Tag: polici

  • Ky është polici “hero”, shpëtoi tre të rinjtë nga aksidenti tragjik (VIDEO)

    Ky është polici “hero”, shpëtoi tre të rinjtë nga aksidenti tragjik (VIDEO)

    Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Fier, në zonën e Qafë Koshovicës. Një makinë tip ”Benz’’ humbi kontrollin, u përplas me një pishë dhe u përmbys në rrugë, duke shpërthyer në flakë.
    Kanë qenë tre persona, shoferi dhe dy pasagjerë, të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur.
    Fatmirësisht të tre kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo ”falë’’ policit i cili u gjend “në kohën dhe momentin e duhur”.
    Një qytetar ka filmuar momentin ku një efektiv polici, Klajdi Mustaj, i cili u gjend në vendngjarje pa pritur zjarrfikësit, ka hyrë mes flakëve dhe ka arritur të nxjerrë të gjallë katër personat e bllokuar në automjet. Veprimi i tij i guximshëm ka shmangur një tragjedi të madhe.
    Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të policit, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.

  • FIER/ Klajdi Mustaj, Heroi i Ditë – Polici i ri që sfidoi flakët dhe rrezikun për të shpëtuar jetë

    Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, u gjend rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Pa menduar dy herë, Klajdi u hodh në veprim. Ai nxitoi drejt automjetit, i ndihmoi të plagosurit të dilnin dhe, kur pa se koha ishte e pakët, mori në krahë një prej tyre dhe e largoi në një zonë të sigurt. Gjatë ndërhyrjes, edhe vet pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal deri sa të gjithë u nxorën nga rreziku.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ky gjest i guximshëm tregon fytyrën e vërtetë të një polici që nuk e sheh uniformën thjesht si punë, por si mision për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Veprime të tilla janë shembull frymëzimi për shoqërinë dhe një arsye e fortë që institucioni ku ai shërben ta vlerësojë publikisht.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Në një kohë kur shpesh flitet për kritika ndaj sistemit, është e rëndësishme të nxjerrim në pah figurat e ndritura, si Klajdi Mustaj, që me guximin dhe humanizmin e tij dëshmoi se heronjtë nuk janë vetëm në filma – ata ecin mes nesh, të gatshëm të sakrifikojnë për jetën e tjetrit./fieriweb.com

  • I shpallur në kërkim disa ditë më parë, vetëdorëzohet në Polici biznesmeni Sokol Meqemeja, çfarë deklaroi në polici

    I shpallur në kërkim disa ditë më parë, vetëdorëzohet në Polici biznesmeni Sokol Meqemeja, çfarë deklaroi në polici

    Sokol Meqemja

    TIRANË-Biznesmeni Sokol Meqemeja, i cili u shpall në kërkim disa ditë më parë nën dyshimet për ndërtim pa leje të një TEC-i është liruar pas verifikimeve që rrëzuan akuzat ndaj tij. Policia, pas inspektimit në terren, konfirmoi se objekti në fjalë nuk ishte një TEC, siç ishte dyshuar fillimisht, por një impjant pastrimi gazi, pjesë përbërëse e puseve aktive të nxjerrjes së gazit natyror.
    Në dëshminë e dhënë në komisariat, biznesmeni është shprehur: “Ka qenë një keqkuptim i ushqyer nga informacione dashakeqe. Impianti është pjesë integrale e procesit të filtrimit të gazit dhe nuk ka asnjë lidhje me prodhimin e energjisë”.
    Ai gjithashtu ka deklaruar se të gjitha dokumentet ligjore, teknike dhe mjedisore janë në rregull dhe se ndërtimi i impiantit është bërë me dijeninë e plotë të autoriteteve përkatëse. Sipas tij, personat që ngritën alarmin kanë dashur të dëmtojnë imazhin e tij dhe të krijojnë një furtunë mediatike mbi një bazë tërësisht të pavërtetë./ZËRI

  • Zhduket pa gjurmë i riu në Dhërmi, vëllai denoncon në polici

    Zhduket pa gjurmë i riu në Dhërmi, vëllai denoncon në polici

    Një 27-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Dhërmi.
    Ka qenë vëllai i tij, ai i cili ka bërë denoncimin në polici. I riu është larguar nga dhoma e hotelit ku po qëndronin pa lënë asnjë gjurmë.
    “Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

  • Zhduket 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai bën kallëzimin në polici

    Zhduket 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai bën kallëzimin në polici

    Një 27-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Dhërmi. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili ka bërë denoncimin në polici. I riu është larguar nga dhoma e hotelit ku po qëndronin pa lënë asnjë gjurmë.
    “Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

  • E mitura zhduket pa asnjë gjurmë, babai raporton denoncimin në polici: Nuk kemi asnjë kontakt

    E mitura zhduket pa asnjë gjurmë, babai raporton denoncimin në polici: Nuk kemi asnjë kontakt

