Tag: policie

  • U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilla nderojnë uniformën

    U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilla nderojnë uniformën

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan-Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.
    Në fjalën e tij Proda ka vlerësuar aktin e punonjësit të policisë, duke theksuar se veprime të tilla nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit.
    Fjala e plotë e Ilir Prodës:

    Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj.
    Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë. Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.
    Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.
    Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.
    Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij.”
    Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.
    Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.

  • I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë: Mision ligjor dhe Human

    I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë: Mision ligjor dhe Human

    Nënkomisar Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, është vlerësuar me Certifikatën për Shërbime të Dalluara, për reagimin profesional që ka bërë mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan–Tiranë.
    Ai po udhëtonte drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, kur në dalje të tunelit të Krrabës konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.
    Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.
    Fushëpamja në vendin ku ndodhi aksidenti ishte pothuajse zero dhe prania e veprimet profesionale të Nënkomisar Paulin Drolla, kanë shmangur një katastrofë të mundshme ku do të ishin përfshirë disa automjete.
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.
    Qytetarët kanë parë reagimin e këtij punonjësi policie jashtë detyre, që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera.
    “Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj. Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë. Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.
    Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij. Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre. Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij”, ka shkruar Ilir Proda në mesazhin e tij.

  • U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilal nderojnë uniformën

    U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilal nderojnë uniformën

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan-Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.
    Në fjalën e tij Proda ka vlerësuar aktin e punonjësit të policisë, duke theksuar se veprime të tilla nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit.
    Fjala e plotë e Ilir Prodës:

    Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj.
    Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë. Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.
    Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.
    Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.
    Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij.”
    Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.
    Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.

  • ‘Britma, stërvitje, libra dhe një vizitë nga…’/ Si e kaloi ditën e parë në qeli ish-presidenti Sarkozy

    ‘Britma, stërvitje, libra dhe një vizitë nga…’/ Si e kaloi ditën e parë në qeli ish-presidenti Sarkozy

    Avokati i Nicolas Sarkozy e përshkroi ditën e parë të ish-presidentit francez në burg si të vështirë, pas dënimit të tij me pesë vjet burg për konspiracion kriminal për të përfituar fonde zgjedhore nga regjimi i Muammar Gaddafit.

    Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, përveç asaj që është zbuluar në lidhje me kushtet e paraburgimit të Sarkozy, dy oficerë policie janë vendosur në një qeli ngjitur ish-presidentit francez, që të ndërhyjnë nëse është e nevojshme.

    “Askush nuk mund ta kishte kaluar ditën e parë në burg me më shumë forcë dhe optimizëm se Sarkozy. E di që ai do të durojë dhe do të vazhdojë të luftojë”, tha Jean-Michel Darois për “Le Parisien”, pas vizitës së tij të martën pasdite. Ai shtoi se “Sarkozy nuk po ankohet”.

    Gjimnastikë dhe lexim

    Duke dhënë më shumë detaje rreth ditës së parë të Sarkozisë në burg, avokati i tij tha gjithashtu se ish- presidenti francez “u stërvit” dhe “filloi të shkruante librin e tij”.

    Burgu “nuk është Club Med”, vazhdoi ai, duke zbuluar se Sarkozinë e vizitoi edhe bashkëshortja e tij Carla Bruni, me të cilën u shfaqën dorë për dore derisa u çua në qeli.

    “Nëse ai shqetësohet për diçka, është familja e tij”, shtoi avokati i tij për Sarkozinë.

    Duke përshkruar kushtet e paraburgimit në burgun La Santé, avokati i Sarkozisë foli për një “qeli prej 9 metrash katrorë” në të cilën “ka zhurmë”, si “gjithmonë në një burg”.

    “Të gjithë të burgosurit bëjnë zhurmë, bërtasin, ulërijnë, godasin muret”, shtoi ai. I pyetur nëse Nicolas Sarkozy komunikonte me të burgosur të tjerë, ai u përgjigj “jo, ndoshta pak me rojen”.

