Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë presione në detyrën e tij nga politika apo diplomatë të huaj.
Çelaj u pyet nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, bazuar edhe në një deklaratë të disa viteve më parë nga ish-prokurori Adriatik Llalla, sipas të cilit i kishte pasur presione nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu.
“Nuk kam pasur kurrë raporte të tilla apo të kem zhvilluar biseda të tilla. E mohoj kategorikisht”, u përgjigj Çelaj.
Sa i përket task-frocës së ngritur për zgjedhjet e 11 majit, bashkë me SPAK, Çelaj tha: “Ne morëm një sërë masash që kanë efekt edhe mbi parandalimin, edhe pse kjo është kompetencë e policisë. Megjithatë ne mendojmë se kjo do të kishte impakt edhe këtu se kjo tregon angazhimin që ne kishim marrë. Patjetër që mund të kishim bërë më mirë”.
Tag: politika
-

A keni pasur presione nga politika apo diplomatët e huaj? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela: Mund…
-

Presione nga politika apo diplomatët e huaj? Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çelaj tregon të vërtetën
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë presione në detyrën e tij nga politika apo diplomatë të huaj.
Çelaj u pyet gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, bazuar edhe në një deklaratë të disa viteve më parë nga ish-prokurori Adriatik Llalla, sipas të cilit i kishte pasur presione nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu.“Nuk kam pasur kurrë raporte të tilla apo të kem zhvilluar biseda të tilla. E mohoj kategorikisht”, u përgjigj Çelaj.
Sa i përket task-frocës së ngritur për zgjedhjet e 11 majit, bashkë me SPAK, Çelaj tha: “Ne morëm një sërë masash që kanë efekt edhe mbi parandalimin, edhe pse kjo është kompetencë e policisë. Megjithatë ne mendojmë se kjo do të kishte impakt edhe këtu se kjo tregon angazhimin që ne kishim marrë. Patjetër që mund të kishim bërë më mirë”.
-

Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati: Gjyqtari, viktimë e sistemit! Drejtësia në krizë nga politika dhe…
I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, avokati Gylsen Zhllima deklaroi se gjyqtari Astrit Kalaja ishte më tepër viktimë e sistemit dhe ndikimeve politike, sesa përgjegjës për shkelje personale.
“Plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin nuk ishin për të, por për gjithë ata që futen në sistem nga korridoret e politikës dhe jo nga dera e shkollës së Magjistraturës,” u shpreh ai, duke nënvizuar mungesën e meritokracisë në sistem.
Zhllima ka drejtuar kritika mbi situatën aktuale në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një krizë të thelluar nga neglizhenca institucionale dhe ndikimi politik.
“E gjithë kjo situatë është pasojë e institucioneve që kanë fjetur gjatë gjithë kësaj kohe,” u shpreh Zhllima.
Ai kritikoi ashpër vendimet për arrestimin e qytetarëve për shkelje të lehta, duke përmendur raste si ndërtimi i një çatie pa leje apo drejtimi i automjetit pa patentë, të cilat sipas tij po përdoren për të mbushur statistikat, jo për të vënë drejtësi.
“Fusin në burg djem të rinj e vajza të reja për drejtim automjeti pa leje, vetëm për statistika. Ndërkohë, gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj u ka hypur vetja në qejf. Nuk zbatojnë Kushtetutën. Janë ata që kanë kaluar nga ‘Plepat 1’,” theksoi ai me ironi ndaj mënyrës së përzgjedhjes së kuadrit të ri në drejtësi.
Një tjetër problematikë që ngriti avokati ishte mënyra se si trajtohen çështjet në Gjykatën Administrative.
“Në vend që të diskutohet mbi vendimmarrjen, i thuhet klientit se ka një avokat të dobët,” tha ai, duke theksuar mungesën e profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në këtë hallkë të drejtësisë.
Lidhur me bojkotin e seancave gjyqësore, Zhllima u shpreh: “Pse duhet të bojkotoj unë gjyqet? Vendimmarrjen e marrim në bodrume. Kush foli për këtë? Askush!”
Në fund, ai theksoi se politika duhet të fokusohet më shumë tek çështjet e pronës dhe të drejtës themelore të qytetarëve, duke theksuar: “Politikat për punën e pronës duhet të jenë thelbësore.”
Gylsen Zhllima: E gjithë kjo situatë që ndodhi, është për shkak të institucioneve që kanë fjetur gjatë gjithë kësaj kohe.
Fusin në burg njerëz që kanë ndërtuar një çati pa bërë vepra penale, pse nuk e çojnë detyrim paraqitje.
Fusin në burg djem të rinj e vajza të reja për drejtim të automjetit pa leje, thjesht për statistika. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj i ka hypur vetja në qejf sepse nuk zbatojnë Kushtetutën. Janë ata që kanë kaluar nga plepat 1.
Ai viktima, gjyqtari nuk e ka bërë ai shkeljen, por nga pasoja e këtyre që shoqërohen nga politika, ata që futen nga korridori në shkollën e Magjistraturës, këto janë plumbat që qëlluan mbi gjyqtarin, jo avokatët.
E di cfarë ndodh në gjykatën administrative, në vend të flasë për vendimarrjen i thuhet klientit, avokatin e ke të dobët.
“Ne themi mos pranoni Apele, populli na la në mëshirë të afatit”, tha avokat Hysen Zhllima.
Pse duhet të bojkotoj unë gjyqet. Vendimarrjen e marrim në bodrume. Kush foli për këtë? Politikat për punën e pronës, duhet të jenë thelbësore.
-