    Ka qenë babai i saj i cili ka bërë denoncimin në polici, ku ka dëshmuar se e bija është larguar nga banesa që prej 1 gushtit. Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Çezmë, Pogradec.
    “Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale i referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

  • “Ik se do të vdesësh!” Gëzhoja dhe kërcënim i shkruar në gur, qytetari nga Puka denoncon në polici

    “Ik se do të vdesësh!” Gëzhoja dhe kërcënim i shkruar në gur, qytetari nga Puka denoncon në polici

    Një fermer në fshatin Munellë të Pukës dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Mësohet denoncimi në polici është bërë nga vetë Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël.
    Sipas raportimeve në media, Nikollit i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”. Po ashtu bëhet me dije se në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa kanë nisur hetimet.

  • “Laptopi i Lubi Ballukut”/ Denoncimi i Berishës: Ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë

    “Laptopi i Lubi Ballukut”/ Denoncimi i Berishës: Ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë

    Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë publike sot disa të dhëna që, sipas tij, vijnë nga “laptopi i Lubisë”, një material që ai pretendon se përmban informacion për përdorimin e punonjësve të administratës publike në funksion të fushatave elektorale të Partisë Socialiste.Berisha akuzoi ministren Belinda Balluku për shndërrimin e institucioneve shtetërore në “polici politike elektorale”, duke përmendur edhe emra.
    Sipas ish-kryeministrit, të dhënat nga ky laptop përmbajnë lista me mijëra emra punonjësish të administratës, institucioneve të pavarura, ndërmarrjeve publike dhe organeve të rendit, të cilët janë përdorur si “patronazhistë” dhe “mercenarë elektoralë” gjatë zgjedhjeve në Fier.
    Pjese nga deklarata e Berishes
    Ju e keni parasysh, këto ditë paraqita para jush miliona metër katrorë ndërtime të dhëna me firmën e Edi Ramës dhe Adelajda Rrokës për kartelet e drogës. Adelajda është drejtoresha e përgjithshme e zyrës kombëtare të urbanistikës, motra e dy Rrokove, lejtnantë kryesorë të Suel Çelës.
    Adelajda në njëfarë mënyrë është Ergys Agasi me pantallona.
    Por Adelajda nuk është pa lidhje me familjen Rama.
    U bëj thirrje medieve me guxim të ndriçojnë këto të vërteta tragjike për shqiptarët.
    Po, iu bëj thirrje medieve të pyesin veten si ka mundësi të bien eksportet nga një vit në një tjetër me 30 përqind në një vend me ekonomik tregu dhe pas kovidit?
    Si mund të ndodhë? Shumë thjeshtë. Narkoeuro. Zhvlerësimi i monedhës evropiane nga narkoeurot në Shqipëri, shkatërroi dhe falimentoi me qindra dhe mijëra ndërmarrje eksporti.
    U bëj thirrje medieve të ndalen pse bie nga viti në vit prodhimi industrial. Si ka mundësi?
    Por mos harroni se eksportet dhe prodhimi industrial janë dy gjeneratorët kryesorë të punësimit.
    Ato bien prej narkoeuros.
    Ato bien sepse ndërtimi është shndërruar në shtyllë kryesore ku trafikantët me në krye kreun e organizatës kriminale kanë gjetur parajsën.
    Bëra këtë hyrjen, e lidhur fund e krye me zgjedhjet, sepse narkozyrtarët, zyrtarët e narkoshtetit, mijëra e mijëra prej tyre, janë shndërruar në polici politike të votës së shqiptarëve.
    Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar.
    Ata janë masivisht zyrtarë të administratës, janë zyrtarë të institucioneve të ashtuquajtura të pavarura, janë në polici, gjykata, prokurori, janë në ndërmarrjet publike.
    Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu.
    Çfarë paraqet?
    Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet.
    Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë…
    Vazhdojmë…
    Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ.
    Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike.
    Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime.
    Për dy vjet pension, kërkon sanitare.
    Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.
    Kërkon të ndryshojë punën se është i pakënaqur.
    Kërkon pastruese shkolle nëse është mundësia.
    Tjetra. E kanë hequr nga puna në bashki.
    I është premtuar zgjedhjet e kaluara nga kryetari dhe nuk i është zgjidhur problemi i punësimit.
    Kërkon punë në çfarëdolloj pune që ka në bashki. Por në bashki.
    Ka bërë kurs për grafik dizajn.
    Këta fushatën e kanë fushatë punësimesh.
    Është anëtar përfaqësues i një fisi me 21 votues.
    I është premtuar më parë punësim në kopsht dhe çerdhe dhe kjo sjellje ka sjellë distancimin. Kërkon në gjelbërim. Ja ku zbresin këta.
    Kërkon në kopshtin numër 2.
    Punësim i Brunildës pasi e kanë gënjyer shumë për punësim.
    Kërkon sanitare në bashki.
    Shitës ambulant ka punuar, kërkon të punësohet në çfarëdo lloj pune.
    Kërkon të punësohet sanitare.
    Kërkon të punësohet roje në bashki.
    Mund t’u sillja këtu me qindra, mijëra.
    Janë të gjitha këto përmbajtje e laptopit kriminal të Lubi Ballukut. Thonë se janë marrë aty, se Fierin vetëm ajo e kishte.
    Kam shumë, por nuk doja të konsumoja kohën e qytetarëve dhe kohën tuaj.
    Por lista e tyre është e pafundme.
    Albpetroli i tëri.
    Është një tjetër. Ajo ku burgu nga i pari tek i fundit PS.
    Nga i pari tek i fundit punonjës i burgut.
    Siç e shihni kemi të bëjmë me një kriminalizim elektoral jashtë çdo lloj përmase. Një aspekt tjetër i shëmtuar i narkoshtetit.