    “Pozicionet që mbante nënkuptojnë se ai duhet të kishte pasur një regjim krejtësisht të ndryshëm, por ai nuk e kërkoi atë”, shtoi ai.

    Dy oficerë policie janë të nevojshëm në qeli

    Së bashku me Sarkozinë në burg – në një qeli ngjitur – janë dy oficerë policie, pasi, siç i përshkroi një burim agjencisë franceze të lajmeve, “nuk ka dyshim se siguria e një ish-presidenti nuk duhet të kompromentohet fare”.

    Siç shpjegoi Ministri i Brendshëm Laurent Nunez, “është një nga vendimet që synojnë të sigurojnë sigurinë e tij duke pasur parasysh kërcënimet kundër tij”.

    Sipas tij, këta dy oficerë policie “do të qëndrojnë përgjithmonë, gjatë gjithë periudhës së burgosjes së ish-presidentit dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, pasi “ka kërcënime pak më të rëndësishme me të cilat përballet Nicolas Sarkozy”.

     

  • Mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 14 të arrestuarit, mes tyre dhe ish-deputeti i PDIU/ Një telefonatë anonime i nxori zbuluar

    Mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 14 të arrestuarit, mes tyre dhe ish-deputeti i PDIU/ Një telefonatë anonime i nxori zbuluar

    Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 14 të arrestuarit disa ditë më parë në afërsi të Bradasheshit për armëmbajtje pa leje e kundërshtim të forcave të policisë. 
    Ishte një telefonatë anonime që ngriti në këmbë policinë e Elbasanit. Tefonata informoi autoritetet se në një lokalin ndodhen disa persona të armatosur. Në mesin e të arrestuarve është dhe pronari i lokalit Taulant Zykollari dhe ish-deputeti i PDIU-së, Bujar Muça. 
    Emrat e personave të arrestuar: 

    EndriDoda, 43 vjeç – Armëmbajtje 
    ErvinCani, 35 vjeç – Armëmbajtje 
    AkilKertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje 
    BlerimHeta, 39 vjeç – Kundërshtim policie 
    EgiÇaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie 
    MaksimSuçi (alias Lika), 50 vjeç –  Kundërshtim policie 
    BujarMuça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
    HansonMullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie 
    StefanMehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie 
    ErgysTusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie 
    JurgersMullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie 
    TaulantZykollari 
    ArjanDoda 

     
     

  • Kanabis dhe armë pa leje, AMP arreston një punonjës policie të Komisariatit të Krujës

    Kanabis dhe armë pa leje, AMP arreston një punonjës policie të Komisariatit të Krujës

    Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës policie të komisariatit të Krujës.
    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se efektivi dyshohet për kultivim kanabisi dhe i janë gjetur edhe armë pa leje.
    Po ashtu mësohet se efektivi i arrestuar është shtetasi me iniciale E.L.
    Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin detaje të tjera mbi ngjarjen në fjalë.

  • Skandal në uniformë blu/ AMP arreston punonjës policie me kanabis dhe armë pa leje (Emri)

    Skandal në uniformë blu/ AMP arreston punonjës policie me kanabis dhe armë pa leje (Emri)

    Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar një punonjës policie të komisariatit të Krujës.
    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se efektivi dyshohet për kultivim kanabisi dhe i janë gjetur edhe armë pa leje.
    Po ashtu mësohet se efektivi i arrestuar është shtetasi me iniciale E.L, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë në orët në vijim pritet të dalin detaje të tjera mbi ngjarjen në fjalë

  • Përgatitjet për Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

    Përgatitjet për Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

    Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel. Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e FSHF-së dhe stafi i kombëtares janë nisur drejt Leskovcit, ku do të zhvillohet mbledhja teknike me UEFA-n dhe përfaqësuesit e Serbisë për ngjyrën e fanellës që do të luhet.
    Sa i përket organizimit të ndeshjes, do të angazhohen rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit, ku ndodhet hoteli dhe do të zhvillohet ndeshja.
    Edhe pse janë të lejuar rreth 6000 tifozë, konfidencialisht më thanë se numri nuk do të kalojë 3500-4000 tifozë, për të garantuar sigurinë dhe kontrollin maksimal. Përveç badge-ve, do të kërkohen edhe pasaportat për hyrjen në stadium.
    Për momentin, autoritetet presin konfirmimin e presidentit Vuçiç, i cili mund të jetë i pranishëm, por deri tani ka konfirmuar Ivica Daçiç.

  • “Kurrë në karrierën time nuk kam parë një trafik të tillë policie”, gazetari tregon gjendjen në Leskovc: Nuk na lënë as të dalim nga hoteli

    “Kurrë në karrierën time nuk kam parë një trafik të tillë policie”, gazetari tregon gjendjen në Leskovc: Nuk na lënë as të dalim nga hoteli

    Altin Sulçe është i pranishëm pranë ekipit kombetar në Leskovc, nga ku ka dhënë një pasqyrim të situatës në prag të kësaj sfide kaq delikate. Në një raportim për “A2 CNN” gazetari ka treguar se serbët kanë ndërmarrë masa mjaft të rrepta sigurie. Madje ai shprehet se në karrierën e tij si gazetar nuk është hasur kurrë me një numër kaq të lartë forcash sigurie për një ndeshje futbolli.
    “Jemi në kushtet të vështira. Të gjitha gazetarët po shkojmë me një minibus në Hotel. Djemtë dhe trajneri janë optimist për të bërë më të mirë. Stërvitja ka vajtur mirë, nuk ka pasur të lënduar. Në Leskovac jemi të rrethuar nga makina policie dhe eskorta të forcave serbe. Kombëtarja bëri stërvitje dhe janë gati për ndeshjen e nesërme.
    Kjo ndeshje do të vulosë ecurinë e këtyre ekipeve nëse do të vijojnë aventurën në Kupën e Botës. Leskovaci është një qytet i vogël me pak lëvizje. Gjithë perimetri i hotelit është i rrethuar është 40 km larg stadiumit. Jemi një grup gazetarësh të mediave të ndryshme. Kemi optimizëm. Kishte shumë pemë dhe në çdo pemë dukej sikur kishte nga një polic. Ishim makina të panumërta policie. Kurrë në karrierën time nuk kam parë një trafik të tillë policie. Nuk lejohemi as të dalim nga hoteli”, ka raportuar Altin Sulçe./Sport Ekspres/

  • “Ka makina policie dhe civilë kudo”! Gazetari tregon situatën direkt nga Serbia: Emrin e hotelit po e mbajnë sekret…

    “Ka makina policie dhe civilë kudo”! Gazetari tregon situatën direkt nga Serbia: Emrin e hotelit po e mbajnë sekret…

    Shqipëria ka zbarkuar në Nish teksa po bëhet gati për ndeshjen kundër Serbisë. Në orën 16:30 do të mbahet konferenca e Silvinjos dhe e kapitenit të Kombëtares tonë, ndërkohë që pak më parë stafi u akomodua në hotel. Në një lidhje live për A2 Cnn, gazetari Altin Sulçe ka treguar atmosferën në Serbi.
    “I gjithë perimetri i hotelit ka makina policie, ka punojës civil që kanë marrë masat për sigurinë. Nuk duan të kenë episode të këqija, tentuan 2-3 njerëz që të lëviznin pak më tej hotelit dhe policia na tha që nuk duhet të lëviz askush jashtë hotelit. Jam brenda hotelit të Kombëtares, ku sic thashë, emri i hotelit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, po mbahet i fshehtë. Në cdo cep të hotelit ka policë, civilë. Në momentin që erdhëm ishte si shtetrrethim, tani është qetësuar pak”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/