Tag: policor

  • Durrës, operacioni policor “Spring”, vë në pranga 3 shtetas, sekuestrohen 3.5 kilogramë kanabis

    Durrës, operacioni policor “Spring”, vë në pranga 3 shtetas, sekuestrohen 3.5 kilogramë kanabis

    Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar “Spring”.Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së kanabisit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.Sekuestrohen 3.5 kilogramë kanabis, e përpunuar dhe gati për shitje.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Spring”.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Gjatë operacionit, pranë mbikalimit të Shkozetit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi H. Ç., i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në zonën e Lushnjës. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me peshë rreth 3.5 kilogramë.Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë, konkretisht A. K., 43 vjeç dhe G. K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin shitur shtetasit H. Ç., në zonën e Spitallës, lagjja nr. 15, lëndën narkotike që iu sekuestrua gjatë këtij operacioni.Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit A. K. dhe G. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një dorezë hekuri.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë në një makinë me targa serbe, arrestohet një person

    Një operacion policor i koduar “SHTEGU” ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 32 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e një të dyshuari në Pikën Kufitare të Jarinjës.
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Njësinë e Krim-Teknikës, ka ndaluar për kontroll një automjet Mercedes A-Class me targa serbe, pas dyshimeve se transportonte substanca të paligjshme.
    Makina është dërguar për kontroll më të detajuar në Mitrovicën e Jugut, ku është zbuluar një rezervuar i fshehtë metalik, me dimensione 160x97x25 cm. Brenda tij, policia ka gjetur 30 pako me marihuanë, me peshë totale 32.4 kilogramë.
    I dyshuari, N.M. nga Beogradi, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Ndërkohë, automjeti dhe dy telefona celularë janë sekuestruar për hetime të mëtejshme.
    Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj në luftën kundër trafikut të drogës dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR