Avokati mbrojtës i oficerit të pezulluar Ardian Isufi, Kujtim Cakrani, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi kamerierin 18-vjeçar në Vlorë. Cakrani tha për mediat se Isudi vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo. Gjithashtu Cakrani kërkon të zbardhet ngjarja dhe sipas tij duhet të merren të plota videot e kamerave të sigurisë.
“Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri. Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”, shprehet Cakrani.
Si ndodhi ngjarja?
Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.
Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t’i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.
Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
Tag: polici
-

Dhuna ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, avokati i oficerit: S’është e vërtetë që polici qëlloi
-

Polici dhunoi kamarierin! Avokati publikon VIDEON: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai 2 shpulla i futi djalit
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar, Ron Balaj në Vlorë për një shishe uji. Avokati ka publikuar një tjetër video ku pretendon se efektivi, tashmë i pezulluar është dhunuar nga 15 persona me sende të forta dhe ndodhet në reanimacion të spitalit Vlorës, pasi ka ‘qëlluar me dy shpulla fëmijën’. Pamjet e postuara prej avokatit që mbron policin që dhunoi kamarierin në vendin e punës, nuk duken qartë, por shihet një moment përplasjeje apo tensioni mes disa personave.
Avokati, Kujtim Cakrani: Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambjentet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit. Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qënë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta. Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht ëahtë fshehur pjesa tjetër e ngjarjes. Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij. Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes. Kjo histori nuk do përfundoj këtu jo? Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit tij.
Në një reagim pak më herët ai tha se Polici nuk e ka dhunuar kamerierin, por i ‘ka futur dy shpulla’ dhe se sipas tij kjo sjellje nuk justifikon që më pas klienti i tij të dhunohej. Cakrani tha për mediat se Isufi vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo. Gjithashtu Cakrani kërkon të zbardhet ngjarja dhe sipas tij duhet të merren të plota videot e kamerave të sigurisë.
“Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri. Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”, shprehet Cakrani.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, ku kamarieri 18-vjeçar, kishte çuar në tavolinën ku ndodheshin autorët një shishe uji më shumë se porosia. Kamarieri është dhunuar nga Ardian Isufi, efektiv policie jashtë detyrës dhe ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me të kaluar kriminale në prani të klientëve. Në konflikt ka ndërhyrë edhe pronari i hotelit, Vasil Bedinaj i cili kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur efektivin.Kjo ngjarje ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet drejtësi për të riun dhe ndëshkim për autorët e dhunës. Mbi rastin ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar që autori të dalë përpara drejtësisë dhe të përjashtohet përjetësisht nga Policia e Shtetit./ZËRI
-

Dh*na ndaj kamerierit 18-vjeçar për një shishe ujë, avokati i efektivit: Nuk e goditi ai
Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe uji. Ai thotë se polici vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo, me të cilin efektivi u ul të pinte kafe.
”Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri”, thotë Kujtim Cakrani.Avokati kërkon të zbardhet ngjarja që nga fillimi, dhe të merren të plota videot e kamerave të sigurisë, pasi sipas tij është hedhur baltë mbi ish-efektivin i cili ndodhet në reanimacion. ”Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”.
-

Tronditëse/ Njerku ngacmon seksualisht vajzën e partneres, e mitura e denoncon në polici
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Lezhë, aty ku 55-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar vajzën e bashkëjetueses.
14-vjeçarja është ngacmuar nga njerku i saj, teksa ka qenë vetë nëna e së miturës që ka kontatuar abuzimin.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.
Nëna dyshohet se e ka kapur teksa kanë qenë duke kryer veprime të turpshme në një banesë tjetër.
Pas kësaj, partneri i saj ka dalë nga dritarja për të ikur tek shtëpia e tij.
Nëna së bashku me vajzën kanë bërë menjëherë denoncimin në polici për ngacmimin seksual, teksa 14-vjeçarja që prej ditës së djeshme po i qëndron të njëjtit version.
55-vjeçari me inciale B. B., është arrestuar që prej ditës së djeshme. -

Polici që dhunoi kamarierin përfundon në spital, iu “përgjigjën” pronarët e hotelit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur të Skelës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës nga një oficer policie.
Pasi dhunoi kamarierin, polici u konfliktua dhe me pronarët e hotelit, të cilët iu “përgjigjën” aktit të tij të dhunshëm.
Sipas burimeve, polici ka përfunduar në reanimacion pasi mori goditje në kokë, fytyrë dhe shpatull, por është jashtë rrezikut për jetën.Top Channel
-

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali
Një situatë e paprecedentë ndodhi në Vlorë një natë më parë, ku një oficer policie dhunoi një kamarier.
Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili shkruan se polici do të përjashtohet nga detyar dhe do të përballet me drejtësinë.
“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.
Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.
*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”, shkruan Rama në postimin e tij në “X”.Top Channel
-

