Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i plagosur Zekirja Shaini, kandidati i BDI-së për komunën e Likovës në Maqedoninë e Veriut, policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga bashkëshorten e tij.
Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, janë thirrur gjashtë persona në stacionin policor të Kumanovës.
“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Lipkovë.
Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Tag: policor
-

Kthesë e papritur… Atentati ndaj kandidatit të BDI-së në RMV, arrestohet gruaja e tij
-

Operacioni policor “Koordinata” godet në Mirditë kultivuesit e bimëve narkotike
Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociali, bën me dije se në Mirditë, vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-

Rekrutimi i vajzave nga Amerika Latine për prostitucion në Shqipëri/ Arrestohen 10 persona në Kolumbi, vijon hetimi
Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane dhe ndërkombëtare, ka çuar në arrestimin e 10 personave në Kolumbi.
Prokurori i çështjes dhe përfaqësues të strukturave hetimore shqiptare ndodhen aktualisht në Kolumbi për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Operacioni është mbështetur nga projekte dhe agjenci të BE-së, si EU4FAST, WBCrimJust, EUROPOL dhe EUROJUST. Hetimet për këtë rrjet kriminal vijojnë në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të njoftimit të dhënë më parë për zhvillimin dhe finalizimin e operacionit policor “Rrjeti”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST, ju informojmë se:
Aktualisht, në Kolumbi ndodhen Prokurori i çështjes dhe drejtues të strukturave hetimore të DVP Tiranë, të cilët po marrin pjesë në operacionin e përbashkët ndërkombëtar me homologët kolumbianë.
Gjatë zhvillimit të operacionit në Kolumbi janë arrestuar 10 shtetas, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni u mundësua me mbështetjen e projektit EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against Migrant Smuggling and Trafficking in Human Beings in the Western Balkans) dhe Western Balkans Criminal Justice (WBCrimJust), në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisciplinary Platform Against Criminal Threats).
Operacioni policor i koduar “Rrjeti” vijon. -

E pazakontë/ Dy qytetarë gjejnë shumë të konsiderueshme parash në rrugë, i dorëzojnë në polici
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Stacionin Policor në Rahovec të Kosovës.
Siç raporton Policia e Kosovës, dy qytetarë janë paraqitur për të dorëzuar një shumë prej 1950 eurosh në total.
Mësohet se dy shtetasit kishin gjetur të hollat në rrugën “Sheh Mihedini”, Rahovec.
Personi I.Sharku ka dorëzuar 1000 euro, ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro.
Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre. -

Arrestohen tre grabitës në Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë vjedhjet e tyre, nga celularët te vjedhja e motorëve
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.Top Channel
-

Shpërdoroi detyrën dhe mbante armë pa leje, arrestohet oficeri i policisë
Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur sot (3 shtator) se është arrestuar një zyrtar policor në mbrëmjen e 3 shtatorit, nën dyshimet se i ka kryer veprat penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në njësinë speciale operative.
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me autorizim të organeve të drejtësisë janë kryer bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jetonte i dyshuari, dhe që ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme. -

Katër policë pezullohen pas vrasjes së trefishtë në Gjilan
Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar të hënën, më 11 gusht, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së trefishtë në Gjilan. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë “lëshim apo përfshirje të mundshme” të pjesëtarëve të policisë në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit kryesor, Mefail Shkodra, i shpallur në kërkim.Sipas IPK-së, janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë në Gjilan.“Hetimet penale paraprake po zhvillohen në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale,” thuhet në njoftimin e IPK-së.Ngjarja ndodhi të dielën, kur në një kafene pranë Komunës së Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir. Më pas, ndërroi jetë edhe një prej personave të plagosur rëndë. Policia është ende në kërkim të tre personave të dyshuar: Mefail Shkodra dhe dy djemve të tij, të cilët ndodhen në arrati. Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor, ka të kaluar penale, përfshirë përfshirje në fajde.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar të hënën, më 11 gusht, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së trefishtë në Gjilan. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë “lëshim apo përfshirje të mundshme” të pjesëtarëve të policisë në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit kryesor, Mefail Shkodra, i shpallur në kërkim.Sipas IPK-së, janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë në Gjilan.“Hetimet penale paraprake po zhvillohen në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale,” thuhet në njoftimin e IPK-së.Ngjarja ndodhi të dielën, kur në një kafene pranë Komunës së Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir. Më pas, ndërroi jetë edhe një prej personave të plagosur rëndë. Policia është ende në kërkim të tre personave të dyshuar: Mefail Shkodra dhe dy djemve të tij, të cilët ndodhen në arrati. Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor, ka të kaluar penale, përfshirë përfshirje në fajde.
-

Operacion policor/ Zbulohet parcela e hashashit e kultivuar edhe në toka publike, autorët ende të paidentifikuar
Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit njoftuan sot (8 gusht) se gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Perlat”, 48 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Një parcelë hashashi është zbuluar në zonën e Kurbinit, e kultivuar nga persona ende të paidentifikuar deri tani.
Njoftimi i policisë:
“Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti”.
Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me prokurorinë. -

Aksion në Prizren, arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel policie
Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar, i cili ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.
Sipas një komunikate të përbashkët të të dy institucioneve, ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilit ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor, i zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren. Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë, janë duke vazhduar me veprime të tjera hetimore në terren, me qëllim të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante. Në kuadër të procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor, deri në përfundimin e hetimeve”, thuhet në njoftim. -

Arrestohet shtetasi shqiptar/ Tentoi t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri, policia…
Gjatë kontrollit të dokumenteve, i dyshuari u përpoq t’i ofronte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një doganieri.
Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe një doganieri.
Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura penale dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.