Tag: policor

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”/ Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari, sekuestrohen…

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”/ Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari, sekuestrohen…

    Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili organizonte lojëra fati të palejuara me kompjuterë dhe tavolinë pokeri. Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, zbulohet një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në një lokal. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë).
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Next”. Gjatë këtij operacioni, u evidentua një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme në ambientet e një lokali në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të këtij lokali, shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi dyshohet se në lokalin e tij organizonte lojëra fati të palejuara përmes pajisjeve kompjuterike dhe një tavoline pokeri.
    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Operacioni policor “The Holder” vë në pranga 41-vjeçarin nga Tirana për posedim armësh dhe municioni

    Operacioni policor “The Holder” vë në pranga 41-vjeçarin nga Tirana për posedim armësh dhe municioni

    Tiranë, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”.Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • EMRI/ Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, vihet në pranga 41 vjeçari në Tiranë

    EMRI/ Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, vihet në pranga 41 vjeçari në Tiranë

    Në kuadër të operacionit policor “The Holder”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë finalizuar një aksion të suksesshëm për goditjen e veprimtarive të paligjshme.

    Si rezultat, është arrestuar shtetasi Saimir Allmuça, 41 vjeç, dhe janë sekuestruar armë zjarri, armë sportive, municion luftarak dhe emblema policie, duke përfshirë edhe një armë e ftohtë që iu gjet gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tij.

    Njoftimi i Policisë:

    Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”.
    Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).
    Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
     

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Backseat”/ Lëvizte i armatosur me taksi arrestohet 22-vjeçari, ja detajet

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Backseat”/ Lëvizte i armatosur me taksi arrestohet 22-vjeçari, ja detajet

    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Backseat”.
    Lëvizte me armë zjarri si pasagjer në një taksi, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Backseat”.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, tek Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Nga kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.
    Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “End”/ I shpallur në kërkim, vihet në prangat e policisë 57-vjeçari (EMRI)

    Finalizohet operacioni policor i koduar “End”/ I shpallur në kërkim, vihet në prangat e policisë 57-vjeçari (EMRI)

    Njoftimi i policisë:
    Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End”.
    Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.
    Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 3″/ Procedohen 2 shtetaset kineze, ja akuzat që rëndojnë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 3″/ Procedohen 2 shtetaset kineze, ja akuzat që rëndojnë

    Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 3″. Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
    Procedohen penalisht dy shtetase kineze që kishin marrë me qira banesën. Procedohen penalisht dhe 6 shtetas shqiptarë që u gjetën në këtë banesë. Vijon puna intensive për kapjen e organizatorëve të rekrutimit të shtetasve kineze me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Sekuestrohen shuma parash, aparate celular dhe karta banke.
    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 3”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për veprat penale “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” për shtetaset kineze R. W, 54 vjeçe, X. X., 41 vjeçe. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetasve kineze.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke. Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimit proaktiv rezultoi se shtetaset kineze në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishin përshtatur një ambient të marrë me qira, dhe ushtronin prostitucionin. Po nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabacchino”/ Arrestohen tre persona, ja detaje nga operacioni

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabacchino”/ Arrestohen tre persona, ja detaje nga operacioni

    Finalizohet operacioni policor “Tabacchino”, goditen 2 raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.
    Kishin përshtatur subjektet e tyre tregtare për fshehjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit, vihen në pranga 3 shtetas. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tabacchino”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    D. B., 40 vjeç,
    K. V., 44 vjeç 
    A. T., 39 vjeç, të tre banues në Vlorë.
    Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, njëri në përdorim nga shtetasi D. B. dhe tjetri në përdorim nga shtetasit K. V. dhe A. T, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.
    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Vrau veten në kryeqytet, polici është babai moderators së njohur shqiptare

    Vrau veten në kryeqytet, polici është babai moderators së njohur shqiptare

    Nië zyrtar policor i moshës 47 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.
    Lajmin nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar Agron Borovci.
    “Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, tha ai.
    “Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka shtuar Borovci.
    Prive By Liberta Spahiu ka arritur të konfirmojë që viktima është Alban Tolaj, babai i prezantueses së njohur, Elsa Tolajt.
    Ngushëllime familjes!

  • Tmerr, humb jetën në mes të rrugës një polic, dyshohet se…

    Tmerr, humb jetën në mes të rrugës një polic, dyshohet se…

    Një zyrtar policor 47-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.
    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, i cili ka njoftuar se pas marrjes së informacionit për një trup të pajetë në këtë lokalitet, policia dhe mjekët e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë konfirmuar vdekjen e viktimës, një mashkull 47-vjeçar, zyrtar policor.
    Në bazë të të dhënave të para, ndonëse ka disa indikacione që sugjerojnë mundësinë e vetëvrasjes, policia ka nisur një hetim të plotë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e vdekjes.
    Policia e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e të ndjerit.
     

  • Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik

    Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik

    Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik.
    Zyrtari policor, M.Lika, mori plagë të rënda nga arma e zjarrit, të cilave fatkeqësisht nuk iu mbijetoi.
    Rasti e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”.
    Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.
    “Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.
    Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh