Tag: policor

  • Kurbin, operacioni policor i koduar “Violent”, vë në pranga 29-vjeçarin

    Kurbin, operacioni policor i koduar “Violent”, vë në pranga 29-vjeçarin

    Policia e Shtetit në njoftimin e tij të shpërndarë përmes mediave sociale bën me dije se:Kurbin/Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Violent”.Dhunoi babain dhe u largua nga banesa; kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhunë në familje.29-vjeçarit iu gjet në banesë një sasi prej 105 gramësh kanabis.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.

    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, shpallen në kërkim dy persona

    Sekuestrohen dy automjete me vlerë 105 mijë euro në Tiranë, shpallen në kërkim dy persona

    Një operacion policor është finalizuar një ditë më parë në Tiranë, ku u sekuestruan 2 automjete me vlerë 110 mijë euro. 
    Ndërkohë në vijim të këtij operacioni, ditën e sotme janë sekuestruar edhe dy automjete të tjera, me vlerë 105 mijë euro. 
    Ndërkohë lidhur me këtë operacion, u shpallën në kërkim dy shtetas për trafikimin e këtyre automjeteve, të cilët kanë rezultuar të vjedhur. 
    Njoftimi i Policisë: 
    Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë. 
    Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro. 
    Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro. 
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit: 
    -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani; 
    -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari; 
    Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 
    Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon. 
    Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

  • Sekuestrohen edhe 2 automjete të tjera me vlerë rreth 105 000 euro në Tiranë, u vodhën jashtë shtetit dhe u sollën në Shqipëri

    Sekuestrohen edhe 2 automjete të tjera me vlerë rreth 105 000 euro në Tiranë, u vodhën jashtë shtetit dhe u sollën në Shqipëri

    Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
    -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
    -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
    Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Vlorë/ Finalizohet operacioni policor “Wave”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Himarë

    Vlorë/ Finalizohet operacioni policor “Wave”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Himarë

    Screenshot

    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Wave”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy shtetas nga Elbasani: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    • E. U., 46 vjeçReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    • S. M., 46 vjeçReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Këta persona shisnin doza kokaine në zonën e Himarës.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat” me të cilin lëviznin, si dhe në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, policia gjeti dhe sekuestroi:

    46 doza kokaine gati për shitje,

    një peshore elektronike,

    3 celularë,

    dhe një shumë parash në euro e lekë, e dyshuar si përfituar nga aktiviteti kriminal.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Aksion i madh policor në Bilisht pas keqtrajtimit të një personi në arrest shtëpie

    Aksion i madh policor në Bilisht pas keqtrajtimit të një personi në arrest shtëpie

    Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë duke kryer kontrolle në disa zona dhe shoqëruar disa persona.
    Shkak për kryerjen e kontrolleve është bërë një ngjarje kriminale, e keqtrajtimit të Ilir Topçiut nga fshati Vishocicë, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
    Aktualisht aksioni është në kryerje e sipër dhe nuk dihet me saktësi nëse ka persona të arrestuar ose jo.

  • Ekzekutohen 64 trafikantë droge, kaos në Rio De Janeiro, pas operacinit të madh policor

    Ekzekutohen 64 trafikantë droge, kaos në Rio De Janeiro, pas operacinit të madh policor

    Të paktën 64 persona kanë humbur jetën gjatë një operacioni masiv policor në Rio de Janeiro. 81 të tjerë u arrestuan, si dhe u sekuestruan 93 arma automatike dhe mbi gjysmë tonë drogë.
    Sipas mediave të huaja, mes viktimave ishin edhe katër oficerë policie.
    Operacioni ishte planifikuar për më shumë se një vit dhe përfshinte mbi 2,500 policë.

    Në qytet, shkollat dhe universitetet janë mbyllur, fluturimet në aeroportin Galeao janë pezulluar, ndërsa transporti publik është në kaos.
    Ky operacion synonte një bandë të madhe disa ditë para se qyteti të mirëpriste Samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën. Policia ka një traditë organizimi të operacioneve të mëdha kundër krimit të organizuar para ngjarjeve ndërkombëtare të rëndësishme, si Lojërat Olimpike të vitit 2016, Samiti G20 në 2024 dhe Samiti i BRICS në korrik.
    /vizionplus.tv

  • Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

    Tiranë, operacioni policor “Aksi”, vë në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton përmes një postimi në mediat sociale, se është finalizuar pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.

    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • VD-Kapen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen dy vëllezër dhe një person i tretë (EMRAT)

    VD-Kapen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen dy vëllezër dhe një person i tretë (EMRAT)

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    MIRDITË-Një operacion policor është zhvilluar në Mirditë, ku në një banesë janë gjetur 40 kg kanabis. Në banesën e kthyer në shtëpi bari, u konstatuan bimët narkotike në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale. Në kuadër të aksionit janë arrestuar dy vëllezërit Martin dhe Erjon Zefi dhe Akil Reçi.
     
    Njoftimi i policisë:
    Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë.
    Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër).
    Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare.
    Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
    Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.
    Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.
    Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë.
    Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim./ZËRI

  • Aksion policor në qendër të Fierit, shoqërohet pronari i picerisë kapet me pistoletë

    Aksion policor në qendër të Fierit, shoqërohet pronari i picerisë kapet me pistoletë

    Screenshot

    Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit, ku forcat e rendit kanë shoqëruar një person në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas burimeve, i shoqëruari është pronari i një picerie Melesin Ramaj i cili është kapur me një armë pistolet, që ndodhet pranë zonës ku u krye ndërhyrja policore. Veprimi i policisë mësohet të ketë ardhur pas një denoncimi të bërë në një emision investigativ, lidhur me një rast të dyshuar paligjshmërie. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Prania e forcave të shumta të rendit në sheshin para Prefekturës ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, duke shkaktuar për pak minuta situatë alarmi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar detajet e operacionit dhe arsyet e shoqërimit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksion policor, arrestohet një person

    Aksion policor, arrestohet një person

    Mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit, një aksion policor ka bërë të mundur shoqërimin e një personi në komisariatin e Drejtorisë Vendore. Arrestimi i tij ka ardhur pas një denoncimi të një rasti paligjshmërie në një emision investigativ, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar. Ndërkohë, dhjetëra kalimtarë të rastit u alarmuan nga situata e krijuar.