Tag: polici

  • Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren që sapo zbriti nga autobusi

    Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren që sapo zbriti nga autobusi

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokaster-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh.
    Një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi.
    Polici ka përplasur 71-vjeçaren Kostulla Harito me automjetin e tij privat, teksa kthehej nga shërbimi.
    Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin e kolegut të tyrë në komisariat, ndërkohë që policia rrugore po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
    gijotina.com/

  • Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

    Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një 71-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një oficer policie.

    Mësohet se 71-vjeçarja ishte pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi.
    Polici ka përplasur 71-vjeçaren Kostulla Harito me automjetin e tij privat, teksa po shkonte në punë.
    “Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.

    Top Channel

  • Skandal në polici, gazetari infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Skandal në polici, gazetari infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët

    Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 20:37
    Një hetim i fshehtë shtatëmujor i realizuar nga BBC Panorama ka zbuluar sjellje të papërshtatshme, abuzive dhe diskriminuese nga oficerë të Policisë Metropolitane në stacionin e paraburgimit në Charing Cross, Londër. Gazetari i infiltruar i BBC-së, punoi si punonjës civil në dhomën e paraburgimit dhe përmes filmimeve të fshehta dokumentoi një kulturë të theksuar të misogjinisë, racizmit dhe dhunës së panevojshme. Një nga figurat kyçe në hetim ishte rreshteri, Joe McIlvenny, me gati 20 vite përvojë në Polici, i cili u filmua duke bërë komente seksiste dhe shumë të papërshtatshme, përfshirë për jetën e tij seksuale dhe trupin e grave. Ai gjithashtu u tregua shpërfillës ndaj një rasti të dhunës në familje dhe përdhunimit të pretenduar ndaj një gruaje shtatzënë, duke e minimizuar ngjarjen.
    Pavarësisht rolit të tij si autoritar që merr vendime kritike mbi lirinë apo ndalimin e të dyshuarve, rreshteri shfaqte një mungesë serioze profesionalizmi dhe ndjeshmërie ndaj rasteve të dhunës ndaj grave. Ai u hetua edhe për një incident tjetër, ku dyshohet se i kishte bërë komente raciste një gruaje aziatike në paraburgim. Në një sërë rastesh, oficerët përshkruan me krenari situata ku përdorën forcë ndaj të paraburgosurve. Polici Martin Borg tregoi sesi rreshteri Steve Stamp kishte shkelur me çizme këmbën e një të dyshuari gjatë ndalimit. Pamjet nga CCTV e konfirmuan dhunën, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kishte provokim nga i ndaluari. Polici Borg qeshi ndërsa tregonte sesi kishte ofruar të shkruante një deklaratë të rreme për të mbrojtur rreshterin.

    Gjithashtu, një tjetër oficer përshkroi sesi përdorte qëllimisht teknikën e tërheqjes së gishtave për të dëmtuar të ndaluarit që refuzonin të jepnin gjurmët e tyre. Një tjetër përshkroi një incident ku kishte qëlluar me grushta një të ndaluar në pjesën e pasme të këmbëve. Të gjitha këto dëshmi tregojnë një tolerancë të rrezikshme ndaj dhunës dhe një mungesë totale etike. Oficerët, sidomos gjatë momenteve jashtë detyrës, shprehën hapur pikëpamje raciste dhe islamofobe. Myslimanët, emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe sidomos azilkërkuesit, u quajtën “llum”, “pushtues” dhe “shumë të shëmtuar”. Polici Phil Neilson tha se një emigrant duhej “të qëllohej në kokë” dhe ata që kryejnë përdhunime duhet të dëmtohen fizikisht në mënyrë barbare.

    Këto deklarata u bënë në mënyrë të përsëritur dhe pa ndonjë ndjenjë frike për pasojat. Edhe pse disa oficerë përpiqeshin të fshehnin pikëpamjet e tyre në prani të të panjohurve, shumë prej tyre e konsideronin këtë thjesht si pjesë të “maskës” që duhej mbajtur derisa të kuptoheshe se me kë mund të flisje lirshëm. Pas marrjes së provave nga Panorama, Policia Metropolitane pezulloi tetë oficerë dhe një punonjës civil, ndërsa dy të tjerë u hoqën nga detyrat e tyre të kontaktit me publikun. Komisioneri i Metropolitane, Sir Mark Rowley, e cilësoi sjelljen e kapur në pamje si “të turpshme, të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe standardet e policisë”.

    Ai konfirmoi se i kishte dërguar rastet për hetim në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) dhe se forca kishte ndërmarrë “veprime të menjëhershme dhe të pashembullta”. Stacioni i paraburgimit në Charing Cross është shpërbërë dhe është në hetim të thelluar. Ish-shefja e policisë, Sue Fish, e cila më parë ka përjetuar sulme seksuale nga kolegët, tha se pamjet e Panorama tregojnë një kulturë të përhapur toksike, ku dominon sjellja mashkullore hiperseksualizuar, racizmi dhe një mungesë e plotë e ndjeshmërisë ndaj grave dhe minoriteteve. Ajo kritikoi udhëheqjen e Metropolitane për dështimin në adresimin e këtyre problemeve në rrënjë.
    Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Dominic Grieve, tha se ishte i tronditur nga mungesa e disiplinës dhe standardeve morale nga njerëzit që duhet të jenë shembull. Ai theksoi se kjo lloj sjelljeje minon themelet e “policimit me pëlqim” dhe dëmton seriozisht marrëdhënien e besimit mes policisë dhe publikut. Stacioni Charing Cross ka qenë më parë objekt hetimi për sjellje diskriminuese dhe seksiste, por megjithatë, sjellje të tilla vazhduan edhe pas premtimeve për reformë. Këto zbulime vijnë pas vrasjes së Sarah Everard në vitin 2021 nga një oficer i Policisë Metropolitane, që tronditi besimin e publikut dhe nxiti një shqyrtim të thellë të kulturës brenda forcës. Në raportin e Baroneshës Louise Casey, Metropolitane u cilësua si institucionale mizogjine, raciste dhe homofobe. Ndërkohë që komisioneri Rowley ka premtuar reforma, shumë ekspertë besojnë se problemet janë sistemike dhe kërkojnë masa të thella strukturore, jo vetëm pezullime të izoluara.

