Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke analizuar ngjarjen në një plan më të gjerë që lidhet me presionin politik ndaj sistemit të drejtësisë.
Në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Sula u shpreh se humbja e gjyqtarit në krye të detyrës është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, ndërsa paralajmëroi se politika po ushqen klimën e dhunës dhe mosbesimit ndaj drejtësisë.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit që humbi jetën në krye të detyrës. Kjo është një tragjedi e madhe. Por më shqetëson mënyra se si politika mundohet ta kompromentojë ngjarjen, me lot krokodili dhe me fajësime të ndërsjella,” deklaroi Sula.
Sipas tij, ambienti politik në vend është bërë toksik dhe frymëzon sjellje ekstreme: “Për sa kohë që ambienti politik është i kontaminuar, njerëzit me prirje kriminale ose të çrregullta ndihen të frymëzuar për të kryer krime të tilla. Politikanët kanë ushqyer këtë klimë me fjalorin dhe sulmet e tyre ndaj drejtësisë.”
Sula solli edhe një panoramë historike të ndërhyrjeve politike në drejtësi, duke përmendur se të dy kampet politike, si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha, kanë goditur gjyqtarët dhe prokurorët ndër vite.
“Që nga viti 1992 kemi parë prokurorë e gjyqtarë të larguar ose të sulmuar pse nuk ndiqnin urdhrat e politikës. Nuk mund të harrojmë termat si ‘lavire bulevardi’, të përdorur nga politikanë të lartë për të sulmuar drejtësinë. Kjo nuk ndodh në një shtet normal,” tha ai.
Ish-deputeti shtoi se ndërhyrjet e politikës kanë shkatërruar besimin në institucione dhe kanë çuar në korrupsion brenda vetë sistemit të drejtësisë.
“Në periudhën 2007–2012 kemi parë gjyqtarë që paguanin 300 apo 500 mijë euro për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë apo në Kushtetuese. Politika ka përdorur dhe keqpërdorur drejtësinë për interesa të veta dhe të bandave kriminale,” përfundoi Sula.
Tag: politika
-

“Politika ka goditur gjykatësit”, Sula skanon vrasjen e Kalasë: Rama e Berisha i kanë sulmuar
-

Salianji nis ‘foltoret’ anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Korçë. Në një postim në Facebook, Salianji se Korça mbetet shtëpia e tij politike, ku gjithomë do të rikthehet për ringritur.
Ndërsa më tej jep mesazhin se ‘Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit’.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook. -

Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …
Ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Korçë. Në një postim në Facebook, Salianji se Korça mbetet shtëpia e tij politike, ku gjithomë do të rikthehet për ringritur.
Ndërsa më tej jep mesazhin se ‘Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit’.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook. -

Salianji takohet me mbështetësit e tij në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit
Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.Top Channel
-

Salianji takohet me mbështetësit e ti në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit
Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.
“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.Top Channel
-

Ernest Koliqi: Shqiptarve u pëlqen politika e kafehaneve…
Politika e kafehaneve
Shqiptarve, përgjithësisht, u pëlqen politika. Jo aqë ajo qi me ânë të nji përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue ndejë në kafehane ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze. Mbush e derdh… Vizató e shlyej situata…
Nga Ernest Koliqi
Naltësó e zbrit persona, grupe, shtete, kontinente… Fundi? Sejcili shkon në shtëpí të vet pa ndërrue mendim, i bindun se ai vetëm ká në xhep të vertetën. Deri sa këto bisedime, rëndom të thata e të shtërpëta, janë nji mjet me kalue kohën dhe me hjekë mërzí, hajdedeh!; porsé mjerisht ndodhë shpesh qi aty me pohime të kota e shum lehtësisht cenohen vlera të çmueshme dhe mbillet fara e dyshimit qi pengon nisma të dobishme.
Fjalë e foli… Dikush hjedh në pije a n’inad e sipër nji mendim të përcipët, nji gjikim të shtrêmbët, nji trillim pá themel: fjala ecë, shtohet e lacarohet dhe hyn në grumbullin e legjendave, qi ndër né zêvendesojnë historín, d.m.th. vargun e ngjarjeve të dokumentueme.
Kur nji legjendë krijohet, s’ká dokument qi e përgënjeshtron. Fjalë e foli…Dhe kështu ecim, politikisht, në nji tymnajë thânethashash pa krye dhe pa bisht, ku çdo Shqiptar krijon nji Shqipní mbas qejfit të vet, qi s’ka kurrnji lidhje me botën reale.
E kënaqet sepse në kët Shqipní, sendërgjue prej fantazís s’ethun, ai e njehë veten të parë, âsht vetë Alí e vetë Kadí, mposhtë me mend ata qi i bâjnë hije dhe zgjâhet tue andrrue (në kllapí madhështore) nderime e shpërblime qi nuk barasohen kurrsesí me vleftën e tij morale e intelektuale.
(Ernest Koliqi, Shêjzat, 1972, nr. 5-8, f. 147)
ObserverKult
___________
Lexo edhe:
KAFEHANEVE KU RRININ ELITA E VITEVE ’30-TË NË TIRANË
Kafe Kursal, një nga kafe-restorantet më të njohura të gjysmës së parë të shek. XX në Tiranë. Emrin e kishte marrë nga klinikat kurative të Evropës veriore.
Ndodhej aty ku kryqëzohen rruga e Durrësit dhe e Kavajës, pranë ish-Parlamentit (sot Teatri i Kukullave).
Emri i kafenesë nuk na thotë asgjë në shqip. Por po të mendohemi pak, Kursal gjen gjegjësinë e vet “kuursaal” të gjermanishtes, që në Evropën veriore përdoret për banjat termale dhe mjediset kurative lidhur me to.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
-