  • “S’dihet nëse do jetojë apo jo”, avokati për policin që rrahu kamarierin: Është braktisur nga të gjithë

    “S’dihet nëse do jetojë apo jo”, avokati për policin që rrahu kamarierin: Është braktisur nga të gjithë

    Avokati Kujtim Cakrani tha në emisionin Now në Euronews Albania se dhuna e ushtruar nga policit Ardian Isufi në Vlorë është goditje ndaj policisë së shtetit.
    Cakrani tregoi se polici është dëmtar shumë rëndë dhe në rrezik për jetën ndërsa theksoi se asnjë zyrtar policie nuk ka shkuar ta shohë apo ta pyes se çfarë ka ndodhur.
    “Është në reanimacion polici i policisë së shtetit dhe nuk ka shkuar sot asnjë zyrtar i policisë ta pyesë, ta kontrollojë çfarë ja ka ndodhur. E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë. Po pamjet kur i dhanë dorën njëri-tjetri dhe i kërkuar falje babait për fëmijën pse nuk dalin, janë ulur kanë pirë kafe gjysmë ore. Po fshihet një krim që është bërë ndaj një oficeri policie. Ai nuk dihet do ketë jetë apo nuk do ketë, është dëmtuar shumë rëndë dhe nuk e ka vizituar askush… se ato pamje që kanë hedhur aty që po goditet ai fëmija, është braktisur polici i shteti ka 20 e ca vite në polici”, tha Cakrani.

  • Avokati i Ilir Metës, që mbron edhe policin Isufi: E ka fajin kamarieri, përdori fjalor joetik!

    Avokati i Ilir Metës, që mbron edhe policin Isufi: E ka fajin kamarieri, përdori fjalor joetik!

    Kujtim Cakrani, avokati i policit Ardian Isufi tha në emisioni Now në Euronews Albania se linçimi publik që po i bëhet klientit të tij pa u zbardhur e gjithë e vërteta është padrejtësi.
    Ai tregoi se pronari i resortit ku ndodhi ngjarja ka hedhur në media vetëm pjesën e pamjeve nga ngjarja që i intereson atij, ndërkohë që dhuna barbare e ushtruar ndaj policit nga mbi 10 persona është fshehur.
    Sipas Cakranit, shkak i ngjarjes ka qenë vetëm kamarieri 18-vjeçar i cili siç tha është treguar joetik në komunikimin me klientët.
    “Ka pasur një konflikt mes djalit kamarier që ka qenë shkaktari i të gjithë kësaj problematike se nuk ka përdorur një etikë siç duhet ta përdorte ndaj 2 klientëve. Po mbroj policin se ka qenë më i dhunuari dhe më i sulmuari në këtë histori. Ai djali pa etik ka përdorur një fjalor që nuk duhet të përdorte, dhe është ngritur polici dhe i ka thënë që nuk duhet të flasësh ashtu, nuk e ka qëlluar ai. Pasi  ndodhi ngjarja situata është qetësuar, polici dhe miku i tij kanë qenë të ulur në verandën e hotelit kanë biseduar me babanë e djalit i kanë kërkuar falje. Ka ardhur edhe menaxheri i lokalit që iu ka pohuar se djali ishte problematik por se e kishin të vështirë të gjenin punonjës. Pas gjysmë orë, kanë ardhur aty 10-12 persona bashkë me pronarin dhe kanë goditur pas koke me hekur dhe mjete të forta. Polici sot është pa gjysmën e shpatullës dhe pa gjysmën e fytyrës, nuk ka lidhje fare me djalin. Ngjarja është qetësuar edhe me familjarët dhe pas gjysmë ore kanë ardhur të organizuar. Kanë shkarkuar vetëm ato sekuenca të videos që i kanë interesuar pronarit dhe vazhdon të qarkullojë në media”, tha Cakrani.