Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku raportoi ministrja Albana Koçiu, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka marrë fjalën duke ngritur akuza të rënda për Policinë e Shtetit dhe lidhjeve të supozuara me kartelet kriminale.
“Drithëruese. Janë bërë përparime, po zonjë, sepse nga banda kriminale tani janë institucionalizuar kartele, dhe Shqipëria është i vetmi vend që konsiderohet narkoshtet në Europë. Ska nevojë për analiza, se dallon qartë sa është kontributi i Policisë së Shtetit në këtë sektor. Ne kemi një narkopolici.
Jemi i vetmi vend ku drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Shtetit nuk i ka caktuar ligji; jemi i vetmi vend që drejtorët e Policisë i përcaktojnë kartelet. Ilir Proda është emërtesë e Suel Celës. Neritan Nallbati, nëndrejtori i krimit të organizuar, është emërtesë e kartelit Troplini.”, tha Noka.
Ai shtoi se flitet për pagesa mujore që zyrtarët marrin nga kartelet për t’u shërbyer: “Po të dëgjoni, flitet për pagesa mujore që këta zotërinj marrin nga kartelet për t’u shërbyer. Nuk e kam për ju, zonja ministre; me policinë nuk keni punë, ju e ka kufizuar kryeministri punën, merruni me gjendjen civile, po flas për Policinë e Shtetit.”
Noka kritikoi gjithashtu ministren Koçiu për mungesën e vëmendjes ndaj krimeve zgjedhore gjatë vitit të kaluar, duke theksuar se ajo nuk ka folur për këtë çështje gjatë raportimit.
Flamur Noka: Në çdo qytet të Shqipërisë po të shkosh, dinë të të thonë se këtë drejtorin e policisë, cili kartel e ka sjellë. Këtë shef komisariati cilit kartel e ka e ka emëruar dhe kujt kartel i shërben.
Ky është një realitet që nuk e mohon dot, sado statistika të falsifikoni, sado propagandë të bëni, unë nuk them ty. Pse nuk ju them juve zonjë? Sepse juve jua ka kufizuar kryeministri fushën. Me policinë nuk keni punë, adresat në gjendje civile merru, por po flas për policinë e shtetit.
Ky është një realitet.
Edhe kjo është, ky është një realitet që duhet ta pranojmë.
Tani ju flisni për raport me përpara, një vit përpara, dy vjet më përpara.
Analizën e shtetit ligjor në këtë vend dhe të gjendjes së policisë së shtetit jua bën thjesht dosja Metamorfoza që kanë sjellë partnerët.
A mundet dikush prej jush që nga kryeministri deri tek ju apo tek të tjerët poshtë t’ju shpjegojnë shqiptarëve si ka mundësi që gjithë ky aktivitet kriminal që është i dokumentuar në dosjen Metamorfoza, është zhvilluar në Shqipëri dhe në kurriz të shqiptarëve, të ligjit në të ligjit në vendin tonë dhe shteti jonë nuk ka ekzistuar. Na u deshën shtetet partnere që ta zbulojnë. Pse? Për shtetin tonë do ishin të gjithë, do ishin duke vazhduar vrasjet, siç janë, siç i lexojmë nëpër ato dekodimet që kanë dalë, do ishit duke vazhduar tonelatat e drogës, siç po vazhdojnë për shtetin shqiptar. Por, ajo është meritë e partnerëve, por ama thashë, nxori zbuluar policinë, nxori zbuluar drejtësinë dhe çdo gjë, pra, dosja Metamorfoze, Metamorfoza, tregoi që në Shqipëri ka një narko shtet, por tregoi dhe në Shqipëri që krimi i organizuar, kartelet vendosin edhe për jetën e qytetarëve. Ata caktojnë se kush do jetojë dhe kush do vritet.
Besoj që i keni parë të gjithë një për një.
Tani unë do të doja që zonja ministre të ishte pak e shqetësuar edhe për krimet zgjedhore.
Sepse kemi kaluar një vit zgjedhor.
Por jo siç e ndoqët të nderuar kolegë, zonja ministre as nuk belbëzoi asnjë germë për krime zgjedhore në këtë vend. Fare. Po pse? Po sigurisht, sepse çfarë do flasë? Do flasë për shefin e komisariatit të Vorës, i cili drekonte dhe darkonte me kartelin Xhafajt dhe që ishte në shërbim kokë e këmbë të kartelit dhe jo të ligjit dhe jo të shtetit. Do flasë për Uljan Spatarakun të cilit karteli Çela i ka dhënë ‘kartabjankë’ për të kontrolluar çdo gram drogës që hyn e del, qarkullon në Elbasan, në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës….