Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.
Lokalizohet dhe kapet 42-vjeçari, vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, 2 vjet më parë. Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. 42-vjeçari akuzohet se bashkë me A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tag: policor
-

Finalizohet operacioni policor “Kodi”/ Vodhi 10 mijë euro dy vite më parë në një studio ligjore, arrestohet sot…
-

“Dozat” e Komisariatit të Policisë së Devollit, çojnë pas hekurave 28-vjeçarin nga Bilishti
Publikimi i Policisë së Shtetit bën me dije se është finalizuar operacioni policor i koduar “Dozat”.Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza, njofton policia.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, në zonën e Bilishtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dozat”.Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-

Kurti përuroi stacionin e ri policor në kufi me Serbinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përuruar sot objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit, vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.Sipas Zyrës së Kryeministrit, ndërtimi i këtij stacioni ka kushtuar rreth 753 mijë euro dhe shtrihet në një sipërfaqe prej afër 3,980 metra katrorë. Prej andej do të operojë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale në zonë.“Zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjitetshme pune, por edhe performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çdo veprimtarie tjetër ilegale,” deklaroi Kurti gjatë përurimit.Ai falënderoi Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, operatorin ekonomik, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për bashkëpunimin e frytshëm. Objekti është përuruar vetëm gjashtë muaj e gjysmë pas vendosjes së gurthemelit, më 25 nëntor të vitit të kaluar.
-

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë
Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me Serbinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale.
Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.
Gjatë përurimit të këtij objekti, Kurti tha se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Zveçan, do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, “por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar”.
“Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës – në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, tha Kurti.
Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës nisën ndërtimin e disa stacioneve dhe nënstacioneve policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Institucionet e Kosovës kanë thënë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët lokalë dhe Beogradi janë parë si të panevojshme dhe një formë presioni./REL -

Incidenti në Mitrovicë, Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet
Policia e Kosovës e ka mohuar përsëri se ka pasur dhunë në ndërhyjnë e saj ndaj një incidenti verbal që përfshiu maturantë serbë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe të premten, por tha se ka nisur një hetim kundër një zyrtari të vet të përfshirë në incident.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.
“Kemi iniciuar një procedurë për hetim në Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili është agjencion i veçantë… ne do të punojmë që të mos kemi lëshime dhe gabime që i japin dikujt argument ta konsiderojnë Policinë e Kosovës si forcë që nuk e respekton ligjin dhe i tejkalon kompetencat”, tha Hoxha.
Incidenti në Mitrovicën e Veriut të premten shkaktoi reagime të shumta, kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij pjesëtari i Policisë së Kosovës, ndërsa Serbia lëshoi fletarrestim për të.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, oficeri shihet duke vrapuar drejt një parade të maturantëve serbë dhe duke e kapur në qafë njërin prej tyre.
Hoxha tha se Policia e Kosovës ndodhej atje për ta mbështetur parakalimin e paralajmëruar të maturantëve, duke shtuar se “disa pjesëmarrës filluan t’i provokojnë qytetarët që kanë qenë ulur në kateteri me thirrjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe duke bërë simbolin me tre gishtërinj”.
Ai tha se reagimi erdhi për këtë, me “qëllimin e vetëm që situata të mos përshkallëzohej në mes të nxënësve dhe qytetarëve që kanë qenë në kateteri”.
Hoxha i hodhi poshtë pretendimet se ishte ushtruar dhunë ndaj maturantit dhe i quajti “propagandë” raportimet se ai ishte gjakosur nga zyrtari policor gjatë incidentit.
“Në media është shfaqur një person që pretendohet se është përdorur dhunë e tepruar nga zyrtari policor. Edhe vetë maturanti [serb] në prezencë e prindit të tij ka thënë se kanë qenë vizatime me marker dhe ka thënë që është traditë e maturantëve të ngjyrosen ashtu. Maturanti nuk ka shenja dhune në qafë”, ka thënë ai.
Hoxha tha se lëshimi i fletarrestimit nga Serbia për zyrtarin policor është në “vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës”.
“Kemi pasë raste që policë tanë janë arrestuar në Serbi. Ne i përgjigjemi vetëm gjykatave tona por jo autoriteteve serbe”, tha Hoxha.
Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.
Ai tregoi se zyrtari policor në fjalë ka marrë kërcënime me jetë në rrjete sociale pas incidentit.
Të premten, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë.
Sipas tij, maturantët përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.
Reagimet ndaj incidentit
Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, tha se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e së premtes në Mitrovicën e Veriut.
“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.
“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, dënoi incidentin, duke thënë se “përdorimi i mundshëm i forcës kundër të rinjve është një goditje serioze ndaj vlerave themelore demokratike”, dhe shtoi se kjo ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve në veri të Kosovës.
Rashiq është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, dhe partia e tij fitoi gjithashtu një ulëse në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt.
Reaguan edhe organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në një deklaratë të përbashkët, organizatat si Nisma e Re Shoqërore, CASA, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial, Aktiv dhe Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike shprehën shqetësim për “reagimin selektiv të Policisë, që ishte drejtuar ekskluzivisht ndaj një nxënësi serb”, si dhe për “përdorimin e tepruar të forcës”./REL -

