Tag: policia

  • Operacioni “Mix”/ Kthyen lokali në bazë droge dhe armësh, vihet në pranga 18-vjeçari, shpallet në kërkim pronari

    Operacioni “Mix”/ Kthyen lokali në bazë droge dhe armësh, vihet në pranga 18-vjeçari, shpallet në kërkim pronari

    Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
    Si rezultat i operacionit “Mix”, janë zbuluar dy vepra kriminale, mbajtja e paligjshme e armëve dhe përdorimi i një lokali për shitjen dhe përdorimin e drogës.
    Gjatë operacionit, u arrestua 18-vjeçari L. T., i cili dyshohet si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal, ndërsa pronari i lokalit, 26-vjeçari G. C., u shpall në kërkim.
    Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia gjeti dhe sekuestroi:
    Një armë zjarri pistoletë me municion luftarak
    Tre krehër pistolete
    Katër armë të ftohta
    Prova të tjera materiale që lidhen me veprimtarinë kriminale
    Sakaq, policia po vijon përpjekjet për arrestimin e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, ndërsa materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Tiranë/ Lokali i kthyer në bazë droge dhe armësh, një 18-vjeçar në pranga

    Tiranë/ Lokali i kthyer në bazë droge dhe armësh, një 18-vjeçar në pranga

    Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

    Si rezultat i operacionit “Mix”, janë zbuluar dy vepra kriminale, mbajtja e paligjshme e armëve dhe përdorimi i një lokali për shitjen dhe përdorimin e drogës.

    Gjatë operacionit, u arrestua 18-vjeçari L. T., i cili dyshohet si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal, ndërsa pronari i lokalit, 26-vjeçari G. C., u shpall në kërkim.

    Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia gjeti dhe sekuestroi:

    Një armë zjarri pistoletë me municion luftarak

    Tre krehër pistolete

    Katër armë të ftohta

    Prova të tjera materiale që lidhen me veprimtarinë kriminale

    Sakaq, policia po vijon përpjekjet për arrestimin e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, ndërsa materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin për vendin e parkimit! Shpallet në kërkim autori

    Plagosi me armë zjarri 29-vjeçarin për vendin e parkimit! Shpallet në kërkim autori

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    TIRANË- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 29-vjeçarit, Mikel Xhetani në Kamëz. Raportohet se në kërkim është shpallur 23-vjeçari Emanuel Buci.

    Njoftimi i policisë:
    Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.
    Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.
    Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.
    Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 një ditë më parë (28 mars) në Kamëz, kur Mikel Xhetani u konfliktua me Emanuel Bucin në afërsi të një banke për një vend parkimi. Ky i fundit gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri në këmbë Xhetanin. 29-vjeçari ndodhet në spital, ndërsa Policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorit të plagosjes./ZËRI

  • Do të vendoste tritol bashkë me 34-vjeçarin! Zbulohet banesa e dytë e Mikelian Tomit, gjenden 2 armë

    Do të vendoste tritol bashkë me 34-vjeçarin! Zbulohet banesa e dytë e Mikelian Tomit, gjenden 2 armë

    armët e sekustruara

    SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër, ku 32-vjeçari Mikelian Toma u arrestua së bashku me 34-vjeçari, David Simoni, nën dyshimet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli. Sot Policia ka zbuluar një tjetër banesë në përdorim të Tomës, në fshatin Dajç, pronari i së cilës është shtetasi me iniciale G.V., rezident në Itali.
    Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante Mikelian Toma. 

    Njoftimi i policisë:
    Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
    Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve M. T., dhe D. S., të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.
    Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi M.T, kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).
    Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar M.T.
    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Simoni dhe Toma u arrestuan më 27 mars. Ata dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga Policia. Deri më sot, lënda plasëse nuk është gjetur. Motori me të cilin lëviznin dy të rinjtë, u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”. Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine. Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e dy të rinjve, të cilët kanë heshtur para hetuesve./ZËRI

  • Terrorizonte me armë punonjësit e bizneseve dhe i grabiste, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi (VIDEO)

    Terrorizonte me armë punonjësit e bizneseve dhe i grabiste, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi (VIDEO)

    Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i akuzuar për grabitje të përsëritura dhe në bashkëpunim, dhunë ndaj punonjësve, falsifikim dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.
    Siç njoftoi Policia Greke, në kuadër të hetimeve pas grabitjeve të përsëritura në zonat e Atikës, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shqiptarit.
    Në orët e para të mëngjesit të së premtes, efektivët e policisë kanë pikasur 37-vjeçarin duke drejtuar një automjet dhe në momentin që ka tentuar të hyjë në një hotel në zonën e Glyfadës, e kanë ndaluar.

