Tag: politika

  • ”Politika nuk e dominon dot më drejtësinë”, Çipa: Fenomeni i pandëshkueshmërisë ka përfunduar

    ”Politika nuk e dominon dot më drejtësinë”, Çipa: Fenomeni i pandëshkueshmërisë ka përfunduar

    Analisti Aleksandër Çipa komenton veprimtarinë e sistemit të drejtësisë në raport me politikën. Për të politika së fundmi është bërë më e rafinuar për t’u mbrojtur nga goditjet e drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut.
    “Mendoj që sistemi i drejtësisë duhet që të vepronte pa krijuar evazivitete juridike dhe interpretime palësh. Në rastin konkret nëse një prokuror apo një gjykatë e dinte se do të ngrihej pretendimi nga pala e shumicës në vend për të padrejtën që ka gjykata për të pezulluar zëvendëskryeministren në detyrë, nuk duhet ta bënte këtë dhe ndoshta duhej të ndiqte një rrugë tjetër, e cila nuk do të haste këtë rezistencë dhe këtë interpretim politik jo vetëm nga shumica por edhe nga zëra të tjerë të shoqërisë civile.
    Në rastin e përvojës dhe kulturës politike në vendin tonë, ne e dimë fort mirë që politikanët dhe hierarkia e lartë politike e përdor politikën si një koracë mbrojtëse, ndoshta në rastet e fundit në mënyrën më të rafinuar sepse më herët kemi pasur edhe precedentë shumë herë më evidentë dhe flagrantë”, tha Çipa.

  • “Politika të bëjë më shumë për njerëzit”/ Shqipëria feston Pavarësinë, analisti Leka: Është koha e shqiptarëve

    “Politika të bëjë më shumë për njerëzit”/ Shqipëria feston Pavarësinë, analisti Leka: Është koha e shqiptarëve

    Shqipëria kremton këtë të premte 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Festa kuq e zi ndihet ngado, ndërsa kryeqendra festimeve mbetet padyshim Vlora, qyteti simbol që shënjon Ditën së Flamurit.
    Analisti Martin Leka, i ftuar në një studio televizive u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar shumë përgjatë viteve dhe se qytetarët duhet të ndihen krenarë. Ai theksoi se është koha e shqiptarëve dhe ky moment duhet shfrytëzuar më mirë nga të gjithë aktorët.
    “Shqipëria ka ndryshuar shumë. Shqipëria ka bërë shumë përpara. Kosova ka bërë shumë përpara, sepse një ndër apekset më të rëndësishme është dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës edhe pse padrejtësisht jemi në dy shtete.
    Sot mund të themi me plot gojën, që është koha e shqiptarëve. Këto festa ne duhet t’i kthejmë në ditë reflektimi për të gjithë ata gjëra që duhen bërë më mirë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Faktori shqiptar ka filluar të ndihet, ka filluar të jetë dominanat.
    Fakti që Shqipëria në shumë aspekte, merret si referencë, sepse jemi shumë afër pranimit me të drejta të plota në BE tregon shumë. Po ashtu dhe populli i Kosovës ka bërë përparime me vendosjen e shtetit ligjor atje dhe shqiptarët ngado kanë të drejtë të krenohen me dy pjesët e ndara të kombit dhe kanë plot gjëra që mund t’i bëjnë më mirë.
    Politika duhet të jetë më dinjitoze, më praktike, më e afërt me qytetarin dhe t’i japë zë problemeve madhore që kanë shqiptarët dhe të luftojnë fenomenet negative që e bëjnë çdo lloj demokracie të brishtë”, tha ai.
    Ai kritikoi opozitën, duke shtuar se është e papranueshme që Dita e Flamurit të përdoret për propagandë politike.
    “Stabiliteti është sepse e kemi një qeveri dominante me vota në parlament dhe situate është e konsolidua., por politikat në përgjithësi janë ende të brishta. Opozita duhet të ishte flamurtare sot. Kryetari i opozitës dhe të tjerët në Ditën e Flamurit flasin për narkotshtet, regjime, për gjëra që kanë 360 ditë të tjera për ti’ thënë këto gjëra. Një ditë si kjo duhet të ishte një ditë feste. Politika e ka gjuhën e drunjtë, të ashpër, të mosmarrëveshjes dhe të moskuptimit.”, shtoi Leka.
    Lidhur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në të ardhmen, Leka thotë se fenomeni, i cili duhet të goditet më shumë mbete korrupsioni. Sipas tij, ky element nëse nuk luftohet sa duhet do na e vështirësojë rrugën drejt BE.
    “Korrupsioni është një element i kudo ndodhur, i kudo gjendur edhe në botë, por bota ka mekanizma që e luftojmë atë që në gjenezë. Ky lloj korrupsion duhet të ndalet, sepse fundja janë lekët që iu merren qytetarëve . Korrupsioni është gangrena dhe lufta më e madhe që duhet të bëjë çdo shqiptar dhe organi i drejtësisë. Ai [korrupsioni} na pengon.. nëse na pengon drejt integrimit në BE.”, tha ai.

