Tag: policie

  • Policët zhvatën një shitës shqiptar droge, çështja përfundon në parlament: Kjo ngjarje është shumë e rëndë

    Policët zhvatën një shitës shqiptar droge, çështja përfundon në parlament: Kjo ngjarje është shumë e rëndë

    Disa oficerë policie të një task-force kundër krimit në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani akuzohen se kanë zhvatur një shitës droge nga Shqipëria. Çështja është cilësuar shumë e rëndë dhe ka përfunduar për diskutim në parlamentin e landit të Vestfalisë

    Nga Oliver Auster, Rheinische Post

    Akuzat ndaj katër policëve të skuadrës së veprimit “Prios” pritet të shqyrtohen të enjten në Komisionin e Brendshëm të Parlamentit të landit. Grupi parlamentar i socialdemokratëve (SPD) ka kërkuar një “diskutim 15-minutësh”.

    Ministri i Brendshëm, Herbert Reul i CDU, pritet të raportojë mbi gjendjen e hetimeve, dhe më pas anëtarët e komisionit mund të bëjnë pyetje.

    Pyetje pritet të ketë mjaft. Për shembull, sa kohë ka zgjatur supozimi i veprimeve të oficerëve të njësisë së zonave problematike – dhe kush kishte dijeni për to. Në një dokument të brendshëm të autoriteteve thuhet, sipas informacioneve të redaksisë sonë, ndër të tjera, se brenda stacionit të policisë ekziston “një gjendje e gjerë thashethemesh lidhur me akuzat në fjalë”. Kundër pesë policëve të tjerë dhe një oficereje policie po kryhen hetime për dyshim për pengim të drejtësisë. Ata supozohet të kenë ditur diçka, por nuk kanë raportuar. Në total, gjashtë oficerë janë pezulluar nga detyra.

    Nga hetimet e deritanishme del një rrjedhë ngjarjesh: Një mbikëqyrës nisi të kishte dyshime mëngjesin e 7 gushtit gjatë rishikimit të dy rasteve që kishin të bënin me një shqiptar: personi ishte kontrolluar natën nga katër oficerë të “Prios” dhe dyshohet se nuk donte të jepte adresën e tij. Për këtë arsye, ai ishte detyruar të paguante një ‘sigurim’ prej 120 eurosh.

    Sipas një shënimi të dytë, i njëjti preson u arrestua më vonë. Por procesi i dytë nuk iu referua të parit – dhe shqiptarit i mungonin 30 euro. Mbikëqyrësi kujton disa shprehje që përdoreshin nga oficerët e përfshirë. Ndër të tjera: ‘Shqipoja është gati gjithmonë’. Dyshohej kështu se një shqiptar po abuzohej vazhdimisht.

    Në fakt, mbikëqyrësi gjeti disa kallëzime në këtë kontekst. Ai pyeti një nga katër kolegët e “Prios”, një oficer prove 26-vjeçar. Ai pranoi se ishte në dijeni për veprimet e tre të tjerëve – por nuk kishte marrë pjesë vetë. Të nesërmen u kryen bastisje, dhe u sekuestruan pesë telefona. Në dhomën e armëve të një komisari kryesor policie (38 vjeç) u gjetën 60 gram marijuanë dhe tetë gram të një substance të panjohur me ngjyrë kafe. Kundër katër oficerëve tani po kryhen hetime për dyshim për zhvatje me armë.

    Ekspertja e brendshme e SPD-së, Christina Kampmann, i tha redaksisë sonë: “Akuzat janë serioze dhe duhet të sqarohet gjithçka deri në fund. Policia jonë ka një reputacion shumë të lartë. Nuk duhet të dëmtohet nga veprime të tilla brenda radhëve të veta”.

    Kampmann dëshiron gjithashtu të dijë nga ministri Reul se që kur është në dijeni të këtyre ngjarjeve.

