Një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke denoncuar ashpër atë që ai e quan “krim elektoral” në qarkun e Kukësit. Në postimin e tij, Berisha thekson se “krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie”, duke e cilësuar atë si “krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi”.
Në vijim të postimit, Berisha citon një “denoncim të qytetarit dixhital”, sipas të cilit drejtori i policisë së qarkut të Kukësit, pas presionit të ushtruar mbi biznese për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste me urdhër të Edi Ramës, ka dalë “hapur dhe shpërndane lek per vote me furgon policie”. Denoncuesi dixhital i bën thirrje Berishës që ta denoncojë këtë person, të cilin e quan “kriminel”.
Postimi i Berishës vjen në një moment kyç të procesit zgjedhor, duke ngritur akuza të rënda për manipulim dhe blerje votash me përfshirjen e strukturave policore, sipas denoncimit të cituar prej tij. Akuzat drejtohen direkt ndaj drejtorit të policisë në Kukës, Gentian Berberi.
Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo personi i akuzuar në lidhje me këto pretendime. Më herët ai denoncoi PS për blerje votash edhe në Vlorë.
Tag: policie
-

Berisha: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës
-

Aksident i rëndë në Elbasan, lëndohen 3 oficerë policie
Këtë të mërkurë, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin” ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik ku janë lënduar 3 persona.
Automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., i cili është oficer policie.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vijojnë hetime për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. -

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen tre oficerë policie
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja janë lënduar tre oficerë policie të cilët po udhëtonin në një prej mjeteve. Ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie). Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. -

Aksidenti i rëndë në Elbasan, përplasen tre oficerë policie
Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor ‘Elbasan-Peqin’.
Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., (oficer policie).
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit
-

Aksident i rëndë në vend/ Dy automjete përplasen “kokë më kokë”, lëndohen tre oficerë policie
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar tre oficerë policie.
Fatmirësisht tre oficerët janë jashtë rrezikut për jetën.
-

Arrestohet një efektiv policie në Lezhë, shkaktoi aksident i dehur
Një efektiv policie në Lezhë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident automobilistik në gjendje të dehur.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Në pranga raportohet se është vënë punonjësi i Policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
“Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjia “Caraj”, Lezhë, ndërsa drejtonte automjetin tip Nisan është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga shtetasi F. N., si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.
Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l.” – thuhet në njoftimin e AMP-së. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
-

Alarm në kryeqytet/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Forca të shuma policie zbarkojnë në zonën e Ali Demit
Forca të shumta policie kanë zbarkuar në zonën e Ali Demit në Tiranë, pasi dyshohet për një konflikt. Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka ngritur në këmbë policisë, por ende nuk dihet se për çfarë konflikti bëhet fjalë apo nëse ka persona të lënduar.
Pritet njoftim zyrtar nga policia. -