  • Dumani: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe krimi i organizuar

    Dumani: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe krimi i organizuar

    Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirësitë gjatë punës në SPAK që prej krijimit 6 vite më parë.
    Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.
    Megjithatë Dumani përmendi si vështirësi edhe presionet nga politika, media apo krimi.
    “Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendjeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.
    Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar.
    Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”,- tha Dumani.

  • “Jemi të përgatitur për…”, Dumani nga Brukseli: Kemi marrë kërcënime nga politika dhe krimi

    “Jemi të përgatitur për…”, Dumani nga Brukseli: Kemi marrë kërcënime nga politika dhe krimi

    altin dumani ne bruksel

    TIRANË- Altin Dumani, kreu i aktual i SPAK, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Belgjikë në datat 18–19 nëntor, në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra Evropiane e Politikave (European Policy Centre). Përmes një postimi në rrjetet sociale delegacioni Evropian në Shqipëri ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, ku Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.
    Mësohet se gjatë takimit, Dumani ka përmenduar edhe vështirësitë kryesore me të cilat përballet SPAK. Mes tyre, kreu i këtij institucioni theksoi se SPAK përballet me presione dhe kërcënime të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm nga politika, por sidomos nga krimi i organizuar. 
    “Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendjeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara. Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”, tha Dumani.

    Postimi i plotë:
    Një diskutim i frytshëm javën e kaluar në një nga institutet kryesore të politikave në Bruksel, Qendra Evropiane e Politikave (European Policy Centre), me Altin Dumanin, Kryeprokuror i Posaçëm i Shqipërisë, dhe Giulio Vennerin, Zëvendësshef i Njësisë për Strategjinë e Zgjerimit dhe Koordinimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), vuri në dukje rolin kyç të SPAK-ut në reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
    Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut. “Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh ndershmërinë mbi cinizmin dhe kur institucionet ndërtohen jo për komoditet politik, por për shërbim publik,” u shpreh ai.
    Venneri nënvizoi se rezultatet në rritje të SPAK-ut, të ndërtuara mbi arritje konkrete, forcimin e kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Kur vendet i zbatojnë me seriozitet reformat, edhe BE-ja jep përgjigjen e saj,” tha Venneri.

  • Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar

    Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar

    “Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar”. Kështu është shprehur drejtuesi i SPAK, Altin Dumani gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave.
    Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.
    Drejtuesi i SPAK vuri në dukje se rrjetet shqiptare të krimit operojnë në pothuajse të gjitha vendet e BE-së, por edhe në SHBA e Amerikën Latine, çka e bënte bashkëpunimin ndërkombëtar të domosdoshëm.

    Sot, shtoi ai, SPAK konsiderohet partner i besueshëm.
    Dumani: Vështirësitë kanë qenë të shumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.
    Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato.Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar.
    Pavarësia e SPAK nuk është simbolike. Është kushti që u ka lejuar prokurorëve të punojnë pa frikë dhe pa ndërhyrje. SPAK ka qenë institucioni më i besuar në Shqipëri për tre vite me radhë, me rreth 70 për qind mbështetje.
    /vizionplus.tv

  • “Kemi marrë kërcënime nga politika dhe krimi”/ Dumani në Bruksel: Prokurorët e SPAK janë të përgatitur për…

    “Kemi marrë kërcënime nga politika dhe krimi”/ Dumani në Bruksel: Prokurorët e SPAK janë të përgatitur për…

    Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirësitë gjatë punës në SPAK që prej krijimit 6 vite më parë.

    Dumani theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion model i reformës në drejtësi në Shqipëri, i ndërtuar mbi pavarësinë, profesionalizmin, qëndrueshmërinë institucionale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besimin e publikut.
    Megjithatë Dumani përmendi si vështirësi edhe presionet nga politika, media apo krimi.
    “Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet. Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendjeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
    Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.
    Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar.
    Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”-tha Dumani.
     

    Top Channel

  • Vuçiç mund të bëhet kryeministër në 2027, mediat serbe ngrenë aludime, pse presidenti nuk do të heqë dorë nga pushteti

    Vuçiç mund të bëhet kryeministër në 2027, mediat serbe ngrenë aludime, pse presidenti nuk do të heqë dorë nga pushteti

    Marsela SHYTIA
    Lëvizja Kryengritja Ekologjike në Serbi ka ngritur një pyetje të rëndësishme lidhur me të ardhmen politike të Aleksandër Vuçiçit pas përfundimit të mandatit të tij presidencial në vitin 2027. Pas një periudhe të gjatë në pushtet dhe një kontrolli të fortë të politikës serbe, është e natyrshme që shumë qytetarë dhe analistë të kenë pyetje dhe dyshime mbi atë se çfarë do të bëjë Vuçiç pas mbarimit të mandatit të tij si president. Do të tërhiqet ai nga politika, apo do të kërkojë një post tjetër të fuqishëm, si ai i kryeministrit? E gjithë kjo ka ngritur diskutime, pasi Vuçiç ka lënë të kuptohet se do të largohet nga presidenca, por ka lënë shumë hapësirë për interpretim në lidhje me mundësinë e një rikthimi të tij në politikë me një rol tjetër.
    “Pasardhësit”
    Në vitin 2022, pas betimit të tij për një mandat të dytë pesëvjeçar si president, Vuçiç kishte thënë se nuk do të ndryshonte Kushtetutën për të qëndruar më shumë në pushtet. Ai theksoi se nuk kishte ndërmend të kandidohej përsëri për një mandat të tretë presidencial, duke sugjeruar se do të tërhiqej nga politika pas përfundimit të mandatit të tij në vitin 2027. Sidoqoftë, ai gjithashtu ka shpallur se do t’u ofronte “pasardhësve” të tij mundësi të mira dhe burime të forta njerëzore, duke përmendur figura si Ana Brnabiç dhe Sinisha Mali, por pa zbuluar kush mund të jetë pasardhësi i tij i drejtpërdrejtë. Kjo ka lënë të kuptohet se, ndonëse ai planifikon të largohet nga posti i presidentit, ai mund të jetë ende i përfshirë në politikë, duke ofruar mbështetje dhe orientim për ata që mund të pasojnë.
    Përgjigjja e Vuçiçit
    Në një intervistë të fundit, Vuçiç theksoi se “kam punë të tjera” dhe se është i lodhur nga politika, duke përmendur se do të shfrytëzojë popullaritetin e tij të madh për të kontribuar në marrëdhëniet e Serbisë me vende të tilla si Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai e shpjegoi se, megjithëse mund të largohet nga politika aktive, do të jetë i gatshëm të udhëtojë dhe të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimet ndërkombëtare. Kjo ka bërë që shumë të mendojnë se Vuçiç mund të përqendrohet në një rol më të pasiv, ndoshta si një figurë influente që mbështet politikat e jashtme të Serbisë, pa u angazhuar drejtpërdrejt në qeverisjen e përditshme të vendit. Por pyetja mbetet: a është ky fundi i karrierës së tij politike apo një kalim në një tjetër post kyç, si ai i kryeministrit?
    Trashëgimia politike
    Një nga temat që Vuçiç ka theksuar shpesh është trashëgimia e tij politike. Ai ka shprehur shqetësimin se pas përfundimit të mandatit të tij, ai dëshiron të sigurojë që Serbia të ketë një trashëgimi të qëndrueshme dhe të fortë. Ai ka theksuar se, gjatë periudhës së tij në pushtet, ka qenë në qendër të ndryshimeve politike më të mëdha në Serbi që nga periudha e Millosheviçit dhe periudha kalimtare që pasoi. Vuçiç ka theksuar se është i vetmi president që ka qëndruar në pushtet për kaq shumë kohë dhe se kjo i ka dhënë mundësinë të lërë një shenjë të thellë në histori. Por, ndërkohë që ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij pas mandatit presidencial, ai ka shpallur se do të presë deri në fund të mandatit dhe ndoshta edhe më tej për të investuar në zhvillimin e pasurive të tij, duke përmendur mundësinë e blerjes së një trualli në jug të Serbisë.
    Jeta pas politikës
    Ky qëndrim lë të hapur mundësinë që Vuçiç të qëndrojë në politikë për një kohë të gjatë, ndoshta duke përfituar nga ndikimi i tij dhe popullariteti në nivele të tjera të administratës shtetërore. Kështu, ndërkohë që Vuçiç ka njoftuar planet e tij për t’u tërhequr nga presidenca, ekzistojnë dyshime të mëdha se ai mund të synojë një post tjetër të fuqishëm pas mbarimit të mandatit të tij. Megjithatë, deri më tani, ai ka shmangur të bëjë një deklaratë të qartë se çfarë do të bëjë pas vitit 2027, duke lënë hapësirë për spekulime dhe diskutime mbi atë që mund të jetë e ardhmja e tij në politikën serbe. Pas shumë vitesh dominimi në Serbi, do të jetë interesante të shohim se si do të zhvillohet skena politike dhe nëse Vuçiç do të mbajë ende një ndikim të madh pas largimit nga posti i presidentit.

