Izmir
TURQI- Dy oficerë policie u vranë dhe të paktën tre të tjerë, përfshirë një civil, u plagosën të hënën në një sulm ndaj një stacioni policie në qytetin portual perëndimor të Izmirit në Turqi, njoftuan autoritetet lokale.
Kryetari i bashkisë së Izmirit, Cemil Tugay, tha në X se “sulmi i pabesë” ndodhi në stacionin e policisë Salih Isgoren në lagjen Balcova.
Sulmuesi, i cili thuhet se është një adoleshent 16-vjeçar, është arrestuar, tha Prokurori Publik i Izmirit, Ali Yeldan, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes. Sipas mediave turke, i riu është arrestuar pas ngjarjes.
Videoja e filmuar nga një dëshmitar okular tregon autorin teksa po largohet me nxitim nga vendi i ngjarjes, ndërsa në dorë mban armën e krimit.
???? Polis merkezine saldıran şahıs yakalandı!➥ İzmir’in Balçova ilçesinde polis merkezine gelen 16 yaşındaki şahıs uzun namlulu silahla ateş açtı. Saldırıda 2 polis şehit olurken 1 polis yaralandı. Yakalanan şahsın görüntüleri kamerada. pic.twitter.com/pz9a2S7anf
— Haber 7 (@Haber7) September 8, 2025
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi përmes një reagimi në rrjetet sociale bilancin e viktimave dhe dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë një akt kriminal të papranueshëm.
Në të kaluarën, Turqia ka qenë shënjestër e sulmeve nga rebelët kurdë, organizatat islamike dhe grupet e ekstremit të majtë, ku shpesh shënjestrohen forcat e sigurisë./ZËRI
