është bombarduar me vendim të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
    Dhe Kosova fitoi pavarësinë si shtet i pavarur. Prandaj tani politika shqiptare në shtetet e saj në Gadishullin Ilirik duhet të jetë shumë aktive.  Kurse Serbia kuptohet që po gjendet në një lëvizje politike ndërkombëtare pa efekt pozitiv. Të gjithë krerët nacionalistë të Serbisë kanë deklaruar:  “Ose ne, ose shqiptarët në Ballkan; sepse nëse ne do t’i lemë që ata të grupohen në disa shtete, do të na dëbojnë nga Gadishulli i tyre”. Por ja që tani janë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe procesi po vijon; sepse po kuptohet që historikisht kjo është koha e shqiptarisë”, shkruan Ngjela në rrjetet sociale.

  • Rudi Sata: MEKI duhet të hartojë politika zhvillimore, të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën e qëndrueshme

    Rudi Sata: MEKI duhet të hartojë politika zhvillimore, të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën e qëndrueshme

    Nga Julia Vrapi
    Rritja e buxhetit për institucionet e artit në vend, përmirësimi i infrastrukturës ligjore, politika që synojnë zhvillimin e artit dhe kulturës janë me rëndësi për aktivitetin artistik. Nisja e sezonit të ri artistik pas disa javësh do të sjellë dhe shfaqjet në skena, por për artistët nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përmirësimi i infrastrukturës ligjore në fushën e artit dhe kulturës duhet të jetë prioritet. Herë pas here artistë të ndryshëm kanë shprehur kritika në drejtim të MEKI-t, që sipas tyre duhet të hartojë politika zhvillimore, të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën e qëndrueshme, ku duhet të përfshihen edhe teatrot në rrethe. Tenori Rudi Sata kur vetëm disa javë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri artistik shprehet për rëndësinë që kanë teatrot në rrethe.
    “Teatrot në rrethe janë shumë të rëndësishme për jetën e komunitetit përreth, por dhe si komb. Një komb pa art vdes. Nuk ka identitet. Ndaj themi ne që arti dhe kultura janë identitet, dhe një nga këto pjesët e artit është dhe teatri. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duhet të hartojë me patjetër politika zhvillimore, të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën e qëndrueshme, por nuk dinë të bëjnë politika zhvillimore që garantojnë infrastrukturën e qëndrueshme. Çdo të thotë konkretisht? Qoftë politika zhvillimore që i përkasin institucioneve të artit dhe kulturës të pushtetit qëndror, qoftë dhe atyre të pushtetit vendor dhe ministria është përgjegjëse për këto, pavarësisht se ato teatro janë të pushtetit vendor, por gjithsesi Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit duhet të jetë ajo që ka përgjegjësi”, shprehet Sata në një reagim të tij. Ndër të tjera në reagimin e tij tenori Rudi Sata sjell në vëmendje dhe hartimin e politikave që sipas tij në fushën eartit duhet të hartohen nga specialistët. Ai thotë se hartimi i politikave në art e kulturëështë një përgjegjësi e madhe. “Këto lloj politikash nuk mund të bëhen dot nga dy specialistë që mund të jenë të rëndomtë aty në bashki.
    Duhet të jetë njëpërgjegjësi shumë më e madhe, e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që duhet ti ketë ajo në nomenklaturën e saj. Nuk po them të centralizohen, por gjithsesi duhet një bashkëpunim i mirë që lidh dy pushtetet qëndrore dhe vendore”, thotë Sata. Tenori Rudi Sata kërkon dhe rritje të buxhetit për institucionete artit dhe kulturës në vend. Ai sjell në vëmendje se edhe pse është folur për rritje buxheti në art e kulturë sërish për institucionet duhet tjetër kujdes. “Tek ne metastaza është që paratë ikin nëpër OJF, nuk po them që të bllokohen se ato duhet të kenë zërin e vet, po jo 70 për qind të parave të ikin në OJF dhe 30 për qind që ngelet ti ngelet institucioneve të artit dhe kulturës që janë shtetërore”, shprehet tenori.
    Sezoni i ri artistik
    Premiera, shfaqje repertori, koncerte apo dhe aktivitete të tjera u zhvilluan në sezonin e kaluar artistik në institucionet e artit dhe kulturës në vend, ndërkohë që dhe sezoni i ri do tëketë kalendarin e tij artistik. Sipas tenorit Rudi Sata që dhe më parë ka shprehur problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin artistik, që nga 2014 flitet dhe për përmirësimin e ligjit të artit dhe asgjë nuk ka ndodhur. “Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre dhe artistët paguhen për aktivitetin artistik, problemi është si do bëhet. Thelbi i kësaj gjëje është që nëse nuk rritet buxheti vjetor i institucioneve të artit dhe kulturës është zero pritshmëria e nivelit artistik. Ne kemi që në 2014 që flasimpër ligjin e artit. Unë dua ti bëj një pyetje ministri të MEKI-t, sa specialistë ka në ministri që dinëse çfarë bëhetme Operën, Teatrin Kombëtar, Cirkun?”, thotë Sata. Më herët në një reagim të tij tenori Sata gjithashtu ka shprehur se MEKI urgjentisht duhet të bëjë për artistët një kontratë pune profesionale.
     