  • “Treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve”/ Zgjedhjet e 9 nëntorit, reagon ashpër analisti: Ishin kambanë alarmi

    “Treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve”/ Zgjedhjet e 9 nëntorit, reagon ashpër analisti: Ishin kambanë alarmi

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një studio televizive, komentoi pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar atë si një “kambanë alarmi” për politikën shqiptare.
    Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë, Vangjeli i cilësoi si një sondazh politik i porositur nga politika dhe i certifikuar nga KQZ. Sipas tij, distanca midis qytetarëve dhe klasës politike është kthyer në një humnerë, ku as mazhoranca dhe as opozita nuk arrijnë të përfaqësojnë interesat publike.
    Lorenc Vangjeli:
    “Këtë herë dëgjova kambana shumë të forta, tingëllimin dhe jehonën e tyre e kemi dëgjuar edhe pa u shfaqur në horizont kambanat. Klithma e madhe e protestës që duhet bërë është për publikun. Ato ishin një sondazh politik i porositur nga politika dhe e certifikuar nga KQZ. Çfarë përfundimi nxjerrim? Kryesori është distanca gjithmonë e më e thellë se një humnerë mes pozitës dhe opozitës, mes saj klase politike që duhet të zgjidhë problemet e publikut dhe publikun që nuk ka më shpresë. I pari është refuzimi i qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e të së dielës, refuzimi ishte i jashtëzakonshëm. Kjo është kambanë që bie. Qytetarët po kuptojnë se politika është një biznes. 30 vite pas komunizmin në të themi që kemi devijuar dhe nuk kemi më hierarki. Në zgjedhjet e së dielës nuk kishte garë”.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit – Vangjeli: Ishin kambanë alarmi, treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve

    Zgjedhjet e 9 nëntorit – Vangjeli: Ishin kambanë alarmi, treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve

    Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Trialog” në RTSH, komentoi pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar atë si një “kambanë alarmi” për politikën shqiptare.
    Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë, Vangjeli i cilësoi si një sondazh politik i porositur nga politika dhe i certifikuar nga KQZ.
    Sipas tij, distanca midis qytetarëve dhe klasës politike është kthyer në një humnerë, ku as mazhoranca dhe as opozita nuk arrijnë të përfaqësojnë interesat publike.
    “Këtë herë dëgjova kambana shumë të forta, tingëllimin dhe jehonën e tyre e kemi dëgjuar edhe pa u shfaqur në horizont kambanat. Klithma e madhe e protestës që duhet bërë është për publikun. Ato ishin një sondazh politik i porositur nga politika dhe e certifikuar nga KQZ. Çfarë përfundimi nxjerrim? Kryesori është distanca gjithmonë e më e thellë se një humnerë mes pozitës dhe opozitës, mes saj klase politike që duhet të zgjidhë problemet e publikut dhe publikun që nuk ka më shpresë. I pari është refuzimi i qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e të së dielës, refuzimi ishte i jashtëzakonshëm. Kjo është kambanë që bie. Qytetarët po kuptojnë se politika është një biznes. 30 vite pas komunizmin në të themi që kemi devijuar dhe nuk kemi më hierarki. Në zgjedhjet e së dielës nuk kishte garë”, tha Vangjeli.

  • Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet, jo për karrige

    Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet, jo për karrige

    Pas humbjes së garës elektorale në Bashkinë e Matit, kandidati i opozitës Eduart Brahilika u është drejtuar qytetarëve matjanë me një mesazh në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij ai shprehet se beteja e tij politike nuk kishte të bënte me poste, por me dinjitetin dhe vlerat njerëzore.
    “Jam këtu sot për t’ju parë në sy me krenarinë e një njeriu që nuk u shit, që nuk u përkul, që nuk u tremb, por guxoi përballë një sfide të pabarabartë. Do të jem me ju, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo derë ku njerëzit kërkojnë drejtësi. Do të jem aty ku varfëria ka ul kokën, ku padrejtësia në këtë vend është ulur këmbëkryq, ku shpresa ka nevojë për zë”, u shpreh Brahilika.
    Ai falënderoi qytetarët e Matit që e mbështetën dhe theksoi se pavarësisht rezultatit, qëllimi i tij ishte të kujtonte se politika duhet të jetë pronë e të ndershmëve, jo e të fortëve.
    “Unë qeshë vetëm njëri nga ata që  guxoi. Unë qeshë mundësia që të ndaheshit nga arroganca, nga përdorimi, nga mungesa e lirisë. Unë qeshë përpjekja për t’ju kujtuar se politika nuk është pronë e të fortëve, por e të ndershmëve. Qeshë dëshmia se në këtë vend ka ende njerëz që nuk shiten, që nuk përkulen, që nuk dorëzohen. Sot nuk ndihem i humbur se nuk luftova për karrige, por për dinjitet dhe dinjiteti ju e dini kurrë nuk humbet”, u shprehet ai.
    Brahilika thekoi se gjatë fushatës u përball me një shtet të pozicionuar kundër tij, por nënvizoi se kishte në krah njerëzit e ndershëm, që për të përbën fitoren më të madhe.
    Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen e të mos humbasin shpresën.
    “Unë besoj se dita do të vijë. Dita kur nuk do të ketë më frikë, kur fëmijët tanë do të rriten me dinjitet, kur politika do të jetë shërbim, përulje dhe jo nënshtrim e biznes. Shqipëria nuk do të bëhet kurrë e bukur, nëse njerëzit e ndershëm dorëzohen”.