    Sipas ELAS-it, 37-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të arratiset duke kërcënuar policët me një armë plastike.

    Siç rezultoi nga hetimi i Policisë, 37-vjeçari, duke udhëtuar me automjet, kryesisht në orët e para të mëngjesit, hynte në hotele si klient, duke përdorur një kartë identiteti false dhe duke kërcënuar me armë punonjësit, tërhiqtë shuma parash.
    Pas kontrollit në pronën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan:
    * një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve. * kartë identiteti false,
    * leje drejtimi false,
    * sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe
    * shuma prej 405 euro.
    Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur 5 raste grabitjesh në Skaramangas, Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarchia.

    Gjithashtu ndaj tij kishte 2 urdhra arresti dhe një urdhër për grabitje të përsëritur dhe armëmbajtje pa leje.
    I arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente./vizionplus.tv

  • Policia sekuestron armë zjarri dhe municion brenda një banese në Shkodër, ja kujt i përkisnin

    Policia sekuestron armë zjarri dhe municion brenda një banese në Shkodër, ja kujt i përkisnin

    Policia e Shkodrës ka sekuestruar dy armë zjarri të tipit pushkë dhe municion luftarak gjatë një kontrolli në një banesë në fshatin Dajç, e cila ishte në përdorim nga një i arrestuar për vepra penale të mëparshme. Zbulimi u bë në vijim të hetimeve ndaj M. T. dhe D. S., të cilët u arrestuan më 26 mars 2025 për prodhim dhe shitje narkotikësh, vjedhje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.
    Sipas policisë, hetimet zbuluan se M. T. kishte në përdorim një banesë tjetër, pronë e shtetasit G. V., i cili ndodhet në Itali. Gjatë kontrollit në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan armët dhe municioni, të cilat dyshohet se mbaheshin nga M. T. Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkodrës për ndjekjen e mëtejshme të çështjes, me akuzën “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.”

  • Zbardhet shpërthimi me tritol në lokalin në Tiranë, shpallet në kërkim autori

    Zbardhet shpërthimi me tritol në lokalin në Tiranë, shpallet në kërkim autori

    Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më 25 mars, në rrugën “Mustafa Gaxheri” në Tiranë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në ambientin e jashtëm të një lokali. Pas hetimeve tëë kryere policia identifikoi si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë shtetasi 47-vjeçar rezulton një person me precedent të theksuar kriminal.
    Policia ka sekuestruar veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes, si dhe biçikletën me të cilën ai u largua nga vendngjarja. Hetuesit janë duke punuar intensivisht për kapjen e autorit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet për ngjarjen janë kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Punohet intensivisht për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thueht në njoftimin e policisë.

  • Plagosje me armë në Kamëz, Policia identifikon autorin e dyshuar

    Plagosje me armë në Kamëz, Policia identifikon autorin e dyshuar

    Tiranë – Një 29-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në Kamëz, ndërsa Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon kërkimet për arrestimin e tij.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55, kur shtetasi M. Xh., 29 vjeç, u qëllua me armë zjarri për motive të dobëta. Pas veprimeve hetimore, uniformat blu identifikuan si autor të dyshuar shtetasin E. B., 23 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Policia po zhvillon kontrolle të shumta për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri në Kamëz

    Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri në Kamëz

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një 29-vjeçar është lënduar.

    Policia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55 dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati Nr. 5, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar, shtetasi Emanuel Buci, 23 vjeç.

    Ai dyshohet se për motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri 29-vjeçarin M. Xh. Policia vazhdon kontrollet në zonë për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

    Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz.

    Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.

    Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç. 

    Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • DYSHIMET – Dy të rinjtë e arrestuar rastësisht në Shkodër, ishin nisur për të vendosur tritol

    DYSHIMET – Dy të rinjtë e arrestuar rastësisht në Shkodër, ishin nisur për të vendosur tritol

    Mikelian Toma, 32 vjeç, dhe David Simoni, 34 vjeç, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër në ndjekje nga policia dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli.
    Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra. Policia Në i kanë bërë shenjë të ndalojë, por të rinjtë janë larguar me shpejtësi.Policia i është vënë në pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje janë kapur pranë Varrezave të Dëshmorëve
    Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar. Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur.
    Toma dhe Simoni nuk kanë deklaruar asgjë në seancën e marrjes në pyetje, duke mos u treguar bashkëpunues. Nuk dihet kush ka qenë shënjestër e tyre, ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.
    Pas kapjen së tyre policia ushtroi kontroll të 2 makinat e tyre, në të cilat u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.

    Continue Reading