     

  • Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në industri

    Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në industri

    Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump që është në detyrë prej pak më shumë se gjysmë viti, gjeti një ekonomi të fortë amerikane me papunësi të ulët, rritje të fortë ekonomike dhe inflacion modest.
    “Pavarësisht nga cili kënd e vështron ekonominë amerikane, mund të arrish vetëm në përfundimin se ajo është shumë e shëndetshme”, tha eksperti i tregjeve ekonomike Robert Rethfeld nga Wellenreiter-Invest në janar 2025. Po që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në ekonominë amerikane dhe jo domosdoshmërisht gjithmonë për mirë
    Treg çuditërisht i dobët pune
    Shifrat e fundit tregojnë për shembull për një treg çuditërisht të dobët pune në SHBA. Sipas raportit qeveritar të publikuar të premten e kaluar në muajin korrik u shtuan vetëm 73,000 vende të reja pune jashtë sektorit të bujqësisë.
    Ekonomistë të anketuar kishin parashikuar një rritje prej 110,000 vendesh të reja pune. Në të njëjtën kohë numri i vendeve të punës që mendohej se do të krijoheshin në qershor ishte zhgënjyes – nga 147,000 që parashikoheshin u krijuan vetëm 14,000.
    Sipas të dhënave të rishikuara edhe në maj ishin krijuar dukshëm më pak vende pune sesa pritej fillimisht. “Shifrat janë më të këqija se çdo parashikim”, tha Helen Given, investitorja kryesore në ofruesin e shërbimeve financiare Monex, në lidhje me të dhënat e tregut të punës. Çështja kryesore është rishikimi i parashikimeve që parashikojnë rënie muaj për muaj.
    Reagimi i Trumpit ndaj të dhënave
    Për shkak të të dhënave çuditërisht të dobëta Trump njoftoi të premten se do të shkarkojë drejtuesen e Zyrës së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer. Ai e akuzoi atë për manipulim të shifrave të tregut të punës për qëllime politike. “Na duhen shifra të sakta për tregun e punës”, deklaroi Trump. Menjëherë pas kësaj ai shkroi pa dhënë asnjë provë, se të dhënat e tregut të punës ishin manipuluar.
    Dobësia e dollarit votë mosbesimi?
    Po ashtu ekspertët e shohin dobësinë aktuale të dollarit si votë mosbesimi ndaj politikave të Trumpit – megjithëse Trumpi me këtë mund të ketë arritur pikërisht atë që synonte. Zhvlerësimi i dollarit, i cili ka humbur në mënyrë të konsiderueshme në vlerë që nga fillimi i vitit, i ka bërë për SHBA-në eksportet më të lira dhe importet më të shtrenjta. Kjo ka lehtësuar deficitin tregtar të SHBA-së.
    Në të njëjtën kohë zhvlerësimi i monedhës amerikane pasqyron gjithashtu frikën e investitorëve për pasojat e politikës së çrregullt doganore të Trumpit; shumë investitorë kanë tërhequr paratë e tyre nga SHBA-ja.
    Politika doganore shkak për normat e larta të interesit
    Prej disa muajsh si një nga arsyet pse Banka Qendore e SHBA-së (Fed) nuk i ka ulur normat e interesit përmendet edhe politika e çrregullt për tarifat doganore që ndjek Trumpi. Javën e kaluar Banka Qendrore e la përsëri normën bazë të interesit në nivelin prej 4.25 deri në 4.50 përqind.
    Sipas drejtuesit të saj, Jerome Powell, Fed dëshiron të ketë më shumë qartësi se si politika tregtare e Trumpit, e karakterizuar nga rritja e tarifave doganore, po ndikon në gjendjen e përgjithshme konjukturore dhe ekonomike./DW/

  • Analiza e Deutsche Welle: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

    Analiza e Deutsche Welle: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që është në detyrë prej pak më shumë se gjysmë viti, gjeti një ekonomi të fortë amerikane me papunësi të ulët, rritje të fortë ekonomike dhe inflacion modest.