  • Forca të shumëta policie aksion të befasishëm në Korçë, kapet një person në kërkim

    Forca të shumëta policie aksion të befasishëm në Korçë, kapet një person në kërkim

    Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me DVP Korçë, kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm ditën e sotme në qendër të qytetit të Korçës.
    Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë, kur forca të shumta policie kanë ndërhyrë në mënyrë të koordinuar, duke ndaluar një automjet tip “Audi”. Nga pamjet e siguruara, shihet se efektivët kanë nxjerrë me forcë nga mjeti një person, i cili dyshohet të jetë në kërkim.

    Burime pranë policisë bëjnë me dije se operacioni është pjesë e një fushate më të gjerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi identitetin e personit të ndaluar apo motivet e saktë të aksionit.
    Gjithashtu, mësohet se janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin në automjet apo në afërsi të vendngjarjes, të cilët po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat.
    Pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në vijim.

  • VD- Polici “i bie për shkurt”, futet kundravajtje në mes të Pogradecit, i hiqet patenta

    VD- Polici “i bie për shkurt”, futet kundravajtje në mes të Pogradecit, i hiqet patenta

    Pamje

    POGRADEC- Policia e Korçës ka gjobitur me 100 mijë lekë një efektiv policie, i cili u filmua duke lëvizur kundravajtje në Pogradec. Po ashtu, blutë bëjnë me dije se efektivit i janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit. Pamjet e bëra virale në rrjet tregonin një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit. Menjëherë, policia nisi hetimet dhe veprimet administrative ndaj efektivit të policisë i cili shkeli rëndë rregullat e qarkullimit rrugor.

    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë
    Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se:Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit./ZËRI

  • Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi! I hiqet patenta

    Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi! I hiqet patenta

    Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit, pas lëvizjes në sens të kundërt në Pogradec.

    “Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se:
    Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.
    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”-njofton policia.

    Top Channel

  • Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi, i hiqet patenta

    Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobitet efektivi, i hiqet patenta

    “Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se:

    Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.
    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”-njofton policia.

  • Aksidentoi një punonjës policie dhe u largua nga vendngjarja/ Gjatë kontrollit në automjet i gjendet drogë, arrestohet

    Aksidentoi një punonjës policie dhe u largua nga vendngjarja/ Gjatë kontrollit në automjet i gjendet drogë, arrestohet

    Pas përplasjes, 33-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari mori ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
    Një aksident rrugor i ndodhur dje në Tiranë ka çuar në arrestimin e shtetasit K. B. (L.), 33 vjeç, i cili përplasi me automjetin e tij biçikletën që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 63 vjeç, një punonjës policie që sapo kishte përfunduar shërbimin.
    Policia lokalizoi automjetin e përfshirë në aksident, i cili në momentin e gjetjes po drejtohej nga shtetasi G. K., 37 vjeç, që dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në makinë, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.
    Njoftimi i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B.(L.), 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 37 vjeç.
    Dje, 33-vjeçari përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Gj., 63 vjeç (punonjës policie që sapo kishte dorëzuar shërbimin), dhe u largua nga vendi i aksidentit.
    Shërbimet e Policisë sekuestruan automjetin e përfshirë në aksident, i cili u lokalizua në momentin që drejtohej nga 37-vjeçari, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike.
    Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, i aksidentuari, shtetasi S. Gj., ka marrë ndihmë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

  • Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

    Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

    Një aksident që ka lënë të plagosur një efektiv policie është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.
    Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi është përplasur nga një automjet teksa po kalonte vijat e bardha dhe ishte duke shkuar për të nisur punën.
    “Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, sqaron policia.
    Punonjësi i policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Veliaj në spital i shoqëruar nga 30 efektivë policie, Avokati i Popullit nis verifikimin/ Komisioneri Ahmet Prençi në paraburgimin e Durrësit

    Veliaj në spital i shoqëruar nga 30 efektivë policie, Avokati i Popullit nis verifikimin/ Komisioneri Ahmet Prençi në paraburgimin e Durrësit

    Avokati i popullit ka nisur verifikimet për mënyrën si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e klinikës private, ku ju nënshtrua analizave.

    Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se pas deklaratave publike të Veliajt, për trajtim jo te drejtë, Komisioneri për parandalimin e Torturës Ahmet Prençi ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin.
    Vetë avokatët e Veliajt thanë përpara disa ditësh se: “Kjo vizitë pasi i është refuzuar disa herë, dhe pasi ju miratua është shoqërua me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, masa të papërshtatshme dhe të pajustifikuara për një person si zoti Veliaj dhe në shkelje të çdo protokolli mjekësor”.

    Top Channel

  • Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të kthehet mbikëqyrja elektronike, policët të angazhohen me rendin dhe sigurinë

    Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të kthehet mbikëqyrja elektronike, policët të angazhohen me rendin dhe sigurinë

    Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj që të vendoset në dispozicion byzylyku elektronik te personat që janë në masë me arrest shtepie me mbikqyrje policore.

    Sipas një shkrese të siguaruar nga OraNews Proda thotë se për 7 persona të cilët janë më këtë masë sigurie angazhohen 84 punonjës policie, për të cilën mund të përdorëshin per sezonin veror apo për ngjarje ku duhet angazhimi i tyre.

    Sipas shkresës rezulton se në drejtorinë e Shkodrës anagazhohen 15 punonjës policie për një person që ka nje masë të arrestit të shtepisë me mbyikqyrje policore.

    Po ashtu edhe në Policinë e Fierit angazhohen 10 punonjës për të mbikqyruar një person që nga gjykata është caktuar masa e arrestit në shtëpi me mbikqyrje policore.

    Nga 10 efektiv policie angazhohen si ne policie e Krujes dhe te Kurbinit për mbikqyrjes së 2 personave me këtë masë sigurie.

    Ndërsa vetëm me drejtorinë e Lezhës janë angazhuar 40 efektiv të cilët shërbjenë me turne e për 1 person që është në konflikt me ligjin.

    Në të tilla kushte thote Drejtori i policisë të merren mesa që efektivët e policisë të angazhohen me situata e tjera dhe jo në ruajtjen e personave në konflikt me ligjin që janë me mase sigurie arrest në shtepi me mbikqyrje policore.

  • “Të kthehet mbikëqyrja elektronike”/Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Policët të angazhohen me rendin dhe…

    “Të kthehet mbikëqyrja elektronike”/Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Policët të angazhohen me rendin dhe…

    Sipas një shkrese Proda thotë se për 7 persona të cilët janë më këtë masë sigurie angazhohen 84 punonjës policie, për të cilën mund të përdorëshin per sezonin veror apo për ngjarje ku duhet angazhimi i tyre.
    Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj që të vendoset në dispozicion byzylyku elektronik te personat që janë në masë me arrest shtepie me mbikqyrje policore.
    Sipas shkresës rezulton se në drejtorinë e Shkodrës anagazhohen 15 punonjës policie për një person që ka nje masë të arrestit të shtepisë me mbyikqyrje policore.
    Po ashtu edhe në Policinë e Fierit angazhohen 10 punonjës për të mbikqyruar një person që nga gjykata është caktuar masa e arrestit në shtëpi me mbikqyrje policore.
    Nga 10 efektiv policie angazhohen si ne policie e Krujes dhe te Kurbinit për mbikqyrjes së 2 personave me këtë masë sigurie.
    Ndërsa vetëm me drejtorinë e Lezhës janë angazhuar 40 efektiv të cilët shërbjenë me turne e për 1 person që është në konflikt me ligjin.
    Në të tilla kushte thote Drejtori i policisë të merren mesa që efektivët e policisë të angazhohen me situata e tjera dhe jo në ruajtjen e personave në konflikt me ligjin që janë me mase sigurie arrest në shtepi me mbikqyrje policore.