Skandali/ Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos! Kush është oficerja që mbrohet ‘nga shefat’! Nisin hetimet
Një oficere policie rrugore është vënë në qendër të mediave ditët e fundit pas zbulimit të jetës së saj private… ose jo dhe aq private.
Bëhet fjalë për oficere policie rrugore në Greqi, e cila punon në Departamentin e Drejtorisë Rrugore të Pireut dhe është banuese në Nea Smyrni.
“Zougla” raportoi se policia ka nisur hetimet ndaj saj pas ankesave dhe denoncimeve të bërë ndaj të resë, se pas orarit të punës dhe pasi heq uniformën, jeta e saj merr më shumë ngjyra rozë. Ajo akuzohet se shantazhon njerëz për t’u marrë para, ndërsa po ashtu akuzohet se punon në Dubai, Mikonos dhe Atikë, si punonjëse seksi me pagesë.
Ndonëse “Zougla” nuk e zbuloi fillimisht emrin e saj dhe ndërkohë që ishin marrë të gjitha masat që fytyra e saj të mos zbulohej në dokumente fotografike apo video, Eleni Bobou me sa duket është identifikuar në raporte dhe kërkon që të fshihet artikulli në lidhje me të.
“Duket qartë se raportimi i Zougla.gr ka shkaktuar reagime në qarqet në të cilat ishte e lidhur zonja Eleni Bobou, si në Mikonos ashtu edhe në Atikë më gjerë”, shkruan sot media greke.
Ankesa në Drejtorinë e Punëve të Brendshme e zbuluar nga “Zougla”
Zougla zbuloi denoncimin shumë të rëndë ndaj punonjëses së policisë që po hetohet nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Policisë greke:
“Mirëmëngjes, ka kohë që njoh një vajzë, që mësova fare rastësisht është Oficere Policie – Polic dhe shërben në Drejtorinë e Policisë Rrugore… Vajza në fjalë ka shumë nerva, mashtron, shantazhon dhe në mënyrë të pamëshirshme dhe imponuese kërkon para, dhurata dhe udhëtime të shtrenjta. Komunikoj në Viber ose Telegram, mesazhet zhduken për 24 orë, këkron shumën 1000 € për t’u takuar përsëri dhe për të mos thënë asgjë. Ajo ma bëri mua, si dhe me njerëzit e rrethit tim të ngushtë dhe të rrethit tim profesional.
Meqenëse duket kaq e pafajshme dhe e sjellshme, vjen në dyqane dhe më pas e kuptojmë se çfarë bën dhe si lëviz. Kështu që unë jam në këtë pozicion t’ju informoj, gjë që ju e dini, por nuk shoh që ju të merrni ndonjë masë për ta larguar atë nga puna. E lini të turpërojë dhe vazhdoni të keni këtë cilësi edhe në zonën më të gjerë të Greqisë.
A është kaq e vështirë për ty të ndjekësh dhe të kuptosh se çfarë po bën, saqë vazhdimisht poston në rrjetet sociale për restorante, çantat e shtrenjta dhe udhëtime nëpër botë?
Vajza është në një rreth me prostituta. Ndaj informova edhe miqtë e mi gazetarë dhe brenda pak ditësh do ta shihni në disa shkrime.
Siç jam informuar nga shërbime të ndryshme policore, nga njohjet e mia me drejtorë dhe komandantë policie, ajo është e njohur për Autoritetet dhe FBI-në.
Guvernatori dhe ministri janë të informuar dhe njohur me këtë emër. Nuk e di pse nuk përparoni dhe vazhdimisht ka pengesa për këtë police që po turpëron Korpusin.
Ajo del lakuriq dhe përdor statusin e saj për të hedhur hi në sytë e njerëzve dhe për të kërkuar para për takime seksuale. Ju prezantoj emrin e saj dhe ju kërkoj të mbani qëndrim para se shtypi t’ju arrijë dhe t’ju gjejë plotësisht të palexueshëm.
Zonja Uh……. shërben në Policinë Rrugore ………….. dhe ka marrëdhënie romantike me oficerët e Shërbimit në fjalë si ai i quajtur D……….. i cili është i martuar. Edhe pse është i rreptë në shërbim, ai favorizon zonjën. Gjithashtu, komandanti aktual i miraton vazhdimisht pushimet e saj afatshkurtra dhe shumë ditë pushimi, që të mund të shkojë në udhëtime njëditore dhe shumëditore jashtë dhe brenda Greqisë për takime romantike dhe takime me përfitim financiar, në mënyrë që shpeshherë të largohet pa arsye nga policia rrugore, pa oficer shërbimi dhe poste të tjera kyçe, dhe të operojë në kurriz të kolegëve të tjerë të barabartë, por edhe në mënyrë të pakëndshme.
Pushim mjekësor nga Administratori i Spitalit …………. A.G…………………., të cilin e ka në listën e klientëve të saj dhe kështu e bën punën e saj. Ajo ka pasur lidhje romantike edhe me ish-komandantin P…………………. që e kishte llastuar. Dhe ai e ka ende nën mbrojtjen e tij edhe sot e kësaj dite.
Do t’ju dërgoj disa foto të tjera, shpresoj se më në fund do të bëni diçka për ta hequr nga Shërbimi juaj. Ajo nuk ka asnjë pozicion, javën e kaluar mbylli rrjetet sociale pa e ditur ne arsyen. Sidoqoftë, të shtunën mbrëma e pashë atë në R……. dhe të dielën në S……………n me vajza të tjera duke peshkuar për njerëzit.”
Ishte ky denoncimi që i është dërguar organeve të drejtësisë, i publikuar më pas në media.
Ajo mësohet se po hetohet edhe për praninë e saj në një video me përmbajtje sadomazohiste. Në këto pamje ajo shfaqet e veshur me maskë dhe paruke, gjë që e vështirëson identifikimin e saj, por çështja mbetet e hapur.
Pavarësisht se është vendosur në një pozicion kyç në Drejtorinë e Policisë Rrugore në Atikë, kjo police e veçantë kujdeset të “shkëlqejë” edhe jashtë detyrës, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të shfaqur përmes Instagramit format e saj fizike, procedurat estetike dhe jetën luksoze që bën pas uniformës.
-

Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra tre punonjës të IKMT dhe tre efektivë policie
Tre punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonën e Mallakastrës.Mësohet se ndaj tyre është caktuar edhe masa “detyrim paraqitje” dhe mbi ti rëndojnë veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Njoftimi: AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 punonjësve te IKMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Inspektor Y. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor I. B., me detyrë Ndihmës Specialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier
Inspektor D. K., me detyrë Ndihmës Specialist / SPZ pranë Komisariatit të Policisë FierKryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia MallakastërInspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, Bashkia Mallakastër
Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, rezultojnë dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër. -

Aksidenti tragjik, 4 makina policie bëhen copash në autostradën e Newcastle
Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur në autostradën A1 pranë Newcastle, në Britaninë e Madhe, ku janë përfshirë të paktën katër makina policie dhe dy automjete civile, një BMW dhe një Volvo.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe ka rezultuar me pesë persona të dërguar me urgjencë në spital.
Sipas Shërbimit të Ambulancës së Veri-Lindjes, në vendngjarje janë dërguar pesë ekipe ambulancash, një mjek specialist, një oficer detyre, dy ekipe të Ndërhyrjes në Zona të Rrezikshme (HART) si dhe mbështetje nga Shërbimi Ajror i Ambulancës së Madhe të Veriut.
Gjendja e të lënduarve mbetet e paqartë, por raportohet se disa kanë pësuar dëmtime serioze.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një shkatërrim të madh të një prej makinave të policisë, që ka humbur çatinë dhe tre dyer, ndërsa të tjera janë me dritare të thyera dhe pjesë të shpërndara në të tri korsitë e rrugës.
Një nga automjetet civile është përmbysur plotësisht, ndërsa autostrada A1 është mbyllur në të dy drejtimet midis nyjeve 73 dhe 75 dhe pritet të qëndrojë e tillë deri në orët e pasdites për shkak të hetimeve të ndërlikuara që po zhvillon Policia e Northumbria-s.