Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.
Kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje. Si rezultat, në lagjen nr. 8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tag: policor
-

Finalizohet operacioni policor “Wanted”/ Merr fund arratia e 17-vjeçarit në Durrës, plagosi rëndë me thikë një person
-

Kukës, finalizohet operacioni policor “Arka”, arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar për armëmbajtje pa leje
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë zhvilluar dhe përmbyllur me sukses operacionin policor të koduar “Arka”, në kuadër të masave të intensifikuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas në fshatin Lusen dyshohej për posedim të armëve të zjarrit në banesë, u organizua një kontroll i befasishëm, i cili çoi në kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K. P., 53 vjeç, banues në Lusen, Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri e tipit automatik (kallashnikov), së bashku me municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe ligjore.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se do të vijojë pa ndërprerje operacionet kundër armëmbajtjes pa leje dhe fton çdo person që disponon informacion mbi veprimtari të kësaj natyre, të kontribuojë përmes denoncimit anonim në numrin 112 apo në Komisariatin më të afërt. -

Finalizohet operacioni policor “Baza”/ ‘Fole’ prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, 200 euro…
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Baza”.
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit. Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze:
C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.
Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale. -

Finalizohet operacioni policor ‘Identiteti’/ Zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, në pranga babë e bir
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.
Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA. -

Skandali në Shkodër/ Kapet me arsenal armësh dhe drogë, arrestohet i dyshuari
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.
Sekuestrohen 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje.
Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.
Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. -

Finalizohet operacioni policor “Label Hunt”/ U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara, arrestohet babai…
Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”.
Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. -

Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ I dënuar në mungesë për prostitucion, pritet ekstradimi i tij drejt…
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në pranga në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, gjatë operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Hani i Hotit, Shkodër
Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë. -

Finalizohet operacioni policor “Plloça”/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Një shtetas është shpallur në kërkim nga Polcia e Korçës pasi transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.
8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P., 26 vjeç, banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. -

Operacioni policor ‘Koordinata’/ Ende pa asnjë autor, gjenden 2936 bimë kanabisi, procedohen 4 persona
Në vijimin e punës intensive, policia bën njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin policor të zhvilluar në Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon. -

Finalizohet operacioni policor “The last bag”/ Arrestohet grabitësi ‘serial’ vidhte para nga çantat e lëna në automjete
Në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë 29-vjeçarin K. S., banues në Berat, si autor të dyshuar të disa vjedhjeve në automjete. Ai u kap më 19 qershor 2025 në lagjen nr. 1, pasi kishte vjedhur para nga një automjet.
Hetimet treguan se një ditë më parë, në të njëjtën zonë, kishte vjedhur edhe 114 000 lekë nga një tjetër automjet. Sipas Policisë, ai synonte kryesisht çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë para dhe sende me vlerë.
Njoftimi i policisë:
“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 29 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas u kap në flagrancë më datë 19.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër.
29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.”,