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, Rama: Pezullimi, masa e parë! Do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali
Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm në Vlorë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në një postim në “X”, Rama thekson se ky pezullim është vetëm masa e parë ndëshkuese dhe kërkon përjashtimin e menjëhershëm e pa kthim të këtij efektivi nga radhët e policisë, si edhe ndjekjen e tij penale.
“Reforma e re e kontrollit të territorit shton përgjegjësitë ligjore të të gjithë punonjësve të shtetit që janë në kontakt me qytetarët dhe komunitetet. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet, qoftë gjatë apo jashtë orarit të punës“, shkruan Rama.
Ai shton se çdo punonjës shtetëror që abuzon me detyrën, përfshirë ata që zotërojnë ndërtesa pa leje apo shfrytëzojnë hapësira publike për përfitim, do të ndiqet penalisht dhe përjashtohet pa të drejtë kthimi në sektorin publik për një periudhë të konsiderueshme.Më poshtë, mund të shihni edhe pamjet e sherrit brenda lokalit në Vlorë, ku kamarieri 18-vjeçar goditet brutalisht nga një person në sy të nënkomisarit të policisë:
Madje zyrtari i policisë, me inicialet A.I, me detyrë në policinë kufitare të Dibrës, është i pari që nis konfliktin duke e kapur për mjekre të riun. Miku i tij, me inicialet L.B, 57 vjeç, e godet disa herë kamarierin, teksa polici nuk reagon, por bëhet spektator i kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ajo që e bën më skandaloze gjithë situatën është se dhuna ka ndodhur pas një debati absurd për një shishe ujë që kamarieri ka çuar më tepër në tavolinë. -

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë: Nuk më linte te vishesha si doja
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare Emanilda Rama mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, ndërsa nëna bashkëpunoi për ta inskenuar ngjarjen si aksidentale.
Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e të vishej si ajo donte.
Mësohet se vajza jetonte me prindërit pasi ishte ndarë nga partneri. Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet.
Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.
Në këtë krim makabër në familje, policia thotë se me vajzën ka bashkëpunuar dhe e ëma, V. R., 53 vjeçe, duke tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Të dyja kanë pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, 26-vjeçarja ka njoftuar Policinë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje. -