    “Pavarësisht nga cili kënd e vështron ekonominë amerikane, mund të arrish vetëm në përfundimin se ajo është shumë e shëndetshme“, tha eksperti i tregjeve ekonomike Robert Rethfeld nga Wellenreiter-Invest në janar 2025. Po që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në ekonominë amerikane dhe jo domosdoshmërisht gjithmonë për mirë.
    Treg çuditërisht i dobët pune
    Shifrat e fundit tregojnë për shembull për një treg çuditërisht të dobët pune në SHBA. Sipas raportit qeveritar të publikuar të premten e kaluar në muajin korrik u shtuan vetëm 73,000 vende të reja pune jashtë sektorit të bujqësisë. Ekonomistë të anketuar nga Reuters kishin parashikuar një rritje prej 110,000 vendesh të reja pune. Në të njëjtën kohë numri i vendeve të punës që mendohej se do të krijoheshin në qershor ishte zhgënjyes – nga 147,000 që parashikoheshin u krijuan vetëm 14.000. Sipas të dhënave të rishikuara edhe në maj ishin krijuar dukshëm më pak vende pune sesa pritej fillimisht. “Shifrat janë më të këqija se çdo parashikim“, tha Helen Given, investitorja kryesore në ofruesin e shërbimeve financiare Monex, në lidhje me të dhënat e tregut të punës. Çështja kryesore është rishikimi i parashikimeve që parashikojnë rënie muaj për muaj.
    Reagimi i Trumpit ndaj të dhënave
    Për shkak të të dhënave çuditërisht të dobëta Trump njoftoi të premten se do të shkarkojë drejtuesen e Zyrës së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer. Ai e akuzoi atë për manipulim të shifrave të tregut të punës për qëllime politike. “Na duhen shifra të sakta për tregun e punës“, deklaroi Trump. Menjëherë pas kësaj ai shkroi pa dhënë asnjë provë, se të dhënat e tregut të punës ishin manipuluar.
    Dobësia e dollarit votë mosbesimi?
    Po ashtu ekspertët e shohin dobësinë aktuale të dollarit si votë mosbesimi ndaj politikave të Trumpit, megjithëse Trumpi me këtë mund të ketë arritur pikërisht atë që synonte. Zhvlerësimi i dollarit, i cili ka humbur në mënyrë të konsiderueshme në vlerë që nga fillimi i vitit, i ka bërë për SHBA-në eksportet më të lira dhe importet më të shtrenjta. Kjo ka lehtësuar deficitin tregtar të SHBA-së. Në të njëjtën kohë zhvlerësimi i monedhës amerikane pasqyron gjithashtu frikën e investitorëve për pasojat e politikës së çrregullt doganore të Trumpit, shumë investitorë kanë tërhequr paratë e tyre nga SHBA-ja.
    Politika doganore shkak për normat e larta të interesit
    Prej disa muajsh si një nga arsyet pse Banka Qendore e SHBA-së (Fed) nuk i ka ulur normat e interesit permendet edhe politika e çrregullt për tarifat doganore që ndjek Trumpi. Javën e kaluar Banka Qendrore e la përsëri normën bazë të interesit në nivelin prej 4.25 deri në 4.50 përqind. Sipas drejtuesit të saj, Jerome Powell, Fed dëshiron të ketë më shumë qartësi se si politika tregtare e Trumpit, e karakterizuar nga rritja e tarifave doganore, po ndikon në gjendjen e përgjithshme konjukturore dhe ekonomike.

    Top Channel

  • Muranat e monumentit të kultit të hershëm kristian, që flasin për shkatërrimet sistematike në Ulpianë nga politika ditore (1966, 1995)!

    Muranat e monumentit të kultit të hershëm kristian, që flasin për shkatërrimet sistematike në Ulpianë nga politika ditore (1966, 1995)!

    Jahja Drancolli

    Muranat e monumentit të kultit të hershëm kristian, që flasin për shkatërrimet sistematike në Ulpianë (Justiniana Secunda) nga politika ditore (1966, 1995)!

