Tag: policie

  • Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Kamëz

    Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Kamëz

    Personi që shikoni në foton e mësipërme është 20-vjeçari, Ervis Brasha i cili u arrestua një ditë më parë në Kamëz, teksa lëvizte me uniformë policie.

    Pas verifikimeve, rezultoi se 20-vjeçari nuk ishte punonjës i policisë dhe gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema dhe grada të ndryshme si dhe tre kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

    Sakaq burime për mediat bëjnë me dije se i riu kishte kontakte edhe me punonjës të vërtetë policie, dhe u prezantohej atyre si koleg. Ai thuhet se u ka shkruar atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë policie, duke u shtirur si efektiv i rendit.

    Po të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, pamje të regjistruara brenda Akademisë së Sigurisë duke hyrë me automjet në ambientet e brendshme të institucionit edhe pse hyrja është e mundur vetëm me autorizim zyrtar, çka ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ai ka arritur të futet atje.
    Nuk dihet ende se si i riu i ka përvetësuar këto materiale të Policisë, apo nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë.

  • U prezantua si polic dhe u kap me uniformë e armë sportive, në pranga 20-vjeçari nga Kamza

    U prezantua si polic dhe u kap me uniformë e armë sportive, në pranga 20-vjeçari nga Kamza

    Sendet e gjetura

    TIRANE- Një 20-vjeçar nga Kamza ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se është prezantuar si punonjës policie. Policia thotë se i riu me iniciale E. B., u ndalua gjatë një kontrolli rutinë, ku u konstatua i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
    Pas verifikimeve rezultoi se ai nuk ishte efektiv policie, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë me dy krehra, një uniformë policie, 16 stema dhe grada, 3 kapele me shenja policore, si dhe 4 dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se drejtuesi, shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie.
    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
                •          4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;
                •          1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës;
                •          uniformë e Policisë së Shtetit;
                •          16 stema dhe grada të ndryshme;
                •          3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 20 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Kamëz, vihet në pranga 20-vjeçari, mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit

    Kamëz, vihet në pranga 20-vjeçari, mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit

    Sekuestrohen uniforma policie, stema/grada policie, 1 armë sportive dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara.Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se drejtuesi, shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie.Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:• 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;• 1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës;• uniformë e Policisë së Shtetit;• 16 stema dhe grada të ndryshme;• 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 20 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme.

  • Dilte në rrugë si punonjës policie, arrestohet 20-vjeçari në Kamëz, ja çfarë iu zbulua në banesë

    Dilte në rrugë si punonjës policie, arrestohet 20-vjeçari në Kamëz, ja çfarë iu zbulua në banesë

    Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit dhe dilte në rrugë i veshur si punonjës policie. Policia sekuestroi uniforma policie, stema/grada policie, 1 armë sportive dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara.
    “Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se drejtuesi, shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie.
    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara; 1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës; uniformë e Policisë së Shtetit; 16 stema dhe grada të ndryshme dhe 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit”, njofton policia.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.

  • Hiqej si polic në rrugët e qytetit, arrestohet 20-vjeçari! ‘Kolegët’ i gjejnë armë, uniforma, grada dhe dokumente të falsifikuara

    Hiqej si polic në rrugët e qytetit, arrestohet 20-vjeçari! ‘Kolegët’ i gjejnë armë, uniforma, grada dhe dokumente të falsifikuara

    Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit, duke u prezantuar si efektiv policie.

    Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë i riu me iniciale E. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, të cilit gjatë një kontrolli nga “kolegët’ e tij, ai u konstatua i veshur me uniformë dhe stema policore të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

    Pas verifikimeve, rezultoi se i riu nuk ishte punonjës i Policisë.

    Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët sekuestruan 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara si të falsifikuara1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra, një uniformë të Policisë së Shtetit,16 stema dhe grada policore si dhe 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të uniformës policore.

    Policia njofton se vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe për verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.

    Njoftimi i policisë:

    Mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit dhe dilte në rrugë i veshur si punonjës policie, vihet në pranga 20-vjeçari.

    Sekuestrohen uniforma policie, stema/grada policie, 1 armë sportive dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara.

    Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

    Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se drejtuesi, shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie.

    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

    4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;
    1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës;
    uniformë e Policisë së Shtetit;
    16 stema dhe grada të ndryshme;
    3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 20 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme.

  • (VIDEO)Pamjet bëhen virale, tjetër grabitje në Francë/ Të armatosur e të veshur si policë autorët vjedhin punishten e arit

    (VIDEO)Pamjet bëhen virale, tjetër grabitje në Francë/ Të armatosur e të veshur si policë autorët vjedhin punishten e arit

    Një grabitje e re ka bërë bujë në Francë, pasi një grup burrash të armatosur të maskuar si oficerë policie, sulmuan një punishte ari. 
    Grabitja ndodhi pothuajse dy javë pas asaj në Muzeun e Luvrit në Paris. Sulmuesit, të cilët thuhet se mbanin armë automatike dhe eksplozivë, hynë në punishten Pourquery në Lyon, e cila specializohet në përpunimin e metaleve të çmuara. 
    Vjedhja ndodhi afërsisht në orën 14:00, me dëshmitarë okularë që përshkruajnë se si grabitësit e armatosur, të veshur me shirita policie të rremë, thyen xhamat e laboratorit përpara se të hynin me forcë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e sulmit dhe janë shndërruar në virale. 
    Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon autorët e dyshuar, të veshur me uniforma policie, duke përdorur një shkallë për t’u ngjitur mbi gardhin e laboratorit, përpara se të shihen duke ngarkuar një furgon të vogël të bardhë dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes. 
    Në një klip audio nga e njëjta video, një dëshmitar mund të dëgjohet duke u telefonuar autoriteteve: “Përshëndetje, ka një emergjencë të madhe, jemi në një zyrë në Parc de l’Artillerie. Po ndodh një grabitje. Dëgjuam një shpërthim të fortë dhe tani njerëzit po grabisin laboratorin. Ata kanë kallashnikovë, kanë armë”, thotë ai. Policia tha se kishte arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura ishin rikuperuar. Pesë punonjës u plagosën lehtë, sipas gazetës franceze Le Parisien. Grabitja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër. 