Tre thirrjet për ndihmë nga Erion Veliaj dhe tre refuzimet e Edi Ramës
Nga Dorian Kodra-Lapsi.al
Momentin e arrestimit, çastin kur prangat të ftohin kyçet dhe polici të pëshpërit ‘Je nën arrest!’ shkrimtari rus Aleksandër Solzhenjici e quan një ‘pikë thyerjeje’ në jetën e një njeriu, një nga ato momente që truri e ka të vështirë ta perceptojë plotësisht, pasi i arrestuari nga njeri shndërrohet në një paketë, një objekt, një numër.
Meqënëse e ka të pamundur ta konceptojë realitetin e ri, mendimi i parë është se ky ‘është thjesht një keqkuptim. Një gabim. As nuk do të guxonin…’ e vetmja blegërimë e mekur shkruan Solzhenjici është ‘Unë? Për çfarë?’.
As kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk përbën një përjashtim nga impakti i parë pas arrestimit, të paktën nga ato që tregoi në hetuesi, polici Fation Baci, i cili i dha celularin për pak minuta ‘Lalit’ në udhëtimin nga qelia e Durrësit në gjykatën e Tiranës. Dëshmia e policit zbulon se sa brutal ka qenë rrëzimi i Veliajt nga qendra e pushtetit për në birucat e Durrësit, siç e përshkruan polici Fation Baci: ‘Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin’.
Përtej përjetimit personal, rasti Veliaj ka edhe një veçori të çuditshme. Në momentet kur po i përmbysej bota, kur e morën për ta futur në një birucë te ‘313’, atëherë kur një univers tjetër i hapi dhunshëm dyert për ‘Lalin’, ky i mbajti shpresat tek vetëm një njeri; Edi Rama.
Janë tre episode të atyre ditëve, kur ky naivisht Veliaj ia shtrin dorën Edi Ramës, por të trejat herët merr refuzim dhe braktisje përballë humorit të hetuesve.
Skema e deputetit: një plan B që nuk funksionoi
Nga dëshmia e detajuar që polici Fatjon Baci ka dhënë në prokurori, Erion Veliaj fliste në telefon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa për një ‘Plan B’ që do ta shpëtonte nga paraburgimit: të kandidonte si deputet i PS-së përmes një vendi vakant në listë, duke ‘sakrifikuar’ një student që do të tërhiqej për arsye shëndetësore.
Të njëjtën gjë, zbulon telefonata e Veliajt, e kishin bërë edhe Tërmet Peci (kryebashkiak i Tepelenës) dhe Agron Malaj (i Matit), të cilët, sipas tij, u futën në Kuvend për të përfituar imunitet parlamentar pas hetimeve që kishte nisur SPAK për ta.
‘Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: ‘Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut’. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAKUT’ ka thënë polici para prokurorëve.
Por oferta për Tërmet Peçin dhe Agron Malajn, nuk ishte e vlefshme për Erion Veliajn. Edhe pse ai u arrestua në datën 10 shkurt dhe kishte dy muaj kohë për ta shkarkuar nga bashkia e Tiranës dhe për ta futur në listat e Partisë Socialiste, ‘plani B’ mbeti në sirtar. Rama nuk e propozoi në listat e kandidatëve dhe as e hapi fare këtë skenar për Tiranën. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që Veliaj i kërkonte ndihmë.
Gjatë ditëve të para në qeli dhe ndërsa ishte nën përgjim të SPAK, Veliaj tentoi të publikojë një kundërakuzë në media ku të tregohej se si ishte shantazhuar në këmbim të 2 milion eurove dhe se për këtë kishte dëshmitarë Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin. Veliaj i çon fjalë edhe Edi Ramës nëse mund të dalë me këtë version të ngjarjeve, por sërish anashkalohet me arrogancë.
‘Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t’i thotë që Erioni ka këtë informacion. T’i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t’i shkuajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin, dhe i kanë thënë që koka jote vlen dy milionë euro’ shkruhet në dosje.
Por ky version i ngjarjeve, që do të ishte një kundërsulm i fortë ndaj prokurorëve të SPAK, bllokohet nga Rama. Përgjigjia është një JO e prerë.
‘Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty’ thuhet në dosje.
Kuptohet se ky plan i Veliajt për t’u lëshuar në kundërsulm ndaj prokurorëve kërkonte lejen e kryeministrit, në mënyrë që ‘informacioni’ të përdorej për të goditur SPAK-un.
Por Rama nuk e përkrah strategjinë e komunikimit dhe as e lejon Veliajn ta përdorë këtë informacion për të krijuar një skandal që do ta dëmtonte SPAK-un. As kjo nuk ishte as hera e parë që shefi politik nuk i del në krah.
Telefonata që mbeti pa përgjigje: 10 shkurt 2025
Ditën e arrestimit, në çastin kur u përball për herë të parë me oficerët e policisë, Veliaj ishte në zyrën e tij në bashki. Njerëzit e SPAK që ia behën në korridoret e bashkisë, pas prezantimit e komunikimit të arsyes përse ishin aty, i kërkuan Veliajt të shkonte pas tyre. Por kryebashkiaku, i habitur për atë që po i shihnin sytë dhe në një përpjekje për të fituar kohë, thirri menjëherë aty në zyrën e tij sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushin. I kërkoi sekretarit të lexonte vendimin që kishin sjellë oficerët e SPAK e teksa Dokushi lexonte dokumentin, Veliaj mori celularin dhe nisi të telefononte të vetmin njeri, që ato sekonda kur po i ‘shembej bota’ mendonte se mund ta shpëtonte, pikërisht kryeministrin Edi Rama. Thirrjet drejt numrit të Ramës vijuan disa herë, por më kot. Nga ana tjetër e celularit nuk u përgjigj askush.
Dukshëm i tensionuar që telefonata nuk po realizohej, ‘Lali’ nisi të dërgonte mesazhe të shkruar, përmbajtjen e të cilit e di vetëm ai dhe Rama. Leximi i dokumentave u krye ndërkohë nga drejtori i Veliajt dhe nuk kishte më çfarë të pritej. Oficerët i kërkuan kryetarit të bashkisë të shkonte pas tyre, në të kundërt do të përdornin forcën.
Të tjerat dihen. Që të dukej sikur kishte dalë për punë, Veliaj mori një dosje me vete. Rama, që ishte në Shkodër shpërndau lajmin sikur ishte nisur me urgjencë drejt Tiranës. Në ditët që erdhën, e mbrojti me fjalë kryebashkiakun, por paralelisht nisi shkrirjen e klanit ‘Veliaj’ në PS dhe në Bashki.
‘E kanë me mua personale’
Nëse i shohim të treja përpjekjet e ‘Lalit’, 1) telefonatën e injoruar, 2) akuzën e heshtur për ryshfet dhe 3) idenë e refuzuar për t’u bërë deputet, kuptohet se përballë ngrihej një mur i ftohtë mohimi, nga njeriu që deri dje e kishte promovuar me zell.
Vetëm se kjo nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur. Braktisja kishte qënë një proces që nisi me kritikat në Asamble, me fotot e retushuara në Facebook, me emrat që e zëvëndësuan Veliajn në PS e Tiranës dhe që vazhduan pas arrestimit, me tërheqjen e protestave para SPAK, me lënien jashtë grupit parlamentar të klanit Veliaj dhe deri kur frerët e bashkisë i kaluan Belinda Ballukut.
Dikush mund të thotë se Veliaj nuk ishte aq naiv, sa të mos e kuptonte se nga i vinin thikat pas shpine, por në fund të fundit nuk kishte zgjedhje tjetër veçse t’i përgjërohej Ramës për ndihmë. Në fakt, polici Fation Baci tregoi se në furgonin e mbushur plot me policë, teksa ktheheshin për në qelitë e Durrësit, e kishte dëgjuar Erion Veliajn të shprehej në një nga telefonatat me të shoqen: ‘E kanë me mua personale!’.