Tag: policor

  • Operacioni policor “Garage”/ Mbante të fshehur armë zjarri në garazh, vihet në prangat e policisë 45-vjeçari në Tiranë

    Operacioni policor “Garage”/ Mbante të fshehur armë zjarri në garazh, vihet në prangat e policisë 45-vjeçari në Tiranë

    Një 45-vjeçar i identifikuar si Klodjan Dhima është arrestuar nga policia e kryeqytetit për armëmbajtje pa leje.
    Gjatë kontrollit në garazhin e tij, blutë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe një shkop bejsbolli.
    Njoftimi:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe sende të paligjshme në garazh dhe në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.
    Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Klodjan Dhima, 45 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Aksion i madh policor në shumë zona në Maqedoninë e Veriut

    Aksion i madh policor në shumë zona në Maqedoninë e Veriut

    Nën udhëheqjen e prokurorit publik pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme po realizon aksion të koordinuar në shumë lokacione në vend, përcjell TV21. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për keqpërdorime që kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

    “Bëhet fjalë për dyshime bazë për vepra të shumta penale që i kanë shkaktuar dëm Fondit Shëndetësor. Duke pasur parasysh madhësinë e aksionit, më shumë informata do të ndahen pas përfundimit të të njëjtit”, thonë nga Prokuroria.

     

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Nata”/ Vihet në pranga 27-vjeçari, posedonte lëndë narkotike, armë dhe…

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Nata”/ Vihet në pranga 27-vjeçari, posedonte lëndë narkotike, armë dhe…

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, bazuar në informacione policore të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me automjet, me sende të kundërligjshme, ka organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Nata”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 27 vjeçar, banues në fshatin Roshnik, Berat.
    Gjatë natës, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive.

  • Operacioni “Pako 2″/ Trafikonin drogë me postë në SHBA, bie në prangat e policisë porositësi i lëndës narkotike

    Operacioni “Pako 2″/ Trafikonin drogë me postë në SHBA, bie në prangat e policisë porositësi i lëndës narkotike

    Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Pako 2”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
    Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga porositësi i pakos me rreth 1.07 kilogramë Cannabis.
    Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

    Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh herët në mëngjesin e sotëm në qytetin e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika.
    Në këtë operacion kanë marrë pjesë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë vendosur pika kontrolli në çdo cep të qytetit, duke krijuar një rreth të plotë sigurie gjatë bastisjeve.
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi zyrtarisht se operacioni i sotëm është i ndërlidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika.
    “Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, deklaroi Kelani.
    Hetuesit për krime të rënda po vazhdojnë punën në terren, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se të dhëna shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
    Muhamed Lika u vra para më 1 prill në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’, rreth orës 23:00.
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishte bërë të ditur se rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra nga dy persona në shkallët e ndërtesës ku banon teksa po kthehej nga puna, dhe se autorët e dyshuar ndodhen në arrati.
    Motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta, ndërsa organet e rendit dhe drejtësisë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Operacion i madh policor pas vrasjes së dy personave në Gjermani

    Operacion i madh policor pas vrasjes së dy personave në Gjermani

    Një operacion i madh policor po zhvillohet në Gjermani për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur që vranë dy persona një ditë më parë, njoftoi policia.Trupat e dy viktimave, që të dy të vrarë me armë zjarri, u gjetën para një adrese banimi në Bad Nauheim, qytezë në veri të Frankfurtit të shtunën pasdite, tha policia gjermane.
    “Një forcë e madhe policore është dislokuar”, ku përfshihen edhe policë të pauniformuar, degë të forcave speciale, të cilët po mbështeten nga helikopterë, për gjetjen e sulmuesit apo sulmuesve.“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk ka rrezik për banorët apo për persona të tjerë”, tha policia gjermane.
    Sipas autoriteteve, ende nuk dihen “rrethanat apo motivi” i autorëve të vrasjeve, teksa prokurorët dhe policët kanë nisur hetimet.
    Bad Nauheim gjendet 25 kilometra në veri të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej afër 33.000 banorësh. Qyteti njihet në mbarë botën pasi aty Elvis Presley kishte kryer shërbimin ushtarak nga viti 1958 deri më 1960 dhe ku këngëtari ishte njohur me gruan e tij, Priscilla Presley./rel

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja”/ Bien në prangat e policisë dy persona, të shpallur në kërkim

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja”/ Bien në prangat e policisë dy persona, të shpallur në kërkim

    Dy persona me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë janë arrestuar në Fushë-Krujë dhe Dibër.
    Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionin policor të koduar “Operacionalja”, të shtrirë në disa qytete të vendit për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, brenda 12 orëve të fundit janë finalizuar edhe dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
    1 – Operacionalja 39, në kuadër të të cilit forcat operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
    2 – Ndërsa në kuadër të fazës Operacionalja 40, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
    Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 1”/ Bien në prangat e policisë dy sirianë, ndihmonin emigrantët e…

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 1”/ Bien në prangat e policisë dy sirianë, ndihmonin emigrantët e…

    Dy sirianë u arrestuan në fshatin Kapshticë në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugina 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës. Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se këta shtetas e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale, më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.
    Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së. Shtetasit sirianë u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë, duke shoqëruar 8 shtetas egjiptianë dhe algjerianë, 4 prej tyre të mitur.

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”/ Arrestohet 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal, qëlloi me…

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”/ Arrestohet 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal, qëlloi me…

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.
    30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.
    Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve(vëllezër). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

  • Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeater”/ Autori i shtatë vjedhjeve, bie në prangat e policisë 23-vjeçari

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeater”/ Autori i shtatë vjedhjeve, bie në prangat e policisë 23-vjeçari

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer bazuar në inteligjencën policore, u finalizua operacioni policor i koduar “Repeater”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. T., 23 vjeç.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve. Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.