Politika e do artistin jo partner. Jo rival. Por dekor!
Editorial/ Nga Ervin Bejleri
Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes.
Në kohën kur duhej të ishte zëri i shpirtit, është kthyer në zë të sfondit.
Sepse… në Shqipëri, politika e ka dhunuar artin. E ka dashur dhe e do vasal, të bindur. Që të lutet për një fond, për një skenë, a për një projekt.
Politika e do artistin jo partner. Jo rival. Por dekor.
Një dekor në foto duke mbjellë pemë, që poston e riposton kur u duhet dhe hesht kur i kërkohet.
Sepse politika nuk do rivalë. Dhe artisti është rivali më i rrezikshëm për të:
Artisti i zë skenën, pushton mendjet, fiton me fjalë, jo me pushtet.
Dhe kjo i tremb.
Unë vij nga Teatri.
Teatri të bën njeri. Për të ngrënë e për tu shumuar e bëjnë edhe kafshët. Po teatër, jo. Teatri është ushqim i shpirtit. Por ja që politika i shemb edhe Teatrot…
A mund të ndryshojë një artist një qytet? Një vend?
Nuk është se ka ndonjë rregull për këtë.
Sepse kemi parë një aktor që u bë hero në luftë — Zelensky.
Dhe kemi parë një piktor që u bë kryeministër, por që sot drejton një vend me më shumë varfëri, më shumë korrupsion, dhe më pak liri.
Pra, nuk mjafton të vish nga arti. Duhet të kesh brenda dhe të mos e humbasësh shpirtin e artit. Atë që të bën njeri. Empatinë. Ndjeshmërinë. Aftësinë për t’i parë njerëzit jo si spektatorë të suksesit tënd personal, por si bashkëaktorë në këtë qytet.
Tirana na ka mësuar që arti nuk bën dot ndryshim duke lyer fasadat e pallateve. Arti mund të bëjë ndryshim duke përmirësuar jetën, duke zbukuruar shpirtin e atyre që jetojnë brenda atyre mureve, pas atyre fasadave. Atëherë ndoshta mund të bësh një ndryshim të vërtetë.
Një artist në politikë mund të bëjë një ndryshim të madh për mirë, ose një ndryshim të madh për keq.
Pyetja është: Je artist i njerëzve, apo je artist i salloneve?
-

Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve/ Beqiri: E frymëzoi Sali Berisha me “shkollën e plepave”
Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News kritikoi gjuhën e politikës, e cila sipas tij, është kundër sistemit të drejtësisë.
Ai theksoi se urrejtja ndaj gjyqtarëve i ka rrënjët që në vitin 1992, kur Sali Berisha krijoi “shkollën e plepave”.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, gjyqtarët nuk jepnin drejtësi, por mbanin anën e të fortëve dhe atyre që paguanin paratë.
“Politika në radhë të parë nuk e do drejtësinë. Politika e shkatërroi drejtësinë në vend. Me farën që është mbjellë pas 1992, vrasje do ketë. Këtë klimë e krijoi Sali Berisha me shkollën e plepave. Ata e qelbën drejtësinë. Astrit Kalanë ka vrarë politika po e po, gjuha e urrejtjes që ka mbjellë kjo politikë.
Ai nuk ka lënë asgjë pa thënë për Astrit Kalanë, e quajti enverist. Gjyqtarët në Shqipëri, sa i përket problemit të sigurisë fizike të tyre ka qenë një katastrofë e vërtetë se nuk trashëguam asgjë nga sistemi që e përmbysëm. Në kohën e Berishës ishin katastrofë.
Ai ishte një shtet inekzistent në kohën e tij. Gjyqtarët në atë kohë i mbronte korrupsioni. Ata ua dhanë të drejtën kush kishte armën, kush kishte paranë. Astrit Kalanë e vranë edhe kolegët e tij”, tha ai.
-

“Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve nisi në vitin 1992”, Beqiri akuzon Berishën: Sali e qelbi drejtësinë, u dha..
Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në një emision televiziv kritikoi gjuhën e politikës, e cila sipas tij, është kundër sistemit të drejtësisë.
Ai theksoi se urrejtja ndaj gjyqtarëve i ka rrënjët që në vitin 1992, kur Sali Berisha krijoi “shkollën e plepave”.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, gjyqtarët nuk jepnin drejtësi, por mbanin anën e të fortëve dhe atyre që paguanin paratë.
“Politika në radhë të parë nuk e do drejtësinë. Politika e shkatërroi drejtësinë në vend. Me farën që është mbjellë pas 1992, vrasje do ketë. Këtë klimë e krijoi Sali Berisha me shkollën e plepave. Ata e qelbën drejtësinë. Astrit Kalanë ka vrarë politika po e po, gjuha e urrejtjes që ka mbjellë kjo politikë.
Ai nuk ka lënë asgjë pa thënë për Astrit Kalanë, e quajti enverist. Gjyqtarët në Shqipëri, sa i përket problemit të sigurisë fizike të tyre ka qenë një katastrofë e vërtetë se nuk trashëguam asgjë nga sistemi që e përmbysëm. Në kohën e Berishës ishin katastrofë.
Ai ishte një shtet inekzistent në kohën e tij. Gjyqtarët në atë kohë i mbronte korrupsioni. Ata ua dhanë të drejtën kush kishte armën, kush kishte paranë. Astrit Kalanë e vranë edhe kolegët e tij”, tha ai. -

“Politika ka lënë plagë të hapur”, Lapaj për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mbi 10,500 të vrarë për pronën në Shqipëri
Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, është shprehur se në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit janë vrarë mbi 10500 persona.
Komentet Lapaj i bëri në një emision televiziv, ku komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Lapaj tha gjithashtu se përgjegjëse për të gjitha mosmarrëveshjet për çështjet e pronave është politika, me ligjet e ndryshme që ka nxjerrë, të cilat sipas tij, çojnë në përplasje mes qytetarëve.
“Po të mendosh sa vend i vogël jemi dhe sa shumë probleme prodhojmë në raport me pronën, duket sikur këtu jetojnë një miliardë banorë. Unë mendoj se kjo është e qëllimshme nga klasa politike shqiptare. Dhe po të them kronologjinë pse e mendoj. A e dini se sa të vrarë ka për çështjen e pronës në tranzicionin shqiptar? Mbi 10500 të vrarë. Ky është fakt, janë vrarë njerëzit për një gardh, për një kanal.
Së pari, politika miratoi një ligj të quajtur ligji 7501, pastaj miratoi një ligj për privatizimin e ish ndërmarrjeve bujqësore, pastaj miratoi një ligj për legalizimin e objekteve që ndërtohen në toka që nuk kanë destinacion, pastaj e shtynë afatin e këtij ligji për legalizimet në pafundësi. Dhe çfarë është bërë? Është lënë një plagë e hapur në mënyrë të vazhdueshme. Pra për të njëjtën pronë mund të ketë edhe konflikt të 3-fishtë ose të 4-fishtë. Pra kush e ka bërë këtë? Politika”, tha mes të tjerash Lapaj. -

“Politika po sulmon prokurorë dhe gjykatës”, reagon ashpër Mërtiri: Berisha ka pasur një gjuhë të ashpër ku ka çuar..
Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në një emision televiziv, theksoi se për gjendjen e gjyqësorit në Shqipëri, fajtor është politika.
Ai u shpreh se politikanët kanë ‘sulmuar’ prokurorë e gjykatës, duke nënvizuar se kreu i PD Sali Berisha ka pasur një gjuhë më të ashpër ndaj drejtësisë.
Mërtiri nënvizoi se policia duhet të qëndrojë larg drejtësisë.
Gjatë kësaj interviste, analisti Mërtiri komentoi edhe kandidaturën e Florian Binajt, duke thënë se është i zgjedhur nga Berisha. Sipas tij, lëvizja e Berishës është një bojkot i fshehur.
“Florian Binajn e vlerësoj edhe për aktivitetin e tij si aktivist. Por besoj se askush nga kandidatët e PD nuk do të fitonte. Unë shpresoja se do të ishte një kandidat larg influencave politike. Mendoj që kandidatura e Ermal Hasimja ishte më e duhura. Qëndrimet e tij kanë qenë objektive dhe me kredibilitet. Por Berisha nuk e pranoi për shkak se nuk e kontrollon dot, jo se do të kontrollojë zotin Binaj, por duke qenë se nuk është politikan, nuk i krijon rrezikshmëri Berishës… Kreu i PD kërkon që të mos marrë kostot e kandidimit të kandidatit të vet dhe kjo lojë është një bojkot i pashfaqur. Pra Berisha nuk ka kurajë as të bojkotojë dhe as të marrë pjesë”, tha ndër të tjera ai. -

“Mbi 10 mijë e 500 të vrarë për pronën në Shqipëri”/ Lapaj: Pse politika është fajtore
Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, është shprehur se në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit janë vrarë mbi 10500 persona.
Komentet Lapaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Lapaj tha gjithashtu se përgjegjëse për të gjitha mosmarrëveshjet për çështjet e pronave është politika, me ligjet e ndryshme që ka nxjerrë, të cilat sipas tij, çojnë në përplasje mes qytetarëve.
“Po të mendosh sa vend i vogël jemi dhe sa shumë probleme prodhojmë në raport me pronën, duket sikur këtu jetojnë një miliardë banorë. Unë mendoj se kjo është e qëllimshme nga klasa politike shqiptare. Dhe po të them kronologjinë pse e mendoj. A e dini se sa të vrarë ka për çështjen e pronës në tranzicionin shqiptar? Mbi 10500 të vrarë. Ky është fakt, janë vrarë njerëzit për një gardh, për një kanal.
Së pari, politika miratoi një ligj të quajtur ligji 7501, pastaj miratoi një ligj për privatizimin e ish ndërmarrjeve bujqësore, pastaj miratoi një ligj për legalizimin e objekteve që ndërtohen në toka që nuk kanë destinacion, pastaj e shtynë afatin e këtij ligji për legalizimet në pafundësi. Dhe çfarë është bërë? Është lënë një plagë e hapur në mënyrë të vazhdueshme. Pra për të njëjtën pronë mund të ketë edhe konflikt të 3-fishtë ose të 4-fishtë. Pra kush e ka bërë këtë? Politika”, tha mes të tjerash Lapaj. -

“Basha e Berisha desh u vranë më 8 janar!” Sula: Politika ushqen urrejtje dhe ndodhin ngjarje si vrasja e gjyqtarit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke bërë një paralelizëm me tensionet brenda vetë Partisë Demokratike.
Sula kujtoi se më 8 janar, gjatë përplasjes mes ish-liderëve të PD-së, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, situata kishte marrë përmasa ekstremisht të rrezikshme:
“Mbajeni mend rastin e 8 janarit. Ajo ishte vetëgjyqësi! Turma u ngrit për të sulmuar turmat e tjera, për të vrarë vëllezër të tjerë. Gati u shqyen njëri-tjetrin. Kjo tregon kulturën dhe edukatën se si situata mund të shpërthejë kur politika i nxit njerëzit të shikojnë njëri-tjetrin si armik”, deklaroi Sula.
Ai shtoi se problemi nuk është individi, por mënyra se si politika ka kapur vendin dhe krijon klimë dhune: “Ky vend është kapur për fyti. Ka edhe qytetarë të pafajshëm, por ka edhe prokurorë dhe gjyqtarë që japin vendime të padrejta për qytetarët. Kjo situatë nuk është rast i izoluar, është pjesë e një modeli më të gjerë”, tha ish-deputeti.
Sula paralajmëroi se klimat e tilla ekstreme, kur individët përdoren si armë politike, kontribuojnë në krizën e besimit te drejtësia dhe rritin rrezikun për ngjarje tragjike si vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja.
“Kur politika ushqen urrejtje dhe frikë, ndodhin gjëra si kjo që pamë këtë të hënë në Gjykatën e Apelit”, tha ai.