Tag: policor

  • Vihet në pranga shtetasi nga Shqipëria, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit dhe doganierit në Vërmicë

    Vihet në pranga shtetasi nga Shqipëria, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit dhe doganierit në Vërmicë

    Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri.
    Gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.

    Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura penale dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

  • Përplasje mes uniformave blu, brenda në komisariat/ Raportohet një i arrestuar, ja detajet e para

    Përplasje mes uniformave blu, brenda në komisariat/ Raportohet një i arrestuar, ja detajet e para

    Në këtë incident dyshohet se zyrtari tashmë i arrestuar policor kishte sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës.
    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor pas incidentit që kishte shkaktuar brenda komisariatit të policisë.
    Zyrtari i arrestuar policor shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe ndaj të njëjtit me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit 48 orë.
    Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.
    Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

  • Finalizohet operacioni policor “Light”/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet autori i dyshuar

    Finalizohet operacioni policor “Light”/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet autori i dyshuar

    Sipas komunikatës zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.
    Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili dyshohet se vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • E paprecedentë në Prishtinë, sherr mes policëve, njëri arrestohet

    E paprecedentë në Prishtinë, sherr mes policëve, njëri arrestohet

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor pas incidentit që kishte shkaktuar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.

    Në këtë incident dyshohet se zyrtari tashmë i arrestuar policor kishte sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës, raporton KosovaPress.

    Zyrtari i arrestuar policor shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe ndaj të njëjtit me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

    Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.

    Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

  • Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit (Emri)

    Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një nga vrasësit (Emri)

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës. I arrestuari Kleanth Bylyku alias Armando Gega, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës. I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.
    Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç. Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

  • Me armë zjarri në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! E ‘pëson’ dhe pasagjeri

    Me armë zjarri në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! E ‘pëson’ dhe pasagjeri

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.
    Mbante armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë ndërkohë që qarkullonte në një automjet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
    Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.
    Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.
    Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi E. M. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
    Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të dy banues në Tiranë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Finalizohet operacioni policor “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari, u kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë…

    Finalizohet operacioni policor “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari, u kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë…

    Në kuadër të operacionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, kapën në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, në dalje të qytetit të Memaliajt, shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua teksa po transportonte me automjetin tip “Volkswagen” emigrantët e paligjshëm.
    Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Attempt 1”, duke arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar që po transportonte kundrejt pagesës shtatë emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm drejt Kosovës.
    Gjatë kontrollit, u sekuestruan automjeti, një telefon celular dhe një shumë parash, që dyshohet se ishin përfituar nga ky aktivitet kriminal. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.
    Policia e Gjirokastrës thekson se do të vijojë operacionet për goditjen e rrjeteve që ndihmojnë emigrantët të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufijtë shtetërorë, si dhe u bën apel qytetarëve të mos përfshihen në këtë aktivitet kriminal që dënohet rëndë nga ligji shqiptar.

  • Finalizohet operacioni policor “Asset Lock”/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, i përkisnin 32-vjeçarit…

    Finalizohet operacioni policor “Asset Lock”/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, i përkisnin 32-vjeçarit…

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Asset Lock”, që çoi në sekuestrimin e pasurive me një vlerë të përllogaritur prej 875 mijë eurosh, në pronësi të një 32-vjeçari që aktualisht ndodhet në burg për një sërë veprash të rënda penale.
    Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit P. P., 32 vjeç. Ky i fundit është dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” si dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Pasuritë e sekuestruara përfshijnë dy garazhe, një apartament, një sipërfaqe trualli dhe një subjekt tregtar, të gjitha të regjistruara në emër të të dënuarit ose të familjarëve të tij.
    Policia njofton se hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtij shtetasi. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ Arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet…

    Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ Arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet…

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
    Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
    Vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Itali.