Përplasja në Kuvend, analisti: Film i përsëritur, qytetarët të braktisur nga politika
Analisti Lavdrim Lita i ftuar në studion e QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi përpalsjen në Kuvend ditën e sotme.
Ai tha se kjo tregon se politika vijon të xhirojë të njëjtin film, të njëjtat skena. Sipas tij qytetarët nuk kanë më interes për politikën, pasi ata janë braktisur që prej 2008-ës.
Pjesë nga biseda:Lita: Ne jemi përballë një filmi që e kemi parë disa herë. Qytetarët nuk kanë më interes ta shohin.
Borakaj: Po futet ndonjë element herë pas here.
Lita: A do kemi ujë 24 orë, a do kemi ilaçe, këto donim të dëgjonim ne. Ndërsa opozita që ëhstë me numra të paktë do të anullojë debatin se nuk ka çfarë të thotë pas kësaj humbjeje në manditin e katërt të Edi Ramës. Jemi në kushtet ku qytetarët po e ndjekin më pak politikën, ju duket si një shaka e madhe,.
Borakaj: Por është politika që përcakton jetën e tyre.
Lita: Po, por këta qytetarin e kanë braktisur që me ndryshimet Kushtetuetse të 2008-ës, ndryshimet për votën e Diasporës, dhe përfaqësohet sot me këtë lloj Kuvendi. Kryeminstri sot ka 56 deputetë të rinj, ne sot do të dëgjonim fjalimet e tyre. -

SHBA pa ambasadorë në mbi 100 vende, Shqipëria në listën e mungesave
Trump vonon emërimin, politika shqiptare ‘livadhis’ pa ambasador amerikan…
Prej më shumë se 2 vitesh, ambasada amerikane në Tiranë nuk ka një ambasador në krye të saj. Në qershor të vitit 2023, Yuri Kim u largua nga Shqipëria dhe prej asaj kohe ka pasur vetëm të dërguar të posaçëm.
Gjatë kohës që Biden ishte president, ai nominoi në këtë post David J. Kostelancik. Por kandidatura e tij u zvarrit derisa u “dogj”. Ai doli para Senatit, por emri nuk arriti të hidhej për votim. Që në verën e vitit 2023, politika shqiptare ka “hedhur valle”, pasi të gjithë e dimë rëndësinë e ambasadës së SHBA. Të gjithë vinin në rresht para ambasadores Yuri Kim apo paraardhësve të saj.
Momentalisht, nuk ka asnjë sinjal nga Uashingtoni për emërimin e ambasadorit të ri. Edhe pse Trump ka emëruar diplomatë në shumë vende, ai ka paralajmëruar një politikë të re në fushën e jashtme.
Sipas një kërkimi në faqen e Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, rezulton se janë plot 104 ambasada pa drejtues në të gjithë botën. Pra, duket se shërbimi i jashtëm amerikan është në kolaps.
Kjo do të thotë se emërimi i ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri mund të vonojë edhe për shumë muaj. Trump deri më tani ka bërë emërime vetëm në shtetet e mëdha dhe me interes të veçantë për SHBA. Rasti më i fundit ishte në Indi. Që kur Trump mori detyrën në janar, janë bërë vetëm 61 emërime në total. Pra, duket se politika shqiptare do të vijojë të festojë.
Ajo që vihet re është se SHBA ka qenë e tërhequr kohët e fundit. Vetëm në fund të javës që lamë pas, e dërguara e SHBA Vanhorn shkoi në Zyrën e Ramës, takimi i parë për këtë vit. Po ashtu, SHBA nuk ka ndërhyrë në asnjë aspekt politik. Drejtësia është vënë në sulm dhe SHBA nuk ka reaguar, gjë që nuk ndodhte më parë. Pra, për sa i takon politikës, të gjithë lusin që Trump të vonojë sa më gjatë ambasadorin, pasi mund të livadhisin sipas qejfit. -