    Shumë monumente të kultit të krishterë, gjurmët e të cilave heshtin dhe ruhen edhe sot në Kosovë, bashkë me “mitin e Betejës së Kosovës”, kanë shërbyer që nga shekujt e shkuar dhe shërbejnë edhe sot e gjithë ditën si dëshmi, jo vetëm për të arsyetuar “djepin e serbizmit”, por janë edhe burim dhe “arsyetim” qënsor i agresionit serb, jo vetëm në Kosovë. Për t’u arsyetuar kjo, janë shpikur edhe teza extrashkencore, që ndërlidhen me detyrën dhe të drejtën e identitetit kombëtar serb. Këtej, “treva që ruan identitetin kombëtar është një e drejtë e pakontestueshme, e cila nuk mund të shkëputet as nga populli, as nga shteti”. Mbi këtë bazë, të udhëhequr nga politika e ditës (nga monumentet e kultit paleokristian dhe nga ato të hershme kristiane të shek. V-XI, që i kishin shpëtuar shkatërrimit), është ndërtuar koncepti proserb, respektivisht ortodoks serb i një numri impozant të monumenteve të kultit, për çka edhe treva e Kosovës, sipas tyre, ruan vlera të jashtëzakonshme.

    Shembull mbresëlënës për këtë dukuri të shëmtuar të shkatërrimeve sistematike të monumenteve të kultit nga politika ditore ruajnë edhe muranat e mbetura të një kulti monumenti të kultit të Ulpianës nga shek. IV-VI (shiko foton e postuar). Ky monument i kultit, që kishte mbijetuar termetin katastrofal të vitit 518, gjatë shek. XX (Mbretërisë Jugosllave dhe Jugosllavisë Komuniste) kishte pësuar disa herë.

    Nga burimet e ruajtura (të shkruara e materiale), pjesën e madhe të këtij monumenti të kultit e kishte “shkelur“ rruga “moderne” e fshatit të Graçanicës, ndërsa pjesa që kishte mbijetuar do të viktimizohet sërish (më 1995) nga kova e eskavatorit milosheviqian, e cila hapte sigurtë kanalin nga stacioni i pompimit të ujit në Çagllavicë për në Graçankë. Kanali në fjalë ka kaluar kryq e tërthorë nëpër Ulpianë, një déjà vous nga viti 1966!

  • Lita: Qeveria do të kërkojë ekspertizë, Kodi i Ri Penal mbron politikanët

    Lita: Qeveria do të kërkojë ekspertizë, Kodi i Ri Penal mbron politikanët

    Analisti Lavdrim Lita, thotë se politika na ka lënë një peshqesh që janë ndryshimet në kodin e ri penal dhe më pas në fund të gushtit do të rikthehet fuqishëm politika. ”Politika na ka lënë një peshqesh që janë ndryshimet në kodin e ri penal dhe më pas në fund të gushtit do të rikthehet fuqishëm politika, opozita dhe qeveria e re në mandatin e katërt.
    Qeveria ka premtuar reforma qysh nga ilaçet deri tek territori, do të kërkojnë ekspertiza ministrash që vijnë nga bota jo politike, por profesionistë.

    Jam shumë i interesuar për ministrinë e Brendshme dhe atë të Ekonomisë, duke qenë se janë dy ministri që kanë peshë specifike në qeverisjen e vendit. Ajo që shihet me Kodin Penal është se qytetarëve u hiqen disa të drejta dhe politikanët mbrohen me ligj”.

  • “Ndëshkon qytetarët”, analisti Lita paralajmëron: Politika na la “peshqesh” Kodin Penal, në gusht rikthehet më e egër

    “Ndëshkon qytetarët”, analisti Lita paralajmëron: Politika na la “peshqesh” Kodin Penal, në gusht rikthehet më e egër

    Përmes një interviste për një emision televiziv, analisti Lavdrim Lita tha se politika na ka lënë një peshqesh që janë ndryshimet në kodin e ri penal dhe më pas në fund të gushtit do të rikthehet fuqishëm politika
    Lita: Politika na ka lënë një peshqesh që janë ndryshimet në kodin e ri penal dhe më pas në fund të gushtit do të rikthehet fuqishëm politika, opozita dhe qeveria e re në mandatin e katërt. Qeveria ka premtuar reforma qysh nga ilaçet deri tek territori, do të kërkojnë ekspertiza ministrash që vijnë nga bota jo politike, por profesionistë.
    Jam shumë i interesuar për ministrinë e Brendshme dhe atë të Ekonomisë, duke qenë se janë dy ministri që kanë peshë specifike në qeverisjen e vendit. Ajo që shihet me Kodin Penal është se qytetarëve u hiqen disa të drejta dhe politikanët mbrohen me ligj.
     
