Tag: polici

  • Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Rrihet polici, ishte konfliktuar më herët me autorin

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 21:27

    Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivi ka qenë duke parkuar makinën e tij, jashtë shërbimit. Polici ka dëshmuar se e njeh dhunuesin, pasi më parë ka pasur një sherr me të. Autori është shpallur në kërkim nga blutë.

  • Rrihet polici në Fushë Krujë, ishte konfliktuar më herët me autorin, shpallet në kërkim dhunuesi

    Rrihet polici në Fushë Krujë, ishte konfliktuar më herët me autorin, shpallet në kërkim dhunuesi

    Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë.
    Ngjarja ka ndodhur teksa efektivi ka qenë duke parkuar makinën e tij, jashtë shërbimit.
    Polici ka dëshmuar se e njeh dhunuesin, pasi më parë ka pasur një sherr me të. Autori është shpallur në kërkim nga blutë.

  • Fushë-Krujë/ Polici, sherr me grushte me fqinjin për një vend parkimi

    Fushë-Krujë/ Polici, sherr me grushte me fqinjin për një vend parkimi

    Një polic është përfshirë në një sherr këtë mbrëmje në Fushë-Krujë.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se shkak i konfliktit me fqinjin e tij ka qenë një motiv banal. Dy shtetasit janë zënë me grushte pas debatit për një vend parkimi. Ndërkohë, mësohet se kur ka ndodhur ngjarja, polici ka qenë jashtë detyrës.

    Top Channel

  • Durrës/ Zhduket nga hoteli turisti çek, bashkëshortja denoncon në polici

    Durrës/ Zhduket nga hoteli turisti çek, bashkëshortja denoncon në polici

    Një turiste çeke ka kallëzuar në polici, se bashkëshorti i saj ka ikur nga hoteli ku po qëndronin në Durrës dhe nuk është kthyer më. Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi për 68- vjeçarin çek me inicialet P.P është bërë nga bashkëshortja e tij 67- vjeçarja me inicialet A.P.
    ‘Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 -vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki. Po punohet për gjetjen e tij’, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Zhduket pa gjurmë 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai denoncon rastin në Polici

    Zhduket pa gjurmë 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai denoncon rastin në Polici

    Një i ri nga Fushë-Arrëzi është zhdukur pa gjurmë nga banesa e tij.
    Ka qenë babai i Elkrist Kolës, që ka bërë denoncimin në Polici një ditë më parë (14 shtator).
    Pas kallëzimit uniformat blu po punojnë për gjetjen e 22-vjeçarit.
     “Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.

  • Babai nga Shkodra denoncon në polici zhdukjen e djalit të tij 22- vkeçar…

    Babai nga Shkodra denoncon në polici zhdukjen e djalit të tij 22- vkeçar…

    Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • I riu 22-vjeçar zhduket nga banesa/ Babai i alarmuar denoncon të birin në polici

    I riu 22-vjeçar zhduket nga banesa/ Babai i alarmuar denoncon të birin në polici

    Një baba ka ngritur alarmin për zhdukjen e të birit, i cili është larguar nga banesa.
    63-vjeçari ka denoncuar në polici një ditë më parë zhdukjen e 22-vjeçarit me iniciale E. K..
    “Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.

  • DESHMIA – “Është dhënë me qira”, në banesën e së motrës u gjetën armë, çfarë deklaroi Mustafë Lici në polici…

    DESHMIA – “Është dhënë me qira”, në banesën e së motrës u gjetën armë, çfarë deklaroi Mustafë Lici në polici…

    Është zbardhur dëshmia në polici e Mustafa Licit, i cili është marrë në pyetje lidhur me armët e gjetura në banesën e motrës së tij, që u përdor si bazë për aktivitet kriminal nga Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar.
    Mustafa Lici ka deklaruar për hetuesit se motra e ka dhënë me qira banesën, pasi jeton jashtë vendit dhe do t’u vendoste në dispozicion një kontratë.
    Policia ndërkohë ka dyshime se krahas Barush Bregut dhe 17-vjecarit që janë shpallur në kërkim, autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
    VIDEO E DITËS
    
    Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila, para dhe pas atentatit me dy viktima e 2 të plagosur që ndodhi mëngjesin e 8 shtatorit në një lokal në qendër të qytetit.
    Pas arrestimit, 28-vjeçari është shoqëruar nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar dhe gjatë shpjegimeve ka qenë kontradiktor.
    Krimi dyshohet të jetë urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh. /PanoramA/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Atentati në Shkodër, kontroll i befasishëm në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, gjenden 4 armë zjarri

    Atentati në Shkodër, kontroll i befasishëm në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, gjenden 4 armë zjarri

    Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur.
    Sipas informacioneve, mësohet se gjatë kontrollit janë gjetur katër armë. Ekzistojnë dyshime se Ragip Gila, autori i vrasjeve, vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici.
    Në polici janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Barush Bregu.
    Në deklaratën e tij të parë, dhënë në polici, autori i krimit Ragip Gila është shprehur se objektivi i tij ka qenë vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të.
    “Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.
    gijotina.com/

  • Në kërkim nga SPAK! Vetëdorëzohet në Polici, shoferi i drejtorit të IMT-së: E mësova nga media

    Në kërkim nga SPAK! Vetëdorëzohet në Polici, shoferi i drejtorit të IMT-së: E mësova nga media

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së Tiranë i shpallur në kërkim nga SPAK, është vetëdorëzuar në Polici. Mësohet se ai është paraqitur në polici ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi. Zhilla ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të operacionit policor të koduar “Hapësira publike”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bënë ndalimin e shtetasit K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
    Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Zhilla ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të zhvilluar më 27 gusht, ku në pranga u vendosën, inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të akuzuar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre“.
    Ai rezulton i përfshirë në një rast ryshfeti në Tiranë, ku konkretisht i kanë kërkuar pronarit 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën. Paratë iu dorëzuan Klajdi Zhillës, ndërsa 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali në afërsi të objektit./ZËRI