  • Tiranë, telefonatë në polici për të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit Artificial

    Tiranë, telefonatë në polici për të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit Artificial

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme te diga e Liqenit Artificial në Tiranë. 
    Burime bëjnë me dije se të shtënat raportohet të jenë dëgjuar pas një sherri mes dy personave për parkimin në Tiranë. 
    Ndërkohë dikush ka telefonuar në Polici dhe ka ofruar të dhëna për këtë ngjarje. 
    Policia ka mbërritur në vendngjarje pas telefonatës. Paraprakisht dyshohet për një konflikt mes dy personave. 
    Një person dyshohet se ka qëlluar me sende të forta xhamin e makinës së personit tjetër. Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja dhe ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur të shtëna me armë. 
    Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

  • Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici (Video)

    Incident në Këshillin Bashkiak Vlorë/ Një banor hyn me forcë në mbledhje, shoqërohet në polici (Video)

    Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi. Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Ai ka nisur të debatojë me ta, duke i ofenduar dhe sharë.
    Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.

  • Familjarët ngrenë alarmin në polici, dy vajza minorene largohen nga banesa në Kavajë

    Familjarët ngrenë alarmin në polici, dy vajza minorene largohen nga banesa në Kavajë

    Dy vajza minorene janë larguar nga banesat e tyre në Kavajë. Policia bën me dije se një 17-vjeçare është larguar nga banesa dhe se babai i saj ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë.
    Po ashtu një 14-vjeçare është larguar nga banesa. Ka qenë e ëma e minorenes që ka denoncuar në polici largimin e së bijës nga banesa.
    Policia thekson se po punon për gjetjen e dy të miturave.
    “Dje, kallëzoi shtetasi L. Z., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij 17-vjeçe, si dhe kallëzoi shtetasja E. S., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e të miturave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kavajës.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Zhduket pa gjurmë 15-vjeçari në Pogradec, alarmohet familja! Babai denoncon në polici

    Zhduket pa gjurmë 15-vjeçari në Pogradec, alarmohet familja! Babai denoncon në polici

    Një 15-vjeçar është zhdukur pa asnjë gjurmë prej 3 ditësh në Pogradec, duke alarmuar familjen e tij.
    Babai i të miturit ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se 15-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 21 shtator dhe nuk është kthyer më, duke humbur çdo kontakt.
    Babai ka thënë se nuk e kontakton dot as në telefon dhe as nëpërmjet lidhjeve të tjera shoqërore

    Policia konfirmon se po punohet për gjetjen e të miturit, duke u përpjekur nëpërmjet gjeolokimit, nga rrjeti social apo qelizat telefonike të mundshme.

  • “Më ka humbur mbesa”/ 38-vjeçarja denoncon në polici zhdukjen e 21-vjeçares

    “Më ka humbur mbesa”/ 38-vjeçarja denoncon në polici zhdukjen e 21-vjeçares

    Një 38-vjeçare ka denoncuar në polici zhdukjen e mbesës së saj.
    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet T. M., denoncon zhdukje 21-vjeçares me inicialet M. F.
    “Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

  • ‘Më ka humbur mbesa’/ 38-vjeçarja denoncon në polici zhdukjen e 21-vjeçares

    ‘Më ka humbur mbesa’/ 38-vjeçarja denoncon në polici zhdukjen e 21-vjeçares

    Një 38-vjeçare ka denoncuar në polici zhdukjen e mbesës së saj.

    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet T. M., denoncon zhdukje 21-vjeçares me inicialet M. F.

    “Dje, kallëzoi shtetasja T. M., 38 vjeçe, se ka humbur kontaktet që prej datës 20.09.2025, me mbesën e saj, shtetasen M. F., 21 vjeçe, banuese në Sarandë. Punohet për gjetjen e 21-vjeçares, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

  • “Mos më vono se jam në hasmëri”/ Arrestohet Valter Bami, vëllai i të ‘fortit’ të Niklës theu arrestin shtëpiak, si e pikasi polici i Qarkullimit

    “Mos më vono se jam në hasmëri”/ Arrestohet Valter Bami, vëllai i të ‘fortit’ të Niklës theu arrestin shtëpiak, si e pikasi polici i Qarkullimit

    Durim dhe Valter Bami

    TIRANE- Valter Bami, vëllai i Durim Bamit është arrestuar sërish nga Policia, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Bami ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” që po drejtohej nga një vajzë me inicialet E.S., në momentin kur një efektiv i Qarkullimit Rrugor në Elbasan i ka dhënë shenjë ndalimi. “A2CNN” raporton se Bami i kishte kërkuar policit që të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri. Në këtë moment, polici ka bërë një verifikim të personit ku ka rezultuar se ai ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie”. 
    Më pas ai është shoqëruar për në drejtorinë vendore të Policisë Elbasan, bashkë me vajzën që e shoqëronte. 
    Kush është Valter Bami? Bami është shoqëruar disa herë në polici edhe për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, si edhe është dyshuar si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi. I vëllai i tij, Durim Bami është i arrestuar dhe pritet të ekstradohet nga Dubai./ZËRI