Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë.
Policia njofton se një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se ka djegur shtëpinë e të dashurit të saj.
Në njoftimin e policisë thuhet ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.
Tag: policia
-

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë
-

I dogji shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Policia njofton se një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi dyshohet se ka djegur shtëpinë e të dashurit të saj. Në njoftimin e policisë thuhet ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.
-

Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët – VIDEO
Sulm me shkopinj ndaj maturantit dhe të miturës, Policia shpall në kërkim 4 autorët
Një akt i rëndë dhune ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Konispolit, ku një maturant me inicialet E.K. dhe kushërira e tij 12-vjeçare janë sulmuar brutalisht nga pesë persona të ardhur nga fshati Shëndëlli. Lajmi dhe pamjet e para u publikuan nga Konispoli Web, i cili ka siguruar edhe videon e momentit të sulmit.
Ngjarja ka ndodhur teksa të dy ndodheshin brenda automjetit të tyre. Autorët janë afruar dhe, duke përdorur shkopinj bejzbolli, kanë goditur me egërsi të riun dhe të miturën, ndërkohë që kanë shkatërruar totalisht automjetin, duke e goditur nga të gjitha anët.
Pas sulmit, maturanti dhe vajza e mitur janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas të dhënave të para, ata kanë plagë të shumta, ndërsa i riu ka pësuar tronditje të rëndë në kokë si pasojë e goditjeve të përsëritura.
Komunikata zyrtare e Policisë
Sipas njoftimit të shpërndarë sot nga Policia e Shtetit:“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç dhe një të mitur 17 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”
Policia deri në këtë moment ka shpallur në kërkim katër prej autorëve, ndërsa vijojnë procedurat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë.
Video copyright Konispoli Web
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Dhunuan me sende të forta 18-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën, policia shpall në kërkim 4 të rinj në Sarandë
Katër të rinj, mes tyre dhe 1 i mitur, janë shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, të cilët kanë dhunuar dhe dëmtuar një 18 vjeçar në Konispol.
N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjeç, janë personat e shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me sende të forta, 18-vjeçarin me iniciale E. K., si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. -

Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrethin e Krujës, në kuadër të zbardhjes së autorëve dhe rrethanave të ngjarjes së 12 nëntorit 2025, e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Gjatë kontrolleve të kryera në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, u zbulua një arsenal të madh armësh, lëndësh plasëse dhe municionesh, përkatësisht:
3 kallëpë tritoli;
12 granata dore sulmuese;
sasi lëndësh plasëse të gatshme për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina);
3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
2 kg e 25 gramë cannabis.
Pas gjetjeve të bëra, u shpall në kërkim pronari i banesës, 48-vjeçari Ylli Zalla. Policia po punon intensivisht për kapjen e tij, si dhe po heton për të përcaktuar nëse ai ka lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Në Rinas u ekzkeutua me armë zjarri Gilmando Dani, mik i Emiliano Shullazit, ndërsa mbeti i plagosur agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani. -

U kapën me 2.2 kg kokainë në Tiranë, këta janë dy kushërinjtë e arrestuar
Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të shpërndarjes së drogës, duke finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”. Gjatë aksionit u sekuestruan 2 kilogramë e 235 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy kushërinj, Armand Nela, 34 vjeç dhe Saimir Nela 31 vjeç.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar fotot e kushërinjve të arrestuar.
Saimir Nela
Armand Nela
Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative se dy shtetas po transportonin kokainë me qëllim furnizimin e personave dhe grupeve që më pas e ndanin atë në doza për shitje në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku” të kryeqytetit.Policia identifikoi automjetin e dyshuar dhe e ndoqi atë deri te zona e quajtur “Treshi”, ku u bë ndalimi dhe kontrolli. Në bagazhin e mjetit u gjetën dy pako me gjithsej 2.235 kg kokainë, si dhe një pistoletë lodër.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të furnizimit dhe shpërndarjes së drogës.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv -
Arsenali në Nikël, policia reagon zyrtarisht! Makina e atentatit në Rinas dyshohet se doli nga…
Personi në foto është 48-vjeçari Ylli Zalla, pronari i një arsenali armësh që u zbulua në Fushë Krujë vetë tre ditë pas atentatit në Rinas, ku u vra Gilmando Dano dhe u plagos Muçi Shaljani.
Dyshohet se nga banesa e tij në fshatin Zall të Fushë Krujës, ka dalë edhe makina “Toyota” me autorët e atentatit mafioz në Rinas.
Policia sqaron se Ylli Zalla, 48-vjeç u shpall në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.Gjatë kontrolleve në banesen e tij policia gjeti:-3 kallëpë tritol;-12 granata dore sulmuese;-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;-2 kg e 25 gramë Cannabis.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 11.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.
Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:-3 kallëpë tritol;-12 granata dore sulmuese;-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;-2 kg e 25 gramë Cannabis.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon. -

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
Në vijim të hetimeve dhe kontrolleve për ngjarjen e rëndë pranë Rinasit, policia ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Fushë Krujë.
Bëhet fjalë për një automatik, një mitraloz, eksploziv, disa granata dhe municion, që u gjetën në një banesë në fshatin Zall, në zonën ku është fabrika e Çimentos, ku në momentin e kontrollit nuk kishte asnjë person.
Arsenali i armëve është gjetur në distancë të afërt me vendin ku u dogj makina rreth 6 km distancë. Edhe pse policia ka dyshime se mund të ketë lidhje me autorët, por është ende herët për të dalë në konkluzione dhe po bëhen verifikime. -

Tragjedi në Bruklin të New Yorkut: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje
Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin të New Yorkut, u vra pasi u përpoq të luftonte me dikë që po vidhte pako në hollin e ndërtesës.Viktima raportohet se është kosovar.
Policia u thirr në lidhje me një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës. Oficerët që morën pjesë në ngjarje gjetën një burrë që kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, raporton NBC.
Viktima, e identifikuar nga anëtarët e familjes si 41-vjeçari Burim Havolli, vdiq më vonë nga plagët e marra, tha policia.
Sipas fqinjëve, Havolli ishte mbikëqyrësi i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako nga holli.
Sherri që çoi në vdekjen e Havollit shqetësoi ata që jetonin në lagje, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre punëtor, i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.
Policia po heton motivin pas sulmit vdekjeprurës. Një person me interes po merrej në pyetje, por ende nuk nuk është ngritur aktakuzë.
Një hetim është duke vazhduar.
-

U gjet e pajetë në lumin Shkumbin, policia identifikon viktimën: 55-vjeçarja ishte larguar nga një qendër sociale dhe…
Policia e Elbasanit ka identifikuar gruan që u gjet e pajetë në lumin Shkumbin.
Elbasan/Informacion paraprakRreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.
Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.