    Le laboratoire Pourquery de Lyon, qui traite des métaux précieux, a été la cible d’une attaque à l’arme longue, par plusieurs hommes, ce jeudi vers 13h40, avant que les braqueurs ne soient interpellés. Des témoins racontent une scène impressionnante.#Lyon #Faitsdivers pic.twitter.com/Q3p5NJ57nK
    — Le Progrès (@Le_Progres) October 30, 2025
     
     

  • Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

    Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

    Një grabitje e armatosur ka tronditur Lyonin, në jug të Francës, ku një grup personash të maskuar si oficerë policie sulmuan punishten e ariut “Pourquery”, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.
    Sipas dëshmitarëve, grabitësit, të armatosur me arme automatike dhe eksplozivë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda, duke përdorur edhe një shkallë për të kaluar gardhin e objektit. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale dokumenton momentin e sulmit.
    Autoritetet franceze njoftuan se pesë të dyshuar janë arrestuar dhe mallrat e vjedhura janë rikuperuar.
    Ngjarja ndodhi të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me një grabitje të bizhuterive në Luvër, duke theksuar një valë aktivitetesh kriminale në vend.

  • Video/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e arit në Francë

    Video/ U maskuan si oficerë policie, banda e armatosur grabit punishten e arit në Francë

    Një grabitje ka bërë bujë në Francë, pasi një grup personash të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në jug të vendit.

    Grabitësit e pajisur me armë automatike dhe eksplozivë sulmuan punishten “Pourquery” në Lyon, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara.
    Dëshmitarët okularë raportuan se autorët, të veshur si policë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda.
    Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon grabitësit duke përdorur një shkallë për të kaluar gardhin e laboratorit. Policia njoftoi se ka arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura janë rikuperuar.
    Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.

    🔴 Le laboratoire Pourquery de Lyon, qui traite des métaux précieux, a été la cible d’une attaque à l’arme longue, par plusieurs hommes, ce jeudi vers 13h40, avant que les braqueurs ne soient interpellés. Des témoins racontent une scène impressionnante.#Lyon #Faitsdivers pic.twitter.com/Q3p5NJ57nK
    — Le Progrès (@Le_Progres) October 30, 2025

    Top Channel

  • Grabitje e re në Francë: Burra të maskuar si oficerë policie hynë me forcë në një punishte ari në Lyon

    Grabitje e re në Francë: Burra të maskuar si oficerë policie hynë me forcë në një punishte ari në Lyon

    Një grabitje e re ka bërë bujë në Francë gjatë dy javëve të fundit, pasi një grup burrash të armatosur të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në Francën jugore.

    Grabitja ndodhi pothuajse dy javë pas një sulmi të synuar nga grabitësit në Luvrin në Paris. Sulmuesit, të cilët thuhet se mbanin armë automatike dhe eksplozivë, sulmuan të enjten punishten Pourquery në Lyon, e cila specializohet në përpunimin e metaleve të çmuara.

    BREAKING: Dawn Heist in Lyon! 🚨Heavily armed robbers, posing as cops, blasted their way into France’s historic Pourquery Laboratory (est. 1912) in Lyon’s 8th arrondissement today, Oct. 30, 2025. Expl0sives rocked the precious metals facility, followed by gunfire as they… pic.twitter.com/E0LKBspeOM— Laszlo Varga (@LaszloRealtor) October 30, 2025

    Vjedhja ndodhi afërsisht në orën 14:00, me dëshmitarë okularë që përshkruajnë se si grabitësit e armatosur, të veshur me shirita policie të rremë, thyen xhamat e laboratorit përpara se të hynin me forcë.

    Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon autorët e dyshuar, të veshur me uniforma policie, duke përdorur një shkallë për t’u ngjitur mbi gardhin e laboratorit, përpara se të shihen duke ngarkuar një furgon të vogël të bardhë dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

    🔴 Le laboratoire Pourquery de Lyon, qui traite des métaux précieux, a été la cible d’une attaque à l’arme longue, par plusieurs hommes, ce jeudi vers 13h40, avant que les braqueurs ne soient interpellés. Des témoins racontent une scène impressionnante.#Lyon #Faitsdivers pic.twitter.com/Q3p5NJ57nK— Le Progrès (@Le_Progres) October 30, 2025

    Në një klip audio nga e njëjta video, një dëshmitar mund të dëgjohet duke u telefonuar autoriteteve:

    “Përshëndetje, ka një emergjencë të madhe, jemi në një zyrë në Parc de l’Artillerie. Po ndodh një grabitje. Dëgjuam një shpërthim të fortë dhe tani njerëzit po grabisin laboratorin. Ata kanë kallashnikovë, kanë armë”, thotë ai.

    Grabitja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.

  • Veprime që nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit

    Veprime që nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan–Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ilir Proda:“Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë. Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij.”

    Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.

    Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.