     
     

  • “Dy skenarët për shpëtimin e PD”, Sula: Nuk ia jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika!

    “Dy skenarët për shpëtimin e PD”, Sula: Nuk ia jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika!

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një analizë të thellë të situatës në PD, duke ngritur shqetësime për krizën e vazhdueshme dhe mungesën e një reflektimi serioz brenda forcës politike që dikur përfaqësonte.
    I ftuar në studion e News24, Sula komentoi edhe përpjekjet e PD-së për të lobuar në Shtetet e Bashkuara për heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës. Sipas tij, një përgjigje nga DASH, qoftë edhe negative, do të ndihmonte për të mbyllur një herë e mirë kapitullin që ka ndarë PD-në dhe ka çuar në një luftë të brendshme.
    “Letra e kompanisë lobuese e kontraktuar nga PD drejtuar DASH është një zhvillim i rëndësishëm. Një përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qoftë edhe negative, do t’i jepte fund debatit që ndau PD-në dhe krijoi luftën civile brenda saj. Mund të jetë një pikënisje e fortë për Berishën ose për PD-në,” tha Sula.
    Ai theksoi se PD humbi mundësinë për një pajtim kombëtar që në prill 2022, kur një pjesë e demokratëve kërkuan reflektim, por partia zgjodhi të vijonte me mllefin dhe përjashtimet.
    “Nuk ka një bashkim real në PD. Janë bashkuar 3-4 veta në grupin parlamentar, por poshtë nuk ka ndodhur asgjë. 250 mijë vota u larguan nga PD dhe shkuan te partitë e vogla. Kush do bëjë analizën e humbjes? Ata që s’kanë as votat e shtëpisë së tyre?”, shtoi ai.
    Sipas Sulës, partia është në agoni dhe Berisha ka vetëm dy skenarë: ose të tërhiqet me dinjitet duke shpëtuar atë që vetë krijoi, ose të riformojë realisht PD-në.
    “Skenari më i mirë do ishte që zoti Berisha të bëjë një gjë të mirë për atë që ka ndërtuar vetë: të shpëtojë PD-në sa pa vdekur. PD është në agoni. Duhet reformë e thellë në struktura, seksione, dhe largim i atyre që nuk kanë vota. Flamur Noka dhe Albana Vokshi nuk i duan më demokratët. Është turp që numri 2 i PD të ketë një formim kaq të dobët.”
    Nëse kjo nuk ndodh, Sula sheh një tjetër rrugë të mundshme: “Skenari i dytë është një foltore e re, një grup rezistence brenda PD-së. Partitë e reja do zhbëhen, përveç Agron Shehajt që ka një shans të konsolidohet.”
    Ai tha se do ndjekë me vëmendje zhvillimet në shtator: “Nëse figura si Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ervin Salianji apo të tjerë nisin një lëvizje të re, do ishte diçka pozitive. Nëse heshtin dhe mendojnë vetëm për karrigen, atëherë gjithçka ka marrë fund.”
    Sula përfundoi se nuk do të largohet nga politika në mënyrë të pavullnetshme, duke theksuar se e sheh veten më të denjë se shumë prej atyre që janë aktualisht në skenë: “Nuk i jap kënaqësinë askujt të më nxjerrë nga politika kështu. Përveç Berishës, të tjerët i shoh më poshtë se vetja. Politika duhet të ketë moral.”

  • Reduktim i kompetencave të SPAK? Dumani: Nëse e vendos politika… ne kemi besimin dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve

    Reduktim i kompetencave të SPAK? Dumani: Nëse e vendos politika… ne kemi besimin dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve

    Kryeprokurori Altin Dumani: Nëse politika vendos që SPAK-ut duhet t’i evitohen disa kompetenca apo t’i reduktojmë pavarësinë, është vlerësimi i politikës. Unë jam këtu si drejtues për të garantuar që të gjithë këtu janë të angazhuar të ushtrojnë detyrat në funksione kushtetuese dhe ligjore deri ditën nëse do të ketë ndonjë ndryshim. E rëndësishme është që SPAK vijon punën si rezultat i vullnetit, por edhe mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë. Sot, SPAK është partneri më i besueshëm i agjencive ligjzbatuese në Europë dhe SHBA. Ky është fakt. Jemi institucioni, që kudo ku shkojmë na mirëpresin, na hapin dyert. Ky është rezultat i punës gjashtë vjeçare.

    Top Channel