“Gjyqësori më shumë pushtet se politika!”/ Spahiu: Gjyqtarët e përjetshëm, deputetët e përkohshëm
Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Nertil Agalliun në Report Tv se pavarësisht se politika e merr fuqinë nga votëbesimi i popullit, sistemi gjyqësor ka më shumë pushtet në realitet.
“Gjyqtarët në Shqipëri janë të përjetëshëm. Ndërsa deputetët apo ministrat janë të përkohshëm. Ndonëse gjyqtarët dhe prokurorët janë të emëruar dhe nuk janë të zgjedhur, ndonëse polikanët janë të votuar nga populli, përsëri të përjetshëm nuk janë politikanët, me përjashtim 2, të Berishës dhe Ramës, që janë të paprekshëm dhe të përjetshëm. Unë konceptoj në realitet që gjyqësori ka goditur më shumë politikën se sa politika gjyqësorin. Le të themi vitet e fundit nuk ka asnjë shkarkim nga politika që të ndërhyjë dhe ti ndërpresi mandatin një gjyqtari apo prokurori, ndërsa gjyqësori me gjithë gabimet e veta, ka”,- tha Spahiu. -

Ish-zv.kancelari gjerman largohet nga politika, i rikthehet profesionit të tij
Robert Habeck e ka zgjedhur karrierën e tij si i rritur: mësues. Pasi shkroi tregime për fëmijë, politikani karizmatik i të Gjelbërve, u bë ministër dhe zëvendëskancelar. Ai është njeriu që nënshkroi marrëveshjet e energjisë me Norvegjinë dhe sheikët e Katarit, të cilat e shpëtuan Gjermaninë gjatë dimrit të pushtimit rus, kur fabrikat rrezikonin të mbeteshin pa energji. Robert Habeck do t’i kthehet një profesioni të thjeshtë që i sjell gëzim.
Ish-zëvendëskancelari i Scholz njoftoi dje se po jep dorëheqjen nga vendi i tij në Parlament. Letra me 450 000 firma që i kërkonte ta mendonte edhe njëherë dorëheqjen nuk pati sukses: Politika gjermane ka humbur talentin e saj më të madh oratorik, të vetmin të aftë të prekë zemrat.
Këtë talent, gjermanët e panë sidomos pas 7 tetorit kur mbajti fjalimin e tij të famshëm, të ndjekur nga dhjetë milionë njerëz, duke shpjeguar lidhjen midis gjermanëve dhe hebrenjve dhe pse antisemitizmi ishte monstruoz. Pati edhe një moment, në muzgun e epokës së Merkelit, kur Robert Habeck mund ta kishte zëvendësuar Scholz-in – duket e pabesueshme, megjithatë në vitin 2021 të Gjelbrit ishin kokë më kokë me SPD-në dhe CDU-në, ata mund ta kishin udhëhequr Gjermaninë – por partia preferoi Annalena Baerbock, dhe ai nuk kundërshtoi.Ai mbetet shumë i dashur, një kancelar që nuk u bë i tillë. Tani ai do ta kalojë “vitin tjetër duke bërë kërkime, duke dhënë mësim dhe duke dhënë mësim në institucione të ndryshme” jashtë vendit (në Shkollën e Politikës së Jashtme të Kopenhagenit, shumë pranë shtëpisë, por do të shkojë edhe në Berkeley).
Ai nuk dëshiron të bëhet, siç ka thënë, një “komentator cinik dhe sarkastik” ose “një fantazmë në korridore”. Sigurisht, ai do të ketë një pagë të respektueshme – nëse kemi parasysh pagat e mësuesve në Gjermani, ku mësuesit e shkollës së mesme në vitin e parë të punës fitojnë 3 000 euro neto.
Por çfarë lehtësimi është kur sheh se, përballë joshjes së pushtetit, parave dhe privilegjeve të arritshme, ka nga ata që zgjedhin arsyet e zemrës, ritmin që ata mendojnë se është më i përshtatshëm.
Si një pesëdhjetëvjeçar që ka arritur shumë, përpara se të ezaurohej plotësisht. Në politikë, Habeck ka qenë gjithmonë “realist”, domethënë një centrist, pragmatik, jo-ideologjik. Por në fund të fundit, ai ishte një idealist, një nga ata që nuk dorëzohen kurrë.