Tag: policie

  • Flamur Noka: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

    Flamur Noka: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar sot Policinë e Shtetit se ka shoqëruar Suel Çelën, të shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, me makina policie nga Elbasani drejt Tiranës.
    Gjatë seancës së sotme plenare, Noka komentoi gjithashtu edhe vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit më 6 tetor.
    Ai theksoi se ngjarja është një shenjë e dështimit të shtetit dhe të institucioneve të drejtësisë.
    Noka: Ka ndodhur ngjarje shumë më të pakonsiderueshme si kjo që ndodhi në gjykatën e Apelit në Tiranë kanë dhënë dorëheqje drejtorë policie, ministria, madje në Austri për një ngjarje më të vogël se kjo ka rënë dhe qeveria. Ju flisni  për një qeveri që do ta çojë Shqipërinë në Europë, por ju e keni me një Është vrarë një gjyqtar dhe këtu ministri i Drejtësisë së bashku me zonjën ministre të Brendshme, në vend që të mbanin përgjegjësi morale dhe ligjore vijnë këtu dhe zgërdhihen, ju i duartrokisni, vijnë këtu dhe flasin idiotësira duke i drejtuar se fajtor është opozita, dhe kjo është idiotësi.
    A e kuptoni se ku jeni? Ju zotëri prandaj i keni çuar situatën në këtë vend, sepse kur trimërohet krimi. Ju nuk keni policë të mbroni gjykatësit, por për të shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë e bëni ju, keni policë. Ja pra kjo është e vërteta. Jo më larg se para dy javësh me policë dhe makinë policie, këtu po të ndodhte kjo gjë në çdo vend të botës do të shembej gjithë shteti./vizionplus.tv

  • I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

    I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.
    Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për mediat: “Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtëpinë. Ishin të paktën 16 makina policie”.
    “Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon”, shtoi më tej Dedë Kola.

  • I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë

    I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.

    Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për mediat: ‘Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtëpinë. Ishin të paktën 16 makina policie’.

    ‘Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon’, shtoi më tej Dedë Kola.

  • Iu shemb me tritol ndërtesa në Theth, reagon pronari: Më rrethuan shtëpinë sikur të kisha vrarë 30 veta

    Iu shemb me tritol ndërtesa në Theth, reagon pronari: Më rrethuan shtëpinë sikur të kisha vrarë 30 veta

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit, duke vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.
    Dedë Kola, pronari i saj, u shpreh për A2 CNN: “Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtepinë. Ishin të paktën 16 makina policie”.
    “Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon”, shtoi më tej Dedë Kola.

  • Çfarë po ndodh në kryeqytet? RENEA zbarkon në rrugën “Myslym Shyri”

    Çfarë po ndodh në kryeqytet? RENEA zbarkon në rrugën “Myslym Shyri”

    Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policie, mes tyre dhe forcat speciale RENEA, kanë zbarkuar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ende nuk dihet detajet e aksionit, por siç shihet edhe në foton e mësipërme, kanë qenë tre furgona policie.
    Pjesa më e madhe e efektivëve, raportohet se kanë qenë në hyrje të një lokali të njohur në këtë zonë, pranë një karburanti. Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth këtij aksioni.
    Mësohet se dyshohet që aksioni është pjesë e zbardhjes së një ngjarje kriminale. Policia ka qenë edhe gjatë natës në qytetin e Lezhës, por ende nuk dihen arsyet e sakta.

  • Forcat RENEA zbarkojnë te “Myslym Shyri” në Tiranë

    Forcat RENEA zbarkojnë te “Myslym Shyri” në Tiranë

    Prej orëve të para të mëngjesit, forca të shumta policie, përfshirë njësinë speciale RENEA, kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm në zonën e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Prania e tyre është vënë re pranë një lokali të njohur, ku janë pozicionuar të paktën tre furgona policie.
    Pjesa më e madhe e efektivëve kanë qëndruar në hyrje të lokalit, duke krijuar një perimetër sigurie. Nuk dihet ende objekti i kontrollit apo shënjestra e operacionit, por masat e marra dhe pjesëmarrja e RENEA-s sugjerojnë një ndërhyrje me rëndësi të lartë.
    Në vijim pritet që autoritetet të japin detaje zyrtare mbi aksionin, ndërkohë që zona ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe kalimtarëve për shkak të pranisë së shtuar të policisë.

  • Dhunohet një punonjës policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori

    Dhunohet një punonjës policie në Fushë-Krujë, identifikohet autori

    Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.
    Autori i dyshuar i sulmit është A.M., tashmë i identifikuar nga autoritetet.
    Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    Më shumë detaje priten në orët në vijim.

  • E mitura në Përmet u abuzua nga njerku polic dhe kolegu i tij, Prokuroria jep detajet: Roli i të dashurit të 16-vjeçares

    E mitura në Përmet u abuzua nga njerku polic dhe kolegu i tij, Prokuroria jep detajet: Roli i të dashurit të 16-vjeçares

    Prokuroria e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Përmet, ku një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga njerku i saj me detyrë oficer policie dhe nga një tjëtër efektiv policië në Tepelnë. 
    Përmes një deklarate për mediat, Prokuroria e Gjirokastrës bën të ditur se ka nxjerrë 4 urdhëra ndalimi, 2 prej të cilave për shtetasit e sipërpërmendur, njerkun Pajtim Baka dhe oficerin Artur Ago, si dhe 2 urdhër-arreste të tjerë për të dashurin 46-vjeçar të vajzës dhe shokun e tij 26-vjeçar. 
    Këta të fundit dyshohet se kanë nxitur të miturën të xhirojë një video intime sëbashku me oficerin Artur Ago dhe përmes saj, i kanë bërë atij shantazh duke i kërkuar një shumë prej 12 mijë eurosh për mos-publikim të pamjeve. 
    Po ashtu, Prokuroria bën të ditur se Policia ka arritur të ekzekutojë deri më tani 3 urdhëra-ndalimi. 
    Njoftimi i Prokurorisë së Gjirokastrës: 
    Prokuroria Gjirokastër nxjerr katër urdhra ndalimi, dy për punonjës policie për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P. 26-vjeç dhe K.P. alias E.P. 46-vjeç nën hetim për veprën p;enale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. 
    Më datë 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë – Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mitur, gjatë së cilës kryente veprime me natyre seksuale. 
    Nën drejtimin e Prokurorisë është krijuar menjëherë grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë, oficerë të AMP-së dhe oficerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga ana e së cilëve është bërë e mundur brenda disa orësh zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i gjithë personave të dyshuar. 
    Gjatë veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P. alias E.P. 46 vjeç, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e kërcënuar këtë shtetase dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime. 
    Këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u konstatua dhe një rast tjetër ngacmimi seksual ndaj një shtetaseje të mitur, me të dyshuar një tjetër punonjës policie. 
    Për sa më sipër, sot më datë 18.09.2025, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P., alias E.P, 46, persona nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi. 
    Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi. 
     
     
     
     
     

  • Skandal në Përmet/ Polici i lidhur me 16-vjeçaren, kërcënohet me video intime

    Skandal në Përmet/ Polici i lidhur me 16-vjeçaren, kërcënohet me video intime

    Një rast i ndjeshëm që përfshin një efektiv policie në Përmet është bërë objekt hetimi nga autoritetet përkatëse, pas publikimit të një denoncimi në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të para, një punonjës policie, 56-vjeçari me inicialet A. A., dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra, me inicialet S. K.
    Denoncimi fillestar është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili ka sjellë më pas reagimin e menjëhershëm të strukturave hetimore. Hetimet janë marrë në dorë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Gjirokastër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përfshirjes së një punonjësi të forcave të rendit në këtë ngjarje.
    Burime jozyrtare bëjnë me dije se rasti lidhet me qarkullimin virtual të disa videove me përmbajtje intime, të cilat mendohet se janë shpërndarë mes disa të rinjve, shokë të vajzës së përfshirë. Dyshohet gjithashtu se disa prej këtyre të rinjve kanë tentuar të shantazhojnë efektivin e policisë, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve.
    Sipas të njëjtave burime, deri në këtë fazë të hetimit janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete të secilit individ të përfshirë.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po ndjek nga afër rastin, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me zhvillimet e mëtejshme.

  • “Do të hap barkun me plumba”/ Dy efektivë policie konfliktohen me njëri-tjetrin në Shkodër

    “Do të hap barkun me plumba”/ Dy efektivë policie konfliktohen me njëri-tjetrin në Shkodër

    Dy efektivë policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

    Të konfliktuar me njëri-tjetrin janë dy efektivët Altin Preka dhe Albert Kapaj.
    I pari në shërbim si i Shqiponjave dhe i dyti jashtë shërbimi në FNSH. Gazetari Klodian Zhivani raporton se dy efektivët kanë patur një problem personal që në të kaluarën kur kanë punuar së bashku në FNSH.
    Kapaj ka qenë në makinë sëbashku me vëllain kur janë ndaluar nga patrulla e Shqiponjave. Sapo janë ndaluar kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin ku në një moment Kapaj ka dalë nga makina dhe ka nisur të përplaset verbalisht me patrullën dhe me Altin Prekën.
    Me këtë të fundit debati ka degraduar më shumë deri në konflikt fizik. Më tej mes dy efektivëve ka patur edhe kërcënime për jetën. Pas ndërhyrjes së kolegëve është bërë i mundur shoqërimi i tyre në polici e në prokurori.

    Top Channel