Policia e Kosovës nis hetim, por e mohon se u ushtrua dhunë kundër maturantit serb
Foto ilustruese
PRISHTINË- Policia e Kosovës e ka mohuar përsëri se ka pasur dhunë në ndërhyjnë e saj ndaj një incidenti verbal që përfshiu maturantë serbë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe të premten, por tha se ka nisur një hetim kundër një zyrtari të vet të përfshirë në incident. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.
“Kemi iniciuar një procedurë për hetim në Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili është agjencion i veçantë… ne do të punojmë që të mos kemi lëshime dhe gabime që i japin dikujt argument ta konsiderojnë Policinë e Kosovës si forcë që nuk e respekton ligjin dhe i tejkalon kompetencat”, tha Hoxha.
Incidenti në Mitrovicën e Veriut të premten shkaktoi reagime të shumta, kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij pjesëtari i Policisë së Kosovës, ndërsa Serbia lëshoi fletarrestim për të. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, oficeri shihet duke vrapuar drejt një parade të maturantëve serbë dhe duke e kapur në qafë njërin prej tyre.
Hoxha tha se Policia e Kosovës ndodhej atje për ta mbështetur parakalimin e paralajmëruar të maturantëve, duke shtuar se “disa pjesëmarrës filluan t’i provokojnë qytetarët që kanë qenë ulur në kateteri me thirrjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe duke bërë simbolin me tre gishtërinj”. Ai tha se reagimi erdhi për këtë, me “qëllimin e vetëm që situata të mos përshkallëzohej në mes të nxënësve dhe qytetarëve që kanë qenë në kateteri”.
Hoxha i hodhi poshtë pretendimet se ishte ushtruar dhunë ndaj maturantit dhe i quajti “propagandë” raportimet se ai ishte gjakosur nga zyrtari policor gjatë incidentit.
“Në media është shfaqur një person që pretendohet se është përdorur dhunë e tepruar nga zyrtari policor. Edhe vetë maturanti [serb] në prezencë e prindit të tij ka thënë se kanë qenë vizatime me marker dhe ka thënë që është traditë e maturantëve të ngjyrosen ashtu. Maturanti nuk ka shenja dhune në qafë”, ka thënë ai.
Hoxha tha se lëshimi i fletarrestimit nga Serbia për zyrtarin policor është në “vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës”.
“Kemi pasë raste që policë tanë janë arrestuar në Serbi. Ne i përgjigjemi vetëm gjykatave tona por jo autoriteteve serbe”, tha Hoxha.
Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.
Ai tregoi se zyrtari policor në fjalë ka marrë kërcënime me jetë në rrjete sociale pas incidentit. Të premten, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë. Sipas tij, maturantët përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.
Reagimet ndaj incidentit
Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, tha se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”. Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e së premtes në Mitrovicën e Veriut.
“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.
“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç, dënoi incidentin, duke thënë se “përdorimi i mundshëm i forcës kundër të rinjve është një goditje serioze ndaj vlerave themelore demokratike”, dhe shtoi se kjo ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve në veri të Kosovës.
Rashiç është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, dhe partia e tij fitoi gjithashtu një ulëse në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt. Reaguan edhe organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në një deklaratë të përbashkët, organizatat si Nisma e Re Shoqërore, CASA, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial, Aktiv dhe Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike shprehën shqetësim për “reagimin selektiv të Policisë, që ishte drejtuar ekskluzivisht ndaj një nxënësi serb”, si dhe për “përdorimin e tepruar të forcës”./REL -

Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet, por e mohon se u ushtrua dhunë ndaj maturantit serb
Policia e Kosovës e ka mohuar përsëri se ka pasur dhunë në ndërhyjnë e saj ndaj një incidenti verbal që përfshiu maturantë serbë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe të premten, por tha se ka nisur një hetim kundër një zyrtari të vet të përfshirë në incident.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.
“Kemi iniciuar një procedurë për hetim në Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili është agjencion i veçantë… ne do të punojmë që të mos kemi lëshime dhe gabime që i japin dikujt argument ta konsiderojnë Policinë e Kosovës si forcë që nuk e respekton ligjin dhe i tejkalon kompetencat”, tha Hoxha.
Incidenti në Mitrovicën e Veriut të premten shkaktoi reagime të shumta, kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij pjesëtari i Policisë së Kosovës, ndërsa Serbia lëshoi fletarrestim për të.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, oficeri shihet duke vrapuar drejt një parade të maturantëve serbë dhe duke e kapur në qafë njërin prej tyre.
Hoxha tha se Policia e Kosovës ndodhej atje për ta mbështetur parakalimin e paralajmëruar të maturantëve, duke shtuar se “disa pjesëmarrës filluan t’i provokojnë qytetarët që kanë qenë ulur në kateteri me thirrjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe duke bërë simbolin me tre gishtërinj”.
Ai tha se reagimi erdhi për këtë, me “qëllimin e vetëm që situata të mos përshkallëzohej në mes të nxënësve dhe qytetarëve që kanë qenë në kateteri”.
Hoxha i hodhi poshtë pretendimet se ishte ushtruar dhunë ndaj maturantit dhe i quajti “propagandë” raportimet se ai ishte gjakosur nga zyrtari policor gjatë incidentit.
“Në media është shfaqur një person që pretendohet se është përdorur dhunë e tepruar nga zyrtari policor. Edhe vetë maturanti [serb] në prezencë e prindit të tij ka thënë se kanë qenë vizatime me marker dhe ka thënë që është traditë e maturantëve të ngjyrosen ashtu. Maturanti nuk ka shenja dhune në qafë”, ka thënë ai.
Të premten, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.
Ky incident solli shumë reagime, me shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, që tha se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.
Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e 23 majit në Mitrovicën e Veriut.
“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.
“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre”, thuhet në deklaratë. REL/ -

Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditim ndërkombëtar, Van Horn: Policia partnere e SHBA! Drejtori Proda: Sukses me ndihmën e partnerëve
Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditimin ndërkombëtar, që cilësohet edhe si një hap historik drejt standardeve të reja të arsimit policor në Shqipëri. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Akademisë së Sigurisë ditën e sotme (22 maj), u dorëzua edhe certifikata e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit-IADLEST.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda e cilësoi këtë akreditim si një dëshmi konkrete e përkushtimit për standarde ndërkombëtare dhe cilësi në formimin profesional të punonjësve të Policisë. “Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht ICITAP dhe IADLEST”, u shpreh ai, duke theksuar rolin vendimtar që kanë luajtur këto institucione në modernizimin e kurrikulave dhe në rritjen e cilësisë së arsimit policor.E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nency VanHorn, evidentoi rolin aktiv të Policisë së Shtetit në forcimin e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit. ‘‘Policia e Shtetit dhe oficerët që trajnohen në Akademinë e Sigurisë janë tashmë pjesë e një standardi ndërkombëtar. Ata janë partnerët tanë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e komuniteteve tona, si në Shqipëri ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara”,-tha ajo.
Akreditimi ndërkombëtar i Kolegjit Profesional të Formimit Policor do t’i shërbejë drejtuesve, stafit dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë, si një motiv i lartë për të vijuar me angazhim maksimal rrugën e profesionalizmit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, për forcimin e sigurisë publike. -

Aksion policor në Shkup: Bastisje në pesë lokacione në kuadër të rastit Bunker’ kundër grupit ‘Bellanoca-Baron’
Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar për një aksion policor që po zhvillohet në qytetin e Shkupit, ku me urdhër të saj janë duke u bastisur pesë lokacione të ndryshme.
Operacioni është pjesë e hetimeve për rastin e koduar “Bunker”, që lidhet me aktivitetet e dyshuara kriminale të grupit të strukturuar “Bellanoca-Baron”.
Sipas komunikatës zyrtare, bastisjet janë duke u kryer që nga orët e para të mëngjesit, nën drejtimin e prokurorit kompetent dhe me mbështetjen e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
“Aksioni është rezultat i provave të siguruara gjatë hetimeve kundër anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal ‘Bellanoca-Baron’. Prokuroria do të publikojë më shumë detaje gjatë ditës,” thuhet në njoftim.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për numrin e personave të përfshirë apo për ndonjë të arrestuar eventual, ndërsa hetimet po vazhdojnë në disa drejtime.
-

EMRI/ Shiste kokainë në Mamurras, arrestohet 57-vjeçarja! I sekuestrohet makina, droga dhe paratë
Finalizohet pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Gjurma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, në doza.
Sekuestrohen 34 doza kokaine, një shumë parash, një automjet dhe 2 celularë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurma”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:
Marjana Gjini 57 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin.
Gjatë kontrollit fizik nga kësaj shtetaseje dhe kontrollit në automjetin që ajo kishte në përdorim, shërbmet e Policisë gjetën 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe 2 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Top Channel