Tag: polici

  • Eurot në gotën e kafesë për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së, Klajdi Zhilla

    Eurot në gotën e kafesë për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së, Klajdi Zhilla

    Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte në kërkim pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.
    Mësohet se ai është paraqitur në polici ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.
    Zhilla ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij.

  • Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

    Urdhri i ri hyri në fuqi, mbi 30-vjeç nuk bëhesh dot polic

    Nëse je mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç.
    Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues. Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.

    Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë. Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.

  • Urdhri i ri hyn në fuqi/ Kush mund të hyjë në radhët e policisë? Ja sa është limiti i moshës

    Urdhri i ri hyn në fuqi/ Kush mund të hyjë në radhët e policisë? Ja sa është limiti i moshës

    Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie.

    Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç.

    Ky urdhër është botuar në fletoren zyrtare në datën 1 gusht 2025.
    Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.
    Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.
    Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë.  Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.
     

  • Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

    Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

    Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie.

    Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç.
    Ky urdhër është botuar në fletoren zyrtare në datën 1 gusht 2025.
    Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.
    Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.
    Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë.  Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.

    Top Channel

  • Rama ndan pamjet e aksionit te Kepi i Rodonit: Jo më objekte të paligjshme! “Symbyllurit” polici…

    Rama ndan pamjet e aksionit te Kepi i Rodonit: Jo më objekte të paligjshme! “Symbyllurit” polici…

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit në Durrës, ku IKMT po ndërhyn sot për prishjen e 66 godinave.
    “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.*Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Rama.

  • Vajza e Eli Farës u kap me një sasi kokaine, ja çfarë tha në polici Marina Fara

    Vajza e Eli Farës u kap me një sasi kokaine, ja çfarë tha në polici Marina Fara

    Showbiz E Premte, 22 Gusht 2025 14:44
    Një ngjarje e bujshme ka ndodhur në showbizz, ku Policia e Shtetit ka vënë në pranga Roxhensa Kapuranin, 39-vjeçe, e njohur me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara. Arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.
    Gjatë kontrollit asaj iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Edhe pse deklaroi në polici se e kishte drogën për përdorim vetjak, ajo sërish u vu në pranga. Kjo, pasi lejohet për përdorim personal deri 0.3 gramë lëndë narkotike.

    Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të natyrës së saj, por edhe për faktin se personi i arrestuar është vajza e një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, Eli Fara.
    5 vite më parë Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona në atë periudhë. Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.

  • Berisha: Daniel Shima u mor peng. Kreu i PD pyet Ramën: Përse e ke kërcënuar ish-zyrtarin e AKSHI-t?

    Berisha: Daniel Shima u mor peng. Kreu i PD pyet Ramën: Përse e ke kërcënuar ish-zyrtarin e AKSHI-t?

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ish-zyrtari i lartë i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, u rrëmbye të mërkurën.

    Edhe pse vetë Shima deklaroi në polici se zhdukja e tij për disa orë lidhej me një problem personal me të dashurën, lideri i opozitës, Berisha, theksoi se ish-nëndrejtori i AKSH-it u mor peng.Lexo edhe :Related Posts
    “Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye. Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij. Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjendet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan”, tha Berisha.

    Sipas Berishës, ish-nëndrejtori i AKSH-it u rrëmbye për shkak të tenderave të zhvilluara në këtë institucion, duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.
    “Tani unë kam disa pyetje për Edi Ramën. Cilat kanë qenë motivet e kërcënimit tuaj ndaj Daniel Shimës? Ke dijeni ti për regjistrimin ambiental në të cilin Gerond Meçe pohon se të gjitha tenderat në AKSH i përcakton baxhanaku dhe bashkëshortja jote, Linda Rama?”, tha Berisha.
    Një ditë më parë, nëna e Daniel Shimes denoncoi në polici zhdukjen e djalit të saj, pasi kishte humbur kontaktet për disa orë me radhë. Por në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, vetë Daniel Shima u paraqit në polici, duke sqaruar se ishte larguar në jugun e vendit për shkak të problemeve që kishte me të dashurën./vizionplus.tv

  • Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, pak çaste më vonë makina mori flakë

    Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, pak çaste më vonë makina mori flakë

    Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës.

    Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur.
    Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër, i cili la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë.
    Ai rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë.
    Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar.
    Pas ngjarjes, polici hero ka marrë shumë falënderime nga qytetarë të thjeshtë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
    Mustaj thotë se nëse do të përballej sërish me një situatë të ngjashme, nuk do të hezitonte të vepronte njësoj.
    Në fund, ai u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur tragjeditë.

    Top Channel

  • Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri

    Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri

    Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës.

    Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur.
    Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër, i cili la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë.
    Ai rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë.
    Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar.Pas ngjarjes, polici hero ka marrë shumë falënderime nga qytetarë të thjeshtë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
    Mustaj thotë se nëse do të përballej sërish me një situatë të ngjashme, nuk do të hezitonte të vepronte njësoj.
    Në fund, ai u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur tragjeditë.

    Top Channel

  • Polici hero i Fierit, ish student ekselent i Universitetit të Strugës

    Polici hero i Fierit, ish student ekselent i Universitetit të Strugës

    Polici hero i Fierit, ish student ekselent i Universitetit të Strugës
     
    Një ngjarje e pazakontë ndodhi dje në Fier, ku një aksident rrugor rrezikoi jetën e katër të rinjve. Sipas informacioneve, punonjësi i Policisë së Shtetit shqiptar Klajdi Mustaj, i diplomuar në degën e Kriminalistikës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, hyri për t’i ndihmuar të rinjtë që ndodheshin brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.
     

     

    Veprimi i tij i shpejtë dhe i vendosur bëri të mundur që personat e përfshirë të shpëtonin pa pasoja fatale. Mustaj, i cili ka përfunduar studimet e larta në Strugë – universitet ku kanë studiuar edhe dhjetëra të rinj nga Saranda dhe rrethinat – u vlerësua nga kolegët dhe qytetarët për ndërhyrjen.

     
    Ngjarja rikujton rëndësinë e përgatitjes profesionale dhe gatishmërisë në situata emergjente, duke shërbyer si shembull për të gjithë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb