Tag: policie

  • “Eskorta policie, kalojnë para krimit”/ Berisha komenton videon e atentatit: Kjo është siguria në narko-shtetin e…

    “Eskorta policie, kalojnë para krimit”/ Berisha komenton videon e atentatit: Kjo është siguria në narko-shtetin e…

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi pamjet kur një delegacion zyrtar kalon para makinës së Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit, shumë pak pas atentatit mafioz.
    “Kjo është siguria në narko-shtetin e Ramaduros.
    Eskorta policie me një delegacion të huaj që shoqëronte, kalon para makinës së Danit dhe Sheqerit!” shkruan Berisha. Kujtojmë se krimi ndodhi në atë që duhet të jetë zona më e sigurt në Shqipëri.

  • Atentati i Rinasit, AMP pezullon dy punonjës policie: Shkeljet që kanë kryer me punësimin e Muçi Shaljanit

    Atentati i Rinasit, AMP pezullon dy punonjës policie: Shkeljet që kanë kryer me punësimin e Muçi Shaljanit

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar 2 punonjës policie, të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë në rekrutimin Muçi Shaljani pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.
    Në njoftimin e AMP-së Nënkomisari B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.Lexo edhe :
    “Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

    Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast“, thuhet në njoftimin e AMP-së./vizionplus.tv

  • Zbulohet kamioni me marihuanë nga pala malazeze, pezullohen dy policë të kufirit

    Zbulohet kamioni me marihuanë nga pala malazeze, pezullohen dy policë të kufirit

    Dy efektivë policie që shërbenin në pikën kufitare të Hanit të Hotit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e një  ngarkese me marihuanë.

    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Shkodër – Lezhë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. B.Q., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit” dhe E.K., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit”, njofton AMP.

    Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve t në lidhje me ngjarjen e datës 5 shtator të këtij viti, ku një kamion me targa të Bosnjë Hercegovinës pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë është ndaluar nga policia malazeze.

    Pas kontrollit të ushtruar në kamion janë gjetur 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me lëndën narkotike mariuhanë, me peshë bruto 131.7kg. 

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, 265 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen në Vlorë

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, 265 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen në Vlorë

    Policia e Vlorës do të vendos në gadishmëri 265 efektivë policie për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës, më 9 nëntor, kur qytetarët e Vlorës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.
    Sipas burimeve zyrtare, forcat e rendit janë trajnuar paraprakisht për menaxhimin e situatave të mundshme gjatë ditës së votimit dhe për garantimin e rendit e sigurisë në çdo qendër votimi. Efektivët do të jenë në detyrë që prej ditë së shtunë, ku do të marrin në dorëzim qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore, të cilat do të ruhen deri në momentin e hapjes së procesit të dielën.
    Policia do të monitorojë të gjitha ambientet ku zhvillohet procesi, përfshirë qendrat e numërimit dhe selitë e KZAZ-ve, ndërsa do të qëndrojë në gatishmëri edhe gjatë procesit të numërimit të votave, por jashtë ambienteve të komisioneve zonale, për të shmangur çdo situatë problematike që mund të lindë.
    Sakaq, masat e sigurisë do të jenë në fuqi deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor dhe dorëzimin e të gjitha materialeve pranë KZAZ-ve. Ndërkohë, në Vlorë janë 231 qendra votimi dhe katër KZAZ, ndërsa në garë për drejtimin e bashkisë janë tre kandidatë.

  • Polici “fals” i bën zbor kolegëve, 20-vjeçari u jepte deri “urdhra” policëve në Portin e Durrësit

    Polici “fals” i bën zbor kolegëve, 20-vjeçari u jepte deri “urdhra” policëve në Portin e Durrësit

    Policia e Kamzës arrestoi më datë 2 nëntor, 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare. Hetimet zbuluan se i riu, hiqej si polic me gradën nënkomisar, madje në disa raste edhe si Drejtues policie nëpërmjet e-mailit. 
    Ai kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-eve të rreme edhe tek efektivë policie. Gjithashtu duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion. 
    Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit. 
    20-vjeçari kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë. Në disa raste, ai ka hyrë brenda në disa komisariate duke u prezantuar si polic, madje ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim. 
    Më parë 20-vjeçari Ervis Brasha kishte aplikuar për inspektor në akademinë e sigurisë, por nuk kishte fituar. 
    Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari ka deklaruar në dëshminë e tij paraprake se i pëlqente puna si polic. Dëshmia e tij është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe ende nuk ka një pistë konkrete të bazuar në prova, por dyshohet se i riu ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme. 

  • Hiqej si drejtor policie, 20-vjeçari u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit

    Hiqej si drejtor policie, 20-vjeçari u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit

    Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare. Hetimet zbuluan se i riu, hiqej si polic, madje në disa raste edhe si Drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie.
    Gjithashtu duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.
    Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë. Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.
    Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara.

  • EMRI/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT-së, ja për çfarë akuzohen

    EMRI/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT-së, ja për çfarë akuzohen

    amp

    SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër. Punonjësi i policisë Anton Ademaj dhe 3 inspektorët D.LL., J.J. dhe M.L., dyshohen për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. 
    Njoftimi:
    Shkodër/AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës. Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

  • Hiqej si drejtori policie, detaje si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit

    Hiqej si drejtori policie, detaje si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit

    Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare.
    Hetimet zbuluan se i riu hiqej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie. Gjithashtu, duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion, shkruan A2.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.
    Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë. Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.
    Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.
    Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara.

  • ‘Fiksim’ për uniformën apo u shërbente grupeve kriminale? ‘Polici’ 20-vjeçar jepte urdhra dhe në portin e Durrësit

    ‘Fiksim’ për uniformën apo u shërbente grupeve kriminale? ‘Polici’ 20-vjeçar jepte urdhra dhe në portin e Durrësit

    ervis brasha

    TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimin i 20-vjeçarit Ervis Brasha, i cili u vu në pranga të dielën në zonën e Kamzës, teksa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare.
    Grupi hetimor ka zbuluar se i riu hiqej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie. Gjithashtu, duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.
    Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë. Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.
    20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.

    Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë mbështetur aktivitetin e të riut./ZËRI 
     

  • ‘Tako komisar Brashën’, 20-vjeçari përdorte email të rremë në emër të Prodës (DETAJE)

    ‘Tako komisar Brashën’, 20-vjeçari përdorte email të rremë në emër të Prodës (DETAJE)

    Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rastin e 20-vjeçarit Ervis Brasha, i cili u arrestua ditën e djeshme në Kamëz pasi hiqej si punonjës policie.
    Burime nga Policia kanë konfirmuar se i riu ka shkuar edhe më tej në mashtrimet e tij, duke përdorur një email të rremë në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me të cilin u dërgonte qytetarëve mesazhe si të ishte vetë drejtuesi i policisë.
    Në këto mesazhe, ai prezantohej si Proda dhe u kërkonte qytetarëve që të takonin “komisarin Ervis Brasha”, duke i bërë të besonin se po vepronin me urdhër zyrtar. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se disa persona që kishin probleme ligjore mund të kenë rënë pre e mashtrimit dhe të kenë dorëzuar para, por kjo pistë është ende nën hetim.
    Po sipas burimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ishte vënë në dijeni të veprimeve të tij përpara arrestimit, pasi ishte informuar nga një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës.
    Rezulton gjithashtu se Brasha kishte tentuar disa herë të bëhej pjesë e strukturave të rendit: më 27 dhjetor 2023 kishte aplikuar për Policinë Bashkiake, por u skualifikua, ndërsa më 18 shtator 2025 provoi të futej në Policinë e Burgjeve, ku gjithashtu nuk kaloi fazat e përzgjedhjes.
    Kujtojmë se një ditë më parë, u raportua për arrestimin e 20-vjeçarit, i cili u kap duke lëvizur me automjetin e tij i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti katër dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema dhe grada të ndryshme, si dhe tre kapele me shenja policore.
    Pas verifikimeve, u zbulua se i riu nuk kishte asnjë lidhje me strukturat e policisë, por kishte krijuar kontakte të shumta me efektivë të vërtetë, duke u prezantuar si koleg. Ai publikonte foto dhe video brenda institucioneve shtetërore, madje edhe në Akademinë e Sigurisë, ku shihej duke hyrë me automjet në ambientet e brendshme, pavarësisht se hyrja lejohet vetëm me autorizim zyrtar.
    Burime nga policia kanë deklaruar se uniformat dhe gradat që mbante Brasha ishin origjinale, ndërsa i falsifikuar ishte vetëm dokumenti i identifikimit policor. Kjo ka ngritur dyshime të forta se ai mund t’i ketë siguruar nga punonjës të vërtetë policie apo përmes lidhjeve me persona brenda strukturave të rendit.
    Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse 20-vjeçari ka pasur bashkëpunëtorë dhe për të zbuluar nëse është përfshirë në veprimtari të tjera kriminale, duke u shtirur si punonjës i